Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari, Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja

Kaluan 14 vite për të dalë në shesh dhelpra dinake !

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari, Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja

Që nga fillimi i luftës të UÇPMB-së për disa njerëz ishin të ditura veprimet dhe mendimet e tyre .Edhe pse ata ndoshta kanë menduar se askush nuk din ,apo nuk merret me një politik të asaj kohe ,duke menduar gjithnjë për karrierën e tij e kurrsesi për rrugën e Kombit.

I tillë ishte z Riza Halimi :

Në vitin 2001 kur lufta ishte e shpërndarë në tri zonat e Kosovës Lindore !. Riza Halimi dhelpëronte në relacionin Preshevë-Beograd thuaj se kur ai donte. Për një ushtri që ishte në front nuk kishte aspak interes,bile as nuk guxonte të deklarohej se ne vendlindjen e tij ka luftë, dhe se populli i Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës ishin të okupuar nga Serbia, dhe të vetmen mbështetje e kishin tek kjo ushtri,e kurrsesi tek politika që zhvillonte z Halimi me çetniket e Beogradit.

Kjo rruge e Halimit,për ne ushtrinë e atëhershme ishte e pakuptimtë dhe jo e kohës. Me pamëshirën e tij rruga shumë shpejtë ju ndërpre dhe R.Halimin e sollëm ne tavolinën e shtabit të asaj ushtrie. Me të sjelle në tavolinë ,menjëherë e pranoi që ushtria e UÇPMB-së qenka e organizuar dhe duhet ti epet përkrahje. Kjo “përkrahje”vazhdoi deri në përfundimin e luftës,ku prezantimi i z Halimit ishte në nivel, dhe rruga e Beogradit disi ju ndërpre,apo ishte pak më ndryshe se si mendonte ai.

Nga këtu, për mua dhe shume luftëtarë që kanë mendua me ndryshe se z Halimi ishte e ditur se zotëria, nuk ishte fort i interesuar për rrugën e Kombit, e ne veçanti kur ishte ne pyetje Medvegja.

Partia e tij që quhej në atë kohë, dhe quhet PVD, në Medvegjë nuk ekzistonte,ishte shua,nuk kishte asnjë anëtar me kenë të bisedohet.

Kjo për mua nuk ishte aq drastike pse nuk vepronte partia,ishte kohë lufte,popullata ishte në strehim, dhe nuk kishin kohë e kushte për t\ia mbajte gjalle Rizës partinë.

Meqenëse edhe ne medvegjasit ishim aktiv në luftë me një zonë operative, me një ushtri mirë të organizuar,kishim nevojë të kemi edhe një përfaqësues politik në bisedimet me Serbinë. Parti tjetër nuk kishte,urgjentisht duhet të organizoheshim ta ringjallnim partin e PVD-se. Me 2001 04.05, me një forum nga 7 anëtarë e formuam për se dyti partinë dikur të shuar,dega për Medvegjë. Kryetar zgjodhëm Ismail Hjadinin.

Nga këtu, edhe Riza filloi të ndihej më mirë, më i fortë,sepse koha punonte për te.

Me të kryer të luftës ,në zgjedhjet e para të pas luftës, organizohen edhe zgjedhjet në Medvegjë. Unë, në atë kohe të turbullt dhe krahu ushtarak ishim kategorik kundër atyre zgjedhjeve. Në mbledhjet që u mbanin para fushatës, e pikërisht në Fushë –Kosovë, Riza Halimi mundohej ta bindë popullatën e Medvegjës se patjetër duhet të shkohet në zgjedhjet Parlamentare të Serbisë. Këtë edhe e beri ku prapë Riza mori votat e deputetit dhe përfaqësoi tri komunat në Beograd.

Plot këto vite ,që nga pas lufta përfaqësues për ne medvegjasit është Riza,e se fundi bashkohet edhe z Shaip Kamberi.

Nëse tani behet një analizë e thellë,dhe nxjerrim një rezyme.! Çka fituam ne nga delegati që kemi në Beograd ? Përgjegjëja asgjë , bile i humbëm edhe ata pak shqiptarë që kishim në Medvegje,duke ju falënderua pikërisht partisë të PVD-së, e cila nuk beri asgjë në të mirë të popullit,por për kundër nxiti urrejtje në mes popullatës dhe partive tjera të formuara në Medvegjë, nuk i la të veprojnë ,duke i asgjësuar me të gjitha metodat komuniste në bashkëpunim me UDB-në dhe duke punuar për interesat e Beogradit, e asnjëherë për interesat kombëtare. Këtë e them me plotë përgjegjësi,duke menduar se një ditë dhelpra dinake nuk mund të përmbahet pa dale në lëndinë.

Kjo dhelpër doli në shesh dje në Medvegjë.

Ku mori guxim Riza Halimi ti bindë delegatet e Kuvendit Komunal shqiptarë të votohet për Kuvend Komunal ku  udhëheqë partia e  SPS, ata që na vranë e na zbrazen Medvegjën me shekuj. Ku merë guxim zotëria të mallkoi delegatët shqiptarë! se kush nuk voton apo kundërshton atë “u koftë haram”.

Unë haram e quaj veprimin e tij ,po edhe mirë që ndodhi kështu, e dhelpra tregoi ku e ka vendin, dhe për ke punon. Nëse vendasit e mi medvegjas e kuptojnë mire kush ehte Riza Halimi, si duket këtu i erdhi fundi edhe kuvendit Komunal të Medvegjes edhe partisë të PVD-së, së bashku me babën  e saj Rizën. Ky nuk e ka vendin më në Medvegjë. Me këso mallkime dhe veprime kundër popullit,vendi i tij është në Beograd,ose në shtëpi.! Ne medvegjasit kemi njerëz më të fortë ,më të devotshëm që do të punojnë për rrugën e Kombit. Shembull kemi Fehmi Behen, i cili edhe ai vet e ka kuptuar se partia e tij PVD-ja nuk qenka ajo parti me të cilën mbrohet interesat  populli i Medvegjës ,dhe e cila na qon në rrugën Kombit. Për atë edhe ai kërkon dorëheqje dhe nuk ka dëshirën të jetë në një kuvend ku çdo ditë  shkelen të drejtat e shqiptarëve nga politika serbe nën përkrahjen e z Halimit. Këtë veprim të z Behës e përkrahu unë,besoi që e  përkrahë edhe tërë popullata e Medvegjës e cila mendon pak me ndryshe se ata që janë tani në qeveri.

Vetëm me një përkrahje të tillë siç e z Behës, trasohet rruga e Kombit,kurse rruga  e dhelprave dinake na qon në humnerë ose të qet në lendinë e bëhesh HORË para bote dhe Kombit..Këtë nuk e dom ne medvegjasit, dhe apeloi që kurrsesi mos të lejohet që dikush për nevoja partiake të shkel interesin Kombëtar. Shkelja mbi interesat Kombëtare të mallkon edhe gjaku i dëshmorëve, por edhe merë titullin tradhtar kombi.

Andaj në medvegjasit nuk do të jemi tradhtar kombi,po jemi për një zgjidhje demokratike, për një zgjidhje që vendlindja mos të mbesin nën mëshirën e Serbisë,ti gjejmë rrugën e bashkimit Kombëtar, e asnjëherë të mbetet nën udhëheqjen e dhelprave dinake që deri tani asgjë nuk bënë për Kombin.

 

shkruan për Medvegja REDAKSIA

  Shaban Abazi – 09.04.2015

Share

3 réflexions sur « Kaluan 14 vite për të dalë në shesh dhelpra dinake ! »

  1. i nderuar qka dot ndodh nqoftse nuk formohet kvorumi,,,a esht rreziku se do te vihen masat e dhunshme ne komunen e Medvegjes,qka dot ndodh me shkollat te cilat kan ma shum msimdhenes se nxenes ,amundesh me sqaru pak maq hollsisht kujna i ban dam komuna me msa t dhunshme kush ka interes mu tashi te vihen masat e dhunshme pershendetje

  2. Ajo dhelpër dinake, e quajtur Riza Halimi, që tani na doli në shesh, i ka do klysh si të shumtë në atë Medvegjë të mjerë, puna e të cilëve pasqyrohet në boshatisjen pothuaja të tërësishme të Medvegjës nga shqiptarët. Kam frikë se tashmë është bërë vonë për çfarëdo veprimi, por prapë më mirë vonë se kurrë! E inkurajoj Femiun dhe bashkëmendimtarët e tij që të qëndrojnë në synimet e tyre që të keqen ta mposhtin, më në fund!

  3. Shumë vite me një dashuri e shpresë të madhe bam argatinë të pa lodhur për Riza Halimin me shpresë se do të arrijm një Rezultat pozitiv, ndoqëm verbrisht pas , duhet te dekorohemi si atlet por për qudi aji në qdo vit na dëshproi më shumë e ne Seancën e fundit të Kuvendit Komunal në Meditë e dha MAT .
    Politiken e trasur nga aji ,e vulosi me ne fund dhe e tregoi ftyren që posedonte , si për Meditën po hiq ma mier as për Preshevën ,e duam se ishim në të njejtën gjendje Politike qe të tri Komunat dhe memduam në një Unifikim Politikë e si Popull smundet perveq Zoti të na ndaj Askush. Aji pati edhe kurajon e fundit të ofendoi edhe njerzit tanë, e tu tregoi ku është vendi po edhe ti mallkoji , e jo jo jo o Riza Halim , e dim ne vetë se ku është kufini ate mos e ke dert, e perdore edhe nje metodë të magjupve aty ku je ushtrua me vite , magjupja ne fund memdon se del fitimtare e thot te ……… burri jam , e ske qka diskuton më me Te .
    Tash më të dual boja oooo Zotni , të gjitha mëkatet do ti mbartësh me veti se politika juaj naj la vendin bash të mjerë e të boshatisur po mier na tradhtove që të gjitheve , por ate sta patëm borgj. TE na ofendosh Shqiptarët e Meditës edhe kët kurr sta falim jo ,ata vetëm më në fund treguan se janë të lodhur e sdon ti shkojn bash në fund të fundit shpërnguljes e don të distancohen nga një Turp të pa Par deri me Tani .
    Medita e jonë e ndritur ka ditë e din ti dal Zot , tokës ,Jetës e gjith asaj që është e saja , dhe djemët , burrat , po edhe grat din e gjithnje e duan Lirin dhe e kan mbrojt me dije pushkë e Nder. Te gjithë ata të cilët janë te paknaqur me situatën e kan mbrapa një Popull i cili don drejtësi e vendim trashigim nga te parët AMANET ta ruajn e ta Gëzojn si të gjith popujt Tjerë e te Qytetruar , Pra duhet ndryshime se i kerkon Populli po pa Ty i o Riza Halimi .

Répondre à luanmali@hotmail.de (Vendlindja esht gjithqka) Annuler la réponse

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *