Raketat e instaluara të Rusisë në Preshevë , prodhojn frikë dhe nxisin shpërnguljen e shqiptarëve
Vizita e Presidentit të Federatës Ruse Vlladimir PUTIN,në Beograd në tetorin e vitit të kaluar ku i’u bë një pritje dhe parad ushtarake që askujt nuk u ishte bër që nga koha e vdekjes së Titos dhe prishjes së RSFJ-ës, pastaj ushtrimet ushtrake po ashtu vitin e kaluar nga Ushtria e Federatës Ruse në Serbi krejt afër kufirit me Kosovën dhe Kroacin. Kur ksaj i shtojm edhe Kryeministri i Serbisë Aleksandër VUÇIQ,vizitoi Moskën në muajin që e lam pasë . Nëse i kemi përcjellur të gjitha këto zhvilime më vëmendje , atëher afrimi shumë i Serbisë ndaj Rusisë nuk do t’na befasonte Njoftimet e fundit që Rusia është gati të instalon raketa më bashkëkohore në krahinën shqiptare të mbetur padrjetësisht nënë administrimin e Serbisë është kërcnim , provokim shumë i rëndë , tentim i destabilizimit që prodhon frigë dhe pasiguri dhe të shpërngulen shqiptarët dhe që Presheva të mbetet një zonë ushtarake . Vendosja e raketave Ruse në këtë këtërkëndësh kufitarë që Serbia në këtë rast Presheva kufizohet me Kosovën , Maqedonin dhe është shumë afër kufirit me Bullgarinë.
***
Në momenetin e tanishëm është një situatë bukur e trazuar, kur në Podgoricë ka zhvillime për ta rrëzuar qeverin pro-Evropiane . Kur në Maqedoni nuk është gjendja aspak e mirë pasi ky shtet ende nuk pranohet me emrin e vërtet as nga Greqia, nga Serbia dhe Bullgaria e mbi të gjitha ka problemte serioze të funksionimit të mbredshëm pasi nuk pranon realitetin duke ua mohur gjysmës së banorëve të vet të drejtën legjitime . Maqedonia sivjet më nëntë maj u trondit nga rasti i Kumanovës . Po ashtu kur Republika e Kosovës është në rrugën e integrimeve dhe nënshkroi MSA-në më 27 Tetor dhe ende nuk është anëtarë e instancave dhe mekanizmave të BE-së , anëtare e OKB-së dhe paktit ushtarak të NATO-së edhe pse mbrenda Kosovës kemi forca paqëruajtëse të NATO-së. Kur i marrim të gjitha këto zhvillime që edhe Greqia është në kriz të thellë financiare. Tani kemi edhe krizën e refugjatëve Sirian që pikërisht kalojn përmesë Preshevës .
***
Kështu Presheva është bërë një nyje shumë e rëndësishme edhe në aspektin ushtarak dhe që me instalimin e raketave Ruse e bën një qytet shumë të pasigurt ku vetëm sivjet kemi pasur vizita të shpeshta të Gjeneralëve , ministrave dhe qeveritarëve më të lartë të Serbisë sigurisht në këto vizita ishin së bashku edhe ata të Rusisë . Kjo mënyrë që ka zgjedhur Rusia për të instaluar raketa pikërisht në Preshevë është një plan i errët pasi ishte mirëfilli se në bazën më të madhe ushtarake të Serbisë në vendin e quajtur ,,Cepotin’’ , në Komunën e Bujanocit do të jetë një poligon për stërvitje me forcat e Amerikanëve kur ksaj i shtojm që nga Preshava nuk është largë edhe baza ushtarake më e madhe në Kosovë në Kampin ,,Bondsteel’’ , ku mundë të ndihemi të sigurt . Ne , më herët kemi shkruar që Serbia është në mes të Rusisë dhe BE-së në dy vazhdime që gjithnjë po vërteton pasi zhvillimet jan në favor të këti konstatimi . Serbia ende është në mesë të miteve dhe realitetit , të kaluarës dhe të së ardhmes , në mesë të dy koncepteve dhe dy blloqeve ushtarake .
për REDAKSIN Medvegja shkruan Mr. Sc. Refik HASANI , 03 Tetor 2015
Shqipëria e fortë dhe e bashkuar është interes strategjik i SHBA përballë ndikimit rus në rajon Në politikë nuk ka rastësi, ngjarjet shkojnë e lidhen njëra me tjetrën. Teksa në Shqipëri Veriore (Kosovë) ka tensionim të situatës politike ndërmjet pozitës dhe opozitës, Serbia gjenocidiste po vazhdon mobilizimin e saj me armatim të rëndë nga Rusia.
Madje, marrëveshja e arritur më 30 tetor në Moskë ndërmjet kryeministrit serb Vuçiç dhe atij rus Medvedev, prej 2.5 miliardë dollarësh për të blerë raketa ruse që më pas do të instalohen në territor shqiptar (afër Preshevës) do të duhej të zgjoj nga gjumi udhëheqësit e dy shteteve shqiptare dhe aleatin tonë strategjik SHBA.
Vetëm jetësimi i Shqipërisë së Bashkuar do të krijoj një ekuilibër në rajon, prandaj është më së e domosdoshme që politika shqiptare të kuptoj rrezikun që i kanoset trojeve shqiptare dhe të bashkohet rreth strategjisë kombëtare për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar prej 10 milion shqiptarëve, projekt ky që patjetër do të përkrahet nga SHBA, sepse ky është edhe interes i tyre, por kësaj duhet ti paraprij politika shqiptare.
Politika amerikane nuk ka se si të mos e përkrahë një Shqipëri të Bashkuar sepse këtu kemi të bëjmë me përputhjeve të interesave strategjike amerikane dhe interesave kombëtare shqiptare për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar, prandaj ky është një rast historik për kombin shqiptar, për t’u zhvilluar si komb prej 10 milionësh dhe për t’u bashkuar në një shtet të vetëm kombëtar.
Shkruan ,Tahir Veliu Hartues i Platformës për Shqipëri të Bashkuar dhe ideator i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar
– Ne emer te popullit serb, nga gjykata e qarkut në Prishtine u denuan me burg dhe denime drakonike,nen akuzen per Terorizem sipas nenit 125,lidhur me neni 136 dhe 139 . sipas Akuzes P.nr.68/97.-,keta persona :
Nait Hasani, ilindur me 15.01.1965 , ne fshatin Randobrave KK Prizrenit.
Agron Tolaj, ilindur me 28.01.1970,ne fshatin Pobergje,Komuna e Deqanit.
Arif Vokshi, ilindur me 01.03.1965,ne fshatin Pobergje,KK Deqan.
Hasan Zeneli, ilindur me 30.03.1964 ne fshatin Ballaban,KK Prishtine.
Qerim Kelmendi, ilindur me 21.12.1966,ne fshatin Llabjan,KK Peje.
Agim Makolli, i lindur me 08.08.1962 ne Prishtine.
Hamez Ponxhaj, i lindur me 03.08.1976,ne fshatin Pobergje KK-Deqan.
Asllan Selimi, i lindur me 03.06.1966 ne fshatin Aqareve KK- Kline.
Eqrem Kastrati ,i lindur me 01.11.197o ne fshatin turjake,KK Rahovec.
Isak Shabani, i lindur me 16.03.1964 ne fshatin Orllan.KK Podujeve.
Bislim Zogaj, i lindur me 27.04.1965 ne fshatin Terpez KK Gllogovc.
Ali Gjyliqi, i lindur me 18.11.1973,ne fshatin Morave KK. Rahovec.
Demir Limaj ,i lindur 14.10.1973,ne fshatin Balaj,KK Suhareke.
Agim Hulaj, i lindur me 23.01.1960 ne fshatinHulaj,KK- Deqan.
Sekim Lokaj , ilindur me 10.07.1948,ne fshatin Pobergje,KK,Deqan.
Hajdin Rama, i lindur me 05.04.1938,ne fshatin Sankoc,KK Gllogovc.
Nezir Zogaj, i lindur me 25.03.1933,ne fshatin Divjake,KK Lipjan.
Januz Zeneli , i lindur me 10.04.1942,ne fsh.Ballaban KK,Prishtine i cili nga torturat e sigurimit shtetror serb,vdesne burgun e Beograditme 17.10.1997.
Sabit F. Lahu, Fshati Rimanishte-Prishtinë , i lindur më 03.12.1964 i zhdukur më daten 01.10.1998 nga UDB-ja
Shkruan për REDAKSIN dt: 31.10.2015.
Guerilja Prishtine
Qeveri e rrezikshme – Medvegja po shuhet dalë-ngadalë
Vazhdon akoma asimilim i shqiptarëve ,duke i diskriminuar,asimiluar,torturuar para syve tanë dhe të Botes. Kurse ne bëhemi si të shurdhër, memec , duke qëndruar indiferentë, sikur nuk po ndodhe asgjë…. Këtë e bëjmë ose nga injoranca ose nga mos interesimi për gjendjen tonë kombëtare. apo nga ndonjë arsye tjetër …që lyp shpjegim….Ne shpesh për shumë fatkeqësi kombëtare i fajësojmë të tjerët për të kaluarën ,por nuk bëhemi pak kritik dhe burra për ta pranuar të vërtetën , se për shumë gjera jemi edhe vet fajtor .Them kështu, pasi para syve tanë edhe ne kohen e kompjuterizimit dhe të atomit kur gjithë çka është e zbuluar ,akoma vazhdon asimilimi i qenies sonë kombëtare , edhe nga frika dhe nga mungesa e guximit për ta treguar identitetin këta njerëz veprojnë kështu . Kështu ,ndodhe me këta njerëz, jo vetëm me shqiptaret, ,në Medvegjes Të njëjtin fat e patën edhe ata në Turqi dhe Greqi . Kurse për shqiptaret tjerë që jetojnë sot ne viset e ndryshme ne Ballkan është e njëjti fat.. Dhe shpesh harrojmë edhe për shume gjera . Shpesh bëhemi jo të sinqerte dhe nuk vlerësojmë realitetin që gjendemi sot. Një realitet që tani jemi duke e “gëzuar “ dhe nuk po mendojmë që është fituar lehtë, por falë gjakut të derdhur të martirëve dhe dëshmorëve dhe sakrificave të këtij populli ,jemi sot me dy shtete shqiptare. Kurse qeveria janë aq cinik dhe hipokrit, edhe të vërtetën tonë historike nuk dom ta mbrojmë . I harruam tokat shqiptare.. Moralisht intelektualet , iu japin shumë përkrahje të drejtave të shqiptarëve anë e kënd botës, të cilët luftojnë për ta fituar identitetin e tyre kombëtar . Kurse në anën tjetër mohojmë identitetin tonë duke doktrinar dhe promovuar ndonjë identitet tjetër. që nuk ekziston dhe kurrë nuk ka ekzistuar.
Pra, me sjelljet sot të dy qeverive , Shqipëri e Kosovë bëhemi të pabesë ndaj popullit të mbetur në trojet tona, siç nuk kanë besë këta njerëz tanë të humbur e të harruar në Medvegjë të cilëve çdo dite u kanoset rreziku për jetë.
Nëse pak i kthehemi historisë deri sot del që. Ne shqiptarët e viseve të mbetura jashtë Kosovës e Shqipërisë luftuam për ta çliruar armikun e jo kombin tonë. Dikur në Perandorinë Osmane luftërat e shqiptarëve ishin të kobshme,të pakuptimta dhe tragjike ! Pse dhanë jetën e tyre në frontet e ndryshme deri tek Këstendilli në Pleme të vogël,dhe në tërë Ballkanin deri tek Stambolli ,duke i mbrojtur interesat e Perandorisë Osmane me sakrificën e jetës së tyre. E pakuptimtë, por ndoshta edhe e arsyeshme ishte një marrëveshje e Sahit Pashes me Serbinë Cariste ,ti mbroj 9 fshatrat e Jablanices.. Nga ky moment plasi një gazep dhe një përçarje edhe me e madhe për shqiptaret e Medvegjës. Po ashtu edhe Kongresi i Berlinit qeli varreza të reja për shqiptarët, ku filloi një diskriminim total ndaj nesh,u bë dëbimi i shqiptareve nga tokat e tyre, dhe u bë kolonizimi i malazezeve në trojet tona. Ky kolonizim vazhdoi deri në luftën e Dytë Botërore.
Në jabllanicën tonë u mbushën me malazeze fshatrat Rama Banje, Stara Banje,Sijarine,Bonik,Gjyle Kreshtë, dhe po thuaj të gjitha vendet ku ata kishin dëshirë të vendosen. Duke qëndruar stoik një pjese tjetër e popullit shqiptar ,prapë u futën në luftën e dytë botërore,për ta çliruar vendin nga armiku. Cilin vend, nga i cili armik ? Për ne e pakuptimtë!. Çlirimin nuk e gëzuam ne shqiptarët edhe pse luftuam deri në Srem,Zagreb,Tivar e deri tek Trieste. Serbia me aleatët e tyre (Rusinë)e sollën lirinë ,kurse ne shqiptarët u shpallem nacionalist ,shovinist dhe prapë ramë nën thundrat e Serbisë,duke na vra e burgosur pa kurrfarë arsye vetëm që ishim shqiptar dhe Serbia kishte frikë nga ne.
Po ashtu për shqiptarët e Jablanicës ishte një luftë për jetë,luftë për troje e tyre të cilat me gjak u mbrojtën deri sot. Sot, pas shumë luftërave që i ceka,pas asaj lufte të fundit në Luginë që bashkërisht e ulem edhe njëherë armikun në tavolinë,po ndodhe diçka jo e hijshme për popullin e mbetur në Medvegjë, dhe për ne që i braktisem më herët tokat tona nga dhuna. U munduam që të gjithë që në zgjedhjet e fundit të kontribuojmë,i dhamë mbështetje një brezi të ri ,duke menduar se fjala e tyre nuk do të heshtë,por do të ngritët zëri fuqishëm në arenën ndërkombëtare. Mjerisht fati i shqiptareve të Medvegjes mbeti të vendoset në Kuvend nga deputetet Serb dhe nga disa deputet të pa zëvendësuar shqiptar,që si shpërblim i morën disa vende në Kuvend me ndihmën e liderëve të tyre që e kanë bazën në Beograd.
Unë dhe ndoshta shume vendas e pyesim veten ! Ku janë votat tona ? Kujt i besuam ti mbrojnë interesat e medvegjaseve ? Ku është njeriu i çeliktë dikur që i dhamë një përkrahje të fortë.!? Pse prapë rinia që ne i besuam u anashkalua.! Këto dhe shumë pyetje tjera mbesin enigme për ne qe nuk po kuptojmë çka po ndodh sot me fatin e shqiptarëve te Medvegjës. Sot kur behet konstituimi i qeveris komunale në Medvegje , e në te zgjidhen njerëz të UDB-se,njerëz që deri dje kanë vra e burgos shqiptarë,kanë mbyllë shkolla e bashkësi lokale,kanë shpërngul shqiptarë nga trojet tona,kanë hartuar dhe hartohen programe të ndryshme për ta zhduk atë popull deri në themel,thuaj se nuk ka pas kurrë shqiptarë në Medvegjë të Jablanicës,siç e beri atë shekuj me radhe me Kazan e Nishit. Këto dhe shumë gazepe tjera për ne shqiptaret po heshtën nga Kosova. Ne Parlamentin e Kosovës po shiten në pikë të ditës trojet shqiptare. Shqipëria rrinë indiferent ndaj nesh dhe ndaj trojeve tjera të mbetura jashtë shtetit amë. Për ne një “interesim “ po e bëjnë vëllezërit nga Presheva dhe Bujanovci. Pse bash ata !? Ndoshta që e kemi të njëjtin hall,të njëjtat kërkesa. Por pse deputetet tanë Medvegjës heshtin ? ku ne populli i Medvegjes ua dhamë votën, e jo Presheva e Bujanovci .Si duket po dëgjohet zëri i liderëve të partive e jo vota e popullit .Kjo për mua nuk ka sqarim, e pakuptimtë dhe jo njerëzore. Nëse deputet e partisë PD-së, morën një përqindje me të madhe se ata të PVD-së ! Ku janë ata ,pse heshtin,? Apo prapë kanë frikën nga ata që e mbajnë Medvegjën me kërbaç në krah. Ku është Fehmi Beha,Bajram Mustafa , Ruhan Muharremi,Gani Krasniqi i nderuar,ku janë ata që rrihnin gjoks gjatë fushatës në fitore ,në sinqeritet e në drejtësi,dhe në ndryshime radikale. Ndoshta ata po presin konstituimin e Kuvendit Komunal në Bujanovc e Preshevë ku e kanë selinë e partive te tyre ,ti përmbushin kërkesat e partisë e jo të popullit. Te nderuar deputet te porsazgjedhur! mos harroni ju jeni medvegjas dhe kurrë në jetë nuk bëheni preshevar e bujanocali,mbrojeni .Medvegjën ashtu siç na premtuat, mos pritni t’ju çajnë Preshevë e Bujanovc .Ju e shihni sot secili po mendon për vete. Nëse nuk e keni të qartë ua kujtoi: Në të gjitha përpjekjet për një zgjedheje të Luginës ,si në Amerikë si në bisedime ndërkombëtare, nuk shoh asnjë një kandidat nga Medvegja që merre pjesë në to. Pse, mendoni vet,kurse ne e dimë .
Medvegja ,shkurt po digjet dalë-ngadalë .bashkë me popullin e mbetur atje. Me këtë Qeveri të formuar çetnike ,vrasëse,gjakpirëse të përkrahur direkt nga Kryeministri i Serbisë , dhe duke shuajt nga deputetet e porsazgjedhur shqiptarë në Medvegjë na çon ta qesim këndesin në qerre dhe t’ja mësyjmë rrugës të vjetër të muhagjerisë.
shkruan për Redaksin Medvegja , Shaban Abazi 2015
Autori është ish i denuar , ish Komandant i Uçpmb-së Zona Medvegjë, poet dhe veprimtar shumë vjeçar për trojet tona.
LISTA PËR SHQIPËRI NATYRALE DHE LËVIZJA PËR SHQIPËRI TË BASHKUAR ZOTOHEN PËR JETËSIMIN E BASHKIMIT KOMBËTAR
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar dhe Lista për Shqipëri Natyrale, pas një takimi të përbashkët u zotuan që të vazhdojnë bashkëpunimin e veprimtarive për realizimin dhe jetësimin e aktit juridik të Kuvendit të Vlorës së vitit 1912.
Në përputhje me parimin “SHQIPËRIA E BASHKUAR MBI TË GJITHA”, ideatori i Listës për Shqipëri Natyrale Koço Danaj dhe ideatori i Lëvizjës për Shqipëri të BashkuarTahir Veliu shprehen gatishmerinë e tyre në shërbim të jetësimit të synimit të përbashkët; bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar, brenda kufijëve të vet natyrorë, historik dhe juridik.
Frashër Racaj nga Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar shprehu besimin e plotë se ky është një rast historik për kombin shqiptar, për t’u zhvilluar si popull dhe për t’u bashkuar në një shtet të vetëm kombëtar – Shqipëri të Bashkuar. Të pranishëm në takim ishin edhe Anton Lulgjuraj, Ali Tahiraj dhe Qenan Morina.
Gjersa isha në pushim në Kosovë fillova të takohem me disa bashkëvendës,aktivist dhe dashamirë për qeshjen e trojeve shqiptare,gjegjësisht mbi gjendjen e Medvegjës që gjendet sot.
Në bisedë e sipër po thuaj të gjithë ishin për një zgjidhje urgjente, me të cilën edhe unë isha i mendimit.
Duke e përcjellë sot gjendjen çka po ndodh me vendlindje , e sidomos pas atyre zgjedhjeve të parakohshme që ndodhen në Medvegjë, del që gjendje jo që është përmirësuar, por ka hy edhe me shumë në humnerë e sidomos për shqiptaret që atje janë duke jetuar.
Si ndodhi rreth organizimit të zgjedhjeve jeni ne dijuni thuaj se te gjithë,por ndoshta disa gjëra që unë mësova nuk janë të tepërta ti ceku.
Në ditën e organizimit të zgjedhjeve ,serbet e Medvegjës, nga frika se do te dalin humbas u organizuan dhe u mobilizuan nga Beogradi dhe tërë partitë politike medvegjase serbe. Në ditën e votimit të gjithë Lider dhe biznesmen nga Beogradi ,e sidomos ata që kishin prejardhjen nga Medvegja u organizuan si kurrë me parë.
Vëllezërit Kuliq nga Vrapca,organizuan me mëngjes bartjen e njerëzve nga shtëpitë e tyre thuaj se me dhunë ti dërgojnë në vend – votime të votojnë . Me makinat xhip ngjyrë të zezë sollën votues deri në përfundimin e votimeve. Po ashtu ishin të organizuar edhe aktivistët në fshatin Gajtan,Negosle,Rama Banje,dhe Bojnik.
Këtë organizim e shoqëruan edhe aktivistet e partive SPS dhe Radikalet të cilët edhe e bënë organizimin e mbylljes të kufirit në Muti Vodë për vetuesit shqiptar.
Në momentin e leximit të votave serbe ,dhe vërtetimit të fitores së tyre ,atëherë hapet kufiri për votues shqiptar. Kjo ishte thuaj se e organizuar nga Beogradi me Kryeministrin Vuçiq i cili edhe deklaron : “Mos lejoni që shqiptaret të fitojnë në Medvegjë ,ata janë 7% dhe aspak më shumë” !!!.
Kjo deklaratë injoroi edhe njëherë popullin shqiptar të mbetur në Medvegjë,por edhe ne në Diasporën ku do që jemi. Ne u munduam ti tregojmë Serbisë se ne jemi 30% shqiptarë në këtë Komunë,e ndoshta edhe siç ishim të organizuar ,po të ishim më sy qelë dhe me unik do ti fitonim zgjedhjet. Kjo ndodhi ashtu siç ndodhi ,por fatkeqësisht edhe me bashkëpunimin e disa shqip- folësve,siç edhe u gjetën disa vota në kutia për partin e SPS-it. Kjo le të mbesin nën ndërgjegjeje e tyre po edhe në ndërgjegjeje e organizatorëve shqiptarë që ndoshta nuk ua kanë shpjeguar mënyrën e votimit ashtu siç duhet.
Pas zgjedhjeve me 3+5 deputet . Si të veprohet në të ardhmen? Partitë serbe me një përqindje bindëse e kanë të drejtën që mos t`na fusin aspak në qeverisjen lokale. Kjo le të mbesin në mëshirën e tyre. Por si duket edhe mëshira e tyre tani nuk e ka vleftën si duhet . Ja pse !
Në momentin kur ne shqiptaret bënim pazarllëqe kush me kenë të hyn në koalicion,dikush më herët veç se i ka krye planet e tyre dhe ju është siguruar një vend nënkryetari Komune apo Kuvendi. Dmth Beogradi ka vendos me iniciativën e Riza Halimit që kandidati i partisë së PVD-së ti dhurohet një vend i tillë , pa marrë parasysh rrjedhat përfundimtare të zgjedhjeve. Koalicioni tjetër me një përqindje më te lartë do të mbesin jashtë loje. Këtë kurdisje të padrejtë nga Beogradi si duket nuk ju pëlqeu as liderëve fitues Serb,sepse nuk donë që të dirigjohen nga Beogadi, bile flitet që as partitë serbe mos te formojnë një qeveri të tillë,kurse pjesa tjetër me 5% i shqiptarëve mbeten jashtë loje. Kjo sipas disa informatave të sakta do të ndodhë.
Nënkryetar Kuvendi do të jetë nga partia e PVD-së të cilës ju premtua më herët,dhe asgjë tjetër nuk kemi çka kërkojmë në shqiptarët në Kuvendin Komunal të Medvegjës.
Kjo krahasuar me skenarë tjerë të hartuara nga Serbia nuk është aq tragjike, po tani po ndodh edhe me zi për ne shqiptaret.!
Fjalët e kryeministrit Vuçiq që deklaroi më herët se në Medvegjë janë vetëm 7% shqiptar tani kanë fillua të realizohen.
Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve në Komunë formohet një komision për regjistrimin e shqiptarëve në komunën e Medvegjës dhe atë shtëpi për shtëpi. për të verifikuar adresën e tyre. Në këtë komision i kanë futë edhe disa shqiptar. Njeri me emrin H. A (major) i UDB-se -jurist që punon në zyrën e letërnjoftimeve dhe një polic shqiptar me emrin S.K , i cili është edhe shef (naqallnik ) xhandarmerie për Banjë të Sijarinës dhe rrethinë.
Ky lloj skenari është bërë për t`na përçare dhe për t`na argumentuar se ju vet shqiptaret keni nënshkruar një verifikim të tillë. Kjo po ndodhë ! Ka fillua t`ju konfiskohen letërnjoftimet banorëve Medvegjës: p.sh Raza Jakupi-Abazi,Ramadan Jakupit,Metush Ibrahimit,Ramiz Muratit dhe shume të tjerëve të cilët për momentin nuk janë duke jetuar në shtëpitë e tyre. Kjo sipas fjalëve të Raza Jakupit “nuk e dinin arsyen pse po i merret letërnjoftimi , dhe me far urdhri” pas dy orëve i tregojnë se me urdhrin e Beogradit dhe asgjë tjetër. Në fillim kjo po ndodh tek njerëzit që janë duke pritur pensionin , apo tek ata te cilët kërkojnë pensionin e bashkëshortëve të tyre,kjo është më e sigurt. Mënyra siç kanë filluar ata, do ti zë të gjithë shqiptarët e Medvegjës .po edhe ata deputet të posa zgjedhur.
Flitet që deri në zgjedhjet e radhës të bihet gjendje të cilën e ka deklaruar Kryeministri Vuçiq 7%. Ky skenar serb është për tu kundërshtuar urgjentisht nga liderët shqiptar,por edhe të behet me dije Bashkësia Evropiane e sidomos ajo për të drejtat e njeriut. Skenari serb nuk do te ndalet me kaq. Të gjitha tokat të cilat janë braktisur dikur me dhune ,nëse nuk paguhet tatimi deri ne 7 vite do të konfiskohen në të mirë të Komunës e sidomos ato pyjore. Çka është me e keqja para disa viteve Serbia ka nxjerr vendim të lirohen nga tatimi për tokat e boshatisura,kurse tani nxjerr vendim të kundërt.
Tjetër !
Kur ne shqiptaret morëm një kurajë me kthimin e disa vendasve në trojet e tyre dhe filluan meremetimin e shtëpive për ti bërë ato të banuara,Serbia po thuaj se u trembë nga frika se do të kthehemi të gjithë. I posa kthyeri ne Rama Banje I.S. aplikoi për kyçjen e rrymës atij ju kërkuan 3000 euro për tu kyçur. Po ashtu edhe H.A nga Sfirca i kërkuan 2000 euro,pasi ndërtoi një shtëpi për banim. Kjo sigurisht do të ndodhë edhe me të tjerë kush ka vullnetin e kthimit në vendlindje.
Po ashtu nga Bashkësia Ndërkombëtare Humanitare është destinuar një bolduzher për meremetimin e rrugëve në fshatra të gjitha shpenzimet duhen të hiqen nga kjo bashkësi. Këtu po ndodhë e kundërta ,të interesuarit që kanë meremetuar rrugët kanë paguar nga 60 euro për një orë pune.
Po ashtu ,në marrëveshjen Kosove –Serbi është nënshkruar hapja e kufirit në KAPI. Kjo sipas gjendjes që unë vërejta ne vendin e ngjerjes nuk ka kurrfarë shanse të hapet në këtë vit,edhe pse është premtuar. Gjendja në këtë kufi ishte e mjerueshme e pa kuptimtë.. Deri sa fshatrat buze kufirit : Sfirce,Stara Banje dhe Gerbacë e kane shumë vështirë të lëvizin në këtë vi kufitare,sepse aty kem problem me kufi të pa definuar. Sa unë di aty janë tre kufi
1.I Osmanlive që orientohet karolli deri tek kaprolli tjetër,e qe fillon nga karolli i parë në Sfircë e deri tek karolli i Shahiqit.
2, Kufiri i” filancise i ish Jugosllavisë.
3. Kufiri i vitit 1974 i cili është me i saktë dhe ekzistojnë shenjat në mes të kufirit Kosovë- Kosove Lindore deri tek Vraja,duke filluar nga Bërveniku, i cili para 20 viteve u mboll me pisha.
Dua të them ! Se deri sa ne shqiptaret e Medvegjës jemi shpërnda si vezët e qyqes nëpër Botë,dhe presim të takohemi diku në Kosove apo në diasporë për të bërë një zgjidhje për vendlindjen,Serbia po i qon përpara planet e tyre për ta faros popullin shqiptarë ku do që janë , e posaçërisht në Medvegjë. Kjo po ndodh ,dhe do të ndodh edhe në të ardhmen deri atëherë kur ne shqiptarët te vetëdijesohemi se nuk ka ” zajednica” në Kosovë dhe nuk ka ndarje parciale për zgjedhjen e problemit të shqiptarëve në Ballkan.
Këtë zgjidhje mund ta realizojmë vetëm të bashkuar Shqipëri-Kosove Kosove Lindore,Çamëri ,Plavë e Guci ,dhe e tëra inteligjenca shqiptare kudo që gjendet në Bote,të bashkuar të kërkojmë bashkimin e trojeve shqiptare. Në të kundërtën do ti humbim tokat tona stërgjyshore e në veçanti do ta humbim Medvegjën, e cila çdo ditë po përjeton gjenocid,dhunë,diskriminim,asgjësim dhe konfiskim dokumentesh vetëm t`na dobësojnë dhe t`na mbysin moralisht për së gjalli deri në ç’farosje.
shkruan për Redaksin Medvegja , Shaban Abazi 2015
Autori është ish i denuar , ish Komandant i Uçpmb-së Zona Medvegjë, poet dhe veprimtar shumë vjeçar për trojet tona.
Kenga e Medvegjes me fshatra e kënduar nga Hetemi-Sefedini-Tefiki
Vizita e Presidentit të Federatës Ruse z.Vlladimir Putin , në Beograd që ndodhi në Tetor të vitit 2014 , është shumë më shumë se një lajm jo vetëm për këtë pjesë të Ballkanit por edhe më gjërë. Kur i shtojmë që kjo vizitë është bërë në një periudhë të ndieshme kur SHBA dhe BE-ja kan vendosur sanksione Ekonomike ndaj Rusisë kurse Beogradi nuk ka mbështetur këto sanksione dhe në anën tjetër dëshiron të jetë pjesë e integrimeve të Europës.
Presidentit të Rusisë z.PUTIN në Beograd , ië shtë bërë një parad ushtarake më e madhe që nga koha që Serbia është si shtet nga shpërbërja e Jugosllavisë. Kjo është lojë me dy teha për Serbinë që dëshiron të ndjek dy kurse-rrugë paralel në të njëjtën kohë: Të mos largohet nga BE-ja dhe sa më afër Rusisë të qëndroj. Në njërën anë do të jetë pjesë aktive e zhvillimeve të Europës dhe në anën tjetër për asnjë çastë të mos shkëputet nga rruga duke qëndruar shumë afër vllaut të madhë të besimit dhe si blloku ushtarak socialist .
Serbia kështu dëshiron dhe mundohet të luan kartën sikur dikur ish-Jugosllavia nuk bënte pjesë as në paktin Veri-Atlantik NATO e as në paktin ushtarak të Varshavës,por ishte njëra ndër themeluesit dhe aktive të shteteve të painkuadruara. Serbia kështu kalkulon dhe bën llogarin pa hangjiun sepse tani mendojm që është duke u kuptuar. Ende nuk është shkëputur nga e kaluara kjo tregohet në pritjen që i’u bë Presidentit të Federatës Ruse . Po ashtu kjo tregon qartë që mbështetet fundë e krye struktura të ish paktit të Varshavës . Shtetet anëtare të BE-së duhet ta kenë të qartë që Serbia don të jetë në një farë mënyre edhe me Rusin edhe me shtetet Europian & SHBA-në, duke menduar ta ruaj dominimin si super fuqi mbi shtetet e tanishme që dikur përbënin RSFJ-në .
Prandaj jo rastësisht sot Serbia mban pengë Bosnjë Hercegovinën , duke penguar shumë shtetin e Kosovës , por edhe duke u munduar të shtrijë ndikimin edhe në Kroaci , Malë të Zi , Maqedoni. Strukturat dhe mekanizmat e Bashkimit Europian duhet më qartë t’i bëjnë me dije Serbisë që mos t’ia lehtësojn kushtet dhe favorizojn pasi ishte agresore dhe bëri gjenocidë në hapsira të ish-Jugosllavisë . Beogradit duhet të përcaktohet çart në kohë dhe happsirë cilën rrugë dëshiron ta ndjek . Por edhe kushte që duhet plotësuar nëse don të jetë pjes e Europës : Si ta njoh Kosovën si shtet dhe deri sa të mos heqë dorë nga ndikimet veçmas në BeH dhe Kosovë.
Edhe mbrenda Serbisë t’ua njoh të drejtat individuale dhe kolektive dhe të ndal diskriminimin ndaj Rajoneve apo Krahinave që jan ende homogjene me territor dhe popullat: Hungarezëve në Vojvodinë , Boshnjakëve në Sangjak , Shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc Preshevë , Bullgarëve në Dimitrovgrad ,Privat , Bosilevgrad etj . Koncepti që tani po aplikon Serbia është edhe me Rusinë edhe me BE-në , por këto jan dy koncept jo të njëjta por me dallime bukur të mëdha. Beogradi shumë më afër është pro-Kremlinit se sa me BE-në. Serbia ende është në mesë të miteve dhe realitetit , të kaluarës dhe të së ardhmes , në mesë të dy koncepteve dhe dy bloqev ushtarake .
për REDAKSIN Medvegja shkruan Mr. Sc. Refik HASANI , 18 Tetor 2015
Motra dhe vëllezër në Zvicerr ju bëjm thirrje dhe ju LUSIM që të përkraheni me votën tuaj kandidatet shqipetar në këto zgjedhje .
Këta të rinje dhe të reja jan krenaria e Zvicrres e njiherit krenaria jonë Prandaj meritojn perkrahjen maksimale . Voto SHQIP voto kandidatet tuaj në Zvicërr.
Lista me kandidatë për deputet nacional në kantone të ndryshme Zvicër
ne zgjedhjet e 18 Tetorit 2015, nga listat e CVP- PDC
Përkrahni dhe votoni! SG – Prend Berisha ZH – Shqipe Bajrami ZH – Martini Anina SO – Shpetim Xhemaili GE – Diellza Shefki Shatri
BE – Keshtjella Pepshi BE – Tahiraj Rinor BE – Qendresa LaJon Latifi BE – Ilir Shala
STAFI i Redaksisë MEDVEGJA mbështet dhe faleminderon të gjithë përkrahesit që po kontribojn për kandidatët shqiptar në Zvicërr.
Po fillojm me Sqarim Ligjor:IMUNITETI I DEPUTETIT sipas Nenit 75 nga vijon: Kushtetuta e Republikës së Kosovës Neni 75 [Imuniteti]
1. Deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet e tyre brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale të deputetëve të Kuvendit për veprimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive së tyre si deputetë të Kuvendit.
2. Deputeti i Kuvendit nuk mund të arrestohet dhe as ndalohet përderisa është duke kryer detyrat e tij/saj si deputet i Kuvendit, pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit
Qeverit në Tiranë – Prishtinë po luajn me ndjenjat e popullit duke arrestuar me te dashurit e tyre,
Këto jan vetem teste për ne si Popull ? a pranojm padrejtesin ndaj atdhetareve tan…
Ky eshte kulminacioni i turpit kur dihet që serbia nuk arriti ti ndali deri tani BALLISTIN e as ALBININ kete po e bejn qeveritaret tan ….. !!!
!!! Qeverit aktuale kan barriera ne te gjitha fushat që ka te beje me Bashkimi Kombetar, por kur eshte kerkesa e Serbis bashkohen dhe koordinojn ARRESTIMET !!!
E tani ta din edhe Serbia bashk me Qeveritarët Satelit në ( Tiranë –Prishtinë) se te gjithë shqiptaret jemi BALLISTA – ALBINA ………….autor L.A
I nderuari president i Republikës, zotëri Bujar Nishani I nderuari kryeministër i Republikës, zotëri Edi Rama
prangosja e zotëri Ismajl Morinës – Ballistit në prag të përballjes së kombëtares sonë me Serbinë, ka shkaktuar indinjatë të thellë te të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen. Duke e konsideruar prangosjen si hakmarrje politike, e cila pasoi mungesën e mbrojtjes institucionale karshi dhunës dhe kërcënimeve për likuidimin e Ballist Morinës nga shërbimet serbe të inteligjencës, ne, nënshkruesit e këtij peticioni, kërkojmë lirimin e menjëhershëm të zotëriut Ismajl Morina – Ballisti.