Archives de catégorie : KULTURË

VARRET QË FLASIN – Në ditën e PAVARËSISË

Varret qe flasin fb

 

VARRET QË FLASIN – Në ditën e PAVARËSISË


…U ndamë tek Molla e Kuqe
At dimër me acar
Gjurmët e gjakut i ndiqnim

Qfar paradoksi


E ne nuk ishim gjahtarë
Kërkonim shpëtimin
Jo bishën për ta vrarë.

…U ndamë në Manastir
Pasi i mbollëm shkronjat
Dhe duartê shtrënguam

Qfar paradoksi


Shkronjat mbinë larg arës ku u mboll fara
Shtëpia mbeti simbol, muze
Rreth e përqark saj
Nuk flitet më shqip, nuk quhet atdhe.

…U ndamë në Prevezë
Nëpër tymin e zi
Qe nuk dilte nga oxhaqet

Qfar paradoksi


Në vend që të shuanim flakët
Që përpinin shtëpitë
Kërkonim shtegun
Pêr të mos rënë në pritë.

U ndamë në Tivar
At natë me krisma
Me bedene të rrethuar

Qfar paradoksi


Na ftuan për të luftuar
E armët na i morën,

 

…E deti u trazua at natë
Agimi i përlotur lindi
Zogjët ndalën këngën
Nga gjaku, nga trishtimi.

…Na ndanë një ditë
Nê qafë të Prushit, të Morinës, të Thanës
Kokën nga trupi na e ndanë

Qfar paradoksi.

 

…Kur të gjithë vdekjen na e pritën
Ndodhi ringjallja
Dhe në këmbë u ngritëm

 

…………………………………


Dhe një ditë ndodhi bashkimi
në mes të Kosovës
Në zemër të Dardanisë

Qfar mrekullie


Të gjithë në një vend
Në ditën e PAVARSISE

 

 

Ali Hajdini , Francë shkurt 2008

autori është antar i familjes të herojve kombetar Zenel & Hashim HAJDINI nga Tupalla e Medvegjes

 

Share

RËNDËSIA HISTORIKE DHE POLITIKE E LIDHJES SË DYTË TË PRIZRENIT NË POLITIKËN KOMBËTARE SHQIPTARE

 

Lidhja e dyte e prizrenit 003Të shkruajmë për rëndësinë historike dhe politike të Lidhjes së Dytë të Prizrenit është një nderim i madh që i bajmë kombit shqiptar në tërësinë e tij, të vërtetës shkencore, ardhmërisë tonë dhe përkujtim e lavdi kombëtare për 45 000 dëshmorët e Kosovës në Luftën e Dytë Botërore. Për historinë kombëtare, për politikën, shtetin dhe diplomacinë tonë të sotme, ngjarjet e asaj kohe kanë rëndësinë e tyre që duhet vlerësuar, sepse kërkesat dhe qëllimet humane, demokratike dhe kombëtare të Lidhjes së Dytë të Prizrenit janë pa fije dyshimi, pjesë e bisedave dhe programeve politike të ditëve tona.

Duhet të theksojmë faktin se KOSOVA për shqiptarët e asaj kohe dhe sidomos për Lidhjen e Dytë të Prizrenit në Kosovë, por edhe për Organizatën e Ballit Kombëtar dhe nacionalistët e legalistët në Shqipni, kishte një kuptim tjetër të shtrirjes gjeografike. Ajo përfshinte të gjitha trojet e pushtuara shqiptare nga ish-Jugosllavia. Pra, me fjalën Kosovë nënkuptoheshin edhe trojet e sotme që ndodhen nën sundimin malazez, serb dhe sllavishtfolësve nga krijesa komuniste FYROM.

Për politikën kombëtare të kohës, Lidhja e Dytë e Prizrenit ishte shprehje e vazhdimësisë së pandërprerë të luftës kombëtare shqiptare për liri, kunorëzim i vullnetit kombëtar të shqiptarëve dhe realizim praktik i bashkimit të tokave të pushtuara nga sllavët me Mbretninë Shqiptare të kohës.Shqipnia Etnike si nevojë historike, politike dhe si vullnet plebishitar e demokratik, gjeti shprehjen e saj më të lartë në kuvendin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit të mbajtur në shkollën Bajram Curri në Prizren, më 16 – 20 shtator të vitit 1943. Aty morën pjesë delegatë nga të gjitha viset e pushtuara nga sllavët, të cilët, me votën e tyre i dhanë legjitimitetin kombëtar e ndërkombëtar kërkesave dhe vendimeve politike të kohës.Historianët, sidomos ata të cilët kanë marrë guximin të shkruajnë dhe nxjerrin në dritë të vërtetën e ngjarjeve që pasuan pas dështimit, apo thënë më mirë, pas tradhtisë komuniste të Marrëveshjes së Mukjes, në Lidhjen e Dytë të Prizrenit gjejnë përgjigjen adekuate të politikës shqiptare të kohës. E themi politikës shqiptare, sepse historianët tanë ende vazhdojnë të bëjnë gabimet notorike, duke e cilësuar dhe vlerësuar politikën e Partisë Komuniste në Shqipninë londineze, si politikë e majtë shqiptare, ndërsa ndihmën e saj ushtarake për Partinë Komuniste të Jugosllavisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, si Luftë Antifashiste e Nacionalçlirimtare.

Në realitet, asokohe Partia Komuniste e Shqipnisë ishte degë e papërfillshme e Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Në fillimet e saj ajo i ngjante pothuajse plotësisht grupeve të ndara marksiste-leniniste të viteve të 80-ta në Kosovë. Me ndërhyrjen e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, ajo filloi ti ngjante Lëvizjes Popullore të Kosovës në fillimvitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Prandaj, ne mund të konstatojmë lirisht se në fillim të rezistencës antifashiste në Shqipni, ndikimi i partisë komuniste në politikën kombëtare ishte pothuajse i papërfillshëm. Ndikimi i saj politik dhe ushtarak filloi të rritet përmes nxitjes dhe mbështetjes së dhënë nga partia komuniste jugosllave. Partia Komuniste e Shqipnisë, jo vetëm se ishte kolaboratore dhe e formuar me direktivë e mbështetje profesionale nga Partia Komuniste e Jugosllavisë, ajo, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj i shërbente hapur interesave serbosllave në Shqipni dhe trojet e ripushtuara.

Ishte Partia Komuniste e Jugosllavisë ajo që urdhëroi anulimin e njeanshëm të Marrëveshjes së Mukjes dhe të cilën komunistët shqipfolës e zbatuan me përpikmëri. Njëkohësisht, forcat komuniste shqiptare morën urdhërin për të filluar menjëherë operacionet luftarake kundër Organizatës së Ballit Kombëtar e legalistëve në Shqipni. Ashtu siq ishin udhëzuar nga mësimet serbosllave, shqiptarët që nuk ishin me „Nacionalçlirimtaren“ u shpallën fashist dhe bashkpuntorë të fashizmit. Për ti shpëtuar kësaj etikete, ata duhej gjithsesi ti bashkoheshin forcave komuniste të krijuara nga serbët. Politika e kinse përcaktimit pro ose kundër fashizmit është aktuale edhe sot. Kjo politikë shfrytëzohet me të madhe nga komunistët shqipfolës dhe udhëheqësit aktual çetnik të shtetit serb. Mjafton të konsultohen  dokumentet mbi dëshmorët dhe viktimat civile gjatë Luftës së Dytë Botërore për të kuptuar qëllimet finale të komunistëve shqipfolës dhe çetnikëve që sundojnë sot në Beograd.Megjithatë, ne duhet të kujtojmë se i njëjti skenar veprimi është zbatuar edhe në luftën për çlirimin e një pjese të Kosovës në vitet 1998 – 1999. Ripërsëritja e historisë nuk është e rastësishme. Anulimi i njëanshëm i marrëveshjes së Osllos, vrasjet që pasuan para- dhe pas luftës në Kosovë, miratimi i heshtur dhe mungesa e vullnetit politik për zbardhjen e këtyre vrasjeve janë dëshmi e mjaftueshme për reflektim serioz në politikën tonë kombëtare. Në rastin tonë, ripërsëritja e historisë ndodhi si proces i planifikuar, sepse historianët e kohës së sundimit komunist, të ndikuar dhe shantazhuar nga Partia Komuniste e Shqipnisë dhe qendra vendimmarrëse, Partia Komuniste e Jugosllavisë, falsifikuan të dhënat historike të kohës. Ata, për një periudhë kohore bënë të njëjtën punë që vazhdon ta bëjë edhe në ditët tona, Kisha Ortodokse e Serbisë.

Në fillim të muajit shtator të vitit 1943 gjendja në Shqipni ishte acaruar shumë. Në Kosovë mbretnonte gjendja e shtetrrethimit të shpallur nga Italia fashiste, ndërsa situata politike dhe ushtarake ishte përkeqësuar tej mase. Lajmi i kapitulimit të Italisë më 8 shtator 1943 ishte sinjal dhe moment i pritur për forcat komuniste dhe çetnike serbe, të cilat, duke shfrytëzuar edhe forcat komuniste shqipfolëse nga Shqipnia londineze kërkonin të krijonin parakushtet e nevojshme për zbatimin e pastrimit etnik të trojeve të pushtuara nga ish-Jugosllavia. Në veri e jug të Shqipnisë Etnike, forcat komuniste filluan operacionet e tyre kinse antifashiste, ndërsa në realitet ato luftonin kundër shqiptarëve që synonin një Shqipni të lirë, etnike dhe demokratike.

Ato ditë të zeza të 1943-tës, kujtesa popullore për të bërat e forcave çetnike të Pavle Gjurishiq, të cilat, muaj më parë, në prag të Kërshëndellave ortodokse serbe, më 5 dhe 6 janar të vitit 1943, me bekimin e Kishës Ortodokse të Serbisë kryen masakrën e Bihorit duke lënë të vrarë e masakruar 4500 burra e fëmijë shqiptarë dhe duke marrë peng gratë dhe nënat e tyre. Me akcione të tilla ndëshkuese, forcat çetnike kërkonin me çdo kusht të rikthenin gjendjen e tmerrit në Kosovë. Këto forca kërkonin të kryejnë detyrën e tyre, zhdukjen e shqiptarëve ashtu siq kishin vepruar paraardhësit e tyre në Sanxhakun e Toplicës në vitet e 70-ta të shekullit XIX. Masakra e Bihorit ishte vazhdimësi e terrorit shtetëror serb dhe njëri nga krimet më të rënda serbe të kryera në gadishullin Ilirik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Planet shtetërore serbe, të mbështetura fuqishëm nga Kisha Ortodokse e Serbisë dhe të përpiluara nga Ilija Garashanin, Jovan Cvijiq, Ivo Andriq, Vaso Çubrilloviq etj. po zbatoheshin pa ndërprerje edhe në Luftën e Dytë Botërore.

Të shohim për një moment se çfarë thotë shkrimtari dhe analisti serb Mirko Gjorgjeviq (1938 – 2014),për politikën e pandryshuar shtetërore dhe kishtare serbe ndaj shqiptarëve: „Shteti ynë ka bërë qindra memorandume dhe plane për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kur i shfletojmë ato zgjidhje, qofshin ato komuniste, shtetërore apo kishtare, shumë lehtë mund të vërejmë se planet tona kanë qenë të tilla,që çështja e Kosovës të zgjidhet në atë mënyrë që aty të mos mbetet asnjë shqiptar.“Kjo dëshmi mjafton për të kuptuar se sa ishte i nevojshëm reakcioni shqiptar për të shmangur rrezikun e madh sllavokomunist, masakrat, gjenocidin e çetnikëve dhe anarkinë totale pas kapitulimit të Italisë fashiste. Përveç kësaj, Kosova kishte nevojë shumë të madhe që nuk mund t‘a prolongonte më gjatë, nevojën për të artikuluar, legjitimuar dhe promovuar në mënyrë demokratike, pamvarësisht rrethanave aspak të favorshme të luftës, kërkesën e vetme politike të shqiptarëve të pushtuar nga ish-Jugosllavia; bashkimin e tyre me shtetin amë, Mbretninë Shqiptare. Këto ishin disa nga arsyet kryesore që quan në mbajtjen e kuvendit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit.

Nga data 11 e deri në ditën e madhe të 16 shtatorit 1943, shqiptarët e trojeve të pushtuara nga ish-Jugosllavia japin dëshminë e një vepre madhështore.Më 11 shtator, me iniciativën e Xhafer Devës dhe nacionalistëve tjerë shqiptar, në Prizren mbahet një mbledhje e forcave kombëtare nga Kosova. Përpos Xhafer Devës, në mbledhje morën pjesë edhe Musa Shehu, Sheh Hasani, Asllan Boletini, Tahir Zaimi, Llukë Simon Mjeda, Qazim Bllaca dhe Pjetër Vuçaj. Vendimet e mbledhjes së 11 shtatorit përmblidhen në tri pika:

  1. Të thirret një mbledhje e përgjithshme popullore me frymën dhe shpirtin e Lidhjes së Prizrenit, në të cilën, të gjitha krahinat e Kosovës, Dibrës, Strugës, Tuzit dhe Ulqinit përfaqësohen përmes delegatëve të zgjedhur nga populli.
  1. Deri në themelimin e një autoriteti suprem, formohen këshilla rajonal, autonom dhe ekzekutiv.
  2. Ngarkohet këshilli ekzekutiv i Prizrenit me përgatitjen e Kuvendit të Lidhjes, i cili duhet të mbahet jo më larg se më 16 shtator të vitit 1943.

Njëri nga protagonistët kryesorë të kohës, inxh. Xhafer Deva, në vitin 1974, në një takim me mërgimtarët shqiptar në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përshkruar ngjarjet e atyre ditëve të shtatorit të vitit 1943, ndër të tjera thotë: „Historia jonë e re nuk mbanë mend një entuziazëm të tillë dhe organizim më të shpejtë e më cilësor se Lidhjen e Dytë të Prizrenit. Të gjithatrojet e pushtuara nga ish-Jugosllavia, në ato tri-katër ditë para kuvendit të Lidhjes në Prizen, e dhanë dëshminë e kulturës dhe forcës shtetformuese të Kosovës. Të gjitha vështirësitë dhe pengesat u tejkaluan me entuziazmin e papërshkruar për Shqipni Etnike. Në shpirtin e popullit të pushtuar shqiptar, mbretnonte vullneti i madh që me pushkë në dorë të çlirohet dhe mbrohet Shqipnija. Të gjitha trevat e pushtuara nga ish-Jugosllavia, ashtu siq ishte paraparë, i dërguan përfaqësuesit e tyre të besës shqiptare në kuvendin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit“.

Atmosferën e atyre ditëve të shtatorit në Prizren, Tahir Zaimi e përshkruan me sa vijon: „E shi, në diten e caktueme me 16 Shtator 1943, qyteti i Prizrenit, i zbukuruem me flamuj dhe me harqe triumfi, paraqitte me të vertetë pamjen e nji feste kombtare të jashtzakonshme: përveç banorve të qytetit historik, kishin ra nga të gjitha krahinat me mija e me mija qytetar e katundar t’interesuem për fatin e atdheut. Të shoqnuem nga delegatët e krahinave të ndryshme dhe nga autoritetet civile e ushtarake të vendit, komiteti organizator, i përbamë prej Musa Shehut, Sheh Hasanit, Tahir Zaimit, Llukë Simon Mjedës, Qazim Bllacës e Pjetër Vuçës, drejtohet për në shkollen e « BAJRAM CURRIT». N’oren 10 para dite, në prani të mija e mija qytetarve, midis gëzimit e entuzjazmit qi gufon nga zëmra e popullit në te tilla raste, kuvendi hapet me nji fjalim të Musa Shehut, i cili tregon shkurtas arsyenat qi shtyen inicjatorët me thirrë këtë mbledhje të përgjithshme dhe masat e nevojshme qi lypset të merren për t’i ba ballë gjendjes kritike t’atdheut. Kuvendi, midis brohoritjesh e çfaqjesh entuziaste të popullit, pagzohet « LIDHJA E II-të E PRIZRENIT ».

Vendimi i Kuvendit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit për bashkimin e trojeve shqiptare të pushtuara nga ish-Jugosllavia me Shqipninë, respektonte dhe realizonte për herë të parë në historinë e shekullit XX, vullnetin politik dhe të drejtën demokratike të popullit shqiptar për vetëvendosje.

Pas këtij vendimi historik që mori Kuvendi i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, lufta e përbashkët e komunistëve shqiptar dhe atyre serb u intensifikua dhe mori përmasa gjenocidale ndaj shqiptarëve.Forcat e bashkuara komuniste serbo-shqiptare, të përkrahura edhe nga forcat çetnike që në ndërkohë kishin filluar të ndërrojnë uniformën e ishin bashkuar me partizanët e Titos, përmes propagandës dhe gënjeshtrës për luftën e përbashkët antifashiste dhe zgjidhjen e çështjeve nacionale pas përfundimit të luftës, duke premtuar gjithnjë se do respektonin vullnetin demokratik të popullit, synonin të fusnin hutinë dhe përçarjen mes shqiptarëve. Planet komuniste, siç dëshmoi koha, u realizuan përmes përçarjes, terrorit dhe gjenocidit të pashembullt.

Përçarjen kombëtare mes shqiptarëve, komunistët e bashkuar serbë e shqiptarë e realizuan dukepërdorur etiketën e fashistëve në cilësimin që i bëhej ballistëve dhe personaliteteve që drejtonin Organizatën e Ballit Kombëtar dhe Lidhjen e Dytë të Prizrenit. Njëkohësisht, me urdhërin e komunistëve serb, Partia Komuniste e Shqipnisë nxiti dhe mbështeti hapur ndarjet regjionale, duke ngjallur frikën në Shqipninë londineze nga kosovarët dhe pushteti i tyre. Të gjithë shqiptarët e Shqipnisë që mbështetnin me pendë e pushkë në dorë bashkimin e forcave kombëtare për Shqipni Etnike u shpallën tradhtarë dhe fashist që duhej zhdukur sa më parë. Për rrjedhojë, forcat nacionaldemokratike në Shqipni u vunë në shënjestër, ata fituan statusin e „kosovarëve të padëshiruar“. Gjatë luftës fituan plumbin pas shpine, ndërsa pas përfundimit të luftës përjetuan robninë, skllavërinë, vrasjen, terrorin, internimin, sekustrimin e pasurisë personale, familjare dhe

izolimin e hekurt. Shqiptarët nacionaldemokrat që i mbijetuan sistemit komunist në Shqipni,vazhdojnë të ndiejnë pasojat e këtij trajtimi edhe në ditët tona. Gjendja e tyre nuk ka njohur një përmirësim të dukshëm që mund të vlerësohet dhe cilësohet si ndryshim pozitiv. Ata ballafaqohen edhe sot me të njëjtën politikë të cilën e udhëheqin forcat e bashkuara antishqiptare nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Lufta heroike e formacioneve ushtarake të Lidhjes së Dytë të Prizrenit kundër pushtuesve serb,malazez dhe bullgar, vulosi njëherë e mirë kërkesën e drejtë të shqiptarëve për Shqipni Etnike. Fitoret ushtarake të shqiptarëve kishin ngjallur admirim, sepse forcat pushtuese serbomalazeze dhe bullgare nuk po gjenin dot forcën për të ripushtuar trojet shqiptare. Në çdo sulm, ato po përjetonin ferrin e rezistencës çlirimtare të shqiptarëve. Depërtimi i trupave ruse në frontin e Lindjes dhe hyrja e tyre në Jugosllavi, ndihma e menjëhershme në armatim për ushtrinë komuniste jugosllave dhe mbështetja ushtarake e forcave komuniste të Shefqet Peqit, Aqif Lleshit e Ramiz Alisë, ndërruan raportin e forcave ushtarake në terren. Të rrethuar nga të gjitha anët, shqiptarët e trojeve të pushtuara nuk udorëzuan dot dhe nuk pranuan të ngrisin flamurin e bardhë në fushën e betejës. Duke e ditur mirë se lufta tashmë ishte e humbur dhe çdo përpjekje e mëtutjeshme do mbetej për momentin e kotë, ata vendosën të flijohen për idealin e Shqipnisë Etnike dhe demokratike.

Për të kuptuar ndjenjën atdhetare të luftëtarëve që ndikuan në shkrimin e historisë së lavdishme të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, i referohemi fjalëve të Aqif Blutes, i cili thotë me sa vijon: “Tregu i Ri,ose Jeni Pazari, si quhej deri dje, si dhe Senica me krahinat e tyne, janë vise thjesht shqiptare, pse popullsija që i banon asht krejt shqiptare; çdo njeri ndër ato ana, din të thotë se prej ç’far fisi shqiptar rrjedh”, ndaj me kërkesën këmbëngulëse të popullit “po bashkohemi me Shqipninë, me Nanën t’onë të përbashkët, për të cilën jemi djeg e shkrumue, jemi vra e shkretue deri në ditë të sodit”. E tillë ishte pra Lidhja e Dytë e Prizrenit, organizata që i tha jo pushtimit, jo ideologjisë sllavokomuniste, jo ndarjes së territoreve shqiptare në mes të fqinjëve grabitqarë. Luftëtarët e Lidhjes dhanë jetën e tyre që gjeneratat e reja të politikës shqiptare të kenë një udhërrëfim, një shembull konkret, një obligim atdhetar, realizimin e idealit tonë kombëtar; Shqipninë e Shqiptarëve të lirë,Shqipninë Etnike dhe demokratike. Lidhja e Dytë e Prizrenit luftoi me pushkë e pendë për një shtet shqiptar me bazë shoqërore moderne dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet mike të kontinentit Europian.

Pas ripushtimit jugosllav të Kosovës dhe izolimit hermetik të Shqipnisë londineze, pasuan ndarjet e

dhunshme administrative të trojeve etnike shqiptare. Me direktivë të Partisë Komuniste Jugosllave u formua një entitet i quajtur Republika Socialiste e Maqedonisë. Në Prizren, prej datës 8 deri më datën 10 korrik 1945, nën drejtimin e Partisë Komuniste Jugosllave dhe me mbështetjen logjistike e

propagandistike të qarqeve çetnike të Kishës Ortodokse të Serbisë, u mbajt një kuvend i turpit, në të cilin, Serbia edhe zyrtarisht aneksoi Kosovën. Më 23 korrik 1945, komunistët serbosllav në KuvendinFederativ Jugosllav, aprovuan vendimin e kuvendit serboçetnik të Prizrenit, ndërsa kuvendi i Serbisë aprovoi të njëjtin vendim me datën 1 shtator të po atij viti. Për shqiptarët e ripushtuar po fillonte një periudhë e gjatë e për  pjekjeve, rezistzencës dhe mbijetesës. Në rrethanat e terrorit të legjitimuar shtetëror serbosllav të cilin e mbështeste pa asnjë rezervë edhe Partia Komuniste e Shqipërisë,këmbanat e ndërgjegjes kombëtare i thërrisnin mbijetesës. Pjesa më e madhe e drejtuesve të Lidhjes së Dytë të Prizrenit u zu rob dhe u pushkatua. Një pjesë e vogël e tyre arriti ti shmanget robërisë dhe mori rrugën e mërgimit. Të larguarit gjetën strehim dhe mikpritje në vendet aleate të demokracisë euroatlantike.

Populli shqiptar, gjatë kohës së robnisë në perandoritë komuniste të Enver Hoxhës dhe Josip Broz

Titos përjetoi vllavrasjen më të tmerrshme që ka njohur historia jonë. Në trojet e ripushtuara nga sllavët, populli ynë iu nënshtrua terrorit shtetëror, dhunimit, shpërnguljes, asimilimit të dhunshëm dhe gjenocidit. E drejta historike dhe e drejta ndërkombëtare ishin dhe janë në anën tonë. Prandaj, populli ynë dhe disa nga partitë e djathta vazhdojnë të angazhohen dhe kërkojnë me argument shkencor të drejtën legjitime për Shqipninë Etnike. Kjo e drejtë është e lidhur në mënyrë organike me humanizmin dhe Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Qëllim kryesor e kemi bashkimin e tokave shqiptare. Nuk kërkojmë asgjë të huajën. Duam realizimin e të drejtave tona dhe rikthimin e sovranitetit shqiptar në  Shqipninë Etnike. Synojmë gjithashtu edhe rikthimin e sovranitetit shqiptar në objektet e uzurpuara nga Kisha Ortodokse e Serbisë, nga Kisha Ortodokse e Greqisë dhe nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë. Kërkojmë dhe mbështesim një konferencë ndërkombëtare në të cilën do të trajtoheshin të  dhënat historike në aspektin shkencor. Jemi kundër gënjeshtrës dhe manipulimit të fakteve historike.

Jemi kundër mitologjisë dhe përvetësimit të historisë sonë nga sllavët. Jemi kundërshtarë të bastardimit të historisë sonë nga komunistët. Ne kërkojmë një konferencë ndërkombëtare, sepse nuk e shohim shqiptarin dhe Shqipninë Etnike si komb inferior ndaj pretendimeve të fqinjëve. Ata politikanë  dhe analistë shqipfolës që sot kërkojnë mirëkuptimin tonë për bisedimet që po zhvillohen me shtetin e Serbisë duhet ta dinë mirë se, me këtë veprim legjitimojnë kërkesat fashiste të Kishës Ortodokse të Serbisë! Me të drejtë populli dyshon se ata ose janë të paguar rrastë nga fondet antishqiptare, ose janë të humbur fare në kohë dhe hapësirë! Pse e themi këtë? Për arsye se asnjë nga këta politikanë dhe analistë politik që sot kërkojnë mirëkuptimin tonë, nuk do të marshonin së bashku me sponzorët e tyre në një vizitë te Molla e Kuqe për të përkujtuar gjenocidin e kryer në Sanxhakun e Toplicës! Ata e dinë se shteti serb dhe Kisha Ortodokse e Serbisë nuk e lejon një gjë të tillë! Dhe, vepra e tyre deri sot po tregon se ata i respektojnë dhe aprovojnë vendimet e shtetit serb dhe Kishës Ortodokse të Serbisë!

Këta politikanë e analistë kinse të moderuar e paguar rrastë siq dyshohet anekënd, qofshin vendorë apo ndërkombëtar, sundues të protektoratit ose shërbëtor të sundimtarëve, asnjëri prej tyre nuk guxon dhe nuk gjenë mbështetje për të përkujtuar masakrën e Bihorit! Nuk guxojnë as ta përmendin, por kemi frikë se edhe nuk duan ta përmendin fare, sepse këtë ua ndalon ndoshta shteti dhe preambula në kushtetutën e Serbisë! Për masakrën e Tivarit çfarë të themi?! E shkuar e harruar!? E cilët janë ata politikanë të ditëve tona që në dekadën e dytë të shekullit XXI, në kontinentin e të drejtave dhe lirive njerëzore ndalojnë përkujtimin e akteve të gjenocidit vetëm për arsyen e thjeshtë se, këto akte janë kryer nga shteti serb dhe me miratim të Kishës Ortodokse të Serbisë!?

Nuk kalon ditë e lume siq thotë populli e të mos dëgjojmë se politika e sotme po angazhohet për Kosovën! Mirë shumë, por ne pyesim me të drejtë se për cilën Kosovë angazhohen këta politikanët tanë sot? Cilat janë ato të drejta që realizojnë shqiptarët në Kosovën e tyre? Kemi të drejtë në një deklarim plebishitar për bashkimin e Kosovës me Shqipni ashtu siq ndodhi më 1943 në Lidhjen e Dytë të Prizrenit? Jo, kjo e drej të na mohohet me kushtetutën e protektoratit aktual! Ne shqiptarët nuk e kemi këtë të drejtë! Kjo e drejtë legjitime është mollë e ndaluar për kombin shqiptar! Për shqiptarët në Kosovë dhe në FYROM, me sa mund të vërejmë ne shqiptarët e shpërngulur nga dhuna racore e shtetit serb dhe Kishës Ortodokse të Serbisë, vazhdon e njëjta politikë e gënjeshtrës dhe manipulimit të fakteve historike. Prandaj, nisur nga këto ndalesa politike, nga kjo shkelje flagrante e të drejtës njerëzore përmes aktit më të lartë juridik, lirisht mund të deklarojmë se populli shqiptar në Kosovë është popull i ndaluar, popull i penguar dhe popull i manipuluar. Kësaj politike duhet t’i ndalim hovin.Ne duhet të japim përgjigjen tonë demokratike, plebishitare, një përgjigje të qartë shkencore shqiptare dhe të rikthejmë lavdinë kombëtare të Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Nga ky vend, ju lus të gjithëve që të bëjmë një peticion të përbashkët dhe të kërkojmë nga institucionet e sotme që shkolla ku janë mbajtur kuvendet e Lidhjes së Dytë të Prizrenit të shpallet muze i kulturës dhe luftës kombëtare për Shqipni Etnike. Në brendësi të saj, të shkruhen me shkronja të arta dhe të shkëlqejnë sa të jetë jeta emrat e Mit’hat Frashërit, Xhafer Devës, Ago Agajt, Musa Shehut, Kolë Margjinit, Xhemë Gostivarit,Mulla Idriz Gjilanit, Shaban Polluzhës, Mehmet Gradicës, Aqif Blutës, Mefailave të Zajazit, Sulë Hotllës, Bedri Pejanit, Aqif Tetovës, Fuat Dibrës, Asllan Velës, Sidki Shkupit dhe 45 000 shqiptarëve dëshmorë, luftëtarë të vrarë e masakruar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aty duhet të gjejnë vend emrat e të maskruarve në masakrat e Bihorit dhe Tivarit. Ta kemi një vend, ku rinia jonë mund ta prekë me dorë historinë tonë. Një vend, ku rinija jonë mund ta gjejë inspirimin e nevojshëm për detyrat që e presin. Një vend, ku rinija jonë mund të mësojë të vërtetën e hidhur të Luftës së Dytë Botërore.

Ju falemnderit.

Shkruan për REDAKSIN Medvegja

Autor – Arbër Gashi, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Koordinator të Ballit Kombëtar për Shqipëri Etnike

 

Share

URIME 102 HERË 28 NËNTORI,DITA E FLAMURIT

28.102

URIME 102 HERË 28 NËNTORI,DITA E FLAMURIT.

A do të jetë ky vit njëqind vjetori i dyte udhërrëfyes për bashkimin e trojeve shqiptare?
Njëqindvjetori i pare kaloi për Kobin shqiptar,me një pavarësi te Shqipërisë nënë.
Përfundimi i njëqindvjetorit të parë ,dhe fillimi i njëqindvjetorit të dytë u realizua me ‘Pavarësinë e Kosovës”.
A thua për shqiptaret e trojeve dikur etnike apo Shqipëri e Madhe,e sidomos për ne shqiptarët e Kosovës Lindore, do të jetë ende ëndërr, apo rrugë e vështirë deri në bashkimin e trojeve që dikur na u morën.
Kjo rrugë e vështirë ëndërrohet edhe nga vëllezërit Çamërisë dhe vëllezërve shqiptar në Maqedoni e kudo që janë.
Ne Kosova Lindore, sprovuam : Dyndje,torturë,asimilim,luftë ,spastrim etnik dhe shumë gjenocide të asaj kohe , dhe të kohës së “Demokracisë” së sotme që po flitet në Evrope dhe Ballkan.
Njëqindvjetori i kaluar nuk ishte aspak demokrat. Mirëpo, me të gjitha sakrificat e Kombit e formuam shtetin shqiptar. Me formimin e shtetit të Shqipërisë,ne prapë mbetem nën mëshirën e politikes së sotme. Kjo politikë ndaj viseve shqiptare prapë mbetet temë diskutimi për përmbushjen e apetitit të shteteve të mëdha ,dhe për pazarllëqet mbi Kombin tonë.
Si është duke u zhvilluar politika sot, për ne luginasit edhe 100-vite që do vinë nuk do bëhem një Komb një Shtet. Për fat të keq , tani nuk qëndron fjala popullore,
“Të kujt janë delet i tij është livadhi”.Si duket ne shqiptarët e Luginës mbetem në livadhin e huaj. Këtë e thonë liderët serb,kurse liderët shqiptar-kosovar
heshtin në qetësi,apo shumë pak nga ta flasin nga një fjalë miradije për këto troje. Por çka është me e keqja në Kosove delet e huaja kullosin livadhin tonë ,dhe këtë realitet Qeveria Kosovare e pranojnë me vetëdije.
Të nderuar qeveritar,parti politike,udhëheqës të popullit!. Mos harroni se edhe shqiptarët e Luginës ishin dhe janë shqiptar,luftuan në luftërat e të gjitha kohërave deri tek lufta e fundit e UÇPMB-se. Te gjitha këto lufta kishin një qellim ,Bashkim Kombëtar,jo ndarje jo formim të disa shteteve shqiptare në Ballkan. Populli nuk mund të luftoi çdo ditë e të formoj shtet në çdo tokë shqiptare,duhet të jetë një shtet për gjithë shqiptaret. Këtë e kërkuam në luftë me Platformë të nënshkruar nga vullneti i popullit të Luginës ,dhe nga luftëtarët e këtyre trojeve. Nëse sot mendoni t`na leni prapë nën Serbi,do na mbysni me dorën e juaj , e me pushkën e shkaut që edhe sot na mbyt në shtëpitë tona, dhe kalbemi në burgjet famëkeqe serbe.
Do të jetë e mirë, nëse Ju qeveritar shqiptar, dini kur ,dhe sa kohe duhet të presim për këtë bashkim Kombëtar ??. Ti tregoni popullit edhe sa kohe duhet të sakrifikohemi ?,por jo edhe njëqind vitet e ardhshme. Kurse falja e trojeve tona do të jetë tradhti ,dhe pushkën do ua kthejmë atyre që i shesin sot tokat tona ,bashkë me ata që na uzurpuan.
Tani është koha më e duhur të nxirën gabimet e Evropës që shiti trojet tona,të hiqet termi OK siç përdoret sot,por ti thuhet JO, pazarllëqe me trojet shqiptare,çdo kujt kush tenton ti shes ato. Të kota do te jenë mbledhjet e mbyllura në Bruksel e Beograd pa e ditur populli,ende pa përfunduar mbledhja populli sot i dinë të gjitha që i përkasin fatit të Kombit Shqiptar.
Do të jemi mirënjohës për të gjitha ata që mbrojnë interesat Kombëtare,do të jemi vrasës për të gjithë ata që shesin tokat tona.
Andaj, edhe ne medvegjasit kërkuam dhe kërkojmë Bashkim Kombëtarë.
Urime 28 Nëntori Dita e Flamurit Kombëtar. suksese në rrugën e Kombit për bashkim të Trojeve Shqiptare.

Shaban Abazi ish komandant i UÇPMB_se zona e Medvegjes.

Share

Hashim HAJDINI – Dëshmor i kombit

Hashim Hajdini FB 001

HASHIM HAJDINI (1949 – 1999)

Hashim Hajdini u lind më 5 korrik te vitit 1949 në Prishtine, në rrugën e Velushes. Ishte djali i vetëm nga pesë fëmijët e Hajvaz Hajdinit (vëllau i heroit të popullit Zenel Hajdini). U rrit dhe u edukua në mjedise të ndryshme ku kishte lëvizur familja e tij. Mësimet e para i mori në Lebane (afër Leskovcit) pastaj në Gjilan e në Fushë Kosovë. Shkollën e mesme e kreu në Kastriot (Obiliq). Shërbimin ushtarak e kishte kryer në Beograd ku kishte marrur disa dekorata për rezultate të shkëlqyera nê shenjtari. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak nuk gjeti punê në vendlindje dhe duke parë se perspektiva e rinisë kosovare ishte e zymt migroi në Gjermani. Atje kishte rënë në kontakt me vëllëzërit Gërvalla dhe ishte inkuadruar në lëvizjen ilegale për sensibilizimin e opinionit europian për qështjen e paszgjidhur të shqiptarëve të mbetur nën Federatën Jugosllave. Pas disa vite qëndrimi në Gjermani me iniciativën e të atit u kthye në vendlindje. Punonte në KEK ndërsa jetonte me familje në Fushë Kosovê. Pas riokupimit serb të Kosovës në vitin 1990 at e larguan nga puna. Këtu filloi edhe më intensivisht të veproi në bashkëpunim me këshillat e sindikatave dhe aktivistëve në Fushë Kosovë. Shtëpinë e vet ua kishte lënë në disponim të rinjëve shqiptar që të ushtronin aktivitetin e tyre kulturor, arsimor e kombëtar. Lufta e vitit 1998/99 Hashimin nuk e zuri të papërgaditur.Tani më ai kishte vendosur të mos lëviz nga shtêpia dhe ta mbrojë ate deri në frymën e tij të fundit. Në shtëpi mbante edhe bashkëshorten e fëmijët dhe dy prindërit Gjylen dhe Hajvazin (i paralizuar – ish pjestar i luftës së 41/45, i plagosur në luftë dhe i sëmurë nga tifoja) të cilin prej shtatë vitesh e shëronte me kujdesin më të madh.  Hashimin e karakterizonte njê qëndrim i urtë, i vendosur, modest, fjalë-pak i dashur dhe i respektuar në familje dhe në rrethin ku jetonte.

Me fillimin e bombardimeve të NATO-s me 24 mars 1999, dhuna serbe u intensifikua deri në atë shkallë sa nuk kurseheshim më as fêmijët e as tê moshuarit. Vritej e digjej gjithqka që ishte shqiptare. Fushë Kosova u mbulua në tym e flakë. Kêtu ndodhte tragjedia. Më 26 mars me iniciativën e motrave, fëmijët dhe bashkêshortja e Hashimit u larguan për në Prishtinë. Hashimi ishte gjakftoht, i qetë dhe i vendosur të mos largohej nga shtêpia. Përkundër lutjes së motrave ai nuk ndërroi mendje.. Nê mbrëmjen e asaj nate sulmohet shtëpia. Hashimi plagoset në këmbê ndêrsa nënën ia vrasin. Me një pistoletë vranë dy polic serbë të cilëve ua merr armët dhe kështu qëndron tërë natën pranë babait të paralizuar dhe nënës së vrarë. Të nesërmen në mëngjesin e hershëm nëpër flakët e luftës kishin depërtuar nga Prishtina dy motrat e Hashimit ku e gjejnë ate tê plagosur, dhe nënën e vrarë. Tani më ai ishte i armatosur mirë. E lusin që tê largohen bashk me babain ndërsa ai duke qëndruar pranë dritares iu përgjigjet. „A e keni parë se na e vranë nënën, i gjallë nuk dal nga shtëpia“ Kêshtu kishte folur për herê tê fundit Hashim Hajdini. Diku rreth orës 10 të po kësaj dite, shtëpia sulmohet nga gjithë arsenali i ushtrisë dhe policisë serbe. Lufta ishte e përgjakshme dhe e pabarabartë. Sulmi zgjati deri rreth orës 15 kur nga predhat dhe artileria e rënd, shtëpia u bë rrafsh me tokë. Kêshtu ndërroi jetë Hashim Hajdini dhe babai i tij Hajvaz Hajdini. Sipas dëshmitarêve Hashimi kishte luftuar si luan deri në plumbin e tij të fundit duke i shkaktuar dëme të mëdha palës serbe.Tragjedia në familjen Hajdini nuk përfundoi vetëm me këto tri viktima. Atë natë u vra edhe Naim Hajdini 28 vjeçar (djali i axhës së Hashimit) dhe e ëma e tij Zyla. Këtë natë ishin vrarë shumë qytetar të tjerê të Fushë Kosovës nga të cilët më se 40 bashkëvendas të Hashimit të cilët jetonin në Fushë Kosovë. Kêshtu dha jetën Hashim Hajdini për të dêshmuar edhe një herê se u lind dhe u edukua në frymën patriotike në një familje të madhe qfar ishte familja Hajdini nga Tupalla e Medvegjês.

Në shenjë të nderit dhe respektit për vepren e tij heroike, rapsodi popullor i thuri këngë, populli i Kosovës njohu sakrificën e tij prej dëshmori për liri, qytetarët e Fushë Kosovês i ngritën lapidarë. Vepra e tij do të mbetet frymëzim për brezat që sot po e gêzojnë lirinë për të cilën u flijua Hashim Hajdini dhe shumë e shumë dëshmorê e patriotë të tjerë.

Kêtyre brezave iu mbetet në barrë amaneti i këtyre dëshmorëve – Të mos e nëpërkëmbin lirinë e fituar me gjakun e tyre

 

ME PAK FJALE  (Kushtuar dëshmorit Hashim Hajdini)

T’kam pas thënë njëher or shkau dinak

mos shkel pragun tim pa të thirrë n’konak

 

mos e mbjell me therra këtë kopësht me lule

do ti vesh ti thembrat gishtat kah i vure

 

me kulturë Karpatesh, sjellje barbare

s’të ka mbetur vend në këtë tokë bujare

 

mjaft më kërcnove me top e me zjarr

gropën që më bëre, për ty do t’jetë varr

 

tregove “trimërinë” me pleq e me plaka

s’ke njohur ti burra, s’ke hyrë ku djeg flaka

 

me pak fjalë të fola, të thirra me zë

robrinë që më solle nuk e duroi më

 

lirinë e kërkoi më shumë se një shekull

të bëjë shenjë në ballë, të marr gjak mbi vetull

 

që t’mos njohin më brezat që vijnë pas

unë vet do të vdes por ty do të vras.

Ali HAJDINI Francë, shtator 2009

&  Medvegja REDAKSIA logo 001.1_pixiz

Hashim v.gervalla 001

Permendore Hashim Hajdini 001

Shtëpija e familjes Hajdini në Tupallë e renovuar nga Familjaret

Share