Letër – Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari, ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Osman SADIKU

E nderuar kryesi e Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër !

     Duke e përcjellë gjendjen e mëhershme dhe gjendjen momentale me se afërmi sot çka po ndodhe me Medvegjen ju bëjmë me dije:!

   Ne si Redaksi që jemi duke punuar, për JU që na quani ilegale,kurse për ne jemi shumë legal dhe kemi qitë në dritë shumë gjëra të pahijshme që sot po ndodhin me Medvegjën dhe me vendlindjen e juaj dhe tonën. Është shumë lehtë për ju në Diasporë, e sidomos për ju të kryesisë të Shoqatës Humanitare “ Medvegja “ në Zvicër t`na quani Redaksi “Pirate”, apo si doni t`na quani. Por për ne është shumë vështirë të bëjmë një punë të cilën jemi duke bërë, e të nxjerrim të vërtetën të cilat ju dhe populli duhet të dini sot çka po ndodh me Medvegjën. Puna e të debatuarit dhe të kritikuarit duhet të merret si normale dhe nuk duhet thirrur në distancim nga një mendim ose burim alternativ informimi.

Ata që krijojnë opinionin e tyre me një hedhje vështrimi ose gjysme leximi të një informate të plasuar, nuk janë as të vlefshëm edhe nëse devijojnë, dëmi që e shkaktojnë nuk është i pa-riparueshëm. Kujt po i pengojnë mediat e lira dhe të pavarura, Deri kur me paragjykime, shiheni punën tonë dhe lëreni autorët.

Veprimtarët e redaksisë më se pakti kanë arsye të fshihen nga ju, por dallimi qëndron se ne jemi në Shqiperin Verilindore si një dritare e vetme dritë për Medvegjasit, e ju jeni me kilometra larg. Ne u garantojmë në emër të Kombit ,se jemi shqiptarë të lindur nga nënat shqiptare,le e rritë në trojet Medvegjase. U garantojmë që jemi duke punuar në të mirë të Medvegjës dhe në të mirë të Kombit, ti qojmë përpara kërkesat që dalin nga populli ,e jo nga partitë politike. Jemi kundër me ata të cilët deri tani na përfaqësuan e punuan në të mirë të Serbisë, me vetedije apo jo, e që ne i dimë të gjitha ,sepse jemi çdo ditë prezent shumë afër tyre. Çdo lëvizje jemi duke i përcjellë. Jemi të betuar që do ti publikojmë të gjitha çka shohim ashtu siç janë në mënyrën më reale ju pëlqeu kjo dikujt apo jo.

 

   Duke u përcjellë edhe Ju atje në Diasporë nëpër mes shkresave dhe mendimeve të disa ish anëtareve tuaj në këtë shoqatë. Ne shumë herë kemi treguar korrektësi ndaj jush si në individ ,po ashtu edhe në veprimet e juaja si shoqatë. Edhe Ju nuk jeni të pagabuar. Kjo tregon edhe sot,kur në mesin e juaj paska hy një përçarje të cilën ju e keni shkaktuar. Me përçarjen e juaj që nga botimi i asaj “Monografisë”e deri sot jeni përplasë me shumë probleme të cilat ju mendoni që ne nuk i kemi ditë. Të gjitha sot dihen ,nuk ka aspak sekrete, sepse të pakënaqurit dhe ata që mendojnë ndryshe nga ju, e thonë të vërtetën.

 

Si keni vepruar deri sot e dini ju vet, le të mbesin në ndërgjegjen tuaj. Po sa i përket Medvegjës, ju keni dhënë kontributin e juaj që keni pas për obligim qe morët nga bashkëvendëset tanë që jetojnë në diasporën e Zvicerës. Por mos harroni se edhe këtu keni bërë gabime shumë fatkeqe për ne shqiptarët e mbetur në Medvegje.

  • E sidomos keni bërë përçarjen në mes partive që sot janë në MEDVEGJE. Ju me të gjitha forcat keni përkrah partin e PVD-se e cila në fund tregoi se ku e ka vendin, dhe në të mirë të kujt ajo punoi deri sot.
  • Keni anashkaluar një parti të re te PD-së, e cila mendon më ndryshe dhe ka ide me përparimtare nga ajo e PVD-se.
  • Jeni deklaruar me shkrim kundër Shqipërisë Natyrale.
  • Keni financuar info. Mediat e juaja në zvicer &.. me shuma që kalojn 10.000.- €uro, për ti botuar të gjitha veprimet e juaja vend e pa vend.
  • Keni premtuar pa nevojë 200.000.- €uro ndihmë, ne emer te Shoqates Humanitare nga Medvegja,Shqipërisë e Kosovës e të cilat sot qeveritaret e tyre e mbyllin gojën e nuk flasin asgjë për K. Lindore.
  • Keni përçarë në mes veti shqiptarët në Medvegjë ,duke e përkrahë një parti UDSH që ka një anëtar.
  • Keni bërë harxhime të papara me promovimin e asaj “Monografise” më skandaloze që është botuar ndonjëherë.
  • Ju dhe familja juaj jeni përbërës kryesor i SHPH-se ose SHH-se se ju edhe emrin ia keni nderruar, dhe kur e keni ulur në tokë dinjitetin e saj , jeni rikthyer prapë për t’a ngjallur atë duke e përvetësuar edhe më shumë se kurrë më parë. Mos provoni të fajësoni të tjerët për dështimet e juaja të njëpasnjëshme, sepse pasojat e tyre po i përjetojmë të gjithë.

 

Sot në emër të kësaj shoqate po provoni të restauroni autoritetin e juaj, po bëni apel për unitet dhe në të njëjtën deklaratë distancoheni nga të tjerët. Keni kërkuar unifikimin e subjekteve politike në Medvegjë , ndërkohë me subjektin e tretë nuk jeni takuar kurrë.

Keni Përkrahur publikisht një pjesë të deputetëve të partisë në pushtet , ndërkohë që pjesës tjetër iu keni ofruar vetëm kur të paret kanë dështuar,?.

 

Nuk do të hymë më shumë në detale sepse ne nuk jemi ta acarojmë edhe me thellë gjendjen që sot jemi ne shqiptarët e Medvegjes.

 

   Duam t`ju themi ! Çka ndodhi me ju që sot dilni me komunikatë pajtimi,mu kur u prish Kuvendi Komunal i Medvegjes.? Paskeni harruar sa apelet u jan adresuar per te biseduar me themeluesit e SHPH-se dhe ulejen e tensioneve!!!. Këtu na bënë me dije dhe dyshojmë që Ju keni qenë shumë ngushtë lidhur me politiken mbi gjendjen në Medvegjë. Keni përkrahë ata që humbën pozitën. Kur hetuat që humbët me partinë e përkrahur në Medvegjë , ju u përqendruat tani në diasporë e mendoni tash të kërkoni ndërmjetësim dhe rehabilitim duke i bindë ata të cilët deri dje ishin kundër mendimeve dhe veprimeve tuaja. Ndoshta ata do t`ju bashkohen, por kem frikë se ata prapë do të bien nën mashtrimet e juaja,jeni po ata udhëheqësi që dikur nga ju, u ndanë të zhgënjyer .

 

   U kujtoi ! Deri dje ishin të padëshiruar për ju!: Osman Sadiku, Selim Emini, Sahit Hyseni, Muharrem Selimi dhe shumë të tjerë që nuk do i cekim. Sot kur ju keni metë në SOS siç e quani ju,kërkoni nga ata UNITET.

 

Kjo ndoshta ka ndodhë,apo do të ndodhë, po çka mendoni ju ! Pse erdhi deri tek ky SOS.? Për punën e juaj të mrekullueshme, apo për përçarjen që bëtë në mes anëtarëve tuaj në kryesi, apo na fajësoni ne Redaksinë që treguam gjithnjë realitet dhe sinqeritet.

 

Ju mendoni e shpifni fjalë se jemi të” formuar nga pushteti Serb”siç na quan “Bosi”i juaj, ish kryetari e tani anëtar më i “famshëm”i kryesisë i zëdhunëshmi ,se ne jemi nën shërbimin e UDB-se, bile ofendon e titullon emrin e Redaksisë në gjuhën serbe. ( mos është i frymëzuar nga Gazetari Kastriot Myftaraj që sulmon Ballist Morinën ,mos të harrojn Ballistat jan të popullit )

Thene shkurt e shqip, i verberuar nga nje egoizem primitiv, nxjerr ne pah nostalgjine per gjuhen e atyre qe na sollen ne ket gjendje, dhe asgje ma teper.

Duke e përshëndetë këtë bashkim të juaj dhe përkrahje nga ata që dikur nuk pajtoheshin me veprimet e juaja , edhe ne Medvegja REDAKSIA e përkrahim një hap të tille,po gjithnjë duke menduar se do të behet mirë dhe çdo herë mendimet tona të kenë një rruge të përbashkët. Por mos harroni do të jeni gjithnjë nën shënjestër për veprimet dhe punën e juaj

 

   Ne kemi përkrahës dhe Atdhetar jo vetem këtu por nga të gjitha viset e diaspora, ku gjithnjë do të themi të vërtetën, dhe vetem të vërtetën ,si për ju ,po ashtu edhe të çdo pushtetari e personi që nuk përfillë idetë tona kombëtare, apo për ata që sa do pak kanë devijuar nga rruga e Kombit.

 

Këto rrugë të Kombit janë të njohura për ju, për ne ,dhe për Osman Sadikun, i cili po mundohet që atë SOS-in e juaj ta shuaj mos të dalim të përqeshur para bote me veprime të tilla.

 

   Ne si redaksi nuk kemi SOS, kemi unitet dhe sinqeritet ,e kundërta , kemi luftuar kah moti të tregojmë gjendjen reale çka po ndodhe me Medvegjën. dhe kemi vërejt se ju keni devijua nga rruga e Kombit .Duke ditur që edhe ju do të vini deri në këtë gjendje sot që jeni. andaj keni dal me komunikatë me Sos-in e juaj.

 

Por keni kujdes mos na “sosni” edhe ne, se ne jemi me popullin, e jo me PARTI dhe përkrahës të tyre që kanë devijuar nga rruga e Kombit.

REDAKSIA Medevgja 23.04.2015

Share

3 réflexions sur « Letër – Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër »

  1. Vetem nje replik apo harrese e redakacis ,ne fillim shoqara e ka kerhkrah UDSH me shume mija mija frnaka ne vit vetem e vetem te thehet PVD te behet perqarja te ata pak shqipetar deri sa morren nje akcion pajtimi te tipit Anton Ceta dhe i pajtun UDSHme PVD perkahsishte Rexh…A me uzurpatoret e mandateve ne emer te shqipetareve se dihet si PVD i kam marre votat me vjedhje shantazhe ,besa ne Tupalle edhe sanaka te drurit cka i kish pase harru sistemi Jugoslav i kan mbush vota kurse nje tjeter marionet e PVD ne Grbac 300 vota i vjedh per PVD kurse kan votu 19 ,sot kjo shoqat familaresh me nje fanatuzem te pa skrupull i mbron ata uzurpatoret ne OPSHTINE duke e injorauar partin tjeter PD e cila ka me shume se 100 anetar ne ate dege kurse UDSH jo nje por dy anetar edhe nje izbeglic ne organet e pushtetit te Prishtines dhe cka ka shaqata fare te merret me politik detyra e saj eshte te ndihomohen shqipeatret e Medvegjes jo te lujn nje rol komiteti i savez komunista srbije nuk i ka zgjeth askush me u marre me politik apo mos kan ndonje biznis me komunaret apo punojn me direktiva te ndonje udbashi ndeja se tani kryetari i partis nuk po ju shkon sipas qejfi dhe e larguan ,me cfare detyre organizojne 1 Maj ne Tupalle duke i anashkalue bashkesisn lokale dhe vete ata pak tupallali qe kan mbet ne fshat apo e kan etyre edhe ne Tupalle ta bejn rrushe e kumblla ti perqajne deri ne vdekje se puna ka ardhe ashtu se veq pushkat skan kersit nga punet e pista te ketyre injorantave sae di une asnje prej shoqate nuk shkon as ne pushime vjetore ne shtepin e tyre bile njanit as kulmi i shtepis nuk i dihet dhe ai po merret me perqarjen e Tupalles ,shume mire per Ju te redaksis qe e keni be nje shkrim te tille ta shohin more njerzit cka jane tu be keta te shoqates me vepra konkrete e jo qka dalin ne televizor kah shkojn neper kanagjegje!!!

  2. Komentuesit e Tupalles kokan kryesisht ata t vetmit qe jan patriota dhe punojn per komb…..pra ju e paski uzurpue patriotizmin Medvegjian ,,ska nevoj aty ma kerkush qa me fol.Deklaroni se juve nuk ju intersojn Partit politike kurse damart e juve jan trash tuju u mundu me bind opinionin se duhet dikush tjeter me perfaqsu Shqiptart ne komun pra diush te cilin ju e imagjinoni ,,vetem kta qe jan tashi te eliminohen ,,kinse ju doti bjeni do mate persosur kombtarisht ,,jo jo sesht kjo ndihm ju kritikoni shoqaten per perqarje kurse ju perqani mas shumti o dashamir .

Les commentaires sont fermés.