1.GJYKATA SPECIALE PRODUKT I FABRIKIMEVE TË SIGURIMIT SHTETËROR SERB
Shkruan: Halim Hyseni
PSE NUK DËGJOHET ZËRI I DY AKADEMIVE?
Reagim ndaj presionit ndërkombëtar për themelimin e Gjykatës Speciale
Gjykata Speciale, legalizim ndërkombëtar i diskriminimit të kombit shqiptar në Kosovë
Armiqtë tanë dhe të miqtë tanë, në bashkëpunim edhe me miqtë e deklaruar të sotëm tanë, për shkak të interesave gjeostrategjike, bazuar në gënjeshtra, fabrikime, montime janë duke legalizuar ndërkombëtarisht në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me kartën e KB, Deklaratën e Përgjithshme për të Drejtat e Liritë Themelore të Njeriut, si dhe me paktet dhe konventat me të cilat mbrohen të drejtat dhe liritë e njeriut, diskriminimin dhe viktimizimin të kombit shqiptar dhe Republikën e Kosovës duke shpikur Gjykatën Speciale, për gjoja krimet e bëra të UÇK-së gjatë viteve 1998- 1999. Ky proces i presionit të tmerrshëm ndërkombëtar, i bërë dhe i udhëhequr nga « miqtë tanë », është produkt edhe i paaftësisë, mungesës së integritetit moral dhe kombëtar të gjithë udhëheqësve të cilit për interesa meskine personale, klanore, provinciale shkelin rëndë mbi gjakun e derdhur të rinjve dhe të rejave më të mira të këtij kombi të cilit dhanë jetën e tyre për t’u realizuar ëndrrat mijëvjeçare të kombit shqiptar të këtyre të trevave për liri, pavarësi dhe barazi dhe jetë të përbashkët në paqe me kombet dhe të racat të tjera që jetojnë në hapësirën që quhet Evropë, ku ky populli ishte i pari me gjuhë, shkrim dhe civilizim, për çka ka argumente të pakontestueshme shkencore, por të cilat tani me vështirësi po dalin në dritë nga injoranca e « shkencëtarëve » tanë të shkolluar me ideologji sllave si dhe nga propaganda e madhe shumë mirë e organizuar e çarqeve ruso – serbe.
Presioni për themelimin e Gjykatës Speciale është edhe indolencë dhe mjerim i institucioneve tona akademike dhe intelektualëve shqiptarë
Themelimi i Gjykatës Speciale, me të cilën gjoja do të hetohen krimet e pretenduara individuale të pjesëmarrësve të UÇK-së, e që fare nuk është ashtu, siç edhe do të argumentohet edhe në këtë reagim. Duhet pranuar se themelimi i saj është edhe pasojë e indolencës si institucioneve tona akademike dhe intelektualëve shqiptarë, i të gjitha trevave, të cilat dhe të cilit, as sot kur po bëhen përpjekje të organizuara botërore që t’i vendoset laku në fyt kombit tonë në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti, ashtu si është bërë edhe në të kaluarën, as tani, kur kemi pasur shumë mundësi, nuk arritën të jenë unikë e të vendosur në mbrojtjen e interesave kombëtare, sepse nuk mundën të dalin përtej interesave të ngushta personale dhe meskine me çka është dëshmuar se institucionet shkencore shqiptare dhe intelektualët shqiptarë, në të vërtetë nuk janë akademike dhe intelektuale meqë detyra e institucioneve akademike dhe e intelektuale është të kenë guxim të sakrifikohen për të vërtetën, për barazinë njerëzore, për mbrojtjen e të drejtave kolektive dhe individuale kombëtare e shtetërore. Ky popull me dy akademi shkencore, në kohën kur Kosovës dhe kombit tonë po i vendoset laku në fyt dhe kur po bëhen përgatitjet për njollosjen ndërkombëtare juridike, të bazuar në gënjeshtra, fabrikime, montime, inskenime, paragjykime dhe stereotipa të motivuara në ideologji ekspansioniste dhe raciste serbe është lënë në duar të atyre të cilit, që 171 vite pa ndërprerë bazuar mbi 40 projekte të njohura dhe legale për shfarosjen e kombit tonë, që përsëri pas krimeve më të tmerrshme njerëzore pas Luftës së Dytë Botërore të bëra mbi popullin shqiptar dhe jo vetëm mbi të, por edhe mbi popullin boshnjak dhe kroat, në aleancë me forcat e errëta satanike të faktorit ndërkombëtar, sërish do të vendosin të sakrifikojnë popullin shqiptar për interesa gjeostrategjike dhe të favorizojnë politikat gjenocidale serbe ashtu siç dhe kanë vepruar nga koha e nënshkruar të Marrëveshja e Shën Stefanit deri më sot. Në këtë kohë tepër të vështirë për kombin tonë, as Akademia në Tiranë, e sa Akademia në Kosovë nuk bënë as gëk as mëk për dëmet dhe pasoja kombëtare që do i sjellë themelimi i Gjykatës Speciale. Është e turpshme heshtja e intelektualëve, sidomos e atyre që veten e shohin si baballarë të kombit që heshtin dhe të cilit kanë përfituar tepër shumë nga mundi, sakrifica besimi dhe mbështetja që ky popull i varfër, por krenar, ka dhënë për ta. Është mëkat dhe përgjegjësi historike e z. Bujar Nishanit që fton në marrjen e vendimit për themelimin Gjykatës Speciale. Edhe ky tregon se sa i pa përgjegjshëm është kur del me deklarata të tilla, me të cilat ky haptas përcaktohet kundër interesave kombëtare dhe mbështet ato forca të errëta të cilat dëshirojnë që të ndëshkojnë popullin shqiptar dhe Kosovën dhe të rehabilitojnë forcat gjenocidale serbe, të cilat që nga shekulli i VII, ashtu siç thotë edhe mikja e jonë e shquar Edit Durham, pandërprerë kanë bërë masakra të tmerrshme mbi popullin iliro – shqiptar Z. Nishani me thirrjen e tij për themelimin e Gjykatës Speciale e bazuar tërësisht, siç do të argumentohet edhe në këtë shkrim, në gënjeshtra, montime, inskenime, fabrikime serbe me forcat e errëta dhe satanike ndërkombëtare (siç janë: Carla Del Ponte, Dick Marti, Williamson, etj) ka shkelur mbi gjakun e të rinjve dhe të rejave shqiptarë të cilit dhanë jetën, rininë, gjakun e vetë të njomë për barazi, drejtësi, liri, pavarësi, miqësi dhe jetë të dinjitetshme të këtij kombi me të gjitha kombet tjera të lira, demokratike dhe të pavarura. Z. Nishani mund të jetë kryetari i Shqipërisë, apo diçka tjetër, por jo edhe përfaqësues i kombit shqiptar, sepse haptas është angazhuar për rehabilitimin e krimeve të bëra nga serbët në Kosovë dhe në trevat tjera etnike dhe të ndëshkohet lufta e drejtë dhe çlirimtare e popullit shqiptarë me ftesën e tij për themelimin e Gjykatës Speciale.
Instituti inekzistent
Që në vitet e para pas përfundimit të luftës në vitin 1999 jam angazhuar për themelimin e një instituti, i cili do të merret me hulumtimin dhe ndjekjen penale të bartësve të krimeve të bëra nga forcat serbe në Kosovë. Kam kërkuar që procesi i hetimit të krimeve të mos jetë përcaktuar për kohën e luftës së fundit të viteve 1998-1999, por që ky proces të shtrihet për të gjitha krimet e bëra nga Serbia dhe pushteti saj nga dëbimet dhe masakrimet që kanë filluar 1877/78 deri në vitin 2000, kur « Rojet e urës » në pjesën veriore të Mitrovicës masakruan dhe dëbuan me dhunë më brutale të mundshme nga kjo pjesë popullatën shqiptare. Është dashur të kalojnë 11 vjet të plota që kjo ide të realizohet. Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës është themeluar në vitin 2011 dhe siç thuhet në You Tube është themeluar që të hetohen krimet e luftës nga viti 1990 deri në vitin 1999. Nga ajo kohë, si duket, ky Institut nuk ka kryer asnjë pune, sepse nuk ka ueb faqe, nuk ka publikuar asnjë informacione për punën e bëre brenda këtyre katër viteve. Logjika thotë se ky Institut është themeluar jo për të hulumtuar krimet e luftës por për të penguar hulumtimin tyre, sepse e po të ishte themeluar për hulumtimin krimeve të luftës, ne do i kishim së paku tri dokumente kryesore:Atlasin e masakrave të forcave serbe në Kosovë duke filluar nga 28 shkurt 1998 kur policia serbe vrau 24 qytetarë shqiptarë në Qirez dhe Likoshan dhe ku pësuan familjet Ahmeti dhe Sejdiu. Aty do ishte maskara e bërë mbi familjen e Komandantit legjendar, Adem Jashari bërë me 5,6 7 mars 1999. Po ashtu, do i kishim listën e të vrarëve dhe të masakruarve. Do i kishim fotografitë, dëshmitë tjera, (deklaratat intervistat, listat e pjesëtarëve të policisë që kanë marrë pjesë në krimet e tilla). Kam shpresuar ta gjej edhe fotografitë e fëmijëve te familjes legjendare të Shaban Jashari, po qe nuk i gjeta (i gjeta ne në një vend tjetër po jo edhe në portalin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës)
Pak botime për luftën
Deri më sot askush nuk është hetuar as përgjigjur e as për krimet e bëra ndaj familjeve Ahmeti, Sejdiu dhe të familjes legjendare të Shaban Jasharit. Aq sa unë kam informacion askush nuk ka hapur procese gjyqësor ndaj Danica Marinkoviqit, e cila ka urdhëruar likuidimin e disa meshkujve të plagosur të familjes Ahmeti, edhe pse për këtë ka dëshmi të shumta për pjesëmarrjen e saj në likuidimin e njerëzve ne mesin e të cilëve ishin edhe atdhetarët e shquar Bajram Kelmendit dhe të dy djemve e të tij, të profesor Fehmi Aganit, etj. Lidhur me këtë prokurore kriminele, Natasha Kandiq, heroinë dhe humaniste, të cilës populli shqiptar i ka borxh t’ia ngritë një përmendore për së gjalli shkruan: « Në shikimin e vendit kishte ardhur e shoqëruar nga zëvendësprokurori i Qarkut, Jovica Jovanoviq-i dhe punëtorë të policisë kriminalistike. Para shtëpisë së Ahmetajve ndodhej grumbulli i trupave. Disa meshkuj jepnin shenja jete. Në prezencën e tridhjetë pjesëtarëve të Njësisë Speciale Antiterrorist, gjykatësja hetuese, Danica Marinkoviq haptazi kishte thënë: » Unë këta nuk i marr me vete. Vrisni! » I vranë me Heckler (pistoletë e prodhimit gjerman me të cilat ishte pajisur kjo njësi). Pyes publikisht pse askush nuk shqetësohet për krimet e këtilla, ndërsa tërë bota çohet në këmbë për formimin e një Gjykate Speciale për « krimet e pretenduara » të bazuara fund e krye në insinuata, fabrikime, montime dhe shantazhe të forcave kriminale serbe të gjakosura me gjakun e njerëzve të pafajshëm jo serb. A ka më me groteskë se kërkesa për themelimin Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara të UÇK-s e të mos krijohet Gjykata Speciale për krimet e dëshmuara të serbëve në Serbrenicë të Bosnës, Mejë, Korenicë, Rogovë, Reçak, Izbicë, Prekaz, Likoshan, Qirez, Poklek, Çikatovë, Makoc, etj. Ky Institut brenda këtyre viteve pa u lodhur fare mund ta kishte hartuar listën e personave dhe të institucioneve të dyshuara për krimet dhe masakrat të bëra në Kosove, për gratë dhe femrat e dhunuara; për dëmet e shkaktuara familjeve, dhe qytetarëve të Kosovës; listën e varrezave masive; listën dhe nga një ekzemplare të botimeve të publikuara në Kosovë që lidhen me krimet serbe nga viti 1844, kur edhe është hartuar projekti i parë antishqiptar i kohës së re i « Naçërtania »/ Skica/ i Ilia Garashaninit. Ky Institut, gjatë kësaj periudhe ka mundur t’i gjejë pa lodhje dhe të publikojë me komente edhe në gjuhë të huaja të gjitha programet dhe projektet për shfarosjen e kombit shqiptar që janë diku mbi 40 projekte. Derisa ky Institutit për katër vite nuk ka asnjë publikim, Serbia vetëm brenda viteve 1998 – 2003 ka publikuar: Bela knjiga; Terorizam Albanskih separatista na Kosovu i Metohiji (Libri i bardhë: Terrorizmi i separatistëve shqiptar në Kosovë dhe Metohi, botuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Jugosllavisë), Beograd, 1998; Terrorisme in Kosovo and Metohija and Albania – WHITE BOOK, Belgrade, 1998 ( botuar nga MPJJ- përkthyer edhe në gjuhën franceze) ; Zlo?in albanskih terorista 1995-1998,Prishtinë, 1999; Terrorist acts of Albanin terrorist groups in Kosove and Metohija : dokument and evidence 1 janar 1998-10 June 1999,III,Part One&Part Two, Belgrade; Federl Republic of Yugolavia, Federal Ministri of Foreign Affairs, 2000; Vlada Republike Srbije, ?rtve albanskog terrorizma na Kosovu i Metohiji( ubijena, oteta, nestal lica lica, Januar 1998- novembar 2001;Vlada Srbije: Bela knjiga o albanskum terorizmu. Albanski terorizm i organizovani kriminal na Kosovu i Metohiji, 2003;Albaninan terorism and organized crime in Kosovo and Metohia, BIA( Security Information Agency), Belgrade, September 2003. Tani në fund një libër gënjeshtrash e ka botuar edhe Kisha Ortodokse Serbe. Mbi bazën e këtyre librave në të cila janë montuar dhe fabrikuar të dhënat të pavërteta pretendohet të themelohet Gjykata Speciale. Shtrohet pyetja, çfarë kanë bërë të gjitha qeveritë e Kosovës deri me sot për të demantuar këtë stuhi gënjeshtrash dhe fabrikimesh. Asgjë. Kanë luftuar dhe punuar vetëm interesat e veta klienteliste dhe meskine. Kanë sjell në pikëpyetje çdo gjë që është arritur me gjakun e rinjve dhe të rejave më të mira të këtij kombi. Duke u nisur nga këto gjëra dhe duke parë se nga këto veprime asgjë nuk është bërë, atëherë me një dyshim të bazuar imponohet mendimi se themelimi i këtij Instituti është bërë për interesa personale dhe propaganduese në rastin më të mirë apo për qëllime mashtruese që të krijohet bindja se do të punohet për këtë qëllim, ndërsa qëllimi diskret i tij ka qenë që të pengohet puna në zbardhjen e të vërtetës për krimet e Serbisë në Kosovë. Megjithatë, ka shqiptarë që nuk kanë qëndruar këmbëkryq duke shitur patriotizëm. Ky është Bardhyl Mahmuti, i cili bazuar në dokumente dhe dëshmi serbe hedh dhe i demistifikon fabrikimet serbe për gjoja krimet e shqiptareve mbi serbë dhe i argumenton fuqishëm dhe në mënyrë të pakontestueshme gjenocidin e shtruar serb mbi shqiptare. Bardhuli, me libri e tij « Mashtrimi i madh » i cili me paratë e Buxhetit të Kosovës dhe me vendim të Qeverisë së Kosovës duhet të përkthehet urgjentisht në gjuhën angleze, franceze, gjermane dhe serbe argumenton pafajësinë e UÇK-së dhe dëshmon dhe argumenton terrorin shtetëror mbi shqiptarë.
2.Shqiptarët duhet t’i thonë jo Gjykatës Speciale
Reagim ndaj presionit ndërkombëtar për themelimin e Gjykatës Speciale
Shqiptarët më nuk do të harrojnë, as nuk do të lejojnë që edhe me presion të miqve të nëpërkëmben, duke themeluar Gjykatë Speciale me aktakuza të përgatitura nga ata që këtë komb kanë dashur dhe duan ta zhbëjnë nga toka e tij dhe vendi i tij dhe të parëve të tij. Shqiptarët këtë nuk mund ta bëjnë, sepse nuk i lejon gjaku i derdhur si një lum, me të cilin mund të mbushet një det i tërë. Qeveria e tashme e Serbisë që udhëhiqet po nga ata që e kanë udhëhequr luftën dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve në vitin 1998- 2000 e kanë po këtë ide
Me themelimin e Gjykatës Speciale justifikohet terrori serb mbi shqiptarë, ndërsa shqiptarët padrejtësisht demonizohen!!?? Këto ditë në rrjetet sociale ishin në qarkullim dy fotografi tronditëse nga lufta. Komente lidhur me to ishin plot urrejtje dhe mllef. Shumë nga to lidheshin edhe me themelimin e Gjykatës Speciale. Mllefi i shprehur ndaj dhunës dhe themelimit të gjykatës për mua ishte i arsyeshëm. Por, dhe urrejtja shkonte përtej kësaj. Bartej në tërë popullin serb, për çka unë nuk pajtohem, edhe pse populli bart një dozë përgjegjësisë, ai nuk mund të fajësohet për krimet të cilat i kanë bërë struktura e sistemit, të cilat janë tjetërsuar nga populli dhe që kanë manipuluar me popull. Ajo që nuk falet është e përpjekja e faktorit ndërkombëtar që të harrojë krimet serbe, me harrimin dhe mosndëshkimin tyre, bëhet rehabilitimi dhe justifikimi i tyre. Ky veprim çon në një përfundim krejtësisht të qartë se krimet, të cilat i paska bërë Serbia, paskan qenë të drejta meqë janë bërë ndaj një populli, i cili paska qenë kriminogjen dhe të cilin duhet dënuar me krijimin një Gjykate Speciale, që me gjithë krimet më makabre të bëra nga serbët, nuk është themeluar as për serbët, as për kroatët e as për boshnjakët.
Rasti i Goroljubit

Fotografia e parë ka të bëjë Gorolub Paunoviq, ish-punëtor i PTT në Vushtrri. Në fotografi shihet një fëmijë i cili pretendohet që është shqiptar i gjakosur më thikë. Në rrjet sociale thuhet se ky njeri « shëtit lirshëm » dhe pa frikë në prani të EULEX-it. Këtë njeri me thikë në qafë të një djaloshi të ri e kam parë edhe në ekspozitën e organizuar në temën « Gjenocidi serb mbi shqiptar » të Nysret Pllanës, që në vitin 1999. Po ashtu, këtë apo fotografi të ngjashme e kam parë edhe në librin e dr. Nysret Pllanës kushtuar dhunës serbe mbi shqiptarë. Shtrohet pyetja a është marrë ky person në pyetje. Pse e ka bërë këtë!!. Kush është ky djalosh mbi trupin e të cilit rrjedh gjaku. Rasti i dytë të bëjë me masakrën e tmerrshme të bërë mbi popullatën shqiptare ne Mejë dhe Korenicë të Gjakovës më 27 prill të vitit 1999. Në këtë masakër u ekzekutuan 377 civilë shqiptarë të besimit islam dhe katolik. Në mesin e tyre kishte edhe fëmijë. Për të fshehur gjurmët e krimit të gjitha kufomat më pas i transportuan i dogjën dhe i fshehin pa gjurmë në varrezat masive nën asfaltin e poligoneve të stërvitjes së Njësive për Operacione Speciale (JSO) të Sigurimit Shtetëror ( Drzavna Bezbednost – DB të Serbisë ) në Batajnicë afër Beogradit. Eshtrat e këtyre të ekzekutuarve nga Batajnicë pas disa vitesh u gjeten dhe u kthyen në Kosovë, ku edhe u varrosën në Meje në një varrezë të përbashkët. Ne mesin e të ekzekutuarve ishte edhe djali i lokes Dranë, të cilës djalin kriminelët serbë ia kishin marrë shtrati. Nëna Drabne me vite priti dhe shpresonte se djali do i kthehet i gjallë. Por, ditën ku ajo e identifikoi dresin e djalit të vet me të cilin e kishin marrë mjeranët dhe bishat, ajo më nuk mundi ta përballojë dhimbjen. Vendosi t’i japë fund jetës me djegien e trupi të saj me benzinë. Kësaj nëne me zëmër të copëtuar për fëmijën e saj iu ngrit lapidari, me të cilin ajo akuzon dhe kërkon ndëshkimin e kriminelëve, të cilin ndëshkim po mohojnë sot edhe ndërkombëtarët e rreshtuar në krahun e kriminelëve që me formimin Gjykatës Special por plagës, dhunës, dhe terrorit mbi shqiptarë, që nuk po e njohin dhe nuk duan ta ndëshkojnë kanë marrë guximin që edhe ta njollosin duke i ndëshkuar me aktakuzat e bëra nga po ata kriminelët serbë, të cilit edhe sot janë në pushtet. Në fotografinë 2 shihet edhe babai i dy djemve të pafajshëm të ekzekutuar nga kriminelet serbe në këtë masakër. Edhe për këtë masakër deri më sot askush nuk ka marrë përgjegjësi edhe pse përgjegjësit dihen me emër dhe mbiemër. Bile – bile ai kryesori është Momir Stojanoviq, kryetari i Komisionit për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurisë në Parlamentin e Serbisë. I njëjti është anëtar i partisë së Kryeministrit të tashëm të Serbisë, z. Vuçiq.
Nuk mund të harrohen krimet serbe, pa ndëshkimin e të cilave nuk ka pajtim etnik as Gjykatë Speciale
Shqiptarët më nuk do të harrojnë, as nuk do të lejojnë edhe me presion të miqve të nëpërkëmben duke themeluar Gjykatë Speciale me aktakuza të përgatitura nga ata të cilët këtë komb kanë dashur dhe duan ta zhbëjnë nga toka e tij dhe vendi i tij dhe të parëve të tij. Shqiptarët këtë nuk mund ta bëjnë, sepse nuk i lejon gjaku i derdhur si një lum me të cilin mund të mbushet një det i tërë. Qeveria e tashme e Serbisë që udhëhiqet po nga ata që e kanë udhëhequr luftën dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve në vitin 1998- 2000 e kanë po këtë ide, por tani këtë ide dëshirojnë ta realizojnë në mënyrë satanike në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar mbi bazën e strategjisë ruso- serbe duke u përpjekur për ta satanizuar popullin shqiptare duke e shpallur si kriminogjen mbi bazën e akuzave të rrejshme të mbështetur edhe nga juristë të kriminalizuar ndërkombëtar të tipit Carla Del Ponte, Dick Martit dhe Williamson. Si mund të kërkohet që në të pranojmë themelimin një Gjykate Speciale për krimet e shqiptarëve, kur kjo Gjykatë Speciale nuk është formuar as për serbët, as për boshnjakët e as për kroatët. Si mund të kërkohet të formohet Gjykata Speciale vetëm për shqiptarët kur deri më sot askush nuk është dënuar për krimet e panumërta serbe të bëra mbi popullin shqiptar. Si mund të kërkojë faktori ndërkombëtar nga shqiptarët të formohet Gjykata Speciale kur deri më sot asnjë kriminel serbe nuk është dënuar për dëbimin e një milion të shqiptarëve nga Kosovë në vitin 1999 mbi bazën e projektit « Patkoi ». Si mundet dhe me çfarë të drejte kërkohet që të formohet Gjykata Speciale për shqiptarë kur dihet botërisht se asnjë kriminel serbe nuk është dënuar për dhunimin e mbi 20.000 të femrave shqiptare nga hordhitë e shumta të kriminelëve të forcave policore, ushtarake dhe paramilitare serbe. Si mund të kërkohet nga shqiptarët të formohet vetëm për ta Gjykata Speciale kur askush dhe asnjë pjesë- tar i policisë,ushtrisë i paramilitarëve serbe nuk përgjigjur për djegiet e trupave të shqiptarëve në furnela e Obiliqit, Trepçës, Maçkaicës dhe të Borit. Si mund të kërkohet nga shqiptarët të pajtohen të formohet Gjykata Speciale vetëm për shqiptarë kur asnjë pjesëtar i policisë,ushtrisë dhe i paramilitarëve nuk serbe është marrë në përgjegjësisë për sharrimin e të rinjve shqiptar me motor për prerjen e drurëve në fshatin Makoc. Si mund të pajtohen shqiptarët për themelim e Gjykatës Speciale kur askush nuk ka dhënë përgjegjësi për masakrat serbe të bëra mbi shqiptarë në: Izbicë, në Poklek, në Çikatovë, në Rogovë, në Gjakovë, në Rahovec dhe katundet për rreth Rahovecit, në Krushë të Vogël, Orllan, në Shtime, Reçak, në Suharekë, Qyshk, Burgun e Dubravës dhe e dhjetëra e dhjetëra vendet të tjera ku është bërë ekzekutimi masiv i shqiptarëve i të gjitha moshave e askush deri më sot nuk është marrë në përgjegjësi. A është kjo drejtësi? A është kjo në frymën e civilizimit dhe hamanizmit?
Krimet që nuk harrohen kurrë
Si mund pajtohen shqiptarët për themelimin e Gjykatës Speciale vetëm për shqiptarët, kur sot Kosova i ka mbi 1500 persona të pagjetur, emrat dhe vendet e të cilave dihen nga organet e Serbisë, por kësaj këto askush nuk ia kërkon që t’i bëjë publike dhe t’u kthehen familjarëve që së paku t’u zvogëlohen dhimbjet duke u krijuar mundësi që ta dinin vendin ku janë varrosur !!! ???. Zotërinj dhe zonja të nderuara që merren me presione dhe kërcënime me qëllim të bindjes së shqiptarëve ta pranojnë themelimin Gjykatës Speciale e a jeni duke e kuptuar se jeni duke e fyer deri në palcë një i cili këtë nuk e meriton!!! Si mund të pajtohen shqiptarët që të themelohet Gjykata Speciale, kur askush nuk deri më sot as nuk ka kërkuar e as nuk ka dhënë përgjegjësi për ekzekutimin e 18 anëtarëve të familjes Deliu, të bërë në shtator të vit 1998, me në mesin e të cilëve ishin 6 gra, 4- fëmijë dhe një foshnje. Secili ishte ekzekutuar me nga një plumb në kokë!!!??? Si mund të pajtohen shqiptarët për themelimin e Gjykatës Speciale vetëm për shqiptarët kur dihet se ky krim që ishte bërë mbi familjen Deliu është bërë nga « Detashmenti i Tretë i Forcave të Veçanta Policore, Çeta e Forcave të Veçanta Policore të Mitrovicës dhe Njësiti për Operacione Speciale i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë që vepruan në aksion të përbashkët me Batalonin e Parë të Brigadës 125 të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë dhe askush deri më sot të mos përgjigjet për krimin e këtillë!!!??? Si të pajtohen shqiptarët për themelimin e Gjykatës Speciale kur askush nuk është përgjigjur për përpjekjen që ekzekutimi i fëmijës që ende nuk i kishte mbushur 2 vjet, Valmir Deliut ( i lindur më 21 shtator 1966) të manipulohet nga regjimi serbe dhe të thuhet se kjo është gënjeshtër e shqiptarëve se fjala është për një kukullë!!!??? » ? Si mund të pajtohen shqiptarët për themelimin e Gjykatës Speciale kur sipas shkrimeve të paanshme:… nga muaji shkurt e deri në shtator të vitit 1998 vlerësohen rreth 1000 civilë të vrarë, 800 të zhdukur dhe përafërsisht 380.000 të zhvendosur. Me 6 shator 1998 në Poluzhë të Rahovecit identifikohen 11 shqiptarë të vrarë (në mesin e tyre 5 femra dhe 4 fëmijë) e për këtë krim askush deri me sot nuk është përgjigjur!!!!??? Si mund të pajtohen shqiptarët për themelimi e Gjykatës Speciale kur me 26 shtator të vitit 1998 në Gollubovc serbët ndanë nga një grup refugjatësh 14 burra dhe i ekzekutuan dhe për këtë krim shtazarak askush deri me sot askush nuk është marrë në përgjegjësi!!!???
Drejtësia e njëanshme
Carla Del Ponte-s, Dick Mart-it dhe Wiliamson-it nuk u intereson tragjedia e popullit shqiptar. » Ata i intereson e » vërteta » e Danica Marinkoviqit që i kualifikon kriminelët serbë si » e cila thekson : »…punonjës që kanë kryer punën e tyre me ndershmërisht » dhe si » human », sepse i kishin mundë- suar Kastriotit t’i puthte fëmijët e vet para se ta vrisnin » Si mund të pajtohen shqiptarët dhe si mund t’i besojnë Gjykatës Speciale, pas të gjitha këtyre dëshmive dhe të argumenteve të prezantuara këtu, kur mbi 90% e të cilave janë të bazuara në dokumente serbe. Si mund të pajtohet populli shqiptarë dhe të t’i beson Gjykatës Speciale kur Williamson vetë deklaron: Qeveria e Serbisë ka bërë gjithçka që ka mundur për të na ndihmuar për këtë proces ( unë i besoj se ka ndihmuar që të vërtetohet gënjeshtrat, insinuata, fabrikimet të cilat i kemi argumentuar në këtë reagim) e sidomos kryeprokuror për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviq, i cili, se bashku me zyre tij, na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë… » O, Zot hape tokën që të mos dëgjoj deklarata të këtilla nga një amerikane, i cili duhet të turpërohet nga viktimat që u janë shkaktuar mbi 2.000.000 shqiptareve nga militantët dhe nacionalist serb, për të cilat jo vetëm që është informuar por është edhe përpilues i skenarit vetë z.Vukçeviq. Dhe, krejt në fund si është e mundur që z. Williamson, që me gjithë ndihmën nga katër anët, edhe pse nuk kishte arritur për të »… gjetur prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë për vrasje me qëllim të nxjerrjes dhe të trafikimit të organeve njerëzore… », ky zotëri megjithatë: »… beson në një praktikë » andaj dhe kërkon të vazhdojë ‘kërkimi i provave » të fabrikuar, pjese e fabrikimeve e të cilave është z.Vukçeviq dhe të cilin ky e falënderon. Ec e beso në Gjykatën Speciale. Unë jo. Në të nuk duhet të besojnë as shqiptarët, andaj dhe nuk duhet ta pranojnë pavarësisht kërcënimeve të pakuptueshme që vijnë edhe nga miqtë tanë! (teksti K.S)
shkruan Halim Hyseni
Na ndiqni në Facebook
Bëhuni fans të REDAKSISË Medvegja

