
Si e kuptuan shqiptarët (kosovarët) demokracinë?
Të votosh dikend të familjes, të katundit, të anës…
Dikend që premton se do të të gjej një vend pune (pasi ti kesh dhuruar 2000-3000 €)
Kjo është votë « e lirë » dhe ti mund të bësh pazar me te. Me gjasë kështu mendoi shumica e votuesve.
Së paku ashtu e treguan rezultatet e zgjedhjeve.
E ata që e morën pushtetin, shtetin e konsideruan « bashqe të babës »
Jo taman.
Aty (ne bashqe…) do të mbillnin e korrnin, derisa këta korrën e korrën pa mbjellur asgjë.
E tani pasi korren gjithçka kishte për të korrur, me dëshirë do tia kthenin shpinën kësaj djerrine të quajtur Kosovë.
Meq e kanë kuptuar që kafshata e gllabruar është aq e madhe sa rrezikon t’ua zë frymën, ia japin krahun njëri tjetrit për ta zgjatur jetën deri në amullinë gjithëpopullore ose harresën kolektive.
Disa të tjerë luajnë lojën e plangprishësit për tua zërë vendin këtyre « nën dardhë » e mbledhur edhe ato pak fryte te mbetura.
E popullit?
I ka ardhur te hunda edhe republika, edhe politika, edhe partia, edhe komandanti, i merituari…
Me deshirë që sonte do tua shifte shpinën këtyre politikanëve, luftëtarëve… të cilët patën thënë e trumbetuar se « e larguan Serbinë » – por na i kthyen të gjitha të ligat që i pati ajo.
Por kjo e ngrat demokracie ka vendosur rregulla të shumicës e shumica te ne shqiptarët, për fat të keq i shkon prapa të paditurit, hajnit, të korruptuarit…
Vlerë konsiderohet « të kesh » e jo « të dish », vlerë po konsiderohet « të gënjesh » e jo « ta thuash të vërtetën », vlerë po konsiderohet ta sfidosh ligjin e jo ta respektosh ate.
Në këto qeveri të pas luftës kemi më shumë se 15 ministra të cilëve në librezën e virgjër të punës iu evidentua vendi i parë i punës – MINISTER
A ndodh kjo dikun tjetër në botën bashkohore, moderne? !!!
Feja islame e proklamuar në formën që po bëhet sot (turko-arabe) është edhe një e keqe tjetër që po e bren nga brenda popullin shqiptar.
Jo rrall nxiten debate ndërfetare të cilat përfundojnë me « hedhje gurësh » mbi vëllezër të fesë tjetër, me injorim deri në përbuzje të personaliteteve përmes të cilave na kanë njohur dhe identifikuar qarqet ndërkombëtare.
Ne me shekuj kemi qenë musliman por xhamia asnjëher nuk ka dominuar mbi odën, mbi shkollën laike.
Këta hoxhallar që po na e « mësojnë » historinë dhe po ua shpërlajnë trurin këtyre të rinjëve të cilët po i shesin si mish për top nëpër shtetet arabe, ishin në Kosovë gjatë kohës kur serbët vranin e prenin familjarët tanë, dhunonin motret e nënat tona?
Si nuk arrinin atëher ti motivonin këta « luftëtarë të Allahut » t’ia kthenin pushkën Serbisë!
Kishte thënë populli « të mirat vijnë ngadal » (kupto: po ua hape rrugën), derisa kur fillojnë të këqiat hape derën krah e krah, nuk kanë të ndalur.
Këto qeverit tona, këta politikanët tanë, këta « fetarët » tanë, tani më 15 vjet janë duke bërë punën e djallit – u kanë hapur derën të kqiave që pak- ngapak po ia zënë frymën këtij populli.
Këto të këqia që ua kanë sjellur Kosovës në veqanti e popullit shqipëtar në përgjithësi, një ditë do tua zënë frymën edhe vet atyre.
Kjo ditë do të vij atëher kur ky popull të zgjohet nga gjumi.
për Medvegja REDAKSIA , nga Ali Hajdini 07.04.2015,Francë