
Biografia
Lirona Zuka 18 vjeqare Vendlindja , Llapashticë Meditë-Medvegje, mbaroi shkollen fillore « Zenel Hajdini » në fshatin Tupallë, nxenese e shkolles se mesme ne vitin e katërt » Nikolla Teslla » ne Meditë-Medvegje. Atdhedashuria e madhe shpesh here e ben qe dashurine dhe ndjenjat e saj per Mediten ti shpreh ne leter. Duke dashur dhe respektuar simbolet Kombetare ne nje vend ku ato nuk jane te dashura dhe te lejuara, shpesh here eshte ardhur ne situata jo aq te kendshme nga ana e kundert. Deshira e saj e vetme eshte ta shoh Meditën ne nje menyre tjeter dhe shqiptaret e saj me me shume të drejta. Në Meditë ajo perjeton momente te papershkruara thuaj se çdo ditë duke veshtruar drjetperdrejt padrejtesi ndaj bashk kombaseve
te vet siq eshte fshirja e adesave -vendebanimeve, mos lejimi i simboleve kombetare, ajo eshte e deshpruar ndaj diskriminimit dhe e pafuqishme kur shef zbrazjen e Medites nga banoret autokton të imponuar nga pushteti.

Mbahu Medvegjë
Disa qe per kete vend kurre nuk kane vujt,
E ja kane kthyer shpinen bash atehere kur eshte dashur me se shumti me rujt.
E na ktu bojna gajret edhe pse hiq nuk eshte e lehte,
Meshira e Zotit eshte e madhe qe e ka per robin e vete.
A je lodhur vendi im
Nga te gjitha fatkeqsite?
A je lodhur Medvegje
Per ty a ka ende shpetim??
Lirona Zuka
Lirona
A kujtohesh nga vendasit ne cdo problem e cdo halle
Apo duhet gjithmone te shihemi
Vetem kur ka nje maje.
Edhe tmira qe te bejme per ty, sna lejojne
Voten per shqiptar kur dojme te hedhim,
Dalin ne kufi me ore na bllokojne.
A hiq kurfar drejte skam
Adresen e vendlindjes time une ta kam.
Apo duhet te gjitha vendbanimet ti fshini
Shqiptare sa me pak ketu te shihni?
A te dhemb kur gjithmone te lendojne
Kur nga ti te gjithe largohen
Si ndihesh oj Medvegja ime, Kur nxenesat shqiptar per nje flamur ti arrestojne? ?
Vjen Rama e Nishani,
Thane : ” po shkojme ne Lugine ”
Une met vertete nuk e dija qe Medvegjen aty nuk e perfshijne.!
Me duk ata nuk e dinin qe ne ode te huaj ne nuk mund te presim musafir.!
Cdo shprese e enderr tashme u vra,
Librat ne gjuhen shqipe edhe sa gjenerata skan mi pa???
Cdo dite po vertetohet,
Qe pakices per ty I intereson
Faleminderit te gjithe atyre qe kurre ste leshuan dhe cdo dite per ty luftojne.
Kurre deshiren askush mos tju largon
Ne Medvegje per te shkuar.
Prap mblidhemi si dikur,
Ty Medvegje nuk te leshojme kurre.
nga: Lirona Zuka
Lirona është tashmë një poete e njohur dhe një personalitet në ngjitje i jetës së shqiptarëve në Meditë. Ky shkrim rreh të portretizojë pikërisht në mënyrë sa më realiste një prej vajzave shqiptare që prej disa kohësh ka tërhequr vëmendjen e një publiku të gjerë për poezitë sa edhe përfshirjen në një sërë manifestime mbarëshqiptare.
Një vajzë e rrallë, që u ngrit mbi dramën e saj vetiake, për t’i dhënë shoqërisë shqiptare, veçmas Meditës, më të mirën e shpirtit dhe të talentit të vet natyral.Përherë në një ambicie nga më të rrallat, që shkruan e boton pareshtur sikur të druhej se përndryshe mund të humbte apo mund të shkëpuste lidhjet me lexuesin.
Kur lexon poezitë e Lironës, të krijohet përshtypja sikur diku përqark është edhe një aparat filmi; madje edhe dikush po këndon pranë teje. Nuk është e re të themi se poezia shfaqet para nesh si një ndër artet më ‘vetmitare’. Mënyra se si ajo lind, se si mbahet gjatë në mendjen dhe në buzët e krijuesit, mënyra se si ngjizet për të shkuar tej sa më e plotë, të gjitha këto janë një mister. Është e kthjellët në atë se ç’do të thotë, i gjen mjetet e duhura për ta shprehur atë çka e mundon.
Lirona shikon qartë në gjithë kompleksitetin e të mirave dhe të këqijave, orientohet paq në detin e brengave dhe të dobësive, gjëra këto që jeta i ofron me shumicë.
Ashtu siq kemi shkruar edhe në një shënim tjetër, disa nga vjershat e saj janë të një natyre aq njerëzore, aq fluide, ku gjithnjë ka diçka që e ndjen nga afër, njëlloj vuajtjeje, trishtim me vetëpërmbajtje gjithsesi:
Poezitë më të mira të Lironës, gjithsesi, janë të vetat; ato prodhojnë njëlloj afiniteti, ngrohtësi që rrallë e ndjen.
Lirona mund të braktisë çdo gjë, me përjashtim të thjeshtësisë dhe të komunikimit, çka është edhe suksesi i saj.

Të flasë me të tjerët, kjo është shumë e rëndësishme për poeteshën. Madje nganjëherë, poezia e Lironës vjen më shumë se e natyrshme, gati naive, aq sa të jep përshtypjen se është shkruar me padurim, me ngut, në një përplasje midis ndjenjave të çastit dhe një përvoje jetësore të pazakontë, përderisa me lehtësinë më të madhe e përshkruan dashurinë për vendlindjen e vet Meditën që e preokupon dhe i qendron besnike ,nuk ju nda asnjehere edhe ne periudhat me te veshtira qe po perjetojn edhe sot shqiptarët e Medites .
Jo rrallëherë, poezia e saj është e drejtpërdrejtë, ka aq shumë tension e ndjenjë, saqë mund të vijë vetëm përmes imazhit (pothuaj) filmik dhe e ngarkuar mbi epitete fort mirë të përzgjedhura. Duke e parë gjithë këtë punë me vështrim të përqendruar, mund të thuhet se tashmë Lirona e krijon poezinë tërësisht në mënyrën e vet; poezia është vetja tjetër e saj. Por kur duhet, ato të dyja shkrihen. Dhe ajo është nga ato vajza, që për të bërë më të mirën për Meditën dhe njerëzit e saj.
‘’ Që do të thotë se nuk ka ndër mend të thyhet ’’. Dëshpërimi, një prani e pashmangshme për poetët e mirë, asnjëherë nuk është më i fortë, më mëtonjës se dëshira e natyrshme për të jetuar dhe për të ëndërruar.
Mendoj se këto vargje të saj, e përmbyllin në mënyrë kuptimplotë këtë shënim, ndërkohë që do ta këshillonim miqësisht të kishte më mirë nën kontroll ritmin dhe sidomos gjatësinë e vjershave.
Na ndiqni në Facebook
Bëhuni fans të REDAKSISË Medvegja
