Këtë pyetje e parashtron secili individ nëpër damarët e të cilit qarkullon gjak shqiptari. Edhe pas tërë atyre masakrave, vrasjeve dhe vuajtjeve biblike që përjetuan shqiptarët, akoma vazhdohet me avazin e vjetër, duke vazhduar shqiptarët të qëndrojnë të ndarë e të përçarë mbi baza politike, partiake apo fraksionare, në baza rajonale e fetare. Dikush i bie thumbit, e dikush patkonit.
Çka duhet ndodhur që të afrohen shqiptarët me njëri-tjetrin! Vallë, a s’mjaftojnë njëzetë shekuj robërie që të njësohen, vëllazërohen dhe bashkohen shqiptarët rreth më një ideali të përbashkët: Çlirim dhe bashkim kombëtar, një herë e përgjithmonë nga zgjedha shekullore 2174 vjeçare! Siç duket asgjë deri më sot s’ka ndikuar në konsolidimin e radhëve e të konjukturave politike. As lotët e njomë të foshnjeve që u zvariten nëpër fëtyrë, as lutjet dhe hofshamat e nënave shqiptare, që përjetuan çastet më të vështira të golgotës shqiptare, as djegiet e qindra vendbanimeve, vrasjet dhe maskarat e kryera nga ordhitë çetnike, as varrezat masive të mijëra të ekzekutuarve edhe as tërë ato skena pikëlluese, që trishtuan mbarë opinionin liridashës botrëor.
Këtë shembull e kam marrë me rastin e ekzodit të shqiptarëve kur me qindra mijëra shqiptarë, siç qe rasti me Holokaustin e Bllacës: fëmijë, pleq e nëna shtatëzane shqiptare, në të ftohtë, në borë, baltë e shi; pa ushqim e pa barna, në qiellin e hapët, kërkonin lëmoshë nga Perëndia e nga Presidenti Klinton.Tërë këto skena trishtuese i shikonim në shkollë së bashku me një arsimtar hebre me emrin Isak, i cili në ato çaste m’u drejtua e më tha: Edhe ne hebrenjtë kemi përjetuar kësi skena trishtuese gjatë Luftës së Dytë botrore. Mandej vazhdoi:- Ne hebrenjtë kemi qenë populli më i ndarë, i përçarë e i shkapërderdhur para Luftës së Dytë, por pas asgjasimit të rreth gjashtëmilionë hebrenjëve, sot jemi kombi më unik e më i konsiliduar në botë; andaj, m’u drejtua ai: Besoj se dhe ju shqiptarët, pas gjithë këtyre pësimeve, do të bëheni kombi i dytë unik në botë. Mirëpo mjerisht thënia e tij dhe sot e kësaj dite s’u realizua. Pse? Shkaqet dihen! Në një anë themi se jemi kombi më bujar, më mikpritës e më besnik në botë. Po, këtë e kanë deklaruar dhe të huajt, siç shkroi dhe diplomati amerikan, Robert Wiliams, më 1914 në librin me titull ”Shqiptarët”, në të cilin pasqyrohen tiparet më të mira të shqiptarëve. Mendime të tillë kanë shfaqur edhe disa albanologë e letrarë, siç janë: Jokli, Hani, Pedersen, Bajron, Dora D’Istria, Stipçeviq, Shuflai etj. Mirëpo, poqe se e vërejmë dhe anën tjetër të medaljes, tek ne shqiptarët ekziston një bacil me emrin egoizëm.
Duam apo s’duam të pranojmë, ky bacil ka ekzistuar me shekuj, këtë më së miri në veprën e tij, ”Ferrëfenjëza”, e apostrofon rilindasi, patrioti dhe veprimtari dibran, Seid Najdeni, i cili, ja se ç’thotë për ndasitë që kanë ekzituar edhe në periudhën e Rilindjes: ”Para Zotit e popullit do përgjigjen tërë intelektualët pse në mesin e tyre ka ekzistuar përçarja”. Të arsyetohemi e të themi se për shkak të robërisë mijëra vjeçare ka dominuar përçarja tek shqiptarët, por parshtrohet pyetja, pse edhe në ditët e sodit, pas funksionimit të tre univerziteteve dhe dy akademive të shkencave, akoma vërehen simptome egoiste edhe në radhët e disa intelektualëve karrieristë e kolltukxhinj, të cilët, të verbuar nga epshet për pushtet, s’ mendojnë fare se në një të afërme do të japin përgjegjësi para Zotit e popullit!
Përçarja është një veprimtari antikombëtare
Disa kënaqen kur shohin se në mesin e shqiptarëve ekzistojnë fërkime, kundërthënie, zënka, përçarje e ndasi brenda faktorit politik shqiptar. Vëllau kundërshton vëllaun, shoku shokun dhe miku mikun. Kjo i përngjan kohës së Luftës së Dytë botërore e më pas, kur pjestarët e Ballit kombëtar etiketoheshin në reaksionarë e tradhëtarë, ndërsa në ditët e sodit, të rinjtë e të rejat shqiptare, që derdhën gjakun për Kosovë e për vatan etiketohen si ”marksistë e leninistë”, ndërsa qëllimi i të gjithë atyre që merren me tashethëme e me shkrime të tilla dihet se cili është: Të komprimitohet lufta heroike e shqiptarëve për liri e pavarësi, dhe: të shkaktohet përçarje e huti midis subjektit politik e ushtarak shqiptar, kurse uji të derdhet në mulli të armiqëve barbarë. Ndaj personave të tillë që përçajnë, në gazetën ”Shekulli”, shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare thekson:
”Përçarja është një veprimtari antikombëtare. Mandej vazhdon: E vetmja veprimtari që gjer më sot kanë bërë politikanët shqiptarë me zemër, me përkushtim, pa hile, me përgjegjësi, si të thuash, të lartë, ka qenë kacafytja. Kurse të kundërtën e saj, pajtimin e kanë bërë shkel e shko, sa për të larë gojën, për të fituar ndonjë ”bravo”nga Evropa ose për interesa thellësisht vetiake. Gjithë shqiptarët që jetojnë kudo në botë, zbutjen, pajtimin ndërshqiptar e kanë sot brengën dhe preokupimin më të madh. Në këtë pikë, thekson z. Kadare, nuk di ndonjë vend tjetër në Evropë, ku klasa politike të jetë në kundërshtim me vendin e vet dhe kundër tij, ndaj këtë veprim e konsideroj si veprimtari antikombëtare”. Kurse, në rubrikën ”Kolumna”, që botohet në gazetën”Fakti”, ish nxënësja ime shembullore, Adelina Marku-Ibrahimi, thekson: ”Historinë vazhdojmë ta shkruajmë me lapsa të tillë, që më vonë do të kishim dashur t’i shlyejmë sa më shpejt për t’i harruar sa më lehtë”. Thënie e qëlluar, sepse, ne shqiptarët shumë shpejt shlyejmë e harrojmë çdo ngjarje apo personalitet të historisë sonë kombëtare.
Kush është fajtor për të gjitha këto?
Janë disa individë korrespondentë e gazetarë, të cilëve mendimet u rrjedhin nga gërmazi e që s’ lënë personalitet të kombit tonë pa e përgojuar, duke filluar prej kryetrimit legjendar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, e deri te Ismail Qemali, Isa Buletini, Fan S. Noli, Migjeni, e të tjerë me radhë, mbretër e kryetarë të shtetit shqiptar; të mos flasim për intelektualët e personalitetet e ditëve të sodit, kundër të cilëve kryhet një nënvlerësim i paparë dhe i padëgjuar. Përgjegja na del se s’na qenka i mirë askush! Sa çudi! O Zot, ç’ndodh me ne! Derisa armiqët tanë, prijësit e tyre i marrin në mbrojtje, u thurrin legjenda, i mbështesin kriminelët gjakpirës edhe pse kanë kryer krime më të rënda ndaj njerëzimit, disa individë, të cilët s’janë në gjendje ta vërejnë anën tjetër të medaljes, në vend se të merren e të shkruajnë diçka të mbarë për t’i ardhur në ndihmë popullit tonë të shtypur shekuj me radhë, apo, në vend që të apostrofojnë varfërinë e sht(r)uar në të gjitha trojet shqiptare, kriminalitetin, korrupsionin, prostitucionin, narkomaninë etj., merren me thashethëme, me etiketime e nënvlerësime, thuaj se tërë punët i kemi në rregull, duke harruar se armikun akoma s’e kemi hequr qafe. Kësaj i thonë: ”Shti ujë e shti miell”.
Reflektim i ndasive
Thënë troç, ndarja mbi baza politike si në Shqipëri, Kosovë e në trojet tjera shqiptare shprehet edhe në jetën dhe veprimtarinë e mërgimtarëve tanë. Mërgata shqiptare sot ka marrë ngjyrime partiake, klanore e grupore edhe ashtu e politizuar tej masës. Këto ndasi vërehen dukshëm edhe në aktivitetin e asociasioneve e të shoqatave në mërgim, të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në organizimin e ofrimit të ndihmave, të manifestimeve me karakter kombëtar, kulturol, sportiv e shkencor. Intelektuali ynë i shquar, miku im i çmuar, akademik Esat Stavileci, ndër të tjera thekson:”Në ditët e sodit, faktet dëshmojnë se ne shqiptarët sot jemi ndarë në krahina e rajone. Mandej ndarjet tona çojnë deri tek ndarjet në qytete, në lagje e katunde. Kemi aq shumë ndasi sa që mund të kërcnohet edhe qenja kombëtare. Vallë, a mund të lejohen ndarjet e tilla?! Ndarjet e tilla vetëm se i thellojnë përpjekjet për të ndërtuar filozofinë e re politike: Një komb, një qëndrim, së cilës i mungon dhe këndi i tretë: Një shtet gjithëshqiptar, e cila tingëllon si parullë boshe në hapsirën shqiptare. Pastaj, vazhdon: Ne, si popull e si komb, sikur akoma nuk kemi mësuar shumë nga historia jonë plot 2171 vjet robërie, edhe pse lufta heroike e U Ç K-së në Kosovë, në Maqedoni dhe në Kosovën lindore na këndjelli kombëtarisht që t’i kthehemi njëri-tjetrit dhe vetvetes sonë, sepse o sot o kurrë duhet të nxjerrim mësim nga fatkeqësitë tona kombëtare, në mënyrë që të mos lejojmë përsëritjen e tyre.
Ne shqiptarët përgjithësisht i kemi kuptuar ”lojërat me vonesë që të tjerët kanë lozur me ne”, andaj dhe kemi pësuar rëndë si popull dhe si komb në histori. Se si do të reagojmë sot, do të varet shumë e nesërmja. Eshtë e vërtetë se ”duhet jetuar duke shikuar përpara, por duhet t’i kthehemi të kaluarës për të ndërtuar të ardhmen, sepse vetëm kështu mund të korrigjohen gabimet e së kaluarës. ”Të gabosh dhe të mos korrigjohesh, do të thotë të gabosh me të vërtetë”, ka thënë Konfuci. Ndërsa,Ajnshtan ka lënë një porosi të mirë: Mësimet e hidhura të së kaluarës duhet të mësohen përsëri” E vetmja gjë, për të cilën njeriu ndjen nevojë të vazhdueshme, është mësimi. Edhe çka duhet ndodhur që të mësohemi e t’i korrigjojmë gabimet nga e kaluara?! Parashtrohet pyetja: Vallë, ç’ndodh me intelektualët tanë?! Dikujt i flen në zemër ndjenja e afrimit, e tolerancës, e bashkimit dhe shtrirja e dorës së pajtimit. Kjo vlen më së shumti për intelektualët, sepse, siç thonte Mësuesi i popullit, Abdi Begu-Haxhiu i ndjerë: ”Intelektuali i vërtetë, jo vetëm që lypset të jetë tolerant, por, për interesat e popullit të vet duhet të bëhet hambar”. Këtë shembëll e kam marrë, sepse, ditën që kreva studimet univerzitare, mësuesi im më i dashur, z. Abdiu, më përqafoi ngrohtë e më tha: Urime diplomimin, Imi! Deri sot ke mund të fjalosesh e të kacafytesh me secilin dhe askush s’kishte me ta marrë për të madhe, por tash e tutje kij kujdes, të tregohesh tolerant, të bëhesh hambar e të durosh! Amaneti i tij dhe sot e kësaj dite më është ngulitur në kokë dhe kurrë s’e harroj. Ndaj, mesazhi i tij është edhe një këshillë për çdo intelektual.
Ndërsa, prof. im shumë i nderuar, z.Remzi Nesimi, ma lë këtë porosi: Kudo që të jesh dhe, sa herë që të diskutosh, asnjëherë mos e ngre tonin e zërit, sepse, ngritja e tonit është shenjë e njeriut të pakulturuar dhe do të tregohesh i paarsyeshëm. Sot e kësaj dite kurrë s’e kam harruar dhe mesazhin e gjuhëtarit tonë të spikatur, prof. dr. Remzi Nesimi. Sa çudi, disa intelektualë shqiptarë gjat diskutimit e ngrenë zërin aq lart saqë na përkujtojnë Zhilinovskin e Sheshelin. Që do të thotë se edhe inati është një bacil që domnon tek disa intelektualë. ”Për një fjalë goje, shqiptari-shqiptarit s’i fletë me muaj apo me vite të tëra”, thekson letrari-Fatos Harapi. Sot, më tepër se kurrë, e kërkon koha, e lyp nevoja, secili shqiptar, pa dallim feje, krahine apo ideje, për hir të popullit shqiptar të shumëvuajtur, të lodhur, syrgjinosur e katosur, i zhgënjyer e i ndarë në disa shtete, të shtrijë dorën e pajtimit e të ofrimit me njëri-tjetrin, të ulen në Sofrën e përbashkët, derisa sështë bërë vonë.
Njerëzit e mëdhenj leshojnë pe, veçanërisht intelektualët. Ndaj, për hir të popullit tonë të shtypur e të shumëvuajtur shekuj me radhë, shqiptari-shqiptarit lypset t’i lëshojë pe. Kemi shumë shembuj, por unë do e përmend trimin e madh hero, Miftar Hasani, i cili ne vetëmbrojtje gjat shërbimit në Armatën e kralit te Serbisë, më 1926, vret një çetë të tërë xhandarë serb dhe, gjyqi çetnik e denoi me vdekje. Gjatë vizitës së fundit dhe lamtumirëse qe ia bëri vëllai i tij, ai ia la këtë porosi: Vëlla i dashur edhe nëqoftë se të m’shon me shuplakë ndonjë nga vëllezërit e tu shqiptarë, mos ia kthe, por thuaj: Më m’sho edhe në anën tjetër të fëtyrës! Pa koment!
Në Platformën e Lidhjes Shqiptare në Botë, të cilën në Kongresin e Parë të mbajtur në Prizrenin historik e votuan mbi dymijëdelegatë nga mbarë bota, ndër të tjera përfshin dhe këto parime, qe i ka përfshi në Platformë, Akademik Esat Stavileci: „Neshqiptarëve, më shumë se largimi, na duhet afrimi, më shumë se përpjestimi, na duhet shumëzimi, më shumë se ndarja, na duhet bashkimi dhe, më shumë se armiqësimi, na duhet miqësimi“. Ndjenja e shpresës është akoma brenda nesh dhe, dashtë Zoti e të gjithë së bashku pas Pavarësisë se Kosovës, t’i përjetojmë çastet e vërteta të bashkimit fizik e shpirtëror të kombit tonë.
shkruan për Medvegja REDAKSIA , Ibrahim Egriu , 2015
3 partit politike ketu po mirren me pazare –fushat elektorale per pushtet deri sa Kisha ortodokse serbe vendos Kryq me lartësi 18 metra ne tokat tona-Fshatin Sjarinë-Medvegjë ne vendin ku gjat luftes se dyte botrore besimtaret e kesaj kishe Masakruan shqiptaret ne vazhdimësi,ndersa gjat luftes se fundit ne kosove 1998-1998 pikerishte ne kete vend deshohet per varreza masive gjata luftes se kosoves ketu i kan varros shqiptaret pra eshte vendi ku i fshehin krimet qe kan bere ndaj popullates civile . Ketu edhe KFOR-i ka qen ne këtë vend por si gjithe krimet qe behen ndaj nesh nuk zbulohen… e Partit Politike kan prioritet e veta perveq te drejtave tona. siq eshte rasti ketyre viteve te fundit me shlyerjen e adresave – vendbanimeve .
klikoni ketu per te shikuar vendin ku jan varresat masive (ku eshte ngrit Kryqi)
Me rastin e shpalljesë së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Medvegjës për 13 shtator .Subjektet politike shqiptare në Medvegjë duke përpiluar dhe renditur në një listë të vetme do të fitojn më shumë vende në këtë Asamble Komunale, që pastaj nëse përfaqësohen proporcionalisht do t’Ju takon Kryesuesi i Kuvendit , Nënkryetari i ksaj Komune, pa harrur edhe Këshillin Komunal si trupa punuese e profesionale dhe disa poste politike të drejtorive përkatëse dhe udhëheqje të ndërmarrjeve publike si që jatë ato Komunalive , Radios Lokale dhe ndërmarrjeve publike si ,,Banja e Sijarinës’’, miniera e Lecit etj . Duke garuar me një listë të përbashkët Shqiptarët e Medvegjës, do të jen një zë i unik i koordinuar në këtë kuvend, do përfaqësohen në legjislativ,Ekzekutiv,në këshillin Komunal e instanca tjera të ksaj komune , por edhe do të investohet më shumë në infrastruktur dhe kështu ndoshta do të mundë të ndalet pakë shpërngulja dhe zbarzja për shkak të mungesës së infrastrukturës , diskriminimit të parreshtur dhe mos përfaqësimit si duhet . Medvegja , dallon nga Bujanoci dhe Presheva pasi nuk është e përfaqësuar si duhet që nga viti 2002 , për shkak ndarjeve, përqarjeve të partive politike shqiptare në këtë rast u shpërndan votat dhe kjo çështje do të rregullohet vetëm përmes përpilimit dhe garimit me një listë të përbashkët të shqiptarëve të ksaj Komune . Gjasat jan tepër të mdha nëse në këto zgjedhje të parakohshme përmesë një liste të përbashkë për Asamble Komunale dhe kandidatë të përbashkët për Kryetar të komunës së Medvegjës do të arrijn më lehtë të jenë një zë unik duke u përfaqësuar shumë mirë dhe asnjë vot nuk do të humbet pasi edhe përfaqësimi në Komisionin Komunal të zgjedhjeve dhe nëpër qendra dhe vende votim së bashku me monitoriues të jashtëm mundësit e keqëpërdorimeve do të jenë minimal . Shqiptarët e ksaj Komune e kan provuar edhe përmesë kandidatëve të shumtë dhe me disa subjekte që kan garuar , por rezultati ishte që çdo zgjedhje fuqia elektorale , politike e ekzekutive e shqiptarëve në këtë komune sa vinte e dobësohej , prandaj një listë e përbashkët është shpëtim që të ruhet fuqia elektorale, politike dhe vendimmarrëse përmesë votës së lirë , por do të duhej garuar me një list bashkarisht ku votat do të mblidhen e grumbullohen në interes të përgjitshëm vetëm kështu në Medvegjë mundë të ruhet fryma , kultura , arsimi , investimet dhe përfaqësimi i dinjitetëshëm i gjithë spektrit politik shqiptarë që të kenë një zë dhe të jen unik .
Nëse mobilozohen të gjitha njerëzit e shoqërisë civile , si grupe , këshilla e shoqata që veprojn në Medvegjë, Kosovë e diasporë pa harrur aktivistë të të gjitha partive politike , intelektual , kuadro të shkolluara e njerëz të vullnetit të mirë që do të punojn e veprojn dhe që jan me të drejtë vote në Medvegjë , ky aktivitet arrihet pa dyshim.
Shkruan per Medvegja REDAKSIA Mr.sc Refik HASANI ,Gusht 2015
Të nderuar vendas medvegjas ! Në kohen e fundit të lëvizjeve politike e partiake që po ndodhin në Medvegjë rreth krijimit të një jete më të mirë, dhe krijimit të një fryme politike për kthim në vendlindje, desha t`ju kujtoi disa gjera. Në Medvegjën tonë historike tani të boshatisur, është e vërtetë që ju nënshtrua gjenocideve të njëpasnjëshme shekuj me radhë. Gjersa ishim shumicë ishim një mur qëndrese i pa thyer në trevat medvegjase. Vite të tëra qëndruam pa i lëshuar shtëpitë dhe vendlindjen. Ishin kohëra të shtypjes,mundimit dhe maltretimit të pa durueshme të asaj kohe.
Të gjithë këtë gjenocid populli i barti mbi supet e veta dhe nuk e lëshoi vendin. Viti 2000 ishte dera e fundit e lëshimit të trojeve. Kur popullit ju bashkuan lotët në majën e hundës nga torturat dhe mundime që na shkaktoi Serbia ,u detyrua të marrë pushkën në dorë dhe të organizoi luftën kundër armikut shekullor. Ishte kjo ushtria e UÇPMB –së në kuadër të tri komunave të Kosovës Lindore. Në këtë luftë të shenjtë , morën pjesë edhe populli medvegjas .U bashkuam të gjithë Diaspora shqiptare,Kosova Shqipëria dhe trojet tjera shqiptare..
Në atë kohë ne nuk njihnim parti politike, nuk kishim ndarje klanesh e familjesh ,të gjithë ishin të mirëseardhur në radhët e ushtrisë .Gjatë tërë kohës së luftës nuk u ndamë nga fronti,qëndruam Unik bashkë me vëllezërit nga Presheva e Bujanoci. Partitë politike u shkrinë ,nuk ekzistuan. PVD-ja e Rizah Halimit heshti në tërësi,po ashtu edhe dega në Medvegjë. Rizah Halimi dash e pa dash u detyrua të pranoi ushtrinë e UÇPMB-së, atij ju ndërpre rruga e Beogradit famëkeq. Me përfundimin e luftës, ne medvegjasit formuam Këshillin për kthim në trojet tona,e ringjallëm edhe partinë PVD-së ishte kjo një ide të cilën e përkrahnin të gjithë njerëzit e klaneve te ndryshme te asaj kohe,po edhe diaspora. Por ndodhi e kundërta !. Atyre të cilëve ju humbi pushteti gjatë luftës filluan të ringjallen.
Lufta e ktheu shkaun edhe një herë në bisedime. Na detyruan të ulemi në tavolinë më armikun. Ne krahu luftarak i asaj kohe, kërkuam me shkrim( Platformë )drejtat tona të pranohen ndërkombëtarisht. Të gjitha na u premtuan dhe u nënshkruan (Platforma e Konçulit 2001). Çka ndodhi tutje !!!? Riza Halimi një Lider i politikes me partinë e PVD-së u ringjall,filloi t`ju mbushë kokën medvegjasve të mbetur se vetëm ai është shpëtimi i tyre. Ashtu nuk ishte fare. Riza Halimi Medvegjen e shfrytëzonte vetëm për votat e tij kur kishte nevojë në zgjedhje.
Ju kujtoi : Ne zgjedhjet lokale për deputet komunal futi njerëz te pa shkollë,sepse nuk i interesonte çka tutje me Medvegjen,kurse në zgjedhjet Parlamentare ishte i organizuar deri në maksimum edhe në Medvegjë,sepse e kishte Beogradin mbrapa për të vazhduar më tutje misionin e tij si deputet . Ndodhi më e keqja ! Për mos pajtimin me PVD-në nga disa intelektual dhe popullatë e mbetur në trojet e Medvegjës ,formuan edhe një parti rivale. Nga ky moment hyri thika në fyt në mes popullatës së mbetur në Medvegjë ,por edhe tek ne në diasporë. Pati shumë fërkime politike në mes këtyre dy partive .Riza dhe krahu tjetër që nuk u pajtua me PVD-në.dhe PD-në ato zgjeruan partin me degë në dy komunat tjera. Me këto veprime të tyre shtini sherrin edhe në Diasporë,disa financonin njërën parti,e disa tjetrën parti ,sherri filloi e u zgjerua shumë larg. Dikur më herët kur ishim me një okupim më rigoroz nga shkau, fjalët ishin më të buta dhe më të shkurta . Kurse tani me një “demokraci” të gjithë u ringjallën edhe ata që dikur nuk ndiheshin të gjallë,po edhe ata që punonin kundër interesave të popullit ,me këtë “demokraci”prapë qojmë ujë në pus të armikut. E çka është më e keqja harrojnë krejt që Medvegja është një familje e madhe e popullit të këtyre trevave. Dua të them aty ku fyen e njollos,apo mbështetë dike, merë një epitet fyerje familjare. Çka tutje !? Ne diaspora,por edhe unë që dikur nuk përkrahja parti e individ ,po edhe shumë bashkëluftëtar të asaj kohe sot mundohem që nga 2 njerëz medvegjas ti bëjmë 200, kurse ata të politikes medvegjase e sidomos PVD-ja shtinë thikën në mesë tyre dhe nga 200 i shpartallon që të gjithë , vetëm për interesat e tyre individuale e partiake.
Kjo mënyrë e veprimit që sot po ndodhë në Medvegjë është skenar tipik i Serbisë me bashkëpunëtorë ….. Mjerisht ende nuk u vet-disuam ,që ne medvegjasit të organizohemi të gjithë se bashku për një problem të cilin e kemi sot, e patëm dje ,po duhet që urgjentisht të dilet nga ky kolaps politik. Sot kur kërkohet UNITET si kurrë më parë të gjejmë zgjidhje kjo nuk po ndodh me Medvegjën tonë po ndodh e kundërta. Riza Halimi është tipik komunist i përbetuar, sipas disa informatave ai ka fillua të bëjë koalicion me parti politike Serbe me SPS dhe partitë tjera që po ashtu janë bashkuar shumicë t`na përmbysin si gjithherë. Menduam që pas masave të dhunshme që hynë në K.K Medvegjës,në këto zgjedhje do të vetëdijesohemi dhe të organizohemi njëherë e përgjithmonë me mirë ,më të bashkuar dhe do të dalim me një listë të përbashkët për zgjedhjet komunale .Mendoj dhe jam shumë i bindur sikur të gjitha fraksionet si parti politike ,shoqata e njerëz të vullnetit të mirë, të organizohemi sot me një Unitet ,të dalim me një listë ,me kandidat të cilët vet ata do ti propozojnë, do të ishte ajo që ndoshta nuk do të përkulemi para armikut ,e jam i bindur se nuk do të dalim tradhtar para popullit shqiptar –medvegjas,sepse të bashkuar si humbja si fitorja janë të përbashkëta.
Si duket sot po përsëritet prapë skenar i pa lakmuar për popullatën medvegjase. PVD-ja dhe PD-ja kanë filluar një garë parazgjedhore me klanet e tyre,ku mjerisht në to janë kyçur disa njerëz që dikur ishin kundër programeve të tyre , e të cilët po bëjnë takime në kafenetë e Prishtinës dhe vendet e ndryshme ,e dalin me komunikata të tyre jo reale dhe jo bindëse për popullin. Një befasi të cilën nuk mund ta paramendoj si një njeri i “Çeliktë” Fehmi Beha mori guxim të hyjë në garë me një Parti tjetër e cila po ashtu nuk tregoi asnjë rezultat nga e kaluara Besoi që koha nuk premton të luajmë me fatin e popullit medvegjas,duhet urgjentisht të bashkohemi,të organizojmë e të dalim me një LISTE të përbashkët e kurrsesi ndaras të hymë në këtë garë zgjedhore. Unë nuk di ,as nuk mund të paramendoj ku dhe si do ti tubojnë nga 200 nënshkrime këto parti dhe individ si kusht që kanë të hyjnë në garë. Kjo mënyrë siç kanë filluar sot PVD-ja dhe PD-ja është vetëm gabim i radhës që po përsëritet vite me radhë, dhe e cila do t`na hedhë prapë në binarët e lokomotivës famëkeqe serbe ,që të gjitha të drejtat tona të vendosin serbet e Medvegjes me Beogradin ,kuptohet me ndihmën e disa shqiptareve të cilët nuk kanë aspak mëshirën e Kombit. Andaj ,për hir të Kombit. Për hir të gjakut të dëshmorëve të UÇPMB-së Për hir të –të gjitha torturave dhe gjenocidit që ju bënë popullit medvegjas shekuj me radhë .
Për hir të atyre tokave e varrezave të boshatisura në vetëlindje.! BASHKOHUNI që të gjithë ta përmbysim njëherë atë makineri shkau që çdo ditë po gjejmë vdekjen nga torturat e tij.
shkruan për Madvegja REDAKSIA Shaban Abazi Kazakistan 19,08.2015
Sivjet bëhet një dekadë nga organizimi i takimeve të vendlindjes që filluan në vitin 2005 , për herë të par në Malësi të Bujanocit,këto takime jan organizuar pas shumë përpjekjeve dhe ishte marrë vendimi që nga Gjilani, Bujanoci dhe Kamenica e vende tjera të organizohemi me autobus dhe me mjete të të qytetarëve që dëshirojn të marrin pjesë . Këto takime të para dhe për një dekadë ishin dhe janë meritë , kontribut dhe angazhime të dhjetra e qindra aktivistëve , veprimtarëve , rinisë studentore , mërgimtarëve, mësuesë e veteran të arsimit , intelektualë dhe donatorë që ndihmuat dhe mbështetën në forma të ndryshme aktivitetin dhe takimet tradicionale të Malësisë së Bujanocit . Këto takime karakterizohen dhe kan disa specifika të veqanta pasi shumica e ksaj popullatë tani jeton në Gjilan e gjetiu e që për tu mbajtur manifestim i takimeve duhet të kalohet kufiri administrativë në Muhocë . Takimi i parë është mbajtur më 14 gusht ditën e dielë para dhjetë viteve , dhe ishte një masë e madhe që asnjëherë nuk mbahet mendë që kishte një masë aqë të madhe të njerëzve , pasi ishim shpërngulur, dëbuar dhe zhvendosur . Në këto takime të para kishte program dhe aktivitet kulturore dhe artistike shumë të pasur por edhe u nderua me pjesëmarrje nga struktura Komunale të Bujanocit . Masiviteti i këtyre takimeve , pjesëmarrja aqë e shumtë në këto takime organizimi tepër i mirë dhe nga frika që mundë të kthehemi ne Malësia e Bujanocit e trembi Beogradin .Të nesërmen , pra më 15 gusht 2005 gjatë vizitave të pronave të tyre në fshati Priboc ndodhi burgosja e shtatë të rinjëve,ndodhi maltretimi dhe keqëtrajtimi duke i arrestuar dhe pastaj edhe pse u liruan u denuan në të holla . Këto takime përveqë në këtë vit vazhduan të mbahen sipas një vendimi nga organizatorët në ditën e fundit të muajit korrik në vitin 2006 dhe në vitin 2007 nga Shoqata e të shpërtngulurve shqiptarë ,,Vatra’’ , me seli në Gjilan . Kurse në vitin 2008, kan vazhduar takimet të organizohen nga Këshilli i Malësisë së Bujanocit ku është arritur edhe të vendoset pllaka përkujtimore , kurse që nga viti 2009 , 2010 dhe 2011 nga Lëvizja për Kthim dhe Integrim ,,Guri i Zi’’,kurse në vitin 2012 dhe 2013 nuk pati ndonjë organizim . Në vitin 2014 ,ishte një organizim i përbashkët,që u mbajtën në fillim të muajit gusht. Kurse dita e dielë e fundi të muaji korrik ishte dhe mbetët për çdo qytetarë të dy Bashkësive Lokale që jan Malësi e Bujanocit.
– BL-Zarbicë , me fshatrat : Suharrën , Novosell dhe Priboc dhe
– BL-Muhoc , me fshatrat : Ramabuq , Qarr , Xherxhec dhe Bilinic,është muaji i takimeve të vendlindjes.
Mbajtja dhe vazhdimi i takimeve të Vendlindjes në Malësin ton , ngjallë shumë kujtime . Si rezultat i këtyre organizimive shumë njerëz tan u inspiruan dhe do të inspirohen nga këto takime , tani që po mbushen dhjetë vjetë . Lindën shum propozime , dhe do të vazhdojn të marin formë shumë inciativa . Po , mos të ishin takimet as pllaka përkujtimore nuk ishte arrit të vendoset, tani ku gjendët .Po mos të ishin takimet as edhe shkrimtari , publicisiti , Mësuesi dhe veterani i arsimit që hapi shkollën shqipe në Malësin ton Tahir ( Zeçë ) BERISHA , jo që do të kishim arsye ta ftonim por as nuk do të merrte pjesë fare .Takime e vendlindjes, sikur kan dhe do të inicojn shum gjëra në të mirë të asaj ane .Prandaj vërtet ky ishte aktivitet që është zhvilluar për një ditë të vetme që është shpalosur në këto takime , por : Gati gjatë tërë vitit ka patur takime , biseda që jan shtruar dhe trajtuar tema jo vetëm për këto takime por edhe për shumë çështje që i mundojn dhe preokupohen vendasit ton kudo që janë .Mbajtja gjallë e këtyre takimeve të vendlindjes do të ndihmonte edhe rrumbullaksimin e projektit kapital për asfaltimin e rrugës Muhocë-Zarbicë, meremetimin e Mejtepit shekullor,ndërmarrjen e shumë inciativa për të gjitha lagjet e këtyre fshatarve të Malësis son . Këto takime për të gjithë ne Malësorët ishin dhe përherë do të mbesin si një : Frymëzim për ne, inspirime dhe njohje e çmallje në mesë të gjëneratave tona , Manifestim për të gjallët , ishin një lloj akademi për ti nderuar të gjith të rënët e asaj ane , ishin mbështetje për ata pak banor të mbetur , ishin dhe do të mbetën kurojo e forc që të vazhdojn të qëndrojn në ato troje etj .Takimet luajtën rolin që të çmallemi me vendet e të parëve tan , ti vizitojm varret e të parëve , të përkujtojm e nderojm mundin , djersën dhe sakrificën e paraardhësve ton.
Muaji i korrikut,shenon hapjen e temës për organizimin e takimeve tradicionale të vendlindjes në Malësi të Bujanocit , ku do të shtrohen për diskutime organizimet , ku do të kyqen një numër më i madh i njerëzve të të gjith moshave , profesioneve e bindjeve të ndryshme . Organizimi i përbashkët dhe vazhdimi që të mbahen gjallë këto takime mbi të gjitha, të jen të përbashkëta në një ditë për të gjithë , pasi jan sivjet edhe takime jubilare 2005-2015 .
Lindi u rrit e jetoj ne Fshatin Tupalle të Medvegjes deri ne ditet e fundit te jetes ne moshen 78 vjeqare duke punuar per ta mbajtur gjall kete vend, por kur shkoj per tu sheruar ne Prishtine (per disa muaj)me tu kethyer, Shteti Serb dhe diskriminues nderkohë ja kishte hjek shtetesin dhe nuk ju mundesua qe te vazhdoj dokumentat ne vendin e vet… me këtë lajm te hidhur nuk u pajtua dhe i dha funde jetes se tij… Kjo ishte deshmia dhe sakrifica se sa ishte i lidhur me Tuapllen per ta mbajtur gjall…
Ne ditet ne vazhdim do ju sjellim lajme te tjera per kete fenomen te heqjes se shtetesis
Medvegaj REDAKSIA i shpreh ngushellime Familjes SINANI
1.GJYKATA SPECIALE PRODUKT I FABRIKIMEVE TË SIGURIMIT SHTETËROR SERB
Shkruan: Halim Hyseni
PSE NUK DËGJOHET ZËRI I DY AKADEMIVE?
Reagim ndaj presionit ndërkombëtar për themelimin e Gjykatës Speciale Gjykata Speciale, legalizim ndërkombëtar i diskriminimit të kombit shqiptar në Kosovë
Armiqtë tanë dhe të miqtë tanë, në bashkëpunim edhe me miqtë e deklaruar të sotëm tanë, për shkak të interesave gjeostrategjike, bazuar në gënjeshtra, fabrikime, montime janë duke legalizuar ndërkombëtarisht në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me kartën e KB, Deklaratën e Përgjithshme për të Drejtat e Liritë Themelore të Njeriut, si dhe me paktet dhe konventat me të cilat mbrohen të drejtat dhe liritë e njeriut, diskriminimin dhe viktimizimin të kombit shqiptar dhe Republikën e Kosovës duke shpikur Gjykatën Speciale, për gjoja krimet e bëra të UÇK-së gjatë viteve 1998- 1999. Ky proces i presionit të tmerrshëm ndërkombëtar, i bërë dhe i udhëhequr nga « miqtë tanë », është produkt edhe i paaftësisë, mungesës së integritetit moral dhe kombëtar të gjithë udhëheqësve të cilit për interesa meskine personale, klanore, provinciale shkelin rëndë mbi gjakun e derdhur të rinjve dhe të rejave më të mira të këtij kombi të cilit dhanë jetën e tyre për t’u realizuar ëndrrat mijëvjeçare të kombit shqiptar të këtyre të trevave për liri, pavarësi dhe barazi dhe jetë të përbashkët në paqe me kombet dhe të racat të tjera që jetojnë në hapësirën që quhet Evropë, ku ky populli ishte i pari me gjuhë, shkrim dhe civilizim, për çka ka argumente të pakontestueshme shkencore, por të cilat tani me vështirësi po dalin në dritë nga injoranca e « shkencëtarëve » tanë të shkolluar me ideologji sllave si dhe nga propaganda e madhe shumë mirë e organizuar e çarqeve ruso – serbe.
Presioni për themelimin e Gjykatës Speciale është edhe indolencë dhe mjerim i institucioneve tona akademike dhe intelektualëve shqiptarë
Themelimi i Gjykatës Speciale, me të cilën gjoja do të hetohen krimet e pretenduara individuale të pjesëmarrësve të UÇK-së, e që fare nuk është ashtu, siç edhe do të argumentohet edhe në këtë reagim. Duhet pranuar se themelimi i saj është edhe pasojë e indolencës si institucioneve tona akademike dhe intelektualëve shqiptarë, i të gjitha trevave, të cilat dhe të cilit, as sot kur po bëhen përpjekje të organizuara botërore që t’i vendoset laku në fyt kombit tonë në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti, ashtu si është bërë edhe në të kaluarën, as tani, kur kemi pasur shumë mundësi, nuk arritën të jenë unikë e të vendosur në mbrojtjen e interesave kombëtare, sepse nuk mundën të dalin përtej interesave të ngushta personale dhe meskine me çka është dëshmuar se institucionet shkencore shqiptare dhe intelektualët shqiptarë, në të vërtetë nuk janë akademike dhe intelektuale meqë detyra e institucioneve akademike dhe e intelektuale është të kenë guxim të sakrifikohen për të vërtetën, për barazinë njerëzore, për mbrojtjen e të drejtave kolektive dhe individuale kombëtare e shtetërore. Ky popull me dy akademi shkencore, në kohën kur Kosovës dhe kombit tonë po i vendoset laku në fyt dhe kur po bëhen përgatitjet për njollosjen ndërkombëtare juridike, të bazuar në gënjeshtra, fabrikime, montime, inskenime, paragjykime dhe stereotipa të motivuara në ideologji ekspansioniste dhe raciste serbe është lënë në duar të atyre të cilit, që 171 vite pa ndërprerë bazuar mbi 40 projekte të njohura dhe legale për shfarosjen e kombit tonë, që përsëri pas krimeve më të tmerrshme njerëzore pas Luftës së Dytë Botërore të bëra mbi popullin shqiptar dhe jo vetëm mbi të, por edhe mbi popullin boshnjak dhe kroat, në aleancë me forcat e errëta satanike të faktorit ndërkombëtar, sërish do të vendosin të sakrifikojnë popullin shqiptar për interesa gjeostrategjike dhe të favorizojnë politikat gjenocidale serbe ashtu siç dhe kanë vepruar nga koha e nënshkruar të Marrëveshja e Shën Stefanit deri më sot. Në këtë kohë tepër të vështirë për kombin tonë, as Akademia në Tiranë, e sa Akademia në Kosovë nuk bënë as gëk as mëk për dëmet dhe pasoja kombëtare që do i sjellë themelimi i Gjykatës Speciale. Është e turpshme heshtja e intelektualëve, sidomos e atyre që veten e shohin si baballarë të kombit që heshtin dhe të cilit kanë përfituar tepër shumë nga mundi, sakrifica besimi dhe mbështetja që ky popull i varfër, por krenar, ka dhënë për ta. Është mëkat dhe përgjegjësi historike e z. Bujar Nishanit që fton në marrjen e vendimit për themelimin Gjykatës Speciale. Edhe ky tregon se sa i pa përgjegjshëm është kur del me deklarata të tilla, me të cilat ky haptas përcaktohet kundër interesave kombëtare dhe mbështet ato forca të errëta të cilat dëshirojnë që të ndëshkojnë popullin shqiptar dhe Kosovën dhe të rehabilitojnë forcat gjenocidale serbe, të cilat që nga shekulli i VII, ashtu siç thotë edhe mikja e jonë e shquar Edit Durham, pandërprerë kanë bërë masakra të tmerrshme mbi popullin iliro – shqiptar Z. Nishani me thirrjen e tij për themelimin e Gjykatës Speciale e bazuar tërësisht, siç do të argumentohet edhe në këtë shkrim, në gënjeshtra, montime, inskenime, fabrikime serbe me forcat e errëta dhe satanike ndërkombëtare (siç janë: Carla Del Ponte, Dick Marti, Williamson, etj) ka shkelur mbi gjakun e të rinjve dhe të rejave shqiptarë të cilit dhanë jetën, rininë, gjakun e vetë të njomë për barazi, drejtësi, liri, pavarësi, miqësi dhe jetë të dinjitetshme të këtij kombi me të gjitha kombet tjera të lira, demokratike dhe të pavarura. Z. Nishani mund të jetë kryetari i Shqipërisë, apo diçka tjetër, por jo edhe përfaqësues i kombit shqiptar, sepse haptas është angazhuar për rehabilitimin e krimeve të bëra nga serbët në Kosovë dhe në trevat tjera etnike dhe të ndëshkohet lufta e drejtë dhe çlirimtare e popullit shqiptarë me ftesën e tij për themelimin e Gjykatës Speciale.
Instituti inekzistent
Që në vitet e para pas përfundimit të luftës në vitin 1999 jam angazhuar për themelimin e një instituti, i cili do të merret me hulumtimin dhe ndjekjen penale të bartësve të krimeve të bëra nga forcat serbe në Kosovë. Kam kërkuar që procesi i hetimit të krimeve të mos jetë përcaktuar për kohën e luftës së fundit të viteve 1998-1999, por që ky proces të shtrihet për të gjitha krimet e bëra nga Serbia dhe pushteti saj nga dëbimet dhe masakrimet që kanë filluar 1877/78 deri në vitin 2000, kur « Rojet e urës » në pjesën veriore të Mitrovicës masakruan dhe dëbuan me dhunë më brutale të mundshme nga kjo pjesë popullatën shqiptare. Është dashur të kalojnë 11 vjet të plota që kjo ide të realizohet. Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës është themeluar në vitin 2011 dhe siç thuhet në You Tube është themeluar që të hetohen krimet e luftës nga viti 1990 deri në vitin 1999. Nga ajo kohë, si duket, ky Institut nuk ka kryer asnjë pune, sepse nuk ka ueb faqe, nuk ka publikuar asnjë informacione për punën e bëre brenda këtyre katër viteve. Logjika thotë se ky Institut është themeluar jo për të hulumtuar krimet e luftës por për të penguar hulumtimin tyre, sepse e po të ishte themeluar për hulumtimin krimeve të luftës, ne do i kishim së paku tri dokumente kryesore:Atlasin e masakrave të forcave serbe në Kosovë duke filluar nga 28 shkurt 1998 kur policia serbe vrau 24 qytetarë shqiptarë në Qirez dhe Likoshan dhe ku pësuan familjet Ahmeti dhe Sejdiu. Aty do ishte maskara e bërë mbi familjen e Komandantit legjendar, Adem Jashari bërë me 5,6 7 mars 1999. Po ashtu, do i kishim listën e të vrarëve dhe të masakruarve. Do i kishim fotografitë, dëshmitë tjera, (deklaratat intervistat, listat e pjesëtarëve të policisë që kanë marrë pjesë në krimet e tilla). Kam shpresuar ta gjej edhe fotografitë e fëmijëve te familjes legjendare të Shaban Jashari, po qe nuk i gjeta (i gjeta ne në një vend tjetër po jo edhe në portalin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës)
Pak botime për luftën
Deri më sot askush nuk është hetuar as përgjigjur e as për krimet e bëra ndaj familjeve Ahmeti, Sejdiu dhe të familjes legjendare të Shaban Jasharit. Aq sa unë kam informacion askush nuk ka hapur procese gjyqësor ndaj Danica Marinkoviqit, e cila ka urdhëruar likuidimin e disa meshkujve të plagosur të familjes Ahmeti, edhe pse për këtë ka dëshmi të shumta për pjesëmarrjen e saj në likuidimin e njerëzve ne mesin e të cilëve ishin edhe atdhetarët e shquar Bajram Kelmendit dhe të dy djemve e të tij, të profesor Fehmi Aganit, etj. Lidhur me këtë prokurore kriminele, Natasha Kandiq, heroinë dhe humaniste, të cilës populli shqiptar i ka borxh t’ia ngritë një përmendore për së gjalli shkruan: « Në shikimin e vendit kishte ardhur e shoqëruar nga zëvendësprokurori i Qarkut, Jovica Jovanoviq-i dhe punëtorë të policisë kriminalistike. Para shtëpisë së Ahmetajve ndodhej grumbulli i trupave. Disa meshkuj jepnin shenja jete. Në prezencën e tridhjetë pjesëtarëve të Njësisë Speciale Antiterrorist, gjykatësja hetuese, Danica Marinkoviq haptazi kishte thënë: » Unë këta nuk i marr me vete. Vrisni! » I vranë me Heckler (pistoletë e prodhimit gjerman me të cilat ishte pajisur kjo njësi). Pyes publikisht pse askush nuk shqetësohet për krimet e këtilla, ndërsa tërë bota çohet në këmbë për formimin e një Gjykate Speciale për « krimet e pretenduara » të bazuara fund e krye në insinuata, fabrikime, montime dhe shantazhe të forcave kriminale serbe të gjakosura me gjakun e njerëzve të pafajshëm jo serb. A ka më me groteskë se kërkesa për themelimin Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara të UÇK-s e të mos krijohet Gjykata Speciale për krimet e dëshmuara të serbëve në Serbrenicë të Bosnës, Mejë, Korenicë, Rogovë, Reçak, Izbicë, Prekaz, Likoshan, Qirez, Poklek, Çikatovë, Makoc, etj. Ky Institut brenda këtyre viteve pa u lodhur fare mund ta kishte hartuar listën e personave dhe të institucioneve të dyshuara për krimet dhe masakrat të bëra në Kosove, për gratë dhe femrat e dhunuara; për dëmet e shkaktuara familjeve, dhe qytetarëve të Kosovës; listën e varrezave masive; listën dhe nga një ekzemplare të botimeve të publikuara në Kosovë që lidhen me krimet serbe nga viti 1844, kur edhe është hartuar projekti i parë antishqiptar i kohës së re i « Naçërtania »/ Skica/ i Ilia Garashaninit. Ky Institut, gjatë kësaj periudhe ka mundur t’i gjejë pa lodhje dhe të publikojë me komente edhe në gjuhë të huaja të gjitha programet dhe projektet për shfarosjen e kombit shqiptar që janë diku mbi 40 projekte. Derisa ky Institutit për katër vite nuk ka asnjë publikim, Serbia vetëm brenda viteve 1998 – 2003 ka publikuar: Bela knjiga; Terorizam Albanskih separatista na Kosovu i Metohiji (Libri i bardhë: Terrorizmi i separatistëve shqiptar në Kosovë dhe Metohi, botuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Jugosllavisë), Beograd, 1998; Terrorisme in Kosovo and Metohija and Albania – WHITE BOOK, Belgrade, 1998 ( botuar nga MPJJ- përkthyer edhe në gjuhën franceze) ; Zlo?in albanskih terorista 1995-1998,Prishtinë, 1999; Terrorist acts of Albanin terrorist groups in Kosove and Metohija : dokument and evidence 1 janar 1998-10 June 1999,III,Part One&Part Two, Belgrade; Federl Republic of Yugolavia, Federal Ministri of Foreign Affairs, 2000; Vlada Republike Srbije, ?rtve albanskog terrorizma na Kosovu i Metohiji( ubijena, oteta, nestal lica lica, Januar 1998- novembar 2001;Vlada Srbije: Bela knjiga o albanskum terorizmu. Albanski terorizm i organizovani kriminal na Kosovu i Metohiji, 2003;Albaninan terorism and organized crime in Kosovo and Metohia, BIA( Security Information Agency), Belgrade, September 2003. Tani në fund një libër gënjeshtrash e ka botuar edhe Kisha Ortodokse Serbe. Mbi bazën e këtyre librave në të cila janë montuar dhe fabrikuar të dhënat të pavërteta pretendohet të themelohet Gjykata Speciale. Shtrohet pyetja, çfarë kanë bërë të gjitha qeveritë e Kosovës deri me sot për të demantuar këtë stuhi gënjeshtrash dhe fabrikimesh. Asgjë. Kanë luftuar dhe punuar vetëm interesat e veta klienteliste dhe meskine. Kanë sjell në pikëpyetje çdo gjë që është arritur me gjakun e rinjve dhe të rejave më të mira të këtij kombi. Duke u nisur nga këto gjëra dhe duke parë se nga këto veprime asgjë nuk është bërë, atëherë me një dyshim të bazuar imponohet mendimi se themelimi i këtij Instituti është bërë për interesa personale dhe propaganduese në rastin më të mirë apo për qëllime mashtruese që të krijohet bindja se do të punohet për këtë qëllim, ndërsa qëllimi diskret i tij ka qenë që të pengohet puna në zbardhjen e të vërtetës për krimet e Serbisë në Kosovë. Megjithatë, ka shqiptarë që nuk kanë qëndruar këmbëkryq duke shitur patriotizëm. Ky është Bardhyl Mahmuti, i cili bazuar në dokumente dhe dëshmi serbe hedh dhe i demistifikon fabrikimet serbe për gjoja krimet e shqiptareve mbi serbë dhe i argumenton fuqishëm dhe në mënyrë të pakontestueshme gjenocidin e shtruar serb mbi shqiptare. Bardhuli, me libri e tij « Mashtrimi i madh » i cili me paratë e Buxhetit të Kosovës dhe me vendim të Qeverisë së Kosovës duhet të përkthehet urgjentisht në gjuhën angleze, franceze, gjermane dhe serbe argumenton pafajësinë e UÇK-së dhe dëshmon dhe argumenton terrorin shtetëror mbi shqiptarë.
2.Shqiptarët duhet t’i thonë jo Gjykatës Speciale
Reagim ndaj presionit ndërkombëtar për themelimin e Gjykatës Speciale
Shqiptarët më nuk do të harrojnë, as nuk do të lejojnë që edhe me presion të miqve të nëpërkëmben, duke themeluar Gjykatë Speciale me aktakuza të përgatitura nga ata që këtë komb kanë dashur dhe duan ta zhbëjnë nga toka e tij dhe vendi i tij dhe të parëve të tij. Shqiptarët këtë nuk mund ta bëjnë, sepse nuk i lejon gjaku i derdhur si një lum, me të cilin mund të mbushet një det i tërë. Qeveria e tashme e Serbisë që udhëhiqet po nga ata që e kanë udhëhequr luftën dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve në vitin 1998- 2000 e kanë po këtë ide
Me themelimin e Gjykatës Speciale justifikohet terrori serb mbi shqiptarë, ndërsa shqiptarët padrejtësisht demonizohen!!?? Këto ditë në rrjetet sociale ishin në qarkullim dy fotografi tronditëse nga lufta. Komente lidhur me to ishin plot urrejtje dhe mllef. Shumë nga to lidheshin edhe me themelimin e Gjykatës Speciale. Mllefi i shprehur ndaj dhunës dhe themelimit të gjykatës për mua ishte i arsyeshëm. Por, dhe urrejtja shkonte përtej kësaj. Bartej në tërë popullin serb, për çka unë nuk pajtohem, edhe pse populli bart një dozë përgjegjësisë, ai nuk mund të fajësohet për krimet të cilat i kanë bërë struktura e sistemit, të cilat janë tjetërsuar nga populli dhe që kanë manipuluar me popull. Ajo që nuk falet është e përpjekja e faktorit ndërkombëtar që të harrojë krimet serbe, me harrimin dhe mosndëshkimin tyre, bëhet rehabilitimi dhe justifikimi i tyre. Ky veprim çon në një përfundim krejtësisht të qartë se krimet, të cilat i paska bërë Serbia, paskan qenë të drejta meqë janë bërë ndaj një populli, i cili paska qenë kriminogjen dhe të cilin duhet dënuar me krijimin një Gjykate Speciale, që me gjithë krimet më makabre të bëra nga serbët, nuk është themeluar as për serbët, as për kroatët e as për boshnjakët.
Rasti i Goroljubit
Dragolub Paunoviq
Fotografia e parë ka të bëjë Gorolub Paunoviq, ish-punëtor i PTT në Vushtrri. Në fotografi shihet një fëmijë i cili pretendohet që është shqiptar i gjakosur më thikë. Në rrjet sociale thuhet se ky njeri « shëtit lirshëm » dhe pa frikë në prani të EULEX-it. Këtë njeri me thikë në qafë të një djaloshi të ri e kam parë edhe në ekspozitën e organizuar në temën « Gjenocidi serb mbi shqiptar » të Nysret Pllanës, që në vitin 1999. Po ashtu, këtë apo fotografi të ngjashme e kam parë edhe në librin e dr. Nysret Pllanës kushtuar dhunës serbe mbi shqiptarë. Shtrohet pyetja a është marrë ky person në pyetje. Pse e ka bërë këtë!!. Kush është ky djalosh mbi trupin e të cilit rrjedh gjaku. Rasti i dytë të bëjë me masakrën e tmerrshme të bërë mbi popullatën shqiptare ne Mejë dhe Korenicë të Gjakovës më 27 prill të vitit 1999. Në këtë masakër u ekzekutuan 377 civilë shqiptarë të besimit islam dhe katolik. Në mesin e tyre kishte edhe fëmijë. Për të fshehur gjurmët e krimit të gjitha kufomat më pas i transportuan i dogjën dhe i fshehin pa gjurmë në varrezat masive nën asfaltin e poligoneve të stërvitjes së Njësive për Operacione Speciale (JSO) të Sigurimit Shtetëror ( Drzavna Bezbednost – DB të Serbisë ) në Batajnicë afër Beogradit. Eshtrat e këtyre të ekzekutuarve nga Batajnicë pas disa vitesh u gjeten dhe u kthyen në Kosovë, ku edhe u varrosën në Meje në një varrezë të përbashkët. Ne mesin e të ekzekutuarve ishte edhe djali i lokes Dranë, të cilës djalin kriminelët serbë ia kishin marrë shtrati. Nëna Drabne me vite priti dhe shpresonte se djali do i kthehet i gjallë. Por, ditën ku ajo e identifikoi dresin e djalit të vet me të cilin e kishin marrë mjeranët dhe bishat, ajo më nuk mundi ta përballojë dhimbjen. Vendosi t’i japë fund jetës me djegien e trupi të saj me benzinë. Kësaj nëne me zëmër të copëtuar për fëmijën e saj iu ngrit lapidari, me të cilin ajo akuzon dhe kërkon ndëshkimin e kriminelëve, të cilin ndëshkim po mohojnë sot edhe ndërkombëtarët e rreshtuar në krahun e kriminelëve që me formimin Gjykatës Special por plagës, dhunës, dhe terrorit mbi shqiptarë, që nuk po e njohin dhe nuk duan ta ndëshkojnë kanë marrë guximin që edhe ta njollosin duke i ndëshkuar me aktakuzat e bëra nga po ata kriminelët serbë, të cilit edhe sot janë në pushtet. Në fotografinë 2 shihet edhe babai i dy djemve të pafajshëm të ekzekutuar nga kriminelet serbe në këtë masakër. Edhe për këtë masakër deri më sot askush nuk ka marrë përgjegjësi edhe pse përgjegjësit dihen me emër dhe mbiemër. Bile – bile ai kryesori është Momir Stojanoviq, kryetari i Komisionit për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurisë në Parlamentin e Serbisë. I njëjti është anëtar i partisë së Kryeministrit të tashëm të Serbisë, z. Vuçiq.
Nuk mund të harrohen krimet serbe, pa ndëshkimin e të cilave nuk ka pajtim etnik as Gjykatë Speciale
Shqiptarët më nuk do të harrojnë, as nuk do të lejojnë edhe me presion të miqve të nëpërkëmben duke themeluar Gjykatë Speciale me aktakuza të përgatitura nga ata të cilët këtë komb kanë dashur dhe duan ta zhbëjnë nga toka e tij dhe vendi i tij dhe të parëve të tij. Shqiptarët këtë nuk mund ta bëjnë, sepse nuk i lejon gjaku i derdhur si një lum me të cilin mund të mbushet një det i tërë. Qeveria e tashme e Serbisë që udhëhiqet po nga ata që e kanë udhëhequr luftën dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve në vitin 1998- 2000 e kanë po këtë ide, por tani këtë ide dëshirojnë ta realizojnë në mënyrë satanike në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar mbi bazën e strategjisë ruso- serbe duke u përpjekur për ta satanizuar popullin shqiptare duke e shpallur si kriminogjen mbi bazën e akuzave të rrejshme të mbështetur edhe nga juristë të kriminalizuar ndërkombëtar të tipit Carla Del Ponte, Dick Martit dhe Williamson. Si mund të kërkohet që në të pranojmë themelimin një Gjykate Speciale për krimet e shqiptarëve, kur kjo Gjykatë Speciale nuk është formuar as për serbët, as për boshnjakët e as për kroatët. Si mund të kërkohet të formohet Gjykata Speciale vetëm për shqiptarët kur deri më sot askush nuk është dënuar për krimet e panumërta serbe të bëra mbi popullin shqiptar. Si mund të kërkojë faktori ndërkombëtar nga shqiptarët të formohet Gjykata Speciale kur deri më sot asnjë kriminel serbe nuk është dënuar për dëbimin e një milion të shqiptarëve nga Kosovë në vitin 1999 mbi bazën e projektit « Patkoi ». Si mundet dhe me çfarë të drejte kërkohet që të formohet Gjykata Speciale për shqiptarë kur dihet botërisht se asnjë kriminel serbe nuk është dënuar për dhunimin e mbi 20.000 të femrave shqiptare nga hordhitë e shumta të kriminelëve të forcave policore, ushtarake dhe paramilitare serbe. Si mund të kërkohet nga shqiptarët të formohet vetëm për ta Gjykata Speciale kur askush dhe asnjë pjesë- tar i policisë,ushtrisë i paramilitarëve serbe nuk përgjigjur për djegiet e trupave të shqiptarëve në furnela e Obiliqit, Trepçës, Maçkaicës dhe të Borit. Si mund të kërkohet nga shqiptarët të pajtohen të formohet Gjykata Speciale vetëm për shqiptarë kur asnjë pjesëtar i policisë,ushtrisë dhe i paramilitarëve nuk serbe është marrë në përgjegjësisë për sharrimin e të rinjve shqiptar me motor për prerjen e drurëve në fshatin Makoc. Si mund të pajtohen shqiptarët për themelim e Gjykatës Speciale kur askush nuk ka dhënë përgjegjësi për masakrat serbe të bëra mbi shqiptarë në: Izbicë, në Poklek, në Çikatovë, në Rogovë, në Gjakovë, në Rahovec dhe katundet për rreth Rahovecit, në Krushë të Vogël, Orllan, në Shtime, Reçak, në Suharekë, Qyshk, Burgun e Dubravës dhe e dhjetëra e dhjetëra vendet të tjera ku është bërë ekzekutimi masiv i shqiptarëve i të gjitha moshave e askush deri më sot nuk është marrë në përgjegjësi. A është kjo drejtësi? A është kjo në frymën e civilizimit dhe hamanizmit?
Krimet që nuk harrohen kurrë
Si mund pajtohen shqiptarët për themelimin e Gjykatës Speciale vetëm për shqiptarët, kur sot Kosova i ka mbi 1500 persona të pagjetur, emrat dhe vendet e të cilave dihen nga organet e Serbisë, por kësaj këto askush nuk ia kërkon që t’i bëjë publike dhe t’u kthehen familjarëve që së paku t’u zvogëlohen dhimbjet duke u krijuar mundësi që ta dinin vendin ku janë varrosur !!! ???. Zotërinj dhe zonja të nderuara që merren me presione dhe kërcënime me qëllim të bindjes së shqiptarëve ta pranojnë themelimin Gjykatës Speciale e a jeni duke e kuptuar se jeni duke e fyer deri në palcë një i cili këtë nuk e meriton!!! Si mund të pajtohen shqiptarët që të themelohet Gjykata Speciale, kur askush nuk deri më sot as nuk ka kërkuar e as nuk ka dhënë përgjegjësi për ekzekutimin e 18 anëtarëve të familjes Deliu, të bërë në shtator të vit 1998, me në mesin e të cilëve ishin 6 gra, 4- fëmijë dhe një foshnje. Secili ishte ekzekutuar me nga një plumb në kokë!!!??? Si mund të pajtohen shqiptarët për themelimin e Gjykatës Speciale vetëm për shqiptarët kur dihet se ky krim që ishte bërë mbi familjen Deliu është bërë nga « Detashmenti i Tretë i Forcave të Veçanta Policore, Çeta e Forcave të Veçanta Policore të Mitrovicës dhe Njësiti për Operacione Speciale i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë që vepruan në aksion të përbashkët me Batalonin e Parë të Brigadës 125 të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë dhe askush deri më sot të mos përgjigjet për krimin e këtillë!!!??? Si të pajtohen shqiptarët për themelimin e Gjykatës Speciale kur askush nuk është përgjigjur për përpjekjen që ekzekutimi i fëmijës që ende nuk i kishte mbushur 2 vjet, Valmir Deliut ( i lindur më 21 shtator 1966) të manipulohet nga regjimi serbe dhe të thuhet se kjo është gënjeshtër e shqiptarëve se fjala është për një kukullë!!!??? » ? Si mund të pajtohen shqiptarët për themelimin e Gjykatës Speciale kur sipas shkrimeve të paanshme:… nga muaji shkurt e deri në shtator të vitit 1998 vlerësohen rreth 1000 civilë të vrarë, 800 të zhdukur dhe përafërsisht 380.000 të zhvendosur. Me 6 shator 1998 në Poluzhë të Rahovecit identifikohen 11 shqiptarë të vrarë (në mesin e tyre 5 femra dhe 4 fëmijë) e për këtë krim askush deri me sot nuk është përgjigjur!!!!??? Si mund të pajtohen shqiptarët për themelimi e Gjykatës Speciale kur me 26 shtator të vitit 1998 në Gollubovc serbët ndanë nga një grup refugjatësh 14 burra dhe i ekzekutuan dhe për këtë krim shtazarak askush deri me sot askush nuk është marrë në përgjegjësi!!!???
Drejtësia e njëanshme
Carla Del Ponte-s, Dick Mart-it dhe Wiliamson-it nuk u intereson tragjedia e popullit shqiptar. » Ata i intereson e » vërteta » e Danica Marinkoviqit që i kualifikon kriminelët serbë si » e cila thekson : »…punonjës që kanë kryer punën e tyre me ndershmërisht » dhe si » human », sepse i kishin mundë- suar Kastriotit t’i puthte fëmijët e vet para se ta vrisnin » Si mund të pajtohen shqiptarët dhe si mund t’i besojnë Gjykatës Speciale, pas të gjitha këtyre dëshmive dhe të argumenteve të prezantuara këtu, kur mbi 90% e të cilave janë të bazuara në dokumente serbe. Si mund të pajtohet populli shqiptarë dhe të t’i beson Gjykatës Speciale kur Williamson vetë deklaron: Qeveria e Serbisë ka bërë gjithçka që ka mundur për të na ndihmuar për këtë proces ( unë i besoj se ka ndihmuar që të vërtetohet gënjeshtrat, insinuata, fabrikimet të cilat i kemi argumentuar në këtë reagim) e sidomos kryeprokuror për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviq, i cili, se bashku me zyre tij, na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë… » O, Zot hape tokën që të mos dëgjoj deklarata të këtilla nga një amerikane, i cili duhet të turpërohet nga viktimat që u janë shkaktuar mbi 2.000.000 shqiptareve nga militantët dhe nacionalist serb, për të cilat jo vetëm që është informuar por është edhe përpilues i skenarit vetë z.Vukçeviq. Dhe, krejt në fund si është e mundur që z. Williamson, që me gjithë ndihmën nga katër anët, edhe pse nuk kishte arritur për të »… gjetur prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë për vrasje me qëllim të nxjerrjes dhe të trafikimit të organeve njerëzore… », ky zotëri megjithatë: »… beson në një praktikë » andaj dhe kërkon të vazhdojë ‘kërkimi i provave » të fabrikuar, pjese e fabrikimeve e të cilave është z.Vukçeviq dhe të cilin ky e falënderon. Ec e beso në Gjykatën Speciale. Unë jo. Në të nuk duhet të besojnë as shqiptarët, andaj dhe nuk duhet ta pranojnë pavarësisht kërcënimeve të pakuptueshme që vijnë edhe nga miqtë tanë! (teksti K.S)
Ai është një ndër ata dijetarë që veprimtarinë e tyre shkencore nuk e kanë ndarë kurrë nga detyrat qytetare për atdheun dhe popullin e vet dhe që i bëjnë nder kombit shqiptar kudo në botë.
Lindi 98 vjet më parë, më 26 qershor 1917, në fshatin Tupallë të Jabllanicës së Epërme, pranë Medvegjës (Kosova Lindore).
Qëkur e ndjeu përgjegjësinë e detyrës dhe u rreshtua vendosmërisht me ata që luftonin kundër shtypjes së shqiptarëve, ai ka qenë dhe ka mbetur “një trim i mirë me shokë shumë”. Idriz Ajeti është një ndër ata që kanë dhënë më shumë për emancipimin kulturor, për shkollimin e rinisë dhe për zhvillimin e shkencës shqiptare. Aftësitë e tij të spikatura drejtuese e organizuese kanë sjellë fryte në veprimtarinë e pasur shkencore të institucioneve të shumta që drejtoi. Ai është themeluesi i organeve shkencore, si “Gjurmime albanologjike” (1962-), “Gjuha shqipe” (1982-1990) dhe i revistës në gjuhë të huaja “Recherches albanologiques” (1984-), drejtues i një vargu veprimtarish shkencore, ndër të cilat në radhë të parë Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare i themeluar në vitin 1974. Një pjesë e mirë e punonjësve të shkencës, kulturës, jetës shoqërore në Kosovë kanë qenë nxënës të tij në gjimnaz ose në universitet, prandaj ai gëzon një nderim të gjerë popullor. Edhe për Idriz Ajetin shkon më së miri përcaktimi që i ka bërë Eqrem Çabej figurës morale të Aleksandër Xhuvanit, si njeri që udhëhiqej nga parimi se është më bukur të japësh sesa të marrësh.
Nderim të veçantë gëzon akademiku Idriz Ajeti ndër kolegët e tij në Republikën e Shqipërisë, ku është gjithashtu gjerësisht i njohur jo vetëm si shkencëtar, po edhe si një personalitet i shquar shoqëror i Kosovës.
Veprimtaria e gjithanshme shkencore dhe mësimore e I. Ajetit i ka shërbyer emancipimit të popullit, përpjekjeve të shqiptarëve në ish-Jugosllavi për të drejta qytetare e sidomos për identitetin kulturor e kombëtar të tyre; ajo i shërben ndriçimit objektiv të çështjeve themelore të historisë sonë, si: vendi i djepit të formimit të popullit shqiptar; prejardhja a gjuhës shqipe; tiparet e saj themelore si gjuhë indoevropiane e ballkanike; roli i saj në formimin e Lidhjes Gjuhësore Ballkanike dhe marrëdhëniet me gjuhët fqinje; veçoritë dhe fazat e zhvillimit të saj; ndarja dialektore e shqipes dhe tiparet e grupeve dialektore; ecuria e zhvillimit të shqipes së shkruar dhe rruga e formimit të gjuhës së njësuar letrare; problemet dhe detyrat në fushën e kulturës së gjuhës dhe të përkryerjes së normës letrare. Për të gjitha këto ai ka dhënë ndihmesa të vyera, por gjithmonë duke e trajtuar problemin me argumente shkencore të shëndosha.
I. Ajeti me vështrimet e tij pozitive e konvergjente në historinë e formimit e të zhvillimit të shqipes letrare shtroi rrugën për vendimin historik të Konsultës Gjuhësore të Prishtinës (1968): “Një komb – një gjuhë letrare kombëtare”. Ai pati një rol dhe kontribut të shquar në organizimin dhe suksesin e Kongresit të Drejtshkrimit (1972). I. Ajeti gjithnjë ka argumentuar dhe ka mbrojtur me vendosmëri gjuhën letrare shqipe dhe drejtshkrimin e saj të sanksionuar në Kongresin e Drejtshkrimit, si një fitore madhore kombëtare, si mjetin e pazëvendësueshëm të integrimit e të zhvillimit të jetës shoqërore, të kulturës e të shkencës së popullit shqiptar, kudo ku jeton. Në një diskutim rreth kësaj çështjeje ai është shprehur: “Siç e dimë, kemi një gjuhë letrare mjaft të stabilizuar dhe që ka marrë dhenë në gjithë botën shqiptare, jo vetëm në Ballkan … Kam biseduar dhe me albanologë të huaj, të cilët nuk e kuptojnë përse duhet të rishikohet gjuha letrare shqipe. E kemi një gjuhë letrare. Unë them është shumë e mirë. Aq më tepër që edhe kosovarët, që kanë një dialekt që është mjaft larg nga gjuha letrare, me dashamirësi e kanë pranuar. Në shkollat tona të rinjtë, të vegjlit, e përvetësojnë për mrekulli pa kurrfarë vështirësie”.
Të gjithë kolegët, miqtë e dashamirët, nxënësit e tij të shumtë anembanë botës shqiptare i urojnë në këtë 98-vjetor të lavdishëm, me gjithë shpirt, akademikut të nderuar Idriz Ajeti që zemra e tij e gjerë dhe fisnike të mos lodhet së rrahuri edhe për vite e vite të tjera në kraharorin e trimit të mirë me shokë shumë të shkencës e të jetës shoqërore shqiptare (Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare, Shoqata e Gjuhës Shqipe e Kosovës). (teksti K.D)