Ta përkrahim Fondin Humanitar për Medvegjën

Ta përkrahim Fondin Humanitar – Zvicer

Vëllezër e motra, dashamirës të Kosovës Lindore, vendas të mi medvegjas. Në emër të disa punëtoreve medvegjas këtu ne Kazakistan ,në emrin tim personal nga zemra ju uroj të gjithëve themelimin e këtij Fondi Humanitar.
Ky fond humanitar tashmë është bërë publike ku nismëtaret e kësaj iniciative i përgëzoi për një punë të mirë dhe humane.
Fondi është sofër bujare ku të gjithë ju tregoni bujarinë dhe solidaritetin për vëllezërit dhe motrat tuaja në vendlindje, për hallet dhe brengat e tyre.
Meqenëse jemi edhe ne këtu në Kazakistan një pjese e punëtorëve nga Medvegja e Kosovës Lindore ,edhe ne do t`ju bashkohemi këtij fondi dhe do të mundohemi që sado pak ta zbusim gjendjen e mjerueshme që kemi për disa familje atje në vendlindje.
Përshëndes dhe falënderoj themeluesit e fondit me të gjithë kryesinë dhe përfaqësuesit e tyre kudo qe janë, dhe të gjithë të tjerët që morën këtë hap humanitar.
Po ashtu falënderoj të gjithë donatorët që kane përkrahur ketë fond me projektet e tyre për ndihmësen ku sukseset tona do të jenë shumë me të mëdha.
Po ashtu falënderoj edhe shumë humanist tjerë nga diaspora e me gjerë qe gjithnjë dolën ne ndihmën e popullit.
Mbasi që jemi në prag të formimit të këtij fondi , vlen të ceket në pika të shkurtra si erdhi deri tek formimi i tij.
Në këtë kohë kur fatet e Kosovës Lindore dhe trojeve tjera shqiptare gjenden në udhëkryq.
Kur makineria serbe po zhdukë çdo gjë shqiptare në Komunën e Medvegjes
Kur shqiptaret në këtë komune janë njerëz të rangut të dytë.Kur gjuha shqipe nuk flitet aty ku duhet .
Kur infrastruktura e fshatrave të banuara me shqiptar është e lënë pas.
Kur nuk ju lejohet shqiptarëve ndërtimi i shtëpive ,po në të kundërtën ato rrënohen.Kur shtëpitë e tyre mbesin pa rryme elektrike .
Ku lëvizja e lirë ende është e kufizuar, dhe Kur e Kur e Kur …??? , të shumta.

Femija në Medvegjë të të diskriminuar nga shteti e që presin ndihmen nga bashkvendasit e vet

Diaspora dhe patriot të Kosovës Lindore të cilët një pjesë të mirë të jetës ja dedikuan Kombit, të organizuar e shpërndarë nëpër grupe të ndryshme i bashkoi kushtrimi për Atdheun.
U bashkuan ,u mobilizuan dhe grumbulluan mjete për shpëtimin e familjeve të rrezikuara nga kafshata e bukës, dhe mjetet e tyre bënë ringjalljen e çdo lëvizje që kishte nevojë Kombi dhe Vendlindja.
Ky fond është e hapur për bashkëpunim me të gjitha shoqatat, asociacionet shqiptare, dhe individët që punojnë dhe veprojnë në Diasporë dhe Vendlindje, e si qellim kanë ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare, historike dhe kulturore të shqiptareve si në komunën ,Medvegjës ,po ashtu në të gjitha trojet tona stërgjyshore.

Me ndihmën tuaj mundohemi që sado pak të zbusim varfërinë, të ndihmojmë të sëmurit, nxënësit dhe studentet të cilët kane talent,por kanë mundësi të vogla financiare për shkollim.
Për këtë arsye ne kemi formuar këtë fond i cili është e hapur për të gjithë ,po ashtu edhe këtu në Kazakistan.
Përveç ndihmave financiare ne duhet të punojmë ngushtë me diplomat evropian dhe me përfaqësues të dy shteteve shqiptare, të ngrisim zërin për gjendjen e mjerueshme që sot është tek bashkëvendësit tanë,situatën në të cilën gjendet Medvegja sot.
Ajo ka nevojë të vazhdueshme për ne.
Besoj se ne sado që të bëjmë për te, nuk do mundemi t`ju dalim haku atyre trojeve.
Prandaj, apeloj që të gjithë se bashku ti bashkojmë forcat për të mirën e saj në mënyrë që me fuqinë tonë të bëjmë më të mirën e mundshme që nëse jo, bile t’ua zgjedhim dorën e mirësisë dhe t’ua lehtësojmë barrën dhe brengat me të cilat ballafaqohen vëllezërit dhe motrat tona në vendlindje.
Jam i bindur se kjo përgjegjësi rëndon në ndërgjegjen e secilit prej nesh.
Besoj se të gjithë ne vuajmë të bëjmë diçka të mire për vendin tonë. Vëllezër e motra ,iniciues për formimin të këtij fondi, unë ju falënderoj për përkrahje dhe për kontributet tuaja që keni dhëne çdo herë ku edhe tani nuk pushoni për të punuar për të mirën e vendlindjes dhe Kombit.
Ju garantoi që mjetet e tubuara nga JU nuk do të keqpërdoren por do të gjejnë vendin aty ku janë të destinuara.
Është vështirë që këto mjete të tubohen ,por me vështirë është që ato të gjejnë vendin e arsyeshëm aty ku duhet dhe ato të arsyetohen. Vendlindja jone sot ka shumë probleme .
Atje në çdo lami të jetës janë probleme që duhet të ndihmohet Andaj apeloi tek themeluesit mos të behet gabim,sepse këto janë mjete të shenjta.
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, dhe të gjithë shqiptaret human kudo që janë.

shkruan: Shaban Abazi – Kazakistan 31.10.2017

Na ndiqniFacebook 

Bëhuni fans të  REDAKSISË Medvegja 
Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë

Share