
LISTA PËR SHQIPËRI NATYRALE DHE LËVIZJA PËR SHQIPËRI TË BASHKUAR ZOTOHEN PËR JETËSIMIN E BASHKIMIT KOMBËTAR
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar dhe Lista për Shqipëri Natyrale, pas një takimi të përbashkët u zotuan që të vazhdojnë bashkëpunimin e veprimtarive për realizimin dhe jetësimin e aktit juridik të Kuvendit të Vlorës së vitit 1912.
Në përputhje me parimin “SHQIPËRIA E BASHKUAR MBI TË GJITHA”, ideatori i Listës për Shqipëri Natyrale Koço Danaj dhe ideatori i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar Tahir Veliu shprehen gatishmerinë e tyre në shërbim të jetësimit të synimit të përbashkët; bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar, brenda kufijëve të vet natyrorë, historik dhe juridik.
Frashër Racaj nga Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar shprehu besimin e plotë se ky është një rast historik për kombin shqiptar, për t’u zhvilluar si popull dhe për t’u bashkuar në një shtet të vetëm kombëtar – Shqipëri të Bashkuar. Të pranishëm në takim ishin edhe Anton Lulgjuraj, Ali Tahiraj dhe Qenan Morina.
REDAKSIA me ju-Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
