Ditët e Gollakut 2016 manifestim i madh
në Gjelbërishtë-Hajkobillë
Gollaku po i kthehet vetvetes. Krahina e Malësisë se Gollakut edhe se u boshatisur dhe harruar nga qeveritaret e pas luftës së fundit këtyre aktual, bijtë e vet nuk e harrojnë! Më 2 Korrik në ora 13:00 në fshatin Hajkobillë të Prishtinës mbahet manifestimi « Ditët e Gollakut 2016” organizuar nga Shoqata « Trojet e Gollakut » në krye me gazetarin dhe veprimtarin shumë vjeçar të dalluar zotin Bahtir Cakollin. Me këtë rast do të shënohet 2 Korriku – Datën e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të vitit 1990 në Kosovë. Por edhe 4 Korrikun – « Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve »,Këshilli organizativ për publikun lëshon këtë :
Ftesë-thirrje
–Të nderuar qytetarë, shqiptarë, të nderuar mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit shqiptar, biznesmenë, veprimtar, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare qeveritare dhe jo qeveritare, të vendbanimeve të Gollakut, apo si emigrant,me një fjalë jeni të ftuar të gjithë që te merreni pjesë në këtë takim madhështor. Pra ftoheni të jeni pjesëmarrës nga të gjitha zonat e Gollakut, Diasporës, Luginës së Preshevës, si edhe drejtues të institucioneve lokale, qendrore, ish-deputetë të Parlamentit të vitit 1990 dhe kori diplomatik në Kosovë. Malësia e Gallapit-Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci,Vraja,Medvegja dhe Presheva,prandaj ju bëjmë thirrje njëzëri që t’i bashkëngjitni thirrjes tonë për këtë takim sa madhështor, po edhe kombëtar, human dhe shumë i nevojshëm qe ti kthejmë vlerat kësaj zone edhe strategjike për Kosovën me sa vijon:
Shoqata « Trojet e Gollakut »që një kohë ka kryer një serë veprimesh dhe aktivitetesh nga e cila kjo datë do te shënohet me aktivitete të ndryshme ne fusha përkatëse dhe shëndetësore qe t’i dilet në ndihmë kësaj zone.

-Gjatë gjithë ditës do të jetë në dispozicion automjeti i Mamografit Mobil për kontrolle të grave (kontrolle të kancerit) pa pagesë, kontrolle të shtypjes së gjakut, analizat e Diabetit etj. Gjithashtu do të ketë muzike popullore, folklorike dhe argëtuese për të rijnë me këngëtarët pjesëmarrës si:
Ganimete Abazi&ProBand, Shemsi Krasniqi, Riza Selimi, Vjosa dhe Adelina Emini,Fatmir Makolli, grupi « Gollaku » , Dr.Majk e shumë të tjerë nga Gollaku dhe diaspora. Muzika dhe argëtimi do të vazhdojnë deri në orët e vona. Shoqata “Trojet e Gollakut” edhe në të ardhmen do të merret me prezantimin e problemeve të banorëve të Gollakut para institucioneve komunale dhe qendrore,por edhe begatimin e jetës kulturore për të rinjtë dhe qytetarët e kësaj ane. Shoqata « Trojet e Gollakut » do të jetë ngushtë e lidhur edhe me shumë shoqata dhe organizma të kësaj ane. Kjo shoqatë ka si synim duke organizuar kampe dhe shumë aktivitete tjera nëpër fshatra te kësaj ane . Do të synohet edhe avancimi i pozitës së gruas në Gollak, përmes vizitave mjekësore, zhvillimin e bujqësisë dhe infrastrukturës nëpërmjet projekteve për gra si kultivimi dhe rritja e fidanëve të ndryshme dhe aktivitete për kthimin e banorëve të shpërngulur nga këto treva. Pra më 2 Korrik të gjithë në Hajkobillë – “Mos i lëshoni trojet e Gollakut” por kthehënju atyre që në një të ardhme ti shndërrojmë edhe në pika turistike. Mos hezitoni po të jeni aty ne dy takim impozante njëra në Gjelberishtë- Hajkobillë me 2 korrik dhe tjetra me 12-14 Gusht në Dabishec në « Takimi Kulturor Tradicional «
Shkruan Asllan Dibrani
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
klikoni këtu:⇓


