Reagim kundër deklaratave dhe tezave të pa qëndrueshme të Azem Vllasit për këto ngjarje,revolucionare dhe kombëtare. Rrënimi i Jugosllavisë filloj me këto ngjarje,jo me ide të komunistëve nga Tirana as nga Beogradi që gjithmonë ishin si andaj si këndej kufijve ndër shqiptar në interesat e Serbo-Sllavisë. Po ashtu tezat marksiste-leniniste janë nga vet ideologjitë jugosllave qe i mbollën dhe i e lanë si njollë ma se tepërmi në trungun e komunizmit tek shqiptarët komunist siç ishte z.Azem Vllasi dhe komunist tjerë që akoma artikulojnë teza antikombëtare duke mbetur nën kornizat e frymës komuniste që populli shqiptar e pagoi haraçin e kësaj ideologjie ma shumë se çdo popull tjetër në botë!?…
Nga Asllan Dibrani
Reagim kundër deklaratave dhe tezave të pa qëndrueshme të Azem Vllasit!
Këto ditë në vend që të bëhen unik të gjithë së bashku t’i përkujtojmë vlerat e demonstratave të përgjakshme të vitit 1981,akoma dalin zëra komunistësh që t’i zbehin dhe t’i etiketojnë më epitete të ndryshme sipas kutit të shteti gjakpirës të Serbo-Jugosllavisë artificiale .Në vend se të ndërgjegjësohen dhe t’i kërkojnë falje popullit për kasaphanën që u zhvilluar kundër tyre, dalin akoma me deklarata të frymës ish komuniste jugosllave, që edhe vet sllavët e prishen duke synuar secili në shtëpinë e vet. Komunistët tanë akoma përpiqen që ta ruajnë ideologjinë komuniste që për fat të keq nuk ka pak ,por si shkas i indinjatës sime ma të veçantë,po e marr deklaratën e z.Azem Vllasit gjatë një debati televiziv me çka thotë,se: (Organizatorët e demonstratave të vitit 1981 nuk kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të shqiptarëve të Kosovës, por kanë synuar që komunizmin jugosllav ta zëvendësojnë më atë stalinist)!.
Ai më tutje shton se në vitin 1981, shqiptarët kanë protestuar mbi baza ideologjike,të sistemit të atëhershëm të Shqipërisë,në krye me diktatorin Enver Hoxha,si dhe atyre staliniste e marksiste. Vllasi këmbëngulë që demonstratat e vitit 1981 të shqiptarëve nuk ishin për « Kosovën Republikë »kur dihet se me mijëra student,intelektual,profesor dhe punëtorë ishim protagonist i atyre ngjarjeve dhe ish të burgosur si viktimë e atij regjimi të egër kundër shqiptarëve të Kosovës, nga i cili edhe unë isha ish i burgosur politik nga ai regjim pjesë e së cilës ishe edhe ti z.Azem Vllasi,prandaj reagoj kundër deklaratave dhe qëndrimeve tua në emrin tim personal,po edhe në emrin e shumë ish të burgosurve politik që u dergjëm në burgjet jugosllave për « Republikën e Kosovës,e jo për marksizëm leninizmin,as për komunizmin jugosllav as të atij nga Tirana. I indinjuar,i shqetësuar,i revoltuar dhe i obliguar nga ndjena kombëtare dhe njerëzore e ndiej nevojën që mos t’i mbes borxh atdheut dhe popullit shqiptar,po të reagoj si ma poshtë:
Demonstratat e 81-it paraqesin fillimin e fundit të Jugosllavisë dhe nga Shqipëria s’ka asgjë të keqe që përmes saj gjuha serbe në Kosovë u zëvendësuar me atë shqipe!
Demonstratat e vitit 1981,parasëgjithash,kanë qenë demonstrata kombëtare dhe paraqesin fillimin e fundit të Jugosllavisë artificiale dhe titiste. A kanë pas ngjyrë të kuqe,të zezë ,blu apo të verdhë,shoku Azem,është fare pak e rëndësishme. Çfarë të keqe ka në këtë rast, rinia studentore,klasa punëtore dhe gjithë populli liridashës ka qenë i « indoktrinuar »nga shteti amë që edhe mësoj,shkrim e lexim,po edhe pati literaturë shkencore,historike dhe gjuhësore qe zëvendësoj gjuhën serbe me atë shqipe,sepse shqiptar ishim dhe s’deshëm të serbizohemi!. Zoti Vllasi edhe vet je protagonist i asaj periudhe,që vetëm serbisht keni mësuar në mungesën e shkollave shqipe. Pushteti e ndalonte!?. Në gjeneratën tënde dhe para teje, pos mësimi në mejtepet në gjuhen arabe që i hapte Serbia dhe i financonte, mësimi u ndjek në gjuhen serbe. Shkollat shqipe nuk i ka lejuar deri në vitin 1968. Hapja e universitetit u përgjak me demonstrata, që pati edhe të vrarë.
Ne nuk kishim atdhe tjetër,përveç Shqipërisë!
Ne nuk kishim atdhe tjetër,përveç Shqipërisë. E ti dhe ata si ti kishit edhe një atdhe rezervë,ish Jugosllavinë. Ende janë të freskëta gjurmët e të këqijave që ke bërë nën indoktrinimin e Marksizëm-Leninizmin dhe komunizmit jugosllav. Aty e kemi pas një mbështetje në aspektin informativ dhe propagandistik nga Shqipëria e mirë e keqe,ajo që ja kemi bërë shërbimin, ka qene dhe është edhe sot . Nëse pyesim se sa dha Shqipëria për neve në atë kohë?.Rezultati është « Dha aq sa e fuqizuam,e ndërtuam dhe e rritëm Shqipërinë ».Zoti Vllasi kur mbeti Shqipëria e coptuar në 6 shtete ballkanike ti s’je fajtor, po ishin baballarët tanë, që edhe atëherë ishin të përçarë sikurse ne sot!Andaj të jemi të bashkuar do të jemi ma me vlera , do të jemi ma të fuqishëm. Eja zoti Vllasi bashkoju popullit tënd, se ne qe ishim si viktimë e atij regjimi dimë të falim njerëzit qe kthehen dhe i bashkohen popullit drejt realizmit në betejat e së drejtës sonë në aspiratat tona të bashkimit. Zoti,Vllasi unë personalisht njerëzit që mi keni lëshuar në shpinë në kohëzgjatjen e hetuesisë mëse 8 muaj, ma shumë kam hëngër kërbaç, tortura se sa bukë,nga inspektorët shqiptar që ishin në shërbimin e ish Jugosllavisë dhe në mbrojtjen e saj nga ne siç na quajshi irredentist ,kundërrevolucionar,seperatrist,armiq dhe antijugosllav. Unë edhe se kam pshurr ma shumë gjak se sa qe kam pi ujë,prapë kam qenë në gjendje t’i falë gjatë kohës së çlirimit të Kosovës,edhe ashtu kam vepruar me disa qe janë penduar dhe na u bashkuan në luftën kundër Serbisë.
Krenohem që kam qenë pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981. Krenohem qe u burgosa për Republikën e Kosove dhe krenohem që këtë luftë do ta vazhdoj deri në Bashkimin Kombëtar!
I mbyturi mundohet të mbytë andaj,hiqeni këtë dogmë nga vetja juaj e komunizmit dhe çliroje shpirtin tuaj ndaj çështjes kombëtare. Unë krenohem që kam qenë pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981. Krenohem që jam biri i familjes që babe babadën nuk e ndalem pushkën kundër Serbisë. Krenohem qe rrjedh nga fshati Dabishec që pushkën e parë në luftën e dytë botërore në shtetet ballkanike, krisi në fshatin tim nga fshatarët tanë. Krenohem qe u burgosa për Republikën e Kosove dhe krenohem që këtë luftë do ta vazhdoj deri në bashkimin kombëtar. Jam shume krenar qe skam të bëjë asgjë me ju dhe ata qe mendojnë si ju zoti Vllasi. Jam krenar që nuk kam të bëjë asgjë me (komunistët e Titos as të Enverit. Jam shume i lumtur që nuk ju ndava popullit dhe nuk isha kundër kërkesave që i kishte populli im në çdo kohë.E ndiej veten krenar për veten time dhe për ish të burgosurit politik që nuk ju përulem kërkesave të komunisteve shqiptaro- jugosllav,që ta mbyllim gojën për të drejtat tona në ish Jugosllavi. Përforcimin e ish Jugosllavisë e ndihmuan komunistet shqiptar me atë dite që u ndanë nga Shaban Polluzha dhe u vranë mbi 5000 luftëtarë ne Tivarin famëkeq që skuqi Adriatikun gjaku i tyre nga Terrori serbosllav ne bashkëpunimin e komunisteve shqiptarë në krye me Fadil Hoxhën Ali Shukrija ,Sinan Hasani etj.
Zoti Vllasi dhe ju tjerët mendimtar si Vllasi me deklaratat e fundi,po e dëshmon se ende ëndërroni « vëllazërim-bashkimin » e Titos . Kur flitet për ato demonstrata ,për vlerat e tyre Azem Vllasi dhe Azemat tjerë më të paktën që mund ta bëni duhet t’i kërkojnë falje publike popullit shqiptar për të gjitha të zezat që ia keni sjellë me politikën e juaj antikombëtare të asaj kohe, po edhe të tanishmen. Mosni, ju lutem, se çdo vlerësim i juaj i gabuar bëni mëkate dhe i lëvizni eshterat e djemve dhe vashave ma të mira që flijuan jetën për lirinë e kombit tonë dhe për Republikën e Kosovës!
Demonstrata të vitit 1981 kanë qenë në vijimësinë e përpjekjeve të popullit tonë për krijimin e « Republikës së Kosovës »,por edhe « Bashkim Kombëtar »
Pra kërkesat dhe Platforma e demonstratave të vitit 1981 edhe shkencërisht edhe historikisht ishin artikuluese të aspiratës në vijimësi të popullit shqiptar për një shtet kombëtar.Të gjitha teoritë e juaja z.Vllasi janë të pathemelta dhe antidemokratike.Thjeshtë bëni zhurmë sipas diktateve komuniste në Beograd. Ju zoti Azem nuk jeni pajtuar kurrë edhe dje edhe sot që Tirana të jetë epiqendra e shqiptarëve. -Prandaj tezat e juaja bien poshtë,ngase pikërisht këto demonstrata të vitit 1981 kanë qenë në vijimësinë e përpjekjeve të popullit tonë për krijimin e « Republikës së Kosovës » ,por edhe bashkim kombëtar. Ishin tërësisht demonstrata me platformë dhe themel kombëtar. Kjo deklarate e juaja dhe jo vetëm e juaja është një e pavërtetë e stilit propagandistik komunist »hajt se mbas 34 vjetëve janë harruar gjërat »dhe i hamë karamelet e juaj?.
Po të ishte i mirë « Marksizmi dhe leninizmin » e kishin ndal për vete Rusia dhe Evropa!Legenët e sotshëm politik në pushtet nga naiviteti dhe kaja do të shpallin edhe « veteran të UÇK-së!!!
-Demonstruesit kanë kërkuar vetëvendosje dhe Republikë ndërsa . « Marksizmi dhe leninizmin » si parullë e kanë përmend një grup i cili ka vepruar ilegalisht në atë kohë, sikurse ne tjerët nga i cili grup prej 10 vetash nuk mund t’a njollosni esencën dhe vlerën e atyre demonstratave tamam kombëtare ,nacionale dhe patriotike . Se, ne po flasim për demonstratat me karakter politik për « Republikën e Kosovës »e jo për « Marksizëm Leninizmin »,që as një metalik vlerë nuk kanë pas kurrë për shqiptarët,as atëherë as sot, por nuk do të ketë as nesër .Po të ishte i mirë e kishin ndal për vete Rusia dhe Evropa dhe s’ju kish rëne hise shqiptarëve të përçahen për Marksizëm-Leninizmin që ma së shumti shqiptarët ranë viktimë e asaj ideologjie. Ajo që përmendeni ju ka qenë një mbulesë me qe ishte populli i rrethuar me sistemin komunist fatkeqësisht edhe Shqipëria ishte si e tillë dhe mund të themi e kane pas si rrethane lehtësuese të depërtojnë në përkrahjen ndërkombëtar,gjë që ishte shumë gabim.
Ti « shoku » Vllasti ke qene shqipfolësi ma i tërbuar kundër ne « irredentistëve dhe armiqve të Jugosllavisë ». Më kujtohet si sot kur thoshe: « Armikut duhet me ja ngushu hapësirën e veprimit ».Ju edhe në prag të shkatërrimit të Jugosllavisë u përpoqët të mbeteni si « mizë në bythën e kalit ». Prandaj këta legenët e sotshëm politik në pushtet nga naiviteti dhe kaja do të shpallin edhe « veteran të UÇK-së ,këshilltar,analist,avokat dhe ma në fund do të rezervojnë ndonjë pozicion gjyqtari me shkop në dorë, si në ish komunizëm ,por edhe në Republikën e Kosovës që nuk le gjë pa e bëre kundër saj.
Vetëm një qëllim ishte për »Kosovën- Republikë » që na ka takuar para sllovenëve,kroateve,malazezeve,boshnjakëve dhe maqedonëve etj!.
Zoti Vllasi demonstratat e Studentëve,Profesorëve,dhe të gjithë shqiptarëve të Kosovës kanë pasur vetëm një qëllim « Kosovën- Republikë që na ka takuar para sllovenëve,kroateve,malazezeve,boshnjakëve dhe maqedonëve etj. Jo qe nuk ju takuan republikat para nesh,por ata si ardhacak okupuan tokat « Etnike-Pellazgo-Ilire dhe tokat tona si pasardhës të tyre .Për neve armiqtë e Jugosllavisë nxorët platforma ani irredentiste kundër nacionalizimit shqiptar me diferencime dhe ndëshkime të llojeve të ndryshme ndaj njerëzve ma të mirë të kombit duke filluar nga akademiket siç ishte rasti i Ali Hadrit të ndjerë.
Kosova nuk ka qenë e pavarur apo shtet në veti sipas kushtetutës së ’74-it që theksoni ju. Ajo ka qenë martesë me zor,mes Serbisë Kosovës dhe Vojvodina!
Zoti Vllasi,Kosova nuk ka qenë e pavarur apo shtet në veti sipas kushtetutës së ’74-it që theksoni ju. Ajo ka qenë martesë me zor,mes Serbisë Kosovës dhe Vojvodinës. As edhe një lugë më e vogël nuk ka mund as të hyjnë Kosovë pa u vet Serbia!
-Ju thatë se në vitin 1981, shqiptarët kanë protestuar mbi baza ideologjike, të sistemit të atëhershëm të Shqipërisë, në krye me diktatorin Enver Hoxha, si dhe atyre staliniste e marksistedhe komuniste.
Zoti Vllasi nëse paskemi luftuar ne shqiptarët apo separatistët nacionalist shqiptar në ngjarjet e vitit 1981 për ideologjinë komuniste, atëherë pse ishe kundër tyre kur ju Azem Vllasi ishit baba i komunizmit dhe përfaqësues i komunizmit për Kosovën sipas platëforemes marksiste-leniniste qe si lendë në universitetin e Kosovës e keni fut ju ,e jo Enver Hoxha, duke i detyruar profesorët të thyejnë edhe plan programet metodike duke ndërhyrë me teza ma të keqet duke i gjykuar si demonstrata armiqësore kundër Jugosllavisë. Po,po ashtu u ligjëruar në Fakultetin Filozofik nga profesor Idriz Rexha që ishte ligjërues i « Markesizemit » në atë fakultet,ndersa unë isha student në atë kohë!
Vllasi përmend se Kosova ka qenë e zhvilluar me një ekonomi te ngjashme sikur republikat tjera gjë që bien në lajthitje me atë që u ekzekutonte në praktikë.
Zoti Vllasi krenohet që Trepça atëherë ka pasur afër 25 mije punëtorë Është e vërtet se ka punuar, por lind pyetja se për kenë ka punua, për Kosovën apo për Beogradin. Faktet dhe dëshmitë janë dhe ekzistojnë se Kosova e ka kryer punën fizike ,ndërsa ari , dhe xehet tjera u përcollën përmes vagonëve në Beograd këtë e dinë ma së miri Ali Shukria dhe komunistë tjerë të asaj periudhe të erret për shqiptarë!..
Zhvillimi i Kosovës ka qenë i barabartë sipas parullës « Kosova puno Beogradi ndërto »
Në kohën e Vllasit, Kosova ka qene rajoni me i pazhvilluar ne Evropë. Asnjë metër katror rrugë të asfaltuar nuk ka pasur në fshatrat tona. Asnjë metër gjatësi gyp të ujësjellësit,po ashtu nuk ka pasur. Teza se Kosova ka qenë e barabartë me republikat tjera qëndron vetme sipas parullës « Kosova puno Beogradi ndërto » Të punësuar ka pasur çdo i 10-ti banor , andaj lind pyetja se nga e nxori Vllasi këtë rezultat se Kosova ka qene e barabartë me republikat tjera në ish Jugosllavi. Për fund krejt kërkoj nga zoti Vllasi nëse ka diçka kundër, kur të duan dalim në debat publike dhe i sheshisim këto teza të pa qëndrueshme të tij. Koha është të punojmë për të tashmen dhe të ardhmen e atdheut ,ta lemë të kaluarën se akoma në gjysmë të rrugës jemi! Kosova po na thërret. Kombit i kanë mbet borxh gjeneratat e ma hershme!?. Atdheu ynë është në alarm prandaj mos hezitoni bashkoju betejave Ti zoti Vllasi dhe te gjithë shqiptarët kudo që janë. Bashkimi bënë forcën, se kështu e kërkon edhe Atdheu i ynë,ta bashkojmë të bashkuar e jo të përçarë.
shkruan për Medvegja REDAKSIA nga Asllan Dibrani
Autori i reagimit është gazetar,publicist,ish i burgosur politik,anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve,Artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani,poet,piktor dhe veprimtar shumë vjeçar për Kosovën.
Për deri sa shqiptarët e rajonit të Kosovës Lindore, historikisht kanë dhënë kontribut të çmueshëm për veprimtaritë me interes qytetarë dhe kombëtarë, ata pas këtyre proceseve shumë të rëndësishme shoqërore, ndihen si të harruar, të përbuzur dhe të nënçmuar. Shqiptarët e këtij rajoni, në vend që të marrin shpërblimin e merituar, ata janë lënë anash, pa përkujdesje dhe pa mbikëqyrje, jo vetëm nga ndërkombëtarët dhe shteti ku jetojnë, por ç’është më e keqja edhe nga vetë shteti amë Shqipëria dhe shteti më i ri në botë Kosova, e cila madje e hoqi edhe nga harta gjeografike dhe politike.
Gjatë viteve 90, lëvizja mbarë shqiptare kur filloi në Kosovë, Maqedoni edhe në Kosovën Lindore, me të njëjtin ritëm, të gjitha proceset në Kosovë, shqiptarët e këtij rajoni u treguan solidarë dhe dhanë shembullin e merituar se si duhet e mbrohet Atdheu. Mirëpo, ç’është më e keqja gjatë luftës në Kosovë, edhe pse flakët e saj përfshinë rajonin tonë, ku mijëra banorë braktisën shtëpitë e tyre për të gjetur strehë shpëtimi, kur Medvegja u izolua me tanke dhe ushtri,u mbush me paramilitar dhe Serb të ikur nga Kosova. Çështja e Kosovës Lindore nuk zgjidhej sipas dëshirës së popullit dhe çlirimtarëve.
Kërkesat e popullit të pandërprera nga Kosova e Shqipëria që edhe shqiptarët e Kosovës Lindore të përfshihen në bisedime, me qëllim të zgjidhet problemi njëherë e përgjithmonë me serbët, qoftë përmes rrugës së Rambujesë e proceseve të tjera, ato, mjerisht nuk u bënë pjesë të këtyre delegacioneve dhe bisedave për motive politike, me arsyetimin se e dëmtojnë procesin e Kosovës.
Edhe pse së bashku kemi udhëtuar deri në pavarësinë e Kosovës, që nga vitet e 90, Kosova Lindore mbeti jashtë kufijve të saj pa ndonjë përkujdesje institucionale, gjithmonë e lënë peng, në mëshirën e një shteti, i cili ata i ka llogaritur qytetarë të rendit të dytë dhe të tretë.
Pse Kosova na shtyri të demobilizohemi ?
Kosova dhe vet ish kryeministri Thaçi, kanë ndikuar në demilitarizimin e UÇPMB-së, dhe u pajtuan që problemet dhe statusi i Kosovës Lindore të zgjidhet me mjete politike, ndërsa, shteti i Shqipërisë dhe Kosovës i dhanë përkrahje pushtetarëve të Preshevës,Medvegjes dhe Bujanocit që të integrohen në Beograd, për interesin e tyre që serbët e Kosovës të integrohen në institucionet e Kosovës, duke besuar ata se serbët e Kosovës nuk guxojnë të vendosin pa Beogradin.
Për derisa kjo përbuzje e pamëshirshme, neglizhencë, pa përkujdesje e skajshme, nga shteti Amë dhe nga Kosova , nuk mund ta bëj fajtor aq shumë Serbinë, për shkak se na mbanë të robëruar duke e bërë tokën e Kosovës Lindore si poligon ushtarako -policor për ushtrime dhe demonstrimin e forcës, shqiptarët e këtij rajoni vazhdojnë të punojnë dhe të gjallërojnë si një lis shekullor me rrënjë të thella në tokën stërgjyshore.
Popullata e Kosovës Lindore u flijua dhe u sakrifikua për të mirën e Kosovës dhe për te mirat e Kombit, e gjithnjë duke menduar se do të bëhemi bashkë dhe do e nxjerrim edhe Kosovën Lindore nga uzurpimi shekullor. Ajo sot ndihet e lënë pas dore. Ajo edhe pse kaloi nëpër këto katrahura, shtetet shqiptare asnjëherë nga drejtësia ndërkombëtare nuk kërkuan që të gjitha rastet e vrasjeve, plaçkitjeve, burgimeve të dalin para një gjyqi ndërkombëtar.
Këto persekutime nuk vijnë vetëm nga lufta e fundit e Kosovës, por janë edhe më të hershme dhe më të tmerrshme si ajo 1944 e 33 viktimave të vëllezërve nga Sfirca nga sllavo-komunistë, të cilët u ekzekutuan në mënyrë më barbare, duke u varrosur diku tek Leskovci ,që sot nuk dimë për fatin e tyre. Ata u arrestuan ne natën e Kurban Bajramit u ekzekutuan pa gjyq, me pretekst se kishin luftuar komunizmin dhe vepronin për të mirë të tokave etnike shqiptare. Nga vitet 1878 e deri sot, nuk dihet qe ne shqiptaret zgjeruam shtet! po ndodhi e kundërta, na u morën brenda natës me dhunë , e politikë ndërkombëtare trojet tona stërgjyshore dhe Serbia i bëri për vete duke shkruar një histori të rrejshme ,që sot shumë historian Serb pranojnë të vërtetën mbi falsifikimin e historisë, e mjerisht të pranuar ndërkombëtarisht.
A thua këto 130 vite të mundimshme,të vuajtjeve e dyndjeve nuk na çelen sytë të vetëdijesohemi dhe të marrim rrugën e Kombit. Si duket koha po ndryshuaka si edhe vet njeriu,apo ne shqiptaret nuk dimë ta shfrytëzojmë kohen që duhet t`ja ndajmë Kombit. Koha për çdo Komb është e njëjtë,kurse për ne shqiptaret si duket po ecë mbrapshtë,apo ne vet shqiptaret jemi të mbrapsht. Kështu nuk mendon populli ! Të mbrapsht po tregohet ata që qeverisin me kombin. (Qeveritaret Shqipëri-Kosovë).
Prandaj, e drejta e jonë dhe kërkesat e popullit janë , që dy shtetet amë, Shqipëria dhe Kosova, të na përkrahin institucionalisht dhe të na ndihmojnë politikisht ,nuk e them edhe finansishtë,sepse edhe këtu e kane përmbysë Kosovën duke vjedhur e shitë krejt çka pat. Këto ndihma do të përmbushnin amanetin e bijve të saj, të cilët dhanë më të shtrenjtën për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës dhe Shqipërisë. Këtë përkrahje na e kanë borxh Kosova.
Kur partive politike kosovare (PDK-LDK-AAK ) mbajnë zgjedhjet komunale apo parlamentare,të gjithë i mbushin mendjen medvegjaseve me premtime se do ti përkrahin në zgjidhjen e problemit të Kosovës Lindore,dhe atë deri ne bashkim Kombëtar. Të gjitha këto premtime mbesin vetëm fjalë premtimi. Këtë e dimë ne medvegjasit që shumë vite e përjetuam të njëjtën gjë,bile nganjëherë marrim ofendime duke na thënë: Çka po lypni ju “sërbijanët” ,kthehuni në Medvegje ! Kjo është më e rënda që mund ti thuhet një vëllai shqiptar që nuk qenka nga Kosova.
Do të ishte më mirë që mos të kishim lëshuar vendlindjen,por si të jetohet me një regjim serb ku çdo here nxjerr ligje kundër shqiptarëve të mbetur në ato troje.! Zë vendet e punës që dikur i kishim,zë objektet banimin duke i vendosur serbët në to,hekë nga shkollat Abetaren shqipe,rrah e maltreton njerëz në punktet fame keqe buzë kufirit,Sfirce,Gerbace,Stara Banje etj. Shti spiunazh në mes pakë shqiptarëve të mbetur në Medvegjë, duke i përkrah disa parti të krijuara pas lufte në Komunë. Sot kur në Medvegjë veprojnë disa parti gjysme të vdekura, të shterura e të orientuara jo në rrugën e Kombit,nuk gjejmë përkrahje nga qeveritarët kosovar,bile morale ,apo t`na këshillojnë si të veprojmë në të ardhmen ,të ndihemi edhe Ne shqiptarë dhe të jemi pjesë e Kombit. Mjerisht po ndodhe e kundërta .! Medvegjës këtyre ditëve do ti hyjnë masat e dhunshme në Komune. Këto masa ishin të papritura nga qeveritarët serb medvegjas dhe disa delegatëve shqiptarë që përfaqësojnë interesat e popullit , e sidomos të atyre partive që ceka më lartë (gjysme të vdekura). Për gjendjen dhe prishjen e koalicionit të Kuvendit Komunal në Medsvegjë u kujdesen disa deputet komunal që nuk përkrahen planet dhe programet e Serbisë. Për këtë gjendje që sot është në Medvegjë, dhe që nesër do të ndodhë , ne shqiptarët medvegjase të diasporës ku do që jemi, jemi të organizuar shpirtërisht dhe materialisht të ndihmojmë që Medvegja mos të përmbyset. Mos ta lemë në fshirën e atyre që u dhimbset karrika më shumë se Kombi.
Të gjitha këto, vite me radhë i përjetuam ne shqiptaret e Medvegjes dhe Kosovës Lindore në përgjithësi. Për fat të keq pritem plot 60 vite t`na vizitoi një pushtetar nga Shqipëria,jo Medvegjen sepse është e boshatisur,por Preshevën, një motër tone shqiptare e cila i ka të njëjtat halle e derte,por kanë popullin me shumicë dhe mund të organizojnë një pritje të tille historike. Kurse nga shteti i Kosovës nuk patëm visit,nuk kemi përkrahje nga frika që i prishim imazhin politik Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur me disa shtete tjera,e kundërta kane ndihmuar finansishtë, politikisht dhe me mënyra të ndryshme popullit që ka mbetur jashtë shtetit amë.
Kështu kanë vepruar edhe shtetet e tjera fqinje dhe nuk është turp të merret si model. Mësohuni nga fqinjët tanë se si kujdesen institucionet e shtetit të Hungarisë për pakicat hungareze në Vojvodinë, miliona euro derdhen në vit për fusha të ndryshme të jetës dhe disa qindra mijëra për projektet që realizohen për destinomë të caktuara nëpërmjet OJQ-ve. Gjithashtu shteti i Hungarisë përveç përkujdesjes shtetërore në nivelin dy palesh që i ndihmon edhe i financiarisht pjesëtarët e vet, ajo ka angazhuar edhe shumë organizata joqeveritare për ta ndihmuar pakicën hungareze në Vojvodinë. Po ashtu bëjnë edhe kroatët dhe boshnjakët etj.
Ngjashëm bënë edhe Serbia për serbët e saj në Kosovë, e cila nuk kursen mundin, djersën e paratë për t’i mbajtur gjallë pjesëtarët e vetë në tokat kosovare. Me miliona euro destinohen nga Beogradi për serbët e rebeluar në Kosovë, të cilët nuk e njohin shtetin ku jetojnë, madje as ndërkombëtarët, të cilët kanë ardhur t’ua zgjasin dhe përmirësojnë jetën në Kosovë.
Shembull tjetër kemi Greqinë e cila përkujdeset për grekët në Shqipëri, prandaj është momenti i fundit që edhe Shqipëria dhe Kosova, ta ndihmojnë me rrugën institucionale dhe financiare popullatën e Kosovës Lindore, me qëllim të forcimit të saj e cila aktualisht, është në mjerim, për shkak proceseve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Shembull me konkret dhe me i freskët ndodhi para pak kohe me rastin e Ukrainës. Rusia i mori Kremen me një Referendum të përgutshëm që u organizua nga rusët e Kremesë nënë ndihmën e Rusisë. Kryetari rus Putin para super fuqive te mëdha botërore mbron me dinjitet këtë copëtim që mori një pjese të Ukrainës. Duke e cituar gjithnjë Kosovën. Shtrohet pyetja. Ku mbeti Referendumi gjithë popullorë i vitit 1992 i trevave të Kosovës Lindore.? Pse Kosova dhe Shqipëria, mu sot nuk kërkon që ky Referendum të realizohet ?
Pse nuk ndodhë tek ne kjo përkrahje.? Ku janë pushtetarët Kosovar ? A dinë ku është Medvegja ? A dinë që 60% e popullatës së Kosovës i kane rrënjët nga Kazaja e Nishit,po dhe nga Medvegja që qëndroi heroikisht deri më tani e gjithnjë duke menduar e luftuar për Bashkim Kombëtar. Është koha e fundit ta shpëtojmë së gjalli Kosovën Lindore. Këtë gjendje të mjeruar në Medvegje po e bartin në supet e tyre një pakicë njerëzish të mbetur,dhe diaspora shqiptare që po mban gjallë me finanësa këtë popull të lenë nën mëshirën e qiellit. E në kohen e fundit një shpresë e madhe që disa vendas filluan ndërtimin ,meremetimin e shtëpive dikur të boshatisura që të kthehen në vendlindje. Kjo e fundit është realitet, sepse vetëm të organizuar mund ta shpëtojmë Medvegjen të ringjallet edhe një here.
shkruan për Medvegja REDAKSIA
Shaban Abazi ish- komandant i UÇPMB-së z.o për Medvegjë
në vazhdim mundë të lexoni Biografin e autorit klikoni këtu: ⇓
Si e kuptuan shqiptarët (kosovarët) demokracinë? Të votosh dikend të familjes, të katundit, të anës… Dikend që premton se do të të gjej një vend pune (pasi ti kesh dhuruar 2000-3000 €) Kjo është votë « e lirë » dhe ti mund të bësh pazar me te. Me gjasë kështu mendoi shumica e votuesve. Së paku ashtu e treguan rezultatet e zgjedhjeve. E ata që e morën pushtetin, shtetin e konsideruan « bashqe të babës » Jo taman. Aty (ne bashqe…) do të mbillnin e korrnin, derisa këta korrën e korrën pa mbjellur asgjë. E tani pasi korren gjithçka kishte për të korrur, me dëshirë do tia kthenin shpinën kësaj djerrine të quajtur Kosovë. Meq e kanë kuptuar që kafshata e gllabruar është aq e madhe sa rrezikon t’ua zë frymën, ia japin krahun njëri tjetrit për ta zgjatur jetën deri në amullinë gjithëpopullore ose harresën kolektive. Disa të tjerë luajnë lojën e plangprishësit për tua zërë vendin këtyre « nën dardhë » e mbledhur edhe ato pak fryte te mbetura. E popullit? I ka ardhur te hunda edhe republika, edhe politika, edhe partia, edhe komandanti, i merituari… Me deshirë që sonte do tua shifte shpinën këtyre politikanëve, luftëtarëve… të cilët patën thënë e trumbetuar se « e larguan Serbinë » – por na i kthyen të gjitha të ligat që i pati ajo. Por kjo e ngrat demokracie ka vendosur rregulla të shumicës e shumica te ne shqiptarët, për fat të keq i shkon prapa të paditurit, hajnit, të korruptuarit… Vlerë konsiderohet « të kesh » e jo « të dish », vlerë po konsiderohet « të gënjesh » e jo « ta thuash të vërtetën », vlerë po konsiderohet ta sfidosh ligjin e jo ta respektosh ate. Në këto qeveri të pas luftës kemi më shumë se 15 ministra të cilëve në librezën e virgjër të punës iu evidentua vendi i parë i punës – MINISTER A ndodh kjo dikun tjetër në botën bashkohore, moderne? !!! Feja islame e proklamuar në formën që po bëhet sot (turko-arabe) është edhe një e keqe tjetër që po e bren nga brenda popullin shqiptar. Jo rrall nxiten debate ndërfetare të cilat përfundojnë me « hedhje gurësh » mbi vëllezër të fesë tjetër, me injorim deri në përbuzje të personaliteteve përmes të cilave na kanë njohur dhe identifikuar qarqet ndërkombëtare. Ne me shekuj kemi qenë musliman por xhamia asnjëher nuk ka dominuar mbi odën, mbi shkollën laike. Këta hoxhallar që po na e « mësojnë » historinë dhe po ua shpërlajnë trurin këtyre të rinjëve të cilët po i shesin si mish për top nëpër shtetet arabe, ishin në Kosovë gjatë kohës kur serbët vranin e prenin familjarët tanë, dhunonin motret e nënat tona? Si nuk arrinin atëher ti motivonin këta « luftëtarë të Allahut » t’ia kthenin pushkën Serbisë! Kishte thënë populli « të mirat vijnë ngadal » (kupto: po ua hape rrugën), derisa kur fillojnë të këqiat hape derën krah e krah, nuk kanë të ndalur. Këto qeverit tona, këta politikanët tanë, këta « fetarët » tanë, tani më 15 vjet janë duke bërë punën e djallit – u kanë hapur derën të kqiave që pak- ngapak po ia zënë frymën këtij populli. Këto të këqia që ua kanë sjellur Kosovës në veqanti e popullit shqipëtar në përgjithësi, një ditë do tua zënë frymën edhe vet atyre. Kjo ditë do të vij atëher kur ky popull të zgjohet nga gjumi.
për Medvegja REDAKSIA , nga Ali Hajdini 07.04.2015,Francë
Ali Hajdini është autor i disa shkrimeve që kemi publikura derin tani si dhe shumë të tjera që do publikohen së shejti .
Kujtesë e paharruar nga takimi me heroin Jusuf Gërvalla, i cili saktësisht para 36-vjetësh me rastin e shfaqjes se dramave shqipe, theksoi: ”Dramat qe u shfaqen permes R T V-se Shkupi ishin historike per shqiptaret ne Maqedoni”. – Heroi Jusuf Gervalla.
Sazan Egriu ne rolin kryesor, në dramën: ”Çamaroku i gjyshit
Betim Buxhaku, Bekim Pocesta dhe Kastriot DikaPamje filmike nga drama”Kthimi”, shfaqur në seri nga T V-Shkupi Aktorët:-Betim Buxhaku. Bekim Pocesta,Kastriot Dika dhe Urime Ostreni. (vajza e Gjeneral Gëzim Ostreni)
Gezim me të madh se 8 prilli i vitit 1979 s’ kemi pas. Atë vit per të parën erë, permes R T V-Shkupi, tri drama te pergatitura nga nxenesit e shkollës tetevjecare te Dibres, gjashte jave rresht, ne seri u shfaqen permes rrjetit televiziv dhe ne tere ekranin televiziv jepej NJOFTIMI:
Tri drama ne seri te pergatitura nga prof. I. Egriu. Regjia: Ahmet Jakupi. Ishin ato vite kur pushtetaret e atëhershëm maqedonomedhenj fare pak i realizonin te drejtat e shqiptareve, megjithe se me Kushtetuten e vitit ‘74 popullsia shqiptare trajtohej si element konstituiv, pra, shqiptaret de jure kishin te drejtë në perdorimin Flamurin kombetar dhe te gjuhes shqipe ne adminstratë. Ne programin televiziv shqiptareve u mundesohej vetem se 30 min. qe te transmetojne emisionin e lajmeve ”Ditari” ne gjuhen shqipe, kurse çdo te diel ne kohezgjatje prej 15 min jepej Emisioni per femije ne gjuhen shqipe. Në gazetën ”Rilindja” të datës 20 korrik 1980, ndër të tjera, poeti dhe gazetari-Halit Basha, shkruan:-Gjatë viteve 1978 /79,’79/ 80 e 80/81, në Shkollën tetëvjeçare të qytetit, filloi një aktivitet i dendur i Seksionit të dramës shqipe. Në këtë Seksion, prof. I. Egriu kish grumbulluar rreth 80 fëmijë, të cilët i ka ndarë në disa grupe dhe, gjatë dimrit kur s’kishte nxemje në shkollë, provat i kryente në shtëpinë e tij. Rolin më të dalluar, prof. I. Egriu e luajti në dramën ”Nita” të Josip Relës, qe e realizoi SH K A ”Liman Kaba” dhe, nga regjisori i permendur Sasha Markus, ne garat republikane e federrative, ne Koçan, u vleresua si aktori me i mire se bashku me aktoren Lejla Basha.
Në pyetjen e gazetarit, si arrish të punosh me kaq grupe?-Ai thotë: – Nuk është lehtë, gjithsesi. Por, interesimi tek fëmijët për të luajtur në pjesë teatrore është i madh. Ndaj, bëj pak më shumë punë, por e bëj këtë me dëshirë,sepse kështu u bëhet e mundshme fëmijëve të dalin në skenë dhe të shprehin talentin e tyre..Nga ky aktivitet me nxënës dobitë janë të shumta. Së pari, vogëlushët shfrytëzojnë aktivisht kohën e lirë, mandej, puna e këtillë shton dashurinë ndaj artit skenik, zbulon talentë të rinj, mundëson që fëmijët të dalin para publikut, të dallohen, e kjo është një kënaqësi, si për ta ashtu edhe për prindërit. Kjo ka rëndësi të veçantë edhe për zhvillimin e memories tek fëmijët, leximit e përvetësimit artistik të tekstit letrar, poashtu edhe për zhvillimin estetik e të logjikës së shëndoshë dhe personalitetit të fëmijës në përgjithësi. – Halit Basha
NGA TAKIMI ME HEROIN JUSUF GERVALLA
S’e harroj kurrë takimin në zyrën e gazetës ”Flaka”me heroin Jusuf Gervalla. Shoku im i femijerise, dr.Sami Ibrahimi, ish redaktor i te vetmes reviste letrare “Jehona”, te cilit ia dergova per botim nje punim timin me titull: ”Historiku i dramaturgjise shqipe”papritmas tek dera u paraqit heroi Jusuf, te cilin deri atehere nuk e njihja. Ai, nga dera pasi beri nje pershendetje, shoku im Samiu iu drejtua:-Shoku Jusuf, urdhero hyn dhe te njoftohesh me prof. I. Egriun nga Dibra. Ai, pa pritmas m’u leshua ne perqafim e tha: “Dramat shqipe qe u shfaqen përmes RTV-Shkupi qene historike per popullin shqiptar”-Mendova se mu ndal fryma kur e degjova ate vleresim. Çka the,iu drejtova une.Po, tha ai, mandej vazhdoi: Per here te pare, nga mbarimi i luftes qe ky pushtet lejoi shfaqjen e dramave ne gjuhen shqipe. S’e zgjati shume e me pyeti se sa femije kam dhe, kur mesoi se Zoti m’i ka dhuruar 4, ai duartrokiti e tha:-Kosova ka nevoje per luftetare! Pas dhjete minuta, u ndame me heroin Jusuf Gervalla, te cilin nuk e njihja, por pas atentatit te kryer nga ana e krimineleve te U D B-se serbosllave, me 17 janar te v.1982 mesova se kush kish qene veprimtari, Jusuf Gervalla. Kete takim me heroin Jusuf Gervalla s’do ta harroj kurre.Me njohtoi, z.Egriu gjate bisedes me te.
Jo vetem dibranet, por dhe mbare popullata shqiptare, ane e kand Ilirides, s’ harrojne kur per te paren here,ne gjashte seri ne Emisionin per femije ne gjuhen shqipe u shfaqen tri drama:”Kthimi”,” Te fala nga fshati” dhe ”Çamaroku i gjyshit”.Me çfare interesimi ndiqeshin dramat: Diteve te diela, ora 9 e 15 min. rrugeve te qytetit s’mund te takoje njeri. Te gjithe qendronim prane ekraneve televizive dhe me vemendje te posacme pritnim shfaqjen e tyre. Me te gezuar ishin femijet,vecanerisht ata te ciklit te larte shkollor,te cilet gjate kohes kur i shikonin moshatret e tyre,thonin: – Ja Bekimi, ja Urimja, ja Sazani, ja Kastrioti ! Kurse pas mbarimit te seciles epizode, ne rruge apo ne ndeje degjonim komente nga nxenes e prinder: – U kenaqem dhe dashte Zoti qe sa me shpesh t’i shohim femijet tane permes rrjetit televiziv!-Te gjitha keto mbresa e komente i degjova nga qytetaret e mi dibranë.
Vlen te permend se keto drama i shikonim si student edhe ne Prishtine, sepse emisionet ne gjuhen shqipe te R T V -Shkupit përcilleshin edhe ne hapësirën e Kosoves, ku jehona e dramave shqipe ishte shume e madhe. Pra, Levizja kulturore e dramaturgjise shqipe e viteve 80-ta bëri jehonë te madhe edhe nga aspekti i saj patriotik, sepse ka lene gjurme te thella e te pa kontestueshme ne kujtesen e shqiptareve edhe ne kete drejtim.
Me nderime:Lirim Jegeni (ekonomist).
Pamje skenike nga drama ”Ditëlindja”-autor: I. Egriu, shfaqur me rastin Pervjetorit te shpalljes se Pavaresise dhe Dites se Flamurit tone kombetar
Në 8-vjetorin e vdekjes së pishtares të arsimit,Melika Riveni, mësueses së parë shqiptare ne Ohër 1945
Më 6 prill 2015, mbushen plot 8 vjet kur në moshën 81-vjecare pushoi së rrahuri zemra e madhe e një mësueseje të dashur për të gjitha gjeneratat e ishnxënësve të tetëvjeÇares në Ohër të Iliridës. Melika Riveni, me personalitetin dhe autoritetin e saj, mbolli tek nxenesit ndjenjën e atdhedashurisë. Ajo, mbajti mbi supet e saj barrën më të madhe të mësimit shqip në Ohër, duke u mbështetur edhe nga mësuesit e nderuar patriot: Petrit Agolli e Abdulqerimm Sahiti.
Djali i mësueses, Melika Riveni, që është nipi i Iljaz Pashë Dibrës, Dr. Namik Riveni dhe dy bijat: Mirela, e cila magjistroi ne Suedi dhe Laura me përgatitije siperore, duke bërë Homazhe pranë Bustit te Kryetarit te Pare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Melika Riveni, mësuesja e parë shqiptare, duke filluar nga viti 1945, në Ohër, është emër që do të mbetet përgjithmonë i shënuar me shkronja të arta në historinë e arsimit dhe të edukimit të brezave të shumtë shqiptarë në Ohër. Ate, qytetarët shqiptarë, jorastësisht e quajtën, SEVASTIJA E OHRIT, e lindur, më 1926 dhe që në moshën 19-vjeÇare e mori Ditarin në dorë dhe tërë jetën ia kushtoi edukimit dhe arsimimit në gjuhën tonë të bukur e të ëmbë shqipe, siÇ thoshte-Naimi.
S’mundem të anashkaloj vizitën e saj, këtu në Suedi, në maj të vitit 1986, pra 28 vjet më parë. Ajo, porsa hyri në banesë dhe vërejti Fotot e heronjve : Jusuf Gervalla, Kadri Zeka, Bardhosht Gervalla, Flamurin kombëtar, u përul pranë dhe me lotë në sy e puthi me plot krenari, me fjalët:-Liri, sa e shtrenjte je ! Atëherë, ne të gjithë të pranishmit mësuam se sa atdhetare ishte pishtarja e arsimit, Melika Riveni.
Hapja e shkollës shqipe në Ohër, në fund të gjysëmshekullit tëkaluar, mbase do të ngecte po të mos ishin pishtarët e parë të arsimit shqip, në mesin e të cilëve ishte edhe Zonja e nderuar, Melika Riveni; e cila ndërroi jetë në moshën 81-vjeÇare dhe u varros me nderime të mëdha në varrezat e qytetit në Ohër. Duke e kujtuar këte mësuese të nderuar, në Nekrologun që ia dedikoi ishnxënësi dhe kolegu i tij, në mes tjerash tha se ajo ishte nje rreze drite që shkelqente në Ohër. Figura e saj do të mbete ndër kujtimet më shmbullore dhe të paharruara.
Jemi mirënjohës për gjithë ate që bëri ajo për trojet tona në sferën e edukimit e të arsimimit.
I nderuar qoftë kujtimi për këtë figurë madhore të arsimit shqip në Ohër dhe dheu i Iliridës i qoftë i lehtë!
Disa nga pronarët e lokaleve të qytetit të Preshevës, sot kanë pranuar ftesat për t’u paraqitur në Gjykatën për kundërvajtje në Vranjë.
Disa nga pronarët e lokaleve të qytetit të Preshevës, sot kanë pranuar ftesat për t’u paraqitur në Gjykatën për kundërvajtje në Vranjë për, siç thuhet, “prishje të rendit publik shtetëror të Serbisë” për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar në objektet që janë private.
Si çdo vit, pjesa më e madhe e lokaleve në Preshevë gjatë ditës së 28 Nëntorit vendosin flamurin kombëtar shqiptar, njësoj siç ndodh edhe në institucionet lokale ku qeverisin shqiptarët.
Për shqiptarët, ftesat e tilla për gjyq, shihen si presion dhe tendencë e Beogradit për të penguar sipërmarrësit lokalë që të zhvillojnë bizneset e tyre. /Telegrafi/
Nuk është hera e parë që hoxhallarë si rasti i Irfan Salihut që shatojnë skandale të tilla nga një ideologji primitive,banale e pa krip e pa augment dhe fyese për në shqiptarët kur dihet se ishim bazë themelore për popujt tjerë si në gjuhë, si në kulturë madje edhe në vlera. Ky tip shqipfolës që flet me gjuhën e ish pushtuesve për fat të keq historia njeh mjaft mercenarë si ky,të shitur dhe tradhtarë!.Ky ndyrësirë skandalizon me deklarata të rrejshme opinionin « budalla »përmes një grusht analfabetesh që shkojnë e dëgjojnë rrena dhe konstruksione të gatuara në Beograd. Ligjërata e tij krijon indinjatë se si nuk reaguan, aty par aty publiku, por këtu mbetet një qëndrim skeptik qe edhe pjesëmarrësit të kenë qenë shqiptarë sikurse ky tip manipulanti sahanlëpirës i Beogradit ,Moskës,Athinës dhe tip osmanëve të rinj!?.Unë nuk befasohem me këta injorant të shitur bythën mbas një zalloge parashtë dhuruara nga armiqtë tanë. Zakonisht Serbia i ka blerë hoxhallarët tanë prej fillimit pasi e zëvendësuan armikun tjetër shekullor turkun, po edhe Serbinë po e zëvendësojnë tani me hoxhallarët analfabet siç është rasti i kësaj jashtëqitje qelbësirë argat i Serbisë. Ky deklaron se tokat tona na u dhuruan nga Turqia!!! Një gjë dihet se sllavet dhe Turqit kur janë vendos në këto troje, shqiptaret kishin ma një histori në vete. Shqiptarë kanë ekzistuar këtu me mijëra vite para agresoreve qe pushtuan tokat tona!
Nga këto reagoj me sa vijon: Përpjekja e këtij këlyshi qe ta tërheqë masën sa ma shumë nga vetja dita ditës rinia dhe populli po ndërgjegjësohen dhe po iritohen që ma kurrë mos të shohin hoxhallarë të tillë me sy si ky!. Ma kurrë mos të predikohet kjo fe « islamiste aq barbare kundër popullit shqiptar »,Një fe aktuale e tjetërsuar nga ajo tradicionale, po krijon konfuzitet në dëmin e popullit shqiptar,andaj ftoj çdo shqiptar të diferencohet dhe ta dënojnë këtë matrapaz antishqiptar, antivlerë shqiptare.Ai shprehet banalisht me fjalët qe i ka mësuar përmendsh nga ciceronet e Serbisë. Është për çudi si ai publik nuk reagoj kundër një akti aq barbar siç shprehet « Imam » Irfan Salihi ».Ky ma shumë i takon një tip injoranti analfabet duke u marrë me tema historike,gjë që as nuk i përgjigjet shërbimit dhe predikuesve fetar të besimit islam. Shihwet nga e cila i thyen edhe rregullat e kuranit librit të shenjte për besimtarët mysliman. Ky dhe të tillët si ky,duhet të ndëshkohen për vepra penale falsifikim publik dhe abuzime. Ky tip kokë bosh argat i Serbisë duhet të dënohet nga kjo fyerje qe i bënë kombi tone shekullor, gjë që koha e kërkon që ky të arrestohet nga qe është rrezik potencial ta kryej ndonjë akt terrorist.Turp edhe për Bashkësinë Islame të Kosovës që lejon dhe mbanë kësi monstruoz në mesin e saje, dhe përgjegjësia është edhe të BIK-ës për gjendjen brenda saje qe është e mjerueshme dhe e rende.
Ja disa fakte që nuk i përgjigjen rrenave të llamatitesit dhe argatit të Serbisë « Imam lesh Irfan talibanit nga Kosova »
-Osmanët kanë qenë njeri nder pushtuesit ma barbarë tek popujt e Evropës .Osmanët kanë qenë pushtues po ashtu edhe të Ballkanit që këtë pushtim, shqiptaret e ndien mase keqi duke qenë gjithnjë te nemerkembur nga tip lojalët si ky matrapaz ,vegël e huaj!.Këtë pushtim ata nuk e bënë me llokume e bakllava, lule dhe pije freskuese,por me shpatë dhunë e terror,si çdo perandori apo pushtues tjetër .Megjithatë, është e tmerrshme që imamë të tillë kaq agresivë dhe absurdë lejohen të flasin publikisht nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila gjatë viteve të fundit është shndërruar në çerdhe gjarpinjsh dhe antishqiptare, kur dihet botërisht se populli turk u formuar nga bandat aziatike duke kriminalizuar popujt tjerë dhe në fund e formuan shtetin e vet në themelet e barbarisë. Shqiptaret i përkasin njërit prej kombeve me të vjetër te Evropës. Shqiptarët janë popull shumë i vjetër dhe kanë gjuhë të veçantë. Përgjatë shekujve kanë ruajtur homogjenitetin. Dallojnë nga sllavët dhe çdo race tjetër, sidomos ajo mongole, derisa kanë ngjashmëri me popujt tjerë t’ballkanit të para 3 mijë vjetëve. “Gjuha shqipe është një gjuhë indoevropiane, e pangjashme me të tjerë qe na u vodhën fjalët ton, apo ashtu edhe turqishtja ka shumë e fjalë tonat qe nuk din ti zbërthej ne kuptimin e turqishtes. Të tilla fjalë ka edhe siç ka të tillë në rreqisht. Prandaj ne shqiptarët duhet te krenohemi qe shumë popujve ju kemi dhënë vlera nga vetja jone. Turqinë e gjarprit agresiv dhe abuzonit Irfan Salihut e bëme me alfabet gjë qe nuk kanë ditë as shkrim lexim deri sa rilindësi ynë Sami frasheri e futi alfabetin e turqishtës ne përdorim. Ata kishin gjuhë vetëm dhunën ndaj shqiptarëve qe s’u treguan kurrë të sinqertë. Ata ishin një popull endacak. Ja mendimi i Sami Frashrit për « Perandorinë Osmane ».
Në bazë të këtyre skandaleve qe po bëhen në kohët e fundit nga këto qarqe antishqiptare ,politika shqiptare duhet t’i demaskoj t’i luftoj dhe t’i demaskoj, madje edhe ti dëboj këta skandalistë,abuzant me qëndrime antishqiptare. Duhet të goditen çerdhet e gjarpinjve antishqiptarë si rasti i Irfan Salihut sahanlëpirës të Beogradit ,Moskës dhe Athinës me satelitet e tyre të Turqisë të shporren nga Kosova!për
Traktati i Shën Stefanit, dhe Kongresi i Berlinit, ishin plotësime kolonialiste kundër Perandorisë Osmane. Caristët e Rusisë me fitimin e primatit gjëja për mbrojtjen e popujve të robëruar sllavë, e filluan luftën e tyre të pa kompromis, kundër armikut të përbashkët shekullor Turqisë. Këtë politikë sllavo ruse në fillim e frymëzoi dhe e nxiti Rusia, duke i realizuar për vete dy traktatet kolonialiste: të Shën Stefanit dhe at të Berlinit. Kjo ishte bërë me të vetmin qëllim me i pakësua sa më shumë tokat e Turqisë, dhe kështu filloi t’i zmadhonte deri në maksimum tokat e shteteve të reja ortodokse të Ballkanit. Të cilat shtete kishin filluar të lindnin dhe zgjeroheshin mbi trojet shqiptare që i sundonte gjer atëherë Perandoria Osmane. Këto shtete të sapoformuara ortodokse të Ballkanit i ndihmonte dhe i përkrahte siç thamë edhe më lartë Rusia Cariste e Aleksadrit të Madh, sepse ishin vazalet e saj, se me këto shtete ortodokse të sapoformuara ekspansioniste Rusia bënte përhapjen dhe forcimin e Perandorisë të saj. E cila shtrirje në meridianët gjeografike do të ishte dhe arrinte nga një det në një det tjetër, dhe atë duke filluar nga Adriatiku, Egjeu, Deti i Zi, dhe do të përfundonte në Oqeanin Indian.
Sipas filozofisë pan-sllaviste të Perandorisë Ruse, ajo duhej që me çdo kusht ta okuponte Etrurinë e lashtë, me qëllim për ta eliminuar njëherë e përgjithmonë rrolin e Romës në politikën dhe religjionin e saj. Atëbotë në Rusi gjatë shekujve XVIII dhe XIX, kishin filluar të propagandoheshin dhe botoheshin studime për shporrjen dhe eliminimin e jo sllavëve. Nëpër këto studime dominonte mendimi se popujt kryegjatë dhe mjekërdrejtë, kishin më tepër përparësi racore dhe intelektuale. Sipas mendimit rus, të Nikollaj Danillevskit dhe skolastikës së tij kishtare që ishte e ndërtuar gjer atëherë mbi baza racisto-fashiste, thoshte se sllavët kishin përparësi dhe predispozita për të mbizotëruar dhe sunduar mbi tërë kulturën botërore. N. Danillevski këtë argument të tij e mbështeste në personalitetin e Nikolla Kopernikut, pastaj në reformat religjioze të Jan Husit, reformat shtetërore dhe personalitetin e Petrit të Madh në shkrimet e “superioritetit sllav”, ndërsa në shkrimet e Pushkinit, Gogolit, Mickjeviqit, ai në ushtrinë ruse e gjen personalitetin e Suvorovit, pastaj në rilindjen sllave ai e gjen superioritetin në personalitetin e Llomonosovit.
Në këto studime pan-sllaviste, nuk kishte rëndësi ngritja kualitative e personave, porse qenësorja ishte për ta zbuluar “fundin e historisë” dhe më pastaj tentohej të shkaktohej “krizë e mendimeve të errëta, me qëllim që të shpallej Mesjeta si etapë historike e vdekur”. Atëbotë, Rusia tentonte ta paraqiste veten e saj si prietarja e familjes së madhe sllave, ku më pastaj do të ngadhënjente mbi Perëndimin e Egër në përgjithësi. Në realitet Danillevski në studimin e tij: “Rusia dhe Evropa”, gjurmonte ideologjinë e detajuar të Perëndimit, dhe përpiqej që ta krijonte despotin triumfaliste politike ruse me moton: “Rusia nuk është në Evropë”.
Në një studim tjetër vizionar Danillevski, tentonte që nëpërmes themelimit të historisë shkencore ruse, lexohet se: “doktrina pan-sllaviste e Perandori ruse është e bazuar në luftë kryqëzatash si tendencë e humanizmit okupues në të gjitha territoret e huaja”.
Nikollaj J. Danillovski si baba, i politikës pan-sllaviste ruse, e shtron edhe këtë pyetje: “A duhet që Rusia ta kaloj rrugën nëpër të cilën kishin kaluar vendet perëndimore? Apo ta zhvilloj luftën në kuadër të civilizimit sllavë. Rusia, e zgjodhi rrugën e luftës gjëja si primat për t’i mbrojtur popujt sllavë nga Perandoria Osmane për t’i plasuar këto ide pan-sllave, së pari në mënyrë të tërthortë përmes një bashkëpunëtori rus me ide te majta sikurse që ishte edhe vet Danillovski, ky njeri ishte Nikolla Pashiqi. Personalitet i lartë shtetëror dhe politikan i spikatur, më pastaj do ta themelonte partinë radikale me profesion ishte inxhinier. Me veprimtarinë e vet ushtroi ndikim në zhvillimin e Serbisë. Ishte ministër i punëve të jashtme dhe kryetar qeverie. Ka pasur rol të madh në krijimin e Mbretërisë SKS, të cilin union e përfaqësoi në Konferencën e paqes në Paris.
Pashiqit atëbotë po sa i kishte rënë në dorë programi pan-sllavist i N. J. Danillevskit, “Rusia dhe Evropa”, menjëherë kishte filluar ta përkthente në gjuhën serbe për ta përdorë pastaj atë për nevojat ekspansioniste serbe në Ballkan. Nikolla Pashiqi nuk dyshonte fare se në realizimin e idesë pan-sllaviste Serbisë, do t’i ndihmonte Rusia në të gjitha dimensionet. Dhe m’u për këtë ai do ta vazhdonte rrugën e pan-sllavistit të tij, Nikollaj J. Danillevskit me studimin e tij, me titull: “Mbretëria serbe nga Kongresi i Berlinit”. Aty më 1877, zbulohen të gjitha orientimet politike të shtetit serb, dhe Kishës serbe në përgjithësi, duke e zbuluar njëherë faktin se Pashiqi ishte një pan-sllavist i përbetuar, çdo gjë do të bënte për t’ia kaluar edhe Neronit, vetëm e vetëm që ta krijojë Serbinë e ëndërruar me daljen e saj në dy dete, duke i shfarosur në rend të parë shqiptarët përnjëherë ose në etapa, varësisht nga rrethanat e krijuara. Ai do të deklaronte edhe këtë: “Lëreni shqiptarët të na shajnë dhe mallkojnë sa të duan dhe dëshirojnë, ju vetëm se vazhdoni punën tuaj të shenjtë karshi Atdheut (Otadžbines) tonë. Ju bjeruni atyre pamëshirë! Duke i detyruar ata që të shpërngulen për në shkretëtirat e Anadollit”. Më pastaj ai do të deklaronte edhe këtë: “Serbia tenton që të zbatohen urdhëresat e Kongresit të Berlinit 1878, të cilat urdhëresa po presin që të realizohen tash e 34 vite. Serbia donë të punojë në frymën e Evropës. Ajo donë që t’i realizoj dëshirat dhe qëllimet e fuqive evropiane. Ajo donë që edhe gjakun ta derdhë vetëm e vetëm që ta realizoj ëndrrën e vëllezërve të saj. Ajo donë që në rrezik dhe me harxhimet e veta t’i realizoj vendimet e fuqive evropiane…”[1]
Kështu thoshte atëbotë Nikolla Pashiqi, për zhdukjen dhe eliminimin qenies biologjike të etnosit shqiptarë.
71 Ligor Mile p.p. 101; mbi tolerancën fetare të Mahmut Bushatlliut Krh. Vuk Vinever. Kraj dubrovačke trgovine, 35, Historia e Shqipërisë I, v.p. 444-446; 462-465; në fund të shekullit XVIII, nëpër qytetet e Shqipërisë dhe në mbarë Shqipërisë vërehen “trimëria dhe guximi i patriotëve dhe të pakënaqurve (...) që po kërkojnë mënyrën për ta hedhur poshtë robërinë e Portës Osmane”. Krh Arhives Nationales de France, AMM, BB-4, 13. Raport au Direktoire Wxekutif du le mai 1799, cituar sipas Ligor Mile, rreth lëvizjes kryengritëse shqiptare në çerekun e dytë të shek. XIX, e sidomos rreth kryengritjes së Kosovës në vitin 1844, studime historike 2 Tiranë, 1966 fq. 106; shqiptarët atëherë kanë mundur t’i japin grusht të fuqishëm Turqve, që nuk mbahet mend që nga koha e Skënderbeut e këndej, vetëm në saje të unitetit të tyre pa dallim feje dhe tolerancës fetare të pashallarëve të sipërpërmendur shqiptarë Krh. G. LL.Arsh, I .G. Senković, N.D. Smirnova v.p. 64-65, 68; mbi rëndësinë e lëvizjes së Ali Pashë Tepelenës dhe të Mustafa Pashë Bushatliut për lëvizjen e përgjithshme çlirimtare shqiptare etj. Krh. Mihajllo Gavrilović, Miloš Obrenović III Beograd, 1912 str. 102, 332, 361. Dr. Vidosava Stojančević, Severna Albanija pod turskom vlašću 1830-tih godina, Istorijski časopisi SANA, VII. 1957 str. 123; mbi tolerancën fetare të Ali Pashë Tepelenës, ka të dhëna edhe në burimet e më vonshme arkivale serbe lidhur me këtë është mjaft interesant edhe ky mendim: “Kryengritja e të krishterëve dhe myslimanëve të këtij vendi shqiptarë në parim nuk mund të konsiderohet si gjë e re. Administrata e Ali Pashë Janinës i ka afruar këta popuj dhe ia ka lënë të njëjtat kujtime nga e kaluar, e lavdishme, dhe të famës së dikurshme. Kujtime mbi Ali Pashën një soj çmohej si prej grekëve ashtu edhe prej Toskëve, mbi këtë më gjerë shih: AS, FIG, br. 1572, 1867. Članak o Albaniji povodom nastoječeg položaja Turske.
“Pa shkelë këmba e solldatës serbe në Durrës dhe në Selanik, nuk mund të flitet për një Serbi të mirëfilltë. Pastaj për Nikolla Pashiqin Stambolli, duhej të ishte kryeqendër ruse ndërsa Selaniku qendër koherente serbe. Për të ardhur deri tek ky realitet, Danillevski dhe Pashiqi e kishin për simbol ndarjen horizontale dhe vertikale të përdorimit të dhunës në dimension “Gewltsamakeit-dhunëshmëri-tirani-humane”. Mbi këto parime kriminale, duhej me çdo kusht të fitonte ideja e Vaselenës. Kuptohet, theksonte Danillevski, në një mendim të tij, se qëllimi i bashkimit të gjithë sllavëve nuk mund të realizohet pa krijimin e një politike ideore që mbështetet në majtizmin social, mendim ky do të ishte lakmues dhe atraktiv në shikim të parë për civilizimet që kanë popullsi të mëdha nëpër vendet rulare. Dhunësia dhe tirania në këtë fushë, për të ardhur deri tek qëllimi, sipas Danillevskit, ishte se deri sa perëndimi merrej me zbulime të reja gjeografike, sllavët duhet të shtrihen në të katër dete, me një shtrirje hapësinore prej 23 milion km2.
Harta Sanxhaku i Nishit
Perandoria pan-sllaviste e Nikollaj Danillevskit rus, do t’i përfshinte shtatë perandori, dhe një qytet me rrethinë të lirë, mbi të cilën perandori do të dominonte Rusia me më tepër se 19 milion km2 . Këto perandori të cilat e përbënin tërësinë pan-sllaviste ishin:
1). Perandoria Ruse me Galicinë, me një sipërfaqe prej 19 milion km2 .
2). Mbretëria Çeko—Moravo-Sllovake, e cila do t’i përfshinte: Çekinë, Moravinë dhe Hungarinë, kjo Mbretëri do t’i kishte 9 milion banor.
3). Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, e cila do t’i përfshinte: Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë, Shqipërinë Veriore me Kosovën, Vojvodinën serbe, Banatin, Kroacinë, Slloveninë, Dalmacinë, krahinat ushtarake të Gradishkës, Istrën, Qarkun e Trieshtës, me 75% të Karantanisë dhe 20% të Shtajerkës përtej Dravës kjo mbretëri sipas Danillevskit do t’i kishte 8 milion banor të shtrirë në 450.000 km2.
4). Mbretëria Bullgare sipas Danillevskit do të shtrihej në trojet e Rumelisë, Maqedonisë, dhe do t’i kishte 6 milionë banorë me një shtrirje sipërfaqësore prej 300.000 km2.
5). Mbretëria Rumune do të shtrihej në Vllahi, Moldavi, pastaj në një pjesë të Bukovinës dhe në gjysmën e Transilvanisë që është afër lumit Marash, në pjesën perëndimore të Besarabisë, kjo krahinë e banuar tërësisht me Molldavë, në këtë mbretëri përfshihej edhe Dobrugja, ku kjo mbretëri do t’i kishte 300.000 km2 , dhe 7 milion banor.
6). Sipas Danillevskit Mbretëria e pestë do të ishte Mbretëria Helene, e cila do t’i përfshinte këto territore: Thesalinë, Epirin, pastaj pjesën jug perëndimore të Maqedonisë, ujdhesat e Arkipelagut të Rodosit, Kretës, Qipros dhe brigjet e Detit të Zi të Vogël. Kjo Mbretëri do t’i kishte në fillim 4 milion banor dhe me një shtrirje territoriale prej më tepër se 280-300.000 km2.
7). Mbretëria Hungareze, do t’i përfshinte Hungarinë dhe Transilvaninë me një përbërje etnike prej 7 milion banor dhe një shtrirje prej 300.000 km2.
8). Rrethina dhe Mbretëria e Stambollit, do ta përfshinte një pjesë të Rumelisë, Azisë së Vogël, Bosforin, Detin Marmara dhe Dardanelet me Siujdhesat Galipol dhe Ujdhesën Tanedos. Në këtë etnitet te Perandorisë Pansllave në fillim do t’i kishte 2 milion banor
Këta popuj të ngjashëm sipas “shpirtit dhe gjakut”, me një madhësi etnografike prej më tepër se 125 milion banor, si kryeqendër të tyre kryesore sipas N. Danillevskit, do ta kishin Stambollin si “qendër natyrore”, dhe se me këtë bashkim moral dhe material të sllavëve do të shënohej edhe zgjidhja e çështjes Lindore, si e vetmja zgjidhje e mundshme konkludonte Nikollaj Danillevski. Kjo Perandori Pansllave shkruante pastaj ai më tej, do të kishte kredibilitet politik, aftësi ushtarake dhe vizion ekonomik të lartë për t’u mbrojtur nga Monarkia Frënge, sepse Perandoria Pansllave do të ishte Perandori e zgjeruar edhe në Mbretërinë Lindore Romake me kryeqendrën e saj Stambollin. Në këtë mënyrë do të përsëritej “koha e kaluar e artë e Peran-dorisë Bizantine, në formën dhe petkun e ri”.
“Deti pan-sllavë” gjegjësisht Perandoria Ruse, është themeluar nga shumë përroska, të ngritura në lumenj të mëdhenj. Natyra e triumfit të rrjedhës së tyre, sa më afër fundit për të humbur në detin e civilizimeve. Sipas Danillevskit kjo rrjedhë në gjysmën e dytë të shekullit XIX, po vinte duke u zbutuar tej mase, por triumfi pan-sllavë ishte evident. Butësia e klimës së atyre lumenjve (popujve), dhe se kjo konsiston në dykuptimësi si adjunkcion (lidhje) në funksion me të sotmen: “të shndërrimit të historisë në poezi”, në shpëlarjen e poezisë nga historia. Lidhur me këtë parim pan-sllavist, mësuesi i Danillevskit, i quajtur Homjakov për krenarinë e bashkimit të sllavëve në një Perandori dhe padrejtësitë historike që do t’ua sjellin të tjerëve kishte shkruar dhe ishte shprehur kështu në vargjet e tij artistike:
“Shikoni se si gjerësisht rrjedhin,
Në luginën e gjelbër të paluar,
Se si në brigjet e popujve tjerë bredhin,
Me shpirt të etshëm janë bashkuar”.
Kështu ishte skalitur politike epidemike e nacionalizmit pan-sllavist në Programin e N. J. Danillevskit, ku do të transformohet në tirani suptile “poetike”[2].
Dhe kështu filloi shkatërrimi i Turqisë evropiane nga Rusia Cariste, ku më pastaj menjëherë do të fillonte edhe cungimi i Shqipërisë Natyrale, që ishte gjer atëherë si një etnitet etnografik autonom edhe pse ndodhej nën Perandorinë Osmane, ajo njihej si territor etnografik shqiptarë prej më tepër se 90.000 km2 . Pastaj vet Turqia qysh me kohë i kishte rregulluar administr-ativisht, si njësi të veçuara fort mirë nga pikëpamja kombëtare, pastaj edhe banorët shqiptarë gjatë Perandorisë Osmane ishin ndarë në katër vilajete si ai i Shkodrës, Kosovës gjegjësisht Shkupit, Manastirit dhe ai i Janinës.
Sipas Dr. Sc. B. Dugollit, i cili duke u bazuar në materialet arkivale serbe AS. MUD; mbi dëbimin e dhunshëm të shqiptarëve autokton nga trojet e tyre etnike të Nishit dhe të Toplicës mes tjerash shkruan dhe pohon edhe këtë: “Vitet 1878-1879, pasqyrojnë shumë zhvillime dramatike në historinë e popujve të Ballkanit. Serbët duke u bazuar në programet e tyre utopike për krijimin e Serbisë së Madhe do të fillojnë luftën me Perandorinë Osmane.
Pas dështimeve të ushtrisë serbe në betejën e Timokut dhe në atë të Moravës u dëshmua se Serbia nuk ka forcë për “t’i çliruar popujt e Ballkanit dhe për ta dëbuar osmanlinj nga kjo trevë”. Pas luftës së vitit 1876, Knjaz M. Obrenoviqi, kishte proklamuar: “Se fati i popujve të Ballkanit është në duart e më të fortëve”[3]. Serbia me kohë kishte kërkuar ndihmë nga diplomacia ruse franceze gjermane dhe austriake për një luftë që do të merrte karakter të një kryqëzate ati-islame e ku në rend të parë do të pësonin shqiptarët. Me këtë mjegullim të çështjeve, e ashtuquajtura çështje lindore, do të ngrihet dhe polemizohet deri në tragjedi[4].
Pas lidhjes së paqes ultimative (të cilën Porta e kishte pranuar sipas kërkesës ruse), në dhjetor të vitit 1876, do të mbahet një konferencë ndërkombëtare në Stamboll dhe aty fuqitë e mëdha do të kërkojnë autonomi për Bullgarinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, gjë që edhe do të pranohet. Autonomia e këtyre vendeve do të garantohej nga fuqitë e mëdha, ndërsa sulltan, Abdylhamidi II, nën presionin e tyre, me 23 dhjetor 1876 do ta shpallë Kushtetutën me të cilën të gjithë qytetarët e Perandorisë cilësohen të barabartë. Në Konferencën e Stambollit, ministri i jashtëm i Portës, Safet Pashai do t’u referohet disa herë marrëdhënieve të acaruara shqiptaro-serbe. Nën krismën e topave, në praninë e diplomatëve të fuqive të mëdha akti i shpalljes së Kushtetutës dhe vendimeve të konferencës po bëhej i pa vlerë[5]. Këtij realiteti më së shumti do t’i besojnë shqiptarët sepse do ta kuptojnë më në fund se për ndërtimin e shtetit shqiptar duke zhvilluar luftë në tri fronte: kundër Portës kundër Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi, por edhe kundër fuqive të mëdha[6].
[2] Histiria e Popullit Shqiptar. Tiranë, 1965 fq. 449-451.
[3] D. M. Petrivić, “Ratne beleške sa Javora i Toplice” Arhiv Srbije, Beograd,1979.
[4] AS; MUD, Fond: Nikola Pašić str. u internetu www, Nikola Pasic
[5] Dr. H. Bajrami, “Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912” 1. Prishtinë, 2003 fq. 9 dhe 21.
Siç dihet, kjo filozofi politike,përkundër përpjekjeve,shqiptarëve nuk u solli asnjë përfitim.
Meqë, më 23 dhjetor 1876, ishte shpallur Kushtetuta,Porta do të refuzoj të pranojë çdo vendim të Konferencës së Stambollit. Diplomacia evropiane do të provojë që reformat të pranohen duke e përpiluar të ashtuquajturin Protokollin e Londrës (31 mars 1877),të cilin do ta nënshkruajnë lordi anglez Derbi dhe ambasadori rus në Londër, Shuvallov. Protokollin do ta nënshkr-uajnë edhe fuqitë e tjera. Me këtë protokoll kërkohej që Mali i Zi të lidhë paqe me Portën dhe të fillojë reformat. Këtë ultimatum rus Porta do ta refuzojë. Për shkak të këtij refuzimi më 13 prill 1877, Rusia do të shpallë mobilizimin ushtarak duke i aktivizuar 7 divizione në kufi me Turqinë. Pikërisht me 24 prill 1877, Rusia do t’i shpallë luftë Perandorisë Osmane. Në luftime, rusët do të sigurojnë fitore të mëdha, por njëherit, në prapaskenë, do ta përgatisin Serbinë dhe Malin e Zi për luftë të re kundër Perandorisë[7].
Në proklamatën e 1 dhjetorit 1877, Millan Obrenoviqi do të theksojë: “Unë në proklamatën e 21 shkurtit 1876, popullit tim të dashur i kam treguar se mbrojtja e çështjes së shenjtë ishte e imponuar, se ne ishim të detyruar t’i ulnim armët. Dje na ka rënë në dorë mundësia tjetër. Ç’është e vërteta, prej asaj kohe kur Serbia ka lidhur paqe me Portën fisi turk e ka pasuruar historinë e vet me krime të reja…”[8] . Me këtë akt, Serbia de facto u shpalli luftë shqiptarëve sepse synimi i saj ishte që të futej në tokat shqiptare.
Në luftën e shpallur kundër Portës marrin pjesë 89.800 ushtarë serbë, ndërsa në opsionet ushtarake angazhohen rreth 30% e tërë popullsisë. Në rrethanat e luftës sipas direktivave ruse divizioni i Moravës do të drejtohet kah Nishi për ta sulmuar masovisht Toplicën e banuar me shumicë nga shqiptarët. Korpusi i Shumadisë, do të drejtohet kah Piroti për të sulmuar, jo vetëm popullsinë shqiptare, por edhe repartet ushtarake të Portës[9].
Me mbështetjen e oficerëve dhe ushtarëve rus, sidomos në vijat komanduese, prej 16 deri më 28 dhjetor 1877 ushtria serbe do ta pushtojë Pirotin, duke dhënë në të njëjtën ditë urdhër që të gjithë shqiptarët të largoheshin nga ai sanxhak. Një ditë më vonë, më 29 dhjetor, Korpusi i Moravës do ta pushtojë Nishin, gjegjësisht sipas kalendarit të ri më 10 janar 1878. në rrethanat e krijuara te reja atëbotë, më 30 dhjetor,forca të mëdha ushtarake serbe do ta fillojnë plojën masive kundër popullsisë shqiptare nëpër qytete dhe rrethinat e tyre. Mijëra familje shqiptare do të largohen nga shtëpitë e tyre dhe kështu dalëngadalë lufta serbe kundër osmanlinjve do të marrë orientim antishqiptar[10].
Në rrethanat e luftës frontale dhe guerile forcat serbe të reparteve ushtarake me 6 dhjetor (18 dhjetor 1877) do ta sulmojnë Prokuplën dhe njëherit do ta pushtojnë atë për një kohë të shkurtër. Qytezën dhe rrethinën e Prokuplës e mbronin 2400 ushtarë të rregullt. Prej tyre 2000 ishin shqiptarë, ndërsa të tjerët turq dhe çerkezë. Në këtë fushatë sulmesh të pareshtura, më 10 dhjetor, ushtritë serbe të komanduara nga oficerët rusë do ta pushtojnë Kurshumlinë dhe qyteza do të shndërro-het në gërmadha. Me atë rast të gjithë nxënësit e medresesë do të pushkatohen pa asnjë gjyq, në një vend publik ku ishin renditur edhe shumë civil shqiptarë të sjellë nga lokalitetet shqiptare përreth Kurshumlisë. Serbët i bënin masakrat veç të tjerash edhe që ta frikësonin popullsinë. Ç’është e vërteta, Kurshumlia dhe rrethina deri në këtë kohë kishte qenë trevë shqiptare[11].
[8] Petar Opačić i Savo Skok: Srpski Turski ratovi 1876-1877 Beograd,1981 str.184.
[9] Po aty, fq. 215-Proklamata në origjinal.
[10] Arhiv Srbije (AS), Fond Knez Mihajlo Obrenović, u 5 dokumenta 1877.
[11] Dimitrije Mita Popović, “Borba u Toplici 1877-1878”, Beograd, 1878 str. 42; AS; Koleksioni pokloni, “Opsada grada Niša” dosje 217, 1877god.
Duke synuar realizimin e programit serb për okupimin e viseve shqiptare, me 3 janar 1878, disa forca manovruese serbe do të depërtojnë në Përpellac, duke siguruar kështu mundësinë e sulmit frontal ndaj fshatrave të Llapit nga një pozicion strategjik. Në lindje të këtij fronti, gjithnjë duke bërë masakra mbi popullsinë shqiptare, më 9 dhjetor 1877, njësitë e para serbe do ta pushtojnë Leskocin. Aty do shkatërrohet çdo gjë që ishte shqiptare. Kështu marrëdhëniet shqiptaro-serbe do të marrin karakterin e luftës së pashpallur[12].
Botuar më 31 dhjetor 1912 në “The New York Times” shihen shqiptarët duke u larguar nga Nishi më 1878.
Pas 16 dhjetorit 1877, ushtria serbe do ta fillojë fushatën më tragjike që është zhvilluar ndonjëherë në Ballkan kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare. Në spastrimin e Toplicës dhe rajoneve të tjera shqiptare, divizionet serbe të Danubit dhe Moravës ua kishin dhënë flakën 714 fshatrave. Ç’do shtëpi shqiptare digjej dhe shndërrohej në gërmadha. Me qindra e mijëra shqiptarë, në një acar të madh dimri, ishin detyruar të largoheshin në një pjesë tjetër të Vilajetit të Kosovës. Deri më 21 janar 1878 konsiderohet se kanë mbetur të ngrirë në borë, nëpër rrugë dhe shtëpitë e tyre me dhjetëra dhe mijëra shqiptarë, që nga Nishi e deri në periferi të Prishtinës (dhe nga Gërdelica,Vraja e deri në Kumanovë përreth Moravës mbetën të ngrirë në borë dhe acar më tepër se 27.000 shqiptarë autokton-vër. aut.). Në këtë luftë, sipas urdhrit të Seit Pashës, shqiptarëve që bënin rezistencë do t’u kërkohet të kthehen në shtëpitë e veta, meqë komanda turke e kishte pranuar kapitullimin. Shtrohet pyetja tronditëse: ku të ktheheshin shqiptarët kur ç’do gjë u ishte djegur e rrënuar[13].
Më 31 janar 1878 Hafiz Pasha do të urdhërojë ndërprerjen e operacioneve, ndërsa Nikollaj Nikollajeviqi (rus) do të promovohet si komandant i frontit ballkanik kundër Portës. Kështu do të mbarojë lufta dhe njëherit do të lidhet një lloj paqe në Edrene më 31 janar të vitit 1878[14].
Qeveria serbe në të gjitha viset e pushtuara do të vendosë diktaturën ushtarake. Ç’do person shqiptarë që konsiderohej me vlerë do të pushkatohet me këtë, qeveria serbe, më 10 shkurt 1878, do ta vendosë në Vrajë një komision ekspertësh prej të cilit kërkohej që të nxirrte sa ma shumë përfitime territoriale duke biseduar me oficerët të huaj, për t’i bindur se tokat e pushtuara banoheshin nga serbët. Në këto rrethana, çdo bashkëbisedues eventual shqiptarë e kishte të ndaluar të shprehej në gjuhën shqipe para të huajve. Nga ana tjetër, në Vrajë menjëherë do të fillojnë bisedimet për caktimin e kufirit të ri me pjesëmarrjen e Asaf Pashës gjeneral divizioni, Mustafa Beut nënkolonel i kavalerisë Ismajl Efendiu major, Hafiz Pashës gjeneral divizioni, Salih Beu koloneli i gjeneralshtabit dhe bashar Beu major. Bisedimet e këtij shtabi turk do të zhvilloheshin me oficerët përkatës rusë dhe me palën serbe, këto bisedime u zhvilluan për një kohë të gjatë[15].
Nga pala serbe,në bisedimet rreth caktimit të kufirit,do të marrin pjesë: Lubomir Tomanoviqi kolonel i gjeneralshtabit, Jovan Petroviqi major, Jevrem Velimiroviqi major i këmbësorisë dhe Dragutin Franaskoviqi, përfaqësues i pushtetit civil me autorizime ushtarake për dëbim të popullsisë shqiptare nga shtëpitë e tyre[16].
Nga pala ruse në bisedimet e Vrajës, do të marrin pjesë kolonelët Bodrikov dhe Shuvajllov dhe disa oficerë tjerë me grada më të ulëta, por që kishin kompetenca urdhëruese. Bisedimet në Vrajë do të zgjaten me qëllim deri sa të fillonte Konferenca e Shën Stefanit, një lagje kjo afër Stambollit që turqisht quhej Jeshilkej[17].
Marrëdhëniet shqiptaro-serbe pas luftës serbo turke do të hyjnë në një fazë të re tragjike. Si pasojë e luftës, jo vetëm që shqiptarëve ua grabitën pronën dhe i larguan në tërësi nga Sanxhaku i Nishit, por edhe u krijua tragjedia e muhaxhirëve. Ajo plagë nuk do të shërohej me asnjë çmim. Okupatori serb kishte bërë krime të papara. Sipas dokumenteve, vetëm për tri ditë, gjatë dhjetorit 1877, në 714 fshatrat e Sanxhakut të Nishit, Pirotit dhe të pjesës verilindore të Vilajetit të Kosovës nuk kishte mbetur asnjë shqiptar në shtëpi të vet. Të gjithë ishin dëbuar. Kjo tragjedi do të mbetet me dekada si një gur i rëndë rreth qafe,si një obligim për t’u kthyer në trojet stërgjyshore[18].
Që nga lufta serbo-turke, më 1876, politika serbe do të përhapë lajme nëpër Evropë se shqiptarët kishin marrë pjesë në luftë në anën e Portës. Kjo s’kishte të bënte me vërtetën. Përkundrazi. Qarqet ushtarake kishin bërë pushkatime masive të shqiptarëve dhe të tjerëve për t’i spastruar territoret para edhe pas luftës, të cilën e humbën më 1876. Shqiptarët, në luftën e vitit 1877, do të gjendet, siç thotë populli-midis kullës dhe çekanit. Të gjithë pa dallim, edhe pse u zotuan se do të mbeten lojal, u detyruan të shpërngulen në pjesën tjetër të Vilajetit të Kosovës. Duke e përjetuar rëndë tragjedinë që bënë armatat serbo-ruse mbi shqiptarët, këta do të përpiqen një kohë të gjatë të kthehen në trojet e veta, por ato ishin të rrënuara në tërësi[19].
Dëbimi masiv i shqipëtarve nga trojet e veta
[13] Po aty.
[14] Po aty.
[15] Po aty.
[16] AS. Keleksioni pokloni “Srpski Turski ratovi” 1877-1878 “Divizijske operacije” dosije 220; Orjetacija srpske vojske prema Prištini i Vranje dosije 269-Masakrat që i irrituan shqiptarët gjatë janarit të vitit 1878.
86 AS. Koleksioni i Jovan Ristiqit 1877-Letrat dërguar kryeministrit janar-shkurt 1878; Koleksioni i analizave politike që lidheshin me Paqen e Shën Stefanit 3. III. 1878; Zgjerimet territoriale të Serbisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi. Planet i kishte bërë Jovan Ristiqi personalisht dhe ato u realizuan në Kongresin e Berlinit në qershor 1878.
87 Po aty. Masar Rizvanolli: Mehmet Ali Pashë Maxhari, “Vjetari i Arkivit të Kosovës”, Prishtinë, 2005.
[19] Po aty.
Shqiptarët e vendbanimeve të rajonit Vrajë – Gjilan – Graçanicë, sipas burimeve serbe, nuk kishin bërë ndonjë rezistencë, por edhe këta do t’i dëbojnë nga shtëpitë për t’i bërë repartet ushtarake. Nga këto treva shqiptarët megjithatë do të ktheheshin më vonë, në etapa të ndryshme kohore dhe me marrëveshje të caktuara.
Shqiptarët e trevave të Drenicës, Shalës dhe Llapit do të bëjnë rezistencë, sidomos për ta mbrojtur Kurshumlinë, Prokuplen, Semakovën, Mehanën, Luginën e lumit Toplica dhe sidomos nyjën strategjike të fshatit Xhake. Sulmi do të bëhej me armatim të rëndë me topa dhe ai do të zgjaste deri në qershor të vitit 1878, ku shqiptarët do të rezistojnë pa u ndalur fare. Më në fund ishin të detyruar të tërhiqeshin sepse ashtu kishte vendosur Kongresi i Berlinit[20].
Marrëdhëniet shqiptaro-serbe kështu do të shndërrohen në një proces tragjik me fajin e politikës imperialiste serbe. Vetëm për shkak të organizimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për t’i bërë rezistencë Perandorisë Osmane dhe luftës kolonialiste serbe, kombi shqiptar ishte vënë në një rrezik të madh. Ky fakt do të mbetet përcaktues i marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy popujve, jo vetëm deri më 1912, por edhe pas këtij viti. Sjellja e Serbisë ndaj shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit dhe pozita e muhaxhirëve në Vilajetin e Kosovës do ta përkeqësojë gjendjen politike në të gjitha viset shqiptare. Gjendja shqiptare do të rëndohej tej mase nga skamja dhe mjerimi. Gati për një dekadë shiheshin muhaxhirët që kishin mbetur pa shtëpi. Ata ishin të detyruar që të bënin një jetë të vështirë sepse edhe Porta nuk u ndihmonte. Pastaj muhaxhirëve të mjerë nuk u ndihmonte, asnjë organizatë ndërkombëtare. Kështu llogaritet se shumë shqiptarë kanë vdekur nga vuajtjet dhe sëmundjet gjatë viteve 1878-1879, nëpër kasollet e tyre të ndërtuara nga buca dheu sesa që ishin vrarë gjatë procesit të arratisjes nga forcat serbe. Pas kësaj drame, një kohë të shkurtër nuk do të ketë konflikte të hapura të një forme të luftës guerile mes shqiptarëve dhe serbëve. Në fillim të vitit 1879 gjendja do të ndryshojë rrënjësisht. Shqiptarët ngadalë do të armatosen dhe do të ndërmarrin sulme për ta çliruar Toplicën Gërdelicën dhe sulme të tjera të cilat shtriheshin deri në afërsi të Prokuples dhe fshatit Xhake. Serbia, nga ana e saj, do të përhapë lajme të rrejshme nëpër Evropë, kinse ajo është për kthimin e shqiptarëve, por në prapavijë vepronte krejt ndryshe.
Siç shihet ushtria serbe e kishte pushtuar edhe një pjesë të Kosovës ku nuk kishte fare popullsi serbe. Por, nën presionin e fuqive të mëdha ushtria serbe do të detyrohet të tërhiqet në vijën e dytë të pozicionit të saj strategjik, në një hapësirë të mbuluar me disa korpuse nga Novi Pazari e deri në Përpellac, nga Merdari e deri në Vasilevc, nga Topalla e deri në Vrajë. Tërheqja e ushtrisë serbe është bërë më 20 shkurt 1878. Kështu, 215 fshatra të Vilajetit të Kosovës, të cilat deri në fund të shkurtit ishin të shkreta, nga marsi e deri në qershor në to do të kthehen shumë familje vendase, por edhe familje muhaxhire duke e filluar një jetë të re me plot vuajtje dhe rreziqe nga sëmundjet dhe sulmet e njësive çetnike serbe. Në 489 fshatra shqiptare, shqiptarët nuk do të lejohen të kthehen. Kështu midis Serbisë dhe Portës do të krijohet një problem diplomatik, por ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve do të krijohet një gjendje lufte[21].
Në këto rrethana edhe pozita e enklavave serbe në Vilajetin e Kosovës do të përkeqësohet sepse, jo vetëm muhaxhirët shqiptarë, por të gjithë shqiptarët si komb, me fajin e politikës serbe, do të shndërrohen në armiq të Serbisë. Jo vetëm muhaxhirët shqiptarë, por të gjithë shqiptarët si komb, do ta krijojnë ngadalë konceptin e tyre obligativ se duhet të armatosen dhe të luftojnë në tri fronte: kundër Portës, pastaj edhe kundër Serbisë dhe vendime të padrejta të fuqive të mëdha. Shqiptarët në këtë luftë nuk kërkuan asnjë pëllëmbë tokë të huaj, por do të kërkojnë me fjalë, me shkrim dhe me armë të kthehen në trojet e veta[22].
[20] S. Rizaj: V. Cit fq. 77.
[21] Dr. Jovan Hadži Vasiljević: Albanska Liga, Beograd,1909. str. 1.
[22] Isto, str.2, “Svi Arnauti koji su ostali u Srbiji bili su proterani tokom 1878”
Muhaxhirët shqiptarë të pakënaqur me gjendjen e tyre, të ndjekur nga Serbia dhe të lënë në pozitë tragjike nga Perandoria Osmane, do të fillojnë ta marrin drejtësinë në duar të veta. Duke mos pas fuqi t’i sulmojnë serbët andaj kufirit për t’u kthyer në tokat e veta, në shumë raste, muhaxhirët do të organizohen dhe do t’i sulmojnë enklavat serbe në Kosovë, për t’u vendosur në shtëpitë e tyre. Serbët, ndërkaq, duhej të largoheshin nga tokat e tyre, sepse pronat e shqiptarëve i kishin zaptuar po këta serbë andej kufirit, të pranuara pas Kongresit të Berlinit[23]. Shqiptarët ishin organizuar në çeta, në njësi më të vogla dhe në shkallë guerile shpesh do të ndërmerrnin aksione luftarake dhe hakmarrëse ndaj reparteve ushtarake dhe policore serbe, por jo edhe ndaj civilëve të pafajshëm. Këtë fakt e theksojnë edhe burimet serbe pa asnjë dilemë. Sulmet kundër reparteve ushtarake serbe, shqiptarët do t’i ndërmarrin përgjatë gjithë vijës kufitare, nga Plava dhe Gucia e deri në Kopaonik; nga këndej e deri në Perpellac, Merdar, Vasilefc, Medvegjë e Vrajë, gjithnjë me qëllim që të kthehen në fshatrat e tyre të mbetura shkretë në Sanxhakun e Nishit[24]. shqiptarët shpeshherë do ta kalojnë kufirin, do të zënë prita aty ku e njihnin terrenin, sidomos pranë ish-fshatrave të tyre dhe, me ditë të tëra, do të përpiqen që të paktën ta transferojnë pasurinë e tyre të tundshme që kishte mbetur e padëmtuar. Ngjante të kishte pasoja,të bëheshin luftime lokale me dy e tri ditë, sepse pastaj u mbarohej municioni. Sulmet e shqiptarëve ishin bërë masive sidomos në prill të vitit 1878 e deri në shtator të vitit 1879. pas kësaj kohe sulmet do të rrallohen, por nuk do të ndërpriten deri në vitin 1912. Mu për këtë orientim të shqiptarëve, që edhe me luftë të kthehen në trojet e veta, serbët, me ndihmën e oficerëve rusë dhe francezë, këtë kufi do ta shndërrojnë ndër zonat më të militarizuara në Evropë[25].
92 AS. Fond Jovana Ristića- 1878 Srpska vojska će se udaljavati od jednog dela osvojene teritorije 20.II.1978.
Letër e hapur zonjës Atifete Jahjhaga ,Kryeministrit Isa Mustafës, qeveritarëve dhe institucioneve të Kosovës!
Shkruan Asllan Dibrani
Presidentes së Republikës së Kosovës,
Znj. Atifete Jahjhaga,
Zoti Kryeministër Isa Mustafa ,qeveritar,parti në opozitë dhe jo opozitë,institucione dhe organe drejtuese të Kosovës me lejoni t’ju drejtohem me këtë letër të hapur mbi zërin e arsyes nga diaspora shqiptare nga shtetet e Evropës ku jemi ne të përqendruar përkohësisht,reagoj në emrin tim por edhe në emër të shumë biznesmenëve mërgimtarë,po edhe masës së gjerë të Diasporës shqiptare mesa vijon:
Duke u mbështetur në situatën e rënd ekonomike , politike dhe kulturore në atdheun tonë me një gjendje ekonomike të keqe dhe të pa shpresë,vendosa t’u drejtohem,sepse koha po tregon paaftësinë tuaj vepruese si udhëheqëse shteti me pasuesit e juaja qeveritar në krye me Isa Mustafen me ish Zotin Thaqi dhe të tjerë. U krijuar një hendek paralizues i institucioneve,po thuajse jo funksionale në të gjitha strukturat e tij.Sot populli i Kosovës ,qeveria institucionet e saj kanë humbur trendin politik për çka janë mandatuar,po edhe me fajin e popullit që ju dhanë votën në zgjedhjet elektorale duke vepruar sipas proverbit « Dikush thumbit e dikush patkoit »ma në fund s’dihet ma kush është zot shtëpie,të zhytur në korrupsion,kriminalitet dhe vjedhje!.Ka kohë që kam menduar t‘ju drejtohem me një shkresë apo më mirë me thënë me një letër të hapur,ngase shpresat , durimi dhe pritja e gjatë dhe e stërgjatë skadojë, pa as edhe një shpresë që situata do të përmirësohet në të mirën,fillimisht të popullit në Kosovë,po edhe pozicioni i mërgatës tonë të mrekullueshme. Ajo prej jush është gjithnjë duke u keqtrajtuar,injoruar dhe shfrytëzuar nga karagjozë të pa ndërgjegjësohem pranë jush zonja Presidente dhe juve zoti Mustafa me kompaninë tuaj »Politike ».
Shkaku dhe arsyet e letrës?
Shkas-motiv i kësaj letre të hapur ishte vizitat e juaja zonja presidente dhe shumë qeveritarë dhe delegacioneve të Kosovës tek diaspora shqiptare këto ditë!?. E harruar Diasporën shqiptare duke e zhgënjyer, pos në rastet e tilla të vizitave të ndryshme duke luajtur rolin e lypsarëve! Vizitat e juaja tash janë pas orës dymbëdhjetë , pasi u zhvesh i gjithë kapitali dhe djersa e mërgimtarëve nga Diaspora. Investimet e tyre u zhduken,nga ju që në emrin e lirësie e shkatërruat qenien shqiptare si emigrant.Ju ishit ata qe themeluar edhe partitë e rrejshme në Diasporën shqiptare sa për ta dobësuar dhe përçarë në mes vete.Praktika e juaj ka sjellë një përçarje në gjithë shtetet ku jeton ky komunitet. U përçamë deri në Amerikën e largët që ishim vepruam dhe kontribuuam për populli,lirinë dhe « Pavarësinë e Kosovës »!Sot në saje të politikës së juaj « mbi tre shqiptar,s’mund të bashkohen!.
Edhe unë isha viktimë e atij terrori serb,andaj emigrova ,si ish i burgosur politik,bashkë me mijëra student,profesor dhe intelektual për « Republikën e Kosovës të Pavarur!
-E kujtoj me dhimbje, i thyer në shpirt,i lënduar në zemër të kaluarën dhe sakrificat shekullore të mërgimtarëve. E kujtoj me dhembje nocionin refugjat që ta vret vëmendjen t’i kthehesh të kaluarës së tyre, që ikën nga vendi i vet për t’i shpëtuar presioneve dhe represioneve,personale dhe familjare, po edhe kolektive,nga tokat tona në Greqi, në Serbi,në Maqedoni nga Mali i zi, por me thekës të veçan,me rrëqethet lëkura ,kur kujtoj represionet e serbeve kundër popullit shqiptar të Kosovës. Edhe unë isha viktimë e atij terrori dhe ish i burgosur politik me vuajtje dënimi me vite bashkë me mijëra student,profesor dhe intelektual tjerë qe u dergjëm në kazamtet serbe për Republikën e Kosovës!. Ishim në burgje për një ditë ma të mirë për këtë populli .Represioni dhuna dhe terrori serb, na përplasi si refugjatët rrugëve të Evropës,duke ja kthyer shpinën Kosovës, kah këmbët edhe sytë!Koha i përplasi në të gjitha kontinentet. Mërgata shqiptare ,apo si po shprehet sot nëpër media »Diaspora Shqiptare » pati vlerat e përhershme nga të gjitha periudhat ne historinë e sajë,duke përshirë edhe kohën e rilindësve.Ata nuk heshtën,po veprimtarinë e vet kombëtare e shtrinë në gjithë Evropën e më gjerë. Ata ishin dhe luajtën rolin kryesor në « Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë » në krye me Ismail Qemail Vlorën,që arriti nga mërgimi dhe u bë emblemë e historisë shqiptare.Ky aktivitet nuk u ndal edhe në kohërat e ma vonshme siç është rasti i Kosovës. Diaspora shqiptare ishte bërthama dhe promotori kryesor i aktiviteteve,për themelimin e UÇK-së,që pati rolin kryesor në frontin e luftës. Me mijëra djem edhe luftëtarë nga diaspora u rreshtuan në frontin e luftës,duke e lënë luksin e shteteve perëndimore për çlirimin e Kosovës.Një numër i madh edhe i lanë eshtrat në frontin e luftës dhe nuk u kthyen kurrë ma në gjirin familjar të fëmija e vet. Sot një numër i madh nga ta kanë mbet pa përkrahje dhe pa mbështetje,të varfër dhe në skamje madje edhe të përbuzur nga komandantët e natës të Bllacës dhe të hoteleve në Tiranë!!!???…Sot manipulohet edhe me statutin e veteranëve si pjesëmarrës të luftës frontale duke ja zbehur vlerat nga përfituesit materialist.
Diaspora shqiptare ngritën vëmendjen ndërkombëtare për « Republikën e Kosovës »Kriminalitetin që ju,e prodhuat në qeverisjen tuaj gëlltitët më miliarda euro!
Diaspora shqiptare ishin që ngritën vëmendjen ndërkombëtare me protestat e veta në të gjitha kontinentet e botës për « Republikën e Kosovës ». Ata dhanë kontributin e vet duke e mohuar edhe vet-veten me financa materiale për çlirimin e Kosovës edhe arritjen e Pavarësisë së Kosovës ,nga e cila, ju po e hani nektarin e Pavarësisë në karriget e buta pa e vra ndërgjegjejen për pozitën e vështirë të popullit, që gjendet në skajshme të varfërisë dhe pasigurisë. Kriminaliteti që ju,e prodhuat në qeverisjen tuaj gëlltitët më miliarda euro nga e cila tani edhe faktori ndërkombëtar kërkon llogari se ku i latë paratë dhe miliardat e investuara!?. Kurbetëçarët e ndalen edhe kafshatën e bukës ndaj familjes se vet për ta rindërtuar Kosovën e pasluftës.-Diaspora ishte ajo që furnizoj me armë,Ushtrinë tonë të lavdishme në luftën kundër Serbisë. Kontingjentet e ndihmave shumë kilometrashe,ishte nga mërgimtarët në të gjitha cepet e kufijve për ta rindërtuar Kosovën. Ato mjete u futën në Kosovën tonë të dashur, por u keqpërdoren nga grupe mafioze politikajsh që nuk lanë gjë pa rrokullisur duke e shitur dhe privatizuar!?. Diaspora numëron një numër të madh biznesmenësh që investuan në Kosovë më shpresë se do të rimëkëmbim Kosovën e rrënuar nga pushteti serb-jugosllav.
Investimet e huaja në Kosovë ishin si rezultat i vet Diasporës!
Diaspora shqiptare me miliarda investoj në Kosovë,por kaluan në duart e mafisë që me taktikë,dhunë dhe frikë krijuan panik të biznesmenët,që investuan në Kosovë me qëllim të mos konkurrencës. Ato mjete u avulluan u treten u falimentuan dhe u avulluan nga represioni barbar që ushtuan ndaj tyre në emër të korrupsionit,ryshfetit dhe kriminalitetit ekonomik,duke i kushtëzua,shantazhuar deri me kidnapime dhe vrasje.Investimet e huaja në Kosovë,ishin si rezultat i vet Diasporës duke tërhequr investitorët e huaj me shumë peripeci,mundim edhe dialog deri sa janë bindur qe te investojnë në Kosovë. Kushtëzimet qe ju vuan 20 deri 30%, tu epën në dorë, haraçelinjëve ishte si pozicioni i parë qe u tremben të huajt dhe biznesmenët shqiptarë. Ata dhe biznesmenët shqiptar nga Diaspora u kushtëzuan nga gjysmë analfabetët që e kapen shtetin, e uzurpuan shtetin dhe ekonominë,kulturën dhe vlerat e tij po edhe ne fushën ekonomike të zhvillimit.
Presidentja dhe shumë qeveritarë, po e vizitojnë Diasporën duke luajtur rolin e lypsarëve!
Delegacionet e njëpasnjëshme të Kosovës duke filluar nga Presidentja dhe shumë qeveritarë, po e vizitojnë Diasporën duke luajtur rolin e lypsarëve. Këtë e praktikuan në shumë shtete perëndimore ku është i përqendruar emigracioni shqiptar duke kërkuar edhe ndonjë budalla që t’i hedh parat e veta në zjarr.Nuk ka ma budallenj të derdhin kapitalin e vet në duart e bandave.Paratë mos të harrojnë qeveritarët e Kosovës se me djersë dhe duar të përgjakura dhe mund të madhe i bëjmë. Diaspora nga zhgënjimet,humbjet dhe injoranca që po i bëhet qytetarëve të saj nga tip matrapazësh që nga pika kufitare janë të indinjuar. Atje bëjnë lloj,lloj maltretimesh duke i shkelur edhe ato pak rregulla që janë përligjur për Diasporën. Ne jemi të indinjuar që ta shprehim revoltën tonë edhe në këto momente aktuale. Me keqardhje protestoj në ketë gjendje dramatike që po e përcjell Kosovën. Për atë popull humbëm rininë nëpër burgje,në luftëra që ta sheh një ditë dritën.Atë dritë që e përfituam me gjak dhe e çliruam vendin nga okupatori, karagjozët e Kosovës, pra këtë popull e lanë në terr akoma me të pa drejtë.
Në vend që ti stimuloni prodhuesit tanë, ju ja qitni lakun në fyt me prodhimet e huaja posaçërisht nga Serbia!
Mjaft ma ngopnu njëherë,bëtë vila,hotele dhe pompa benzeni pa limit ,ngopnu…Ju nuk keni potencial as dije të hapni fabrika,të futeni në prodhime për hapjen e vendeve të punës dhe sigurimin e ushqimit për popull. Në vend që ti stimuloni prodhuesit tanë, ju ja qitni lakun në fyt dhe i futni prodhimet e huaja pa afat duke i mbledhur mbeturinat e mykura nëpër bodrumet e Evropës,posaçërisht nga Serbia!?. Karagjozët gjysmë analfabet të Kosovës që e udhëheqin sot Kosovën mjaft ndërtuan pallate me blloka të kuq dhe e shëmtuan infrastrukturën e Kosovës në formën ma të egër dhe ma barbare.Ata zunë tokat ma pjellore në Kosovë dhe ngritën pallate pa plane dhe me financa të dyshimta!.Mjaft i nxunë arat dhe tokat e bukës,andaj nuk keni çka kërkoni nga « Sharcat e Perëndimit » që shpesh dëgjohen edhe super fjalë ofenduese « na erdhën Sharcat »apo budallenjtë e Diasporës.
Nuk mund ta ulim kokën nga një klasë politike që lejoj lloj lloj misionaresh të Euleksit të thyejnë ligjet ndërkombëtare me kriminalitet,vjedhje dhe keqpërdorime në Kosovën tonë!
Nuk është për ta ulur kokën sot pran jush,që vratë popullin deri në vdekje në të gjitha sferat. Nuk mund ta ulim kokën pranë intrigantëve qeveritar në Kosovë,kur edhe një rruge nuk i la popullit për një shpresë, që Kosova do të bëjë progres në interesin e qytetarit.Nuk mund ta ulim kokën nga një klasë politike që keqpërdori vlerat dhe institucionet tona duke i lejuar lloj lloj misionaresh të Euleksit të thyejnë ligjet ndërkombëtare me kriminalitet,vjedhje dhe keqpërdorime siç ishte rasti i vjedhjes se miliona eurosh që ishin dedikuar për pasaportat biometrike. Ku mbeten miliona euro që u vodhën në Elektro-Kosovë nga punonjësi i Euleksit, ku mbeten me miliona të diasporës shqiptare nga e gjithë bota sot përballen populli me mbijetesë!.Shtrohet pyetja a me i ruajt dhitë ju votoj populli ju qeveritarë dhe deputet të Kosovës.Mos të harrojnë qeveritarët aksidental që po e qeverisni vendin,se « Diaspora Shqiptare ka qenë ,është dhe do te jetë me timonin flamurtar për të mirën e atdheut edhe atë, deri në Bashkimin përfundimtar të Shqipërisë,që pulpat e këmbëve u dridhen nga këto mesazhe madhore,kur i dëgjoni,e lere ma me marre iniciativa zyrtare qe juve u takon ta mekanizoni në instancat ndërkombëtare pasi Republike e Kosovës e keni bërë mish mashë. Ajo gjithmonë në gjirin e vet,ka pas intelektual,biznesmen dhe krijues. Çdo fëmijë i yni sot din dy e tri gjuhë të huajt,ndërsa deputetet e Kosovës as edhe gjuhen e vet shqipe,nuk e njohin mirë. Larg mbani shpresat,se do të gjeni ma budallenj, që nën tavolina i keni kërkuar përqindjen dhe haraçet.Biznesmenët shqiptarë nga diaspora ma mirë i fusin paratë në shtetet që kanë siguri financiare sesa bandave kriminale për trashjen e xhepit të tyre manë fund si dhuratë falin rininë dhe popullin ma vital Evropës,edhe atë përmes Serbisë ish pushtuese që zhvilloj terror me shekuj ndaj këtij populli.Edhe biznesmenët shqiptarë nga jashtë ndiqen nga Kosova duke i ngarkuar me lloj, lloj akuzash si pretekst mos konkurrence me teknologji moderne evropiane pikërisht me atë gjermane. Zonja Atifete,ku pate fytyrë me vizituar Zvicrën?,kur pikërisht nga Zvicra biznesmeni zviceran u kushtëzuar ta lëshoj vendin me mbi 300 punëtor dhe i bëri thirrje opinionit zviceran mos të investohet në Kosovë!!!.Atij ju lypen me qindra e mijëra euro haraç,nëse donte me vazhdoj veprimtarinë duke ju kërcënuar edhe me vrasje.Ai iu shmang vrasjes dhe mafisë kosovare,po mbeten 300 familje pa bukë,mbet Kosova me imazh të keq para Zvicrës, që sot jetojnë mbi 500,000 shqiptarë në atë vend.
Ju ishit ata që e anashkaluat Diasporën edhe në votime,por edhe në regjistrimin e saj.
Institucionet e Kosovës e harruat « Diasporën Shqiptare » për ta ruajtur karrigen tuaj. Organet dhe institucionet qendrore të Kosovës nuk janë preokupuar fare me këtë projekt delikat dhe me rendësi. Regjistrimi i popullsisë së fundit në Kosovë mbeti mjaft komplekse dhe konfuze. Projekti i shumë pritur nga populli i Kosovës për regjistrimin e popullatës pa u përfshire « Diaspora Shqiptare » krijoj një dilemë se ne shërbimin e kujt jeni ju?!. Aty mbeti pa u përfshirë gjithë territori i Kosovës pikërisht veriu i Mitrovicës. Në regjistrimin e fundit të popullsisë në Kosovë ,ajo ngeli pa miliona banorë që ju i mohuat, prandaj ajo po i kushton Kosovës edhe me numër që ja përgjysmuat… Për përjashtimin e diasporës nga procesi i regjistrimit si popullsi e përgjithshme e Kosovës, përveç Ministrisë së Administratës Publike dhe Entit Statistikor të Kosovës, përgjegjësi kanë pas në radhë të parë Kuvendi i Kosovës,me organet kompetente dhe veçanërisht Zyrëja e Regjistrimit të Popullsisë!.
Qeveria e Kosovës duhet të ketë edhe përfaqësuesit e vet nga Diaspora!
Prandaj kërkesat nga ne që të financojmë mos pritni. Ju fillimisht ndërgjegjësoni dhe ndërtoni institucionet e juaja që ta favorizoni qytetarin, po edhe Diasporën Shqiptare. Kriminelët burgosni,apo eliminoni nga skena politike me kusht që të kthehet besimi i humbur në organet e juaja. Qeveria e Kosovës duhet të ketë edhe përfaqësuesit e vet nga Diaspora. Me këtë rast ftoj edhe popullin që skamjen,varfërinë,pasigurinë edhe ekonominë tuaj në buzëgreminë edhe për një kafshatë bukë,bëni revolucion dhe ndryshone situatën,dhe këtë të keqe që ju mbeti në derë edhe me fajin e juaj përmirëson. Popull merrnju kapitalin kriminelëve qe u pasuruan në shpinën tonë dhe tuajën. Me votën e juaj i rritët,po rrënoni vet siç i rritët për kokën tuaj!.Bashkë me qeverinë duhet të ndërgjegjësohen,të gjitha institucionet tjera që mërgimtarit apo një investitori të huaj t’i sigurohet kapitali i tyre,jeta dhe lehtësimi deri në operimet e tyre në veprimtaritë që mendojnë të investojnë. Po,që kërkohet edhe kafen,ju duhet t’u qitni në kufi e lere qe t’i pengoni duke ju kërkuar « hise »pa qenë aksionar fare. Sot »Diaspora Shqiptare »sipas statistikave të lartshënuara ka me miliona njerëz jashtë vendi pa kurrfarë përfaqësimi në organet e Kosovës as në Parlamentin e Kosovës!?.
Ju ishit kasap ndaj biznesmenëve te Diasporës,por edhe ndaj vendaseve ndryshoni, ligjet në të mirën e ekonomisë!
-Juve ju dha rasti të bëheni kasap ndaj biznesmenëve te Diasporës por edhe atyre vendas, siç ishte rasti i një biznesmeni kosovar që me lot në sy e lëshoj Kosovës dhe mësyu Bullgarinë nga super politikajtë që qeverisin vendin,ma në fund me vetëdije apo pa të,po i mihin varrin Kosovës. “Mërgata ka investuar ma parë ,po tash do të hezitoj të investojë për shkak të burokracisë, korrupsionit, haraçit dhe sistemit të drejtësisë qe 16 vjet është fajtore si pozitë ashtu edhe opozitë të dobët.
Me shpërnguljen e popullatës nga Kosova,po i realizohen planet Serbisë me parullën « Vellika Serbija » Serbia e madhe!
-Këtë ma se miri i tregon fenomeni e boshatisjes së Kosovës nga populli ma vital për punë.Po i realizohen planet Serbisë që një ditë,pa popull nuk mundet t’i rezistohet nga shprehjet hegjemoniste të saj dhe antishqiptar. Zotërinj qeveritarë,po qe vazhdoni kështu me këtë politikë qyqare do ta rrezikoni edhe parlamentin nga një grusht serbësh unik që me një të ardhme të shkurt do të jenë faktor vegimtar për Kosovën.Ata po e shfrytëzojnë përçarjen e partive tuaja politike,të shumta në numër, po pa vlera në politikë,madje edhe si veprimtare,deri në ato islamike me aktivitete ekstremiste qe e mohojnë çdo gjë shqiptare. “Diasporën shqiptare ”, me gjithë kompleksivitetin e vet dhe zhgënjimin shumë vjeçar në qeveritë e Kosovës, ajo është thellë e indinjuar. Në këtë rast sa vjen e rritet akoma pakënaqësia duke konsideruar që të gjitha investimet e tyre në Kosovë janë të dështuara,mospërfillja e tyre gjatë pushimeve dhe vizitave në atdhe, keqtrajtimi i tyre nëpër pika kufitare ,(për një dokument terë familja ka pas rast qe e ka humbur pushimin pa kurrfarë arsye ku në shtetet perëndimore mund të zgjat vetëm 5 minuta rregullimi i tij )A do të mundin qytetarët e diasporës me i përballua këtij terrori psikik dhe fizik,le të mbetet ta shohim në të ardhmen,por me këtë politikë që ndiqet tani në « Shtetin tonë e pavarur të Kosovës » së përgjakur dhe të shtrenjtë e paguam ,ne të Diasporës. Prapë po ia lëmë kohës se apo del ndonjë forcë politike t’u ndalë hovin kësaj « Qeverie të Kosovës »apo për ndryshe do ta qoj popullin edhe ma thellë në qorrsokak duke u nxitur shpërngulja ,skamje dhe mjerimi…
nga Asllan Dibrani
për Medvegja REDAKSIA
Logo Medvegja REDAKSIA 2015
Autori i letrës është gazetar,publicist,ish i burgosur politik,anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtareve,Artisteve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani,poet dhe veprimtar shumë vjeçar për Kosovën dhe humanitar me banim në Gjermani.
Biografia kush është Asllan DIBRANI mundë të lexoni këtu: