Shqiptarët e Medvegjës të vuajtur ndër vite

Shkruan: Bislim PIREVA

DHUNA DHE TERRORI NDAJ SHQIPTARËVE TË MEDVEGJËS

Pas dëbimit të shqiptarëve më 1877-78 nga Sanxhaku i Nishit nga 700 vendbanime, sipas historio-grafisë serbe Sahit Osmani-Pasha oficer i lartë i ushtrisë turke me dëpertimin e ushtrisë serbe në Jabllanicë të Epërme më 1878 i ishte bashkuar ushtrisë serbe dhe pas bashkimit të atij territori në shtetin serb banorëve të atyre pak fshatrave të Medvegjës, kinse në bazë të vendimeve të Kongresit të Berlinit u ishin dhënë të drejta politike, fetare dhe arsimore
Me gjithë atë e vërteta qendron ndryshe. Serbia ato pak fshatra shqiptare nuk i kishte dëbuar për dy arsye. E para arsye ishte për t’u arsyetuar para botës se ajo nuk i kishte dëbuar shqiptarët, por ishin larguar vetë, sepse nuk kanë dashur që të jetonin në shtetin serb. Arsyeja tjetër ishte që banorët e atyre fshtrave t’i përdorte si mur i gjallë, apo thënë më drejt mish për top për të depërtuar në territorin e Kosovës. Pra, serbët për të depërtuar në Kosovë i vënin shqiptarët përpara si mburojë, por shpesh edhe serbomalazezë të kamufluar visheshin në rroba shqiptare për ta kaluar kufirin.
Sipas historiografisë serbe që nga mesjeta në atë drejtim kishte egzistuar rruga nga Morava drejt Novo Bërdës. Përmes asaj rruget thuhet se më 1454 kishte kaluar ushtria e Nikolla Skobaliqit, pastaj ushtria serbe më 1878, më 1912, më 1915 dhe më 1944.
Shqiptarët e atyre pak fshatrave të Medvegjës gjithë kanë jetuar nën tehun e shpatës serbe deri në luftën e fundit. Kam shpresë se duke njohur moralin e tyre të fortë nuk do t’i braktisin ato troje dardane.

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Dr.Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Ismail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar ,Ajet DULI,Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koço Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi, mos blej produkte serbe, Blej shqip Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë, Medvegja tani në drejtimin e duhur, S F I R C A Historiku - nga erdhëm ku jetuam, 17 Qershor 1999 - Dita e çlirimit e Komunës së Vushtrrisë ,Faton Hamiti , Medvegja Diskriminimi,Beteja e kosoves 1389 ,Perandoria Osmane 1389 , Turqia 1389,Idriz ajeti feston ditelindjen ,Halim Hyseni, - GJYKATA SPECIALE PRODUKT I FABRIKIMEVE TË SIGURIMIT SHTETËROR SERB,- Shqiptarët duhet t'i thonë jo Gjykatës Speciale,,Kisha e Xhamia, PLATFORMA POLITIKE, Per komb e per Atdhe, leshohet pe,Ibrahim EGRIU, Nazmi Hajredini,Maki Makfire CANOLLI Maqedonci, Ajet DULI,Sadri Ramabaja,Adem Shehu ,Shehi, Muhaxherët,Vushtrria, dita e deshmorëve,pshdk , LDK, PDK , AAK, PD,LS,VV, tahir veliu,shqiperi etnike, presheva , ovl uçpmb , Ovl UçK, Tetovë, shkup, lufta 1998 -1999,Nato,çameria ,Qameria, ilirida, Kërçova, Struga, Dibra, Prizreni, Vlora, Saranda,Bujanoci, Peja, Dugagjini, Tropoja, Bajram CURRI,Ulqini, Plave e Guci,Shkoder,Deti , plazhi Deti Adriatik, Deti Jon, Koroacia, maqedonia, Lugina,beteja e Koshares, Drenica, Lufta ne Kosove, Edi rama, Sali Berisha, Ismail Qemajli, Skender beu,ali Ahmeti.hashim thaqi , Albin Kurti.SHBA, Crans Montana,Batalioni ATLANTIKU,EGRIU, BejiqiRamush,Beiq,nvalidi i luftes , Irfan XHAFERI,Mesuesi i popullit Abdi Begu-Haxhiu, kufiri te Molla e Kuqe,Koço DANAJ , Tahir VELIU, LISTA PËR SHQIPËRI NATYRALE ,LËVIZJA PËR SHQIPËRI TË BASHKUAR,XHULI SPAHIU, ©MAKI M CANOLLI, Abdullah PRAPASHTICA,ALBULENA SALIHU,FEHMI RAMADANI, KONGRESI I MANASTIRIT ,28 NENENTORI , QAMËRI , MEDVEGJË , BUJANOC , PRESHEVË, PLAVË , GUSI,DUL KRASNIQI, MUHARREM SALIHU,DUL KRASNIQI, ILIR META, MIRADIE AVDULLAHI, ZIZE LIZA PEPSHI,MR.QAZIM NAMANI,DR ADIL MUSTAFA,PROF.DR SKENDER KODRA,JIM XHEMA, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu,Njoftim , Hashim Thaçi,Isa Mustafa,Presidenca , Kryeministria,Teuta Nunaj, Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR. Malësia ,Migjeni,zgjedhjet ,vota,malesia e gallapit..,LOBI,Autostrada Morinë-Merdare,skenderbeu ,shtatorja ,Lapidari,Kumanova,Fahri Xharra,Ali Hajdini,Birul Murati, Malësia e Bujanocit,deputeti Fatmir HASANI , Riza HALIMI , Shaip Kamberi,Nene Tereza , Mere Teresa

LUFTA TE KAPIA E SFIRCËS
MË 1912

Në tetor njimij e nandqind e dymëbdhetë
Pushka e parë te Kapia e Sfircës kërset
Shumë herë të moshuemit kanë tregue
Te Kapia e Sfircës kur kishin luftue
Arif Tugjeci luftëtarëve në luftë u ka pri
Mulla Misin Doda ka qenë për krah tij
Në xhami të Tugjecit lidhin besë-besatue
Për të gjallë Serbinë me hy mos me lëshue
Drejt Kapisë prej xhamie janë tfillue
Në Sfircë të Medvegjës kanë depërtue
Me bandat çetnike të Serbisë tue luftue
Kanë vra shumë dhe shumë kanë plague
Çetnikët e panë se s’munden me qendrue
Shqiptarë të Medvegjës kishin kindapue
I kanë qitë shqiptarët përpara sikur strehë
Mbas shpinës të shqiptarëve janë mshehë
Lufta shqiptarëve ju kishte pamundësue
Në vëllazën të vet s’kanë mund me gjue
Prej Lebane çetnikët ndihma kanë kërkue
Te Kapia me shqiptarë për me luftue
Te Kapia e Sfircës çetnikët kur janë afrue
Ja kanë nis çetnikët serbisht me këndue
Ulurnin si bisha; Krisi pushka te Kapia
Po ikin gratë e shqiptarëve pa dimia*
Në Sfircë të Kamenicës ata kur kanë hi
Kanë mbet pa u djeg vetëm tri shtëpi
Krejt banorët shtëpitë i kanë lëshue
Për me mund njerëzit me i shpëtue

(*Puce puske kod Kapije| Beze bule* bez dimije. * Bule sërbët i quanin gratë shqiptare)
Në gjysmën e tetorit të vitit 1912 ushtria serbe ia kishte mësy të depërtojë në Kosovë edhe përmes Kapisë së Sfircës. Burrat e Tygjecit dhe të fshatave për rreth ishin tubuar në xhaminë e Tugjecit, të cilët kishin lidhur besë së për së gjalli nuk do të lejojnë trupat serbe për të depërtuar në Kosovë. Atyre i kishin pri Arif Ajet Kosumi nga Tygjeci dhe mulla Misin Doda nga Sfirca imam i xhamisë së Tygjecit, të cilët janë vrarë dhe që të dy janë varosur në Sfircë të mbrendshme ku edhe sot pu -shojnë eshtrat e tyre.
Pasiqë shqiptarët e kishin thyer kufirin te Kapia, forcat serbe zbrapsen duke kërkuar ndihmë nga Lebana dhe njëkohësit i marrin peng dhe vënë si mburojë para tyre shqiptarët e fshatrave të Medvegjës dhe sidomos shqiptarët e Sficës së komunës së Medvegjës te Kapia ku edhe zhvillohej lufta. Kështuqë Serbia i ka përdorur shqiptarët vazhdimisht siç thotë populli mish për top. Duke mos e njohur strategjinë fashizoide serbe shpesh njerëzit i kanë hudhur të taborrin e tradhtarëve. Më ka rënë të lexoj se Sahit Osmani nga Llapashtica dhe Halil Islami nga Sfirca pas dëbimit të shqiptarëve gjatë dhje-torit të vitit 1877 dhe janarit të vitit 1878 kishin bashkë-punuar me shtetin serb, gjë që farre nuk është e vërtetë. Me angazhimin e Sahit Osmanit dhe të Halil Islamit në vitet e 90-ta në shekullit XIX është ndërtuar shkolla te Xhamia e Siarinës. Nxënës i asaj shkolle ka qenë gjene-ral gjenerali Veli Dedi, Zenel Hajdini, akademiku i parë shqiptar në Kosovë Idriz Ajeti, Zeqir Bajrami, i cili i ka mabruar studimet në Degën e Gjeografisë në Univerzi-tetin e Zagrebit më 1942, dr. Hajdar Xhema i cili i ka mbaruar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Univerzi -tetin e Bolonjës më 1948 dhe ka arritur të bëhet drejtor i Klinikës Neuropsikiatrike në Njy Jork të SHBA-së e shumë kuadro të tjera.
Edhe një shembull shumë banal. Imer Fejzën nga Sfirca e quajnë bashkëpunëtor të serbëve. I ndjeri ki -shte qenë rrogëtar te një malazez në një fshat të Medve -gjës. Serbët si edhe shumë shqiptarë të tjerë dhe atë e mobilizojnë. Në Luftën e Kikës më 26.07.1944 ishte zënë rob bashkë me ushtarë të tjerë serbë dhe është pushkatuar në Gjilan. Pra ai nuk ishte bashkëpunëtor i serbëve, por një fshatar shqiptar që kishte rënë pre e terrorit serb.

VIT I ZI 1915 f.104
Në vjeshtën e vitit 1915-të
Vit i zi për shqiptarët e shkret
Shumë shqiptarë ka mobilizue
Nga Medvegja pesë kanë pësue
Në Beograd në luftë ata i ka çue
Me Austro-Hungarinë me luftue
Luftë e madhe në Kalemegdan
Pesë shqiptarë në front u vranë
Bushat Hyseni nga Lapashtica
Halil e Rrahman Baftiu nga Sfirca
Nga Ramabaja Avdullah Syla mbeti
Nga Tupalla Sherif Rexhë Ajeti
Për Mehmet Ismajlin kanë thanë
Në Kalemegdan eshtnat i ka lanë
Të gjithë u vranë në Kalemegdan
Nuk u dihen as eshtnat ku i kanë
U bënë dy shekuj që serbbarbari
Nuk asht ngop me gjak shqiptari
Kjo bishë e Karpateve, ky soj i zi
Në tokat Ilire gjithë tue ba kërdi

*Më 1915 në Luftë e Parë Botërore Serbia kish-te mobilizuar shumë shqiptarë dhe i kishte dërguar në frontin e luftës edhe nga fshatrat shqiptare të komunës Medvegjës. Nga Tupalla ishin mobilizuar: Arif Rexhë Ajeti, Osman Murat Ajeti, Xheladin Ajeti, Adem Luta, Rrahman Uka, Rexhë Ajeti, Sherif Rexhë Ajeti, Murat Ajeti, dhe Sylejman Demë Murati. Nga Sfirca: Halil Baftiu, Rrahman Baftiu dhe Avdil Baftiu. Nga Dediqi Jashar Jashari, nga Ramabaja Avdullah Syla, nga Llapa -shtica Bushat Hyseni e Halil Sahiti, nga Gërbaci Latif Gërbaci dhe nga Kapiti Zeqir Pajaziti.
Janë vrarë:
1. Avdullah Syla nga Ramabaja,
2. Sherif Rexhë Ajeti nga Tupalla
3. Bushat Hyseni nga Llapashtica
4. Halil Baftiu nga Sfirca
5. Rrahman Baftiu nga Sfirca
6. Mehmet Hajdar Ismajli nga Vllasa-Gërbaci
7. Rexhë Ajeti nga Tupalla ishte kthyer gjallë,
por ishte mobilizuar përsëri dhe gjatë depërtimit të ush-trisë serbe në Kosovë ishte vrarë diku në afërsi të fshatit Keqekollë.

KRIM MBAS KRIMI
Luftë po ban Serbia me bullgarë
Mobilizon edhe shumë shqiptarë
Të gjithë me dhunë i ka mobilizue
Me Bullgarinë Serbia me luftue
Me njimij e nandqind e shtatmbëdhetë
Po i mobilizon shqiptarët e shkret
Krejt djem të ri i kishte mobilizue
Në frontin e luftës ata i ka dërgue
Mbasi Serbia në luftë disfatë pësoi
Të zanit robë Bullgaria i internoi
Tridhetë e dy shqiptarë i ka internue
Në llogoret bullgare i kishte dërgue
Adem Rafuna dhe Adem Radeci
Vëllaznit Arif e Latif Rexhë Ajeti
Islam Ferati e Rrahman Uka i ri
Edhe Shaban Aliu thueja se fëmij
Të gjithë ishin nga katundi Tupallë
Që Serbia fashiste ushtarë i ka marrë
Nga Dediqi katër kanë qenë internue
Në llogore bullgare i kanë dërgue
Ishin Avdili, Sherifi e Jashari
Dhe Hatemi në llogore bullgari
Rrustemin e Hajdinin nga Kapiti
I njëjti fat i keq edhe ata dy i priti
Edhe nga Llapashtuca tre u internuen
Hajrullahu, Hasani e Sherifi pësuen
Meta e Rama të dy nga Vllasa ishin
Nga Sfirca e internuen edhe Hafizin
Shumë prej tyne ajte kanë mbetë
Eshtnat e tyne s’dihet ku janë tretë
Hafiz Murtezi dhe Zjenullah Jaha
Mehmet Smajli e Halim Mustafa
Rrustem Kirvaçën, Beqir Aliu
Që krimi serbobullgar i përpiu
Musë Hysenin e Sylë Maliqi
Krimi serbobullgar i gëlltiti
Kurr Serbia me gjak nuk u ngop
Tue na përdorë neve mish për top
Edhe sot ajo krimet nuk po i ndalë
Që ta zhduk popullin shqiptar
Nuk ka shtëpi as familje shqiptare
Që s’ka pësue nga Serbia gjakatare
Gjithë tue vra, pre dhe masakrue
Tokat shqiptare për me i pushtue

Më 1917 në luftën serbo-bullgare Serbia kishte mobilizuar shumë shqiptarë në rrethinën e Medvegjës. Pas disfatës serbe Bullgaria kishte zënë robë shumë ush -tarë në mesin e tyre edhe 32 shqiptarë, të cilët i kishte internuar në llogore bullgare. Nga Tupalla dihet se ishin internuar: Adem Rexhep Rafuna, Adem Radeci, Arif Rexhë Ajeti, Latif Rexhë Ajeti, Islam Isë Ferati, Rrah-man Uka, Shaban Aliu dhe Ramiz Shahin Emini. Nga Dediqi ishin: Avdil Dediqi, Sherif Jashari dhe Jashar Jashari e Hatem Jakupi. Nga Llapashtica kanë qenë Hajrullah Fazliu, Hasan Fazliu dhe Sherif Osmani, nga Kapiti Rrustem Krivaça e Hajdin Muzliu. Nga Vllasa kanë qenë Metë Ibrahimi e Ramë Vllasa, kurse nga Gërbaci Avdil Hajdari. Nga Sfirca ishte Hafiz Murtezi. Kanë qenë të zënë robë edhe Avdi Veli Jashari dhe Deli Jashari nga Sfirca si dhe Zenel Ajeti nga Tupalla, por gjatë rrugës ata tre kishin arritur që disi të iknin.
Pa gjurmë ka humbur edhe Liman Fetah Klaiqi, familja e të cilit pas dëbimit të shqiptarëve në janar të 1878 nga Klaiqi ishte vendosur në Lagjën e Jasharajve në Sfircë të Medvegjës. Limani s’kishte lënë pasardhës. Në burgjet dhe llogoret bullgare me sa dihet janë vrarë dhe zhdukur pa asnjë gjurmë:
1. Hafiz Murtezi nga Sfirca
2. Zeqir Zejnullah Jaha,
3. Halim Fazli Mustafa,
4. Mehmet Vocë Smajli,
5. Musë Hysen Hyseni,
6. Sylë Maliq Maliqi,
7. Beqir Ukë Aliu
8. Rrustem Krivaça nga Kapiti
9. Ramiz Shahin Emini nga Tupalla
10. Avdil Hajdari nga Gërbaci
11. Liman Fetah Klaiqi nga Sfirca

Familja e tij më 1878 nga Klaiqi qe vendosur në Sfircë në Lagjën e Jasharjve. Pas zhdukjes së Limanit vëllazrit e tij Brahimi dhe Demiri ishin vendosur në Sfircë të Kamenicës dhe Tahiri e Rrahmani në Gmicë. Demiri ishte kthyer përsëri në Siarinë ku kanë jetuar pasarsit e bijëve të tij Sefës dhe Hajdinit më 1999.

MASAKRA NË NEGOSALË
Me Bullgarinë Serbia për me luftue
Shumë shqiptarë kishte mobilizue
Nga Tupalla Ramizi, biri i Shahinit
Nga Gërbaci Avdili, vëllau i Hazirit
Në Lebanë Shahini e Haziri shkojnë
Me administatën bullgare të bisedojnë
Ramizin dhe Avdilin që t’i lirojnë
Në llogore bullgare të mos i internojnë
Tue u kthye Shahini e Haziri nga Lebana
Në katundin Negosalë i kishte zanë nata
Mbasi bullgarët orë policore kishin vnue
Për Medvegjë s’kanë mund me udhëtue
Ngat nji bujtine ata ishin pas ndalë
Kuajt i kishin lidhë për nji dardhë
Afër kuajve gujat i kishin pas shtrue
Kanë ra me fjet, aty natën me kalue
Komitave serbë dikush u kish tregue
Drejt te dardha kriminelët kishin shkue
Se janë shqiptarë kur e kishin hetue
Të dytë në gjumë i kishin masakrue
Më 1917 ndër të zënët robë nga ushtria bullgare ishin edhe Ramizi i biri Shahin Eminit nga Tupalla dhe Avdili i Hajdar Gërbacit. Shahini i ati i Ramizit dhe Haziri i vëllai i Avdilit kishin shkuar në Lebanë ta lusin administratën bullgare të mos i internonin në Bullgari. Duke u kthyer nga Lebana i kishte zënë nata në fshatin Negosalë dhe për shkak të orës policore nuk kishin mun -dur ta vazhdonin udhëtimin për në Medvegjë. Ata ishin ndalur afër një hani (bujtine), i kishin lidhur kuajt për një trungu të dardhës, i kishin shtruar kishin rënë për të fjetur. Serbët i kishin hetuar se ishin shqiptarë dhe ashtu si ishin në gjumë i kishin masakruar.

KRIMI NË DUKAT
Në pronë të vet kish qenë tue punue
Shaban Dukati dushk ishte tue vnue
Prente dushk mali në pronë të tij
Për stinën e dimnit për bagti
Barijtë e Valiqve e kanë pa tue punue
Radovanit e Velimirit u kishin tregue
Drejt te mali ata të dytë po shkojnë
I thonë Shabanit kjo asht prona jonë
Shabani ishte me Shahinin 14 vjeçar
Ata Shabanin peng e kishin marrë
Te shtëpia e vet Valiqt e kishin çue
Në bodrum Shabanin e kishin ngujue
Jovan Valiqi në shtëpi kur kish shkue
E kish pa Shabanin në bodrum ngujue
Po i thotë Shabanit këtu kush të ka prue
Djemt tu në mal thotë më kanë kindapue
Në mal timin dushk kam qenë tue vnue
Më kanë pru këtu thotë më kanë ngujue
Në malin tim me djalë isha tue punue
Shahinin 14 vjeç s’e di ku ma kanë çue
Ja çel derën Shabanit edhe e lëshon
Punën e malit thotë e kshyrim ma vonë
Ishte nis Shabani te shtëpia me shkue
I sheh Valiqt dushkun e tij tue vnue
Te shtëpia e vet Shabani kur shkon
Kusherijve të vet ai po ju kallëxon
QyshVeliqt atë e kishin kindapue
Në bodrum qysh e kishin ngujue
Janë ba gati, mirë janë shtërngue
Drejt te mali ata kishin pas shkue
Me Valiqt shkojnë për me bisedue
Në pronë të vetën pse me i pengue
Kur Shabani te mali kishte shkue
Radovan Valiqi e kishte kërcnue
Çka ke lyp i thotë në pronën tonë
As me kapëcye kësajde nuk guxon
Kanë hy në fjalë, janë ngatrrue
Ulun në një trung tue bisedue
Shabani Dukati ishte pas plague
Me sopata shkinat e kanë masakrue
As Valiqt leht nuk kanë shpëtue
Të dytë me kokë e kanë pague
Xhemë Ferati nji burrë azgan
Radovanin për vdekje e qëllon
Velimir Valiqi kishte marrë ikën
Mustafë Dukati ia kish zanë pritën
Me të parin plumb e kishte qëllue
Rrajë nji lisi për tokë e kish palue
Edhe pse ishin sulmue në pronë të vet
Serbia i kishte pas burgos katër vetë
Mbas mundimeve që kanë përjetue
Rexhepi dhe Xhela dikur janë lirue
Mustafën e Xhemën në Nish i çojnë
Në burgun e Nishit që t’i maltretojnë
Mbas tri viteve Mustafën e lirojnë
Kurse Xhemës burgun ia vazhdojnë
Klika e Valiqve ishte angazhue
Gjithqysh Xhemën me likuidue
Me prosi të Valiqve ishte ba plan
Nji roje e burgut e Xhemën e vran

Në vjeshtën e vitit 1924 Shaban Dukati kishte shkuar në mal të vet për të prerë dushk për stinën e di mërit për bagëti. Me vete e kishte të birin Shahinin 14 vjeç. Radovani dhe Velimiri të bijtë e Jovan Valiqit nga Medvegja shkojnë dhe e kërcnojnë Shabanin se mali ishte i tyre. Pasi që Shabani kishte kundërshtuar atë e kindapojnë e dërgojnë te shtëpia e tyre dhe e ngujojnë në një bodrum, kurse vetë marrin argatë dhe shkojnë për ta venduar dushkun, që Shabani e kishte prerë. Në ndërkohë në shtëpi arrin Jovani i ati i Radovanit dhe i Velimirit dhe e gjen të ngujuar Shabanin në bodrum. Pasi Shabani i tregon se si dhe pse të bijtë e tij e kishin ngujuar Jovani e liron duke i thënë se punën e malit do ta shohim më vonë. Duke shkuar për në shtëpi Shabani i sheh se Radovani dhe Velimiri kishin marrë dhe gratë për të vandosur dushkun. Kur Shabani kishte arritur në shtëpi i kishte ftuar Rexhep e Mustafë Dukatin, Xhemë e Veli Feratin dhe Xhelë Siarinën që të shkojnë dhe të bisedojnë me Radovanin e Velimirin. Posa kishin pas arritur Radovani iu kishte pas kërcnuar Shabanit. Fillon konflikti. Radovani e Velimiri mbetën të vrarë, kurse Shabani kishte mbetur i plagosur, por ashtu të plagosur shkinat e presin me sopatë.

VRASJA E ÇOLLAKVE 1937
Gjeneratë pas gjenerate kanë tregue
Më 2 gusht në Bajë gjithë janë tubue
Kanë ba gara dhe kanë vallëzue
Ditën e Aligjynit e kanë kremtue
Ajo ishte një festë tradicionale
Ku tuboheshin fshatrat shqiptare
Ajo ishte kremtë e lashtë pagane
Kudo në trojet etnike dardane
Kolonistët mbasi që kanë ardhë
Edhe ata gjithë pjesë kanë marrë
Me shqiptarë gjithë janë ngacmue
Me gjetë shkas me u ngatrrue
Asnjiherë kremta nuk ka kalue
Me serbomalazezë pa u ngatrrue
Atë kurthë shqiptarët e kanë ditë
Kurr nuk kanë shkue pa u përgatit
Më 1937 sikurse edhe çdo herë
Serbomalazezët ishin mbledhë
Luejshin valle dhe bajshin garë
Se kush po del në gara më i parë
Hamiti dhe Qerimi djem të ri
Heret për Bajë ata kishin mbërri
Edhe ata në valle kishin pas hy
Pa i dit kurthat, pa dit djallëzi
Shqiptarët gjithë në grup kanë shkue
Kurthave koloniste me ju kundërvue
Sa herë shqiptarët bashkë kanë shkue
Kolonët t’u vardisen nuk kanë guxue
Se janë vetën ata dy kur e hetojnë
Ju turren të kapin, t’i kindapojnë
Mu si bishat ardhacakët sulmojnë
Me femnat e tyne pse po vallëzojnë
Mbasi kolonistët i kishin sulmue
Janë nis djemt prej aty me u largue
Nji allti Hamitit i kishte pas qëllue
Mos me mund ata me i kindapue
Prej të keqes tue u mundue me ikë
Mujë Angjeliqi u kish dalë në pritë
Hamitin e ka vra, Qerimin plague
Të plaguem në Leskoc e kanë çue
Në Leskoc kinse për shërim e dërgojnë
Në vend të mjekimit Qerimin e helmojnë
U vranë dy djem të familjes Çollaku
Pse ishin shqiptarë, pa kurfarë shkaku

Dita Aligjynit më 2 gusht ka qenë gjithë kremtë tradicionale e cila manifestohej në Bajë të Siarinës. Aty zhvilloheshin gara të ndryshme siç ishte hudhja e gurit, vrapime, këndoheshin këngë, luheshin valle. Kjo traditë kishte vazhduar edhe pas ardhjes së kolonistëve, por situate gjithë kishte qenë e tensionuar. Më 1937 Hamiti dhe Qerimi dy djem të rinjë të familjes së Çollakëve kishin hyrë në valle, kurse serbomalazezët nga mëria se ata kishin hyrë në valle me femrat e tyre i sulmojnë. Hamiti me një pistoletë duke u larguar mundohej që të mbroheshin, por çetniku nga Siarina Muja Angjeliqi ua kishte zënë pritën dhe Hamitin e kishte vrarë, kurse Qerimin e kishte plagosur, të cilin e dërgojnë në Leskoc kinse për ta shëruar dhe e helmojnë.

VRASJET NË STRACIN
Më ’41 kur ka kris pushka e parë
Në ushtri kishte edhe shqiptarë
Kishte qenë i hartuem plani sekret
Ushtarët shqiptarë me i vra vetë
Shqiptarët në vijën e parë me i çue
Sa ma shpjet shqiptarët me i likuidie
Sa ma shpjet duhet që t’i asgjasojnë
Me gjermanë të mos bashkëpunojnë

Por sa lufta që kishte pas fillue
Shumë shqiptarë ishin dorëzue
Në Gjermani i kanë intrenue
Punë të ndryshme kanë punue
Nuk janë rrah, nuk janë matretue
Në mënyrë njerëzore janë trajtue
Në Ushtrinë jugosllave që mbet kanë
Në mënyra të ndryshme zhduk janë
Ata që në Stracin kishin pas qëllue
Pesë janë vra, vetëm nji ka shpëtue
Nga Sfitra u vra Zenel Ramë Munishi
Nga Llapashtica u vra Ajet Rushiti
Ibish Mehmeti i Kapitit atje mbet ka
Edhe Selman Ukën nga Tupalla u vra
Për Zenel Baftiun dikush kishte thanë
Se në Bullgari i ndjeri ishtnat i ka lanë

Që me fillimin e Luftës së Dytë Botërore kishte qenë një plan sekret për shqiptarët që ndodheshin në shërbim ushtarak si element i pabesueshëm, të dërgohe-shin në vijën e parë të frontit, por edhe të vriteshin nga vetë ushtria. Kështu që në Stracin të Maqedonisë nga gjashtë shqiptarë sa ishin, kishte arritur të kthehej në shtëpi vetëm Ajet Deli Bajrami, kurse janë vrarë:
1. Zenel Ramë Munishi nga Sfirca
2. Ibish Mehmeti nga Kapiti
3. Ajet Rushiti nga Llapashtica
4. Selman Uka nga Tupalla
5. Zenel Baftiu nga Sfirca se është zhdukur diku në Bullgari

MASAKRA NË LEBANË
Imer Ruhan Avdili nga Gërbaci
Kish marrë rrugë drejt Beogradi
Ademi e Dema nga Llapashtica
Nisen për Leskoc si zbardh drita
Të tretë bashkë ata ishin tfillue
Në Beograd kanë dasht me shkue
Dikush atyne u kishte pas thanë
Se disa paga kanë me ua dhanë
Para lufte kufitarë qenë kishin
Si kishte kris lufta largue ishin
Kanë marrë rrugën pa mendue
Në rrugë pa kthim kanë shkue
Mbasi Lebanën e kishin kalue
Në Boshnjace ata ishin ndalue
Në nji bujtinë natën ta kalojnë
Nesërmen rrugën ta vazhdojnë
Se janë shqiptarë i kishin hetue
Në bujtinë çetnikët kishin shkue
I kanë lidhë, rrah dhe maltretue
Drejt e në Lebanë i kanë çue
Vojvodës të tyne ia kanë dorëzue
Kërsta Mihajloviqi kishte urdhnue
Te vendi Guri i Lebanës me i çue
Me sopata me i pre dhe masakrue
Me urdhen të kryeçetnikut veprojnë
Me sopata i presin dhe masakrojnë
Mizorisht çetnikët i kanë masakrue
Me zall kufomat e tyne i kanë mbulue
Kalojnë shumë ditë nuk janë lajmrue
Nuk dihej ku janë as kah kanë shkue
Bajrami, Sherifi e Ahmeti janë shtërngue
Kishin marrë udhën të tretë ishin tfillue
Imerin, Ademin e Demën me i kërkue
Drejt Lebanës ata ishin nis me shkue
Gjithë tue pas kujdes dhe tue përgjue
Nga bandat çetnike mos me u hetue
Tue pyet besë ku kishin vesh kanë marrë
Buzë Jabllanicës kufomat mbulue me zall
Te vendi Guri i Lebanës nga zalli i nxjerrin
Pas shumë mundimeve në familje i sjellin

Imer Ruhan Avdili nga Gërbaci, Adem Osmani dhe Demë Beqir Sahiti nga Llapashtica para lufte kishin qenë të mobilizuar si kufitarë në kufi me Bullgarinë. Në shtator të vitit 1941 dikush u kishte thënë se në Beograd do t’u ipeshin pagat që kishin mbetur pa i marrë. Pa menduar mirë për pasojat që nuk të kishin nisën për në Beograd. Pasi e kalojnë Lebanën ndalen në një bujtinë të një të njohuri ta kalojnë natën dhe të nesërmen ta vazhdojnë rrugën për në Leskocë dhe prej aty me tren për në Beograd. Çetnikët i hetojnë se ishin shqiptarë, i zënë, i kthejnë prapa në Lebanë dhe ia dorëzojnë Kërta Mihajloviqit nga Retkoceri, vojvodë i çetnikëve, të cilët me sopata i presin dhe i masakrojnë dhe i mbulojnë me zall buzë lumit Jabllanicë në vendin e quajtur Guri i Lebanës. Pasi që ata nuk ishin kthyer pas disa ditëve edhe përkundër rrezikut të madh Bajram Muharremi dhe Sherif Salihu nga Tupalla dhe Ahmet Osmani nga Llapashtica nisen drejt Leskocit në kërkim të tyre. Pas shumë peripecive arrijnë që t’i gjejnë kufomat e tyre dhe t’ua sjellin familjeve të tyre.

MASAKRA NË LLAPASHTICË
TË EPRËME

Nji hordhi çetnikësh në kambë ish çue
Drejt Llapashticës të Epërme ka shkue
Familjen e Sahitajve e kishin rrethue
Vitin e ri 1942 me krime për me festue
Në familje të Beqirajve nji grup shkojnë
Në oborr të vet Ramizin e arrestojnë
Gra,fëmijë e pleq çetnikët i tmerrojnë
Plaçkisin, i fyejnë edhe i maltretojnë
Prej aty te Ali e Shaban Guti shkojnë
Të vëllain e Aliut Hasanin e arrestojnë
Arrestojnë Salihun 16 e Keqën 12 vjeç
Të birin e Hasanit Selimin 14 vjeç
Shtëpisë së Zanunit ju kishin drejtue
Shaqir Aliu nga Kapiti aty kish qëllue
Rrobat e nusnisë atë natë i kish çue
Të bijën e Zenunit për djalë e kish fejue
Shih çka bajnë çetnikët kriminelë
E vrasin plakun Zenunin sapo del
Pastaj hyjnë mbrenda në shtëpi
E vrasin dhe Shaqirin mysafirin e ti
E marrin edhe Bekën 18 vjeç me e vra
Por e motra përpapa të vëllait dalë i ka
Beka u plague, e motra e fejueme u vra
Pajën e nusnisë për vëlla shkret e la
Në vend si t’i veshte rrobat e nusnisë
Atë e mbuloj gjaku i barbarshkinisë
Pasi çetnikët tre vetë i pushkatuan
Rrugën e barbarisë tutje e vazhduan
Drejt Llapashticës së Poshtme shkuen
Në Lagjën e Kostoviqe u stacionuan
E vazhduen “festën” me kangë e valle
Për krimet që banë në familje shqiptare
Me ta ishin shqiptarët që i kishin arrestue
Edhe ata i kishin detyrue me ta vallëzue
Gjithë asaj nate pinë, kënduen, vallëzuen
Me gjak të shqiptarëve, Vitin e Ri festuen
Kur zbardhi dita te nji përrue i çuen
Lidhun dorë për dore i pushkatuen
I pushkatuen kriminelët ata djem të ri
Tre prej tyne thueja se ishin fëmijë

Ka qenë, ishte dhe është në gjenin e serbëve që krimet t’i bëjnë kur ata i kanë festat, por edhe kur i kanë shqiptarët që të lënë vragë sa më të thella. Në fundin e vitit 1942 kolonë nga Buca, Rafuna, nga Llapashtica e Poshtme, Rukoci, Cërnovërri dhe fshatra të tjera nisen drejt Lagjës së Sahitajve në Llapashticë të Epërme për të plaçkitur edhe për të vrarë shqiptarë. Së pari shkojnë në familjen Beqiraj e arrestojnë Ramizin. Pastaj shkojnë në familjen e Ali e Shaban Gutit dhe pasi që plaçkisin çdo gjë e arrestojnë Hasanin të vëllain e Aliut, pastaj të birin e Aliut Salihun 16 vjeç, Selimin djalin e Hasanit 14 vjeç dhe Keqën 12 vjeç. Prej aty shkojnë në shtëpinë e plakut Zenun, ku kishte qenë mysafir Shaqir Aliu nga Kapiti, i cili kishte shkuar t’i dërgojë rrobat e nusërisë për të bijën e Zenunit, e cila ishte e fejuar për të birin e Shaqirit që mbrenda dy javësh të bëhej nuse. Çetnikët vrasin plakun Zenun dhe Shaqirin, kurse e nxjerrin në oborr që ta pushkatuar të birin e Zenunit Bekën që ishte 18 vjeç. Në momentin që ia kthejnë pushkën për ta vrarë, e motra që ishte fejuar për të birin e Shaqirit del para të vëllait Bekës, kështu që ajo vritet, kurse Beka plagoset, por kishte arritur disi që të ikte. Pasi i vrasin tre vetë çetnikët i marrin të zënët robë dhe nisen drejt Llapashticës së Poshtme, ashtuqë vendosen në Lagjën e Kostoviqe,tërë natën bëjnë aheng duke pirë e vallëzuar, madje duke i detyruar edhe shqiptarët e zënë peng që të vallëzonin bashkë me çetnikët. Pasi që dehen mirë të nesërmen i çojnë te një përrua dhe i pushkatojnë, tre prej tyre nën moshën 18 vjeçare.Janë vrarëe:
1. Zenuni, i zoti i shtëpisë
2. Shaqir Aliu nga Kapiti, mysafir
3. E bija e Zenunit, e fejuar për të birin e Shaqi-rit nga Kapiti
4. Hasani Guti
5. Salih Ali Guti 16 vjeç
6. Selim Hasan Guti 14 vjeç
7. Keqa 12 vjeç

VRASJA E MUNISHVE
Bagtive për dimen ushqim me u sigurue
Në Malësi vjeshtës gjithë dushk asht vnue
Munishi me djem e reja në mal kish shkue
Djemt e prejshin dushkun, rejat tue palue
Nji grup i çetnikëve në Kapit kishin dalë
Te mali i Munishit kriminelët ishin ndalë
Avdullahu e Hajrullahi në lisa kishin hip
Degët e lisave për dushk për me i krasit
Si kanë qenë dushk tue pre, grat tue palue
Çetnikët e Gjylekreshtës te mali kanë shkue
Prej gjelatëve Munishi disi për me shpëtue
Dardha ujce Munishi atyne ju kishte ofrue
Kanë hangër dardha, gjelatët janë freskue
Kanë marrë armët dhe në kambë janë çue
Për mikpritjen që Munishi ju kishte ofrue
Avdullahun e Hajrullahun i kanë pushkatue
Çetnikët e Gjylekreshtës krimin e vazhdojnë
Edhe plakun Munish në vend e pushkatojnë
Të gjitha krimet nga Serbia janë organizue
Nga trojet e veta shqiptarët me i largue
Dora çetnike kurrë nuk ka pushue
Çetniku Bogosllavi në Kapit ka shkue
Sadik Sadikun tue punue në arë të vet
Çetniku Bogosllav i Llapashticës e vret

Në vjeshtën e vitit 1943 Minushi me dy të bijtë Avdullahun e Hajrullahun, të rejat dhe me të shoqen kishin shkuar në mal për të prerë dushk për bagti për stinën e dimërit. Të bijtë kishin hipur në lisa për të prerë degët me dushk, kurse gruejs e të rejat i palosnin degët e dushkut. Në moment ia behin nji grup çetnikësh nga Gjylekreshta. Për t’i shpëtuar të keqes Munishi i thotë të shoqes t’u sjellë dardha për t’u freskuar. Kriminelët i ngrënin dardhat dhe i vrasin dy djemt e Minishit ashtu si ishin në lisa duke prerë dushk, e pas tyre plakun Munish dhe marrin rrugën drejt Cërravërrit. Pas nji viti po në Kapit Bogosllavi i Llapashticës e vret Sadik Sadikun deri sa ishte duke punuar në tokë të vet.
Janë vrarë:
1. Munishi
2. Avdullahu, i biri
3. Hajrullahu, i biri
4. Sadik Sadiku, poashtu nga Kapiti

ZHDUKJE PA GJURMË
Behram Beka që ishte nga Siarina
Edhe Rexhepi që ishte i vëllai i tina
Emin Halitin-Gërbacin kishin takue
Bashkë në Medvegjë kishin shkue
Për te shtëpia kur janë nis me ardhë
Batakoviqt e Medvegjës i kanë ndalë
Kambë e duer i kishin lidhë me litar
Ashtu të lidhun i kishin ngrehë zvar
I ngrehin zvar të nji përrue i çojnë
Në mënyrë barbare i masakrojnë
Të mbuluem me dushk në përrue
Mbas disa ditëve bagtinë tue i rue
Barijt e Dukatit e kishin hetue
Nji erë e randë tue kundërmue
Mu te përroni kur kishin shkue
Panë kufomat që ishin masakrue
Ramë Hazir Shahini pati po atë fat
Edhe ia asht zhduk thuhet atë natë
I ndjeri e kishte lanë gruen me barrë
Mbas disa muejve i kishte lindë djalë

Janë masakruar dhe zhdukur:
1. Behram Beka nga Siarina
2. Rexhep Beka nga Siarina
3. Emin Halit Salihu nga Gërrbaci
4. Ramë Hazir Shahini nga Siarina nuk dihet se ku është zhdukur, i cili kishte lënë gruan shtatzënë dhe pas disa muajsh i kishte lindur djalë ttë cilin e kishin pagë-zuar me emrin Hajdin.

II
Krimet çetnike kurr s’kanë pushue
Më 1943 Malën e kishin masakrue
Kufoma e tij kurr nuk asht gjetë
Eshtnat e tij s’dihet ku kanë mbetë
Oda e Malë Muratit gjithë ishte çel
Krenët e shqiptarë aty janë mbledhë
Aty janë mbledhë e kanë kuvendue
Kurr armikut për mos me i besue
I biri Osmani në Tupallë kish shkue
Edhe atë Grubaqët e kishin kindapue
Te vorri i babës thonë kemi me të çue
Kemi marrë vesh se ti je tue kërkue
Falë shkathtësisë nga dora u kish dalë
Më të shpejt Osmani futet në nji mal
Si të qartun çetnikët ju kishin lëshue
Tue shti me armë mbas i kanë shkue
Te Bebajt e Siarinës kur kishte mbërri
Kishte pas hy në oborr tek nji shtëpi
Në shtëpi vetëm një vajzë kish qëllue
Pajën e nusnisë kish qenë tue punue
Pushkën e të atit vajza ja kishte ofrue
Kriminelëve hoxha mos me ju dorëzue
Avdil Kapiti tupallët i kishte alarmue
Çetnikët hoxhë Osmanin e kanë rrethue
Kapitajt dhe Bjeshkalit ishin tubue
Drejt Siarinës së bashku ishin tfillue
Kur kriminelët krismat i ndëgjojnë
Marrin malin, kokën ta shpëtojnë
Dikush prej tyme ma vonë ka tregue
Te shtëpia s’kanë guxue me shkue
Gra e fëmijë me vete i kanë marrë
Kanë ikë e janë strehue diku në mal

III
Grubaqët me disa çetnikë nga Siarina
Në katundet shqiptare bajshin kërdina
Jahir Hoda shpesh kishte pas tregue
Jetimët të Behlulajve si janë masakrue
Të paprindë jetimët jetën e kalojshin
Përditë në kullotë lopët i lëshojshin
Nji ditë lopët në kullotë s’kishin dalë
Fëqinjët kishin ndëgjue lopët tue pallë
Te shtëpia e jetimëve kishin shkue
Kishin gjetë lopët në shtallë ngujue
Në shtëpi jetimët nuk i kishin gjetë
Te oxhaku sofra shtruet kish mbetë
Ashtu e shtrueme sofra si kish qenë
Dy lugë mbi dhe me përshesh një enë
Sofra e jetimëve shtruet kish mbetë
Nuk dihej ku ishin, as ku kishin tretë
Por ma vonë fëqinjët i kishin zbulue
Mu te kisha e Jahocit në nji përrue
Të dy ata jetimë i kishin masakrue
Veç dora kriminele ashtu ka veprue
IV
Fetahu bagtinë në kullotë i kish lëshue
Çenikët te tufa e deleve i kishin shkue
Hape gojën të shohim dhambë a ke
Nëse të kanë ra kemi me t’i ngjitë ne
Tytën e pushkës në gojë çetnikët ia fusin
Tallën me Fetah Siarinën dhe e përbuzin
Bishat sërbomalazeze e vrasin një plak
Tue i ruejt bagtinë e veta pa u pasun hak
Mehmeti nga Vllasa kish qenë në Siarinë
Kolonisti Morko në drejtim të tij shtin
E vrau Mehmet Ibrahimin ai gjakatar
Vetëm pse i ndjeri kishte qenë shqiptar

Janë vrarë:
1. Malë Murati nga Sfirca
2. Jetim i familjes Behluli nga Siarina
3. Jetim i familjes Behluli nga Siarina
4. Fetah Siarina, plakë duke i ruajtur bagëtinë
5. Mehmet Fazli Ibrahimi nga Vllasa

V
Shumë gjana shumkushi ende s’i di
Të gjitha krimet janë ba me strategji
Me qinda plane Serbia i kishte hartue
Prej trojeve etnike neve me na largue
Naçertania më 1844 ka qenë i pari plan
Nga trojet etnike shqiptarët me i përzan
Ilija Garashanini autor i elaboratit ishte
Zhdukjen e shqiptarëve për synim kishte
Me elaborate të tilla Serbia ka vazhdue
Tokat shqiptare gjithë tue i kolonizue
Kushtet e jetës gjithë me ua vështirësue
Drejt Anadollit shqiptarët me i dëbue
Më 1937 krimineli Vasa Çubrilloviqi
Elaborat kundër shqiptarëve përgatiti
Sipas tij krejt shqiptarët pa i dëbue
Kurr Serbia nuk mundet me përparue
Në atë elaborat ai kishte planifikue
Në çdo mënyrë shqiptarët me i farue
Mos me mund kullotat me i shfrytëzue
Në treg kafshët mos me mund me i çue
Çubrilloviqi kish parapa në elaboratin e ti
Shtëpitë e shqiptarëve me i djeg me tinzi
Si metodë e suksesshme që asht tregue
Nga Toplica shqiptarët kur i kanë dëbue
Për me dëbue sa ma shumë shqiptarë
Duhet me ua cenue nderin familjar
Më 1878 me atë mënyrë asht veprue
Sa ma shpejt shqiptrarët me i largue
Buca, Klaiqi e Dërvodeli siç kanë tregue
Mbrenda nji nate shtëpiat i kanë shue
Nga nji grup komitash katundit kalojnë
Kinse në besë shqiptarëve ju tregojnë
Kemi ardhë thonë në besë me u kallzue
Sante katundin kanë për me e rrethue
Kanë me marrë çdo nuse dhe vajzë të re
Me ditë që ju kemi tregue na vrasin ne
Shpesh herë muhaxherët kanë tregue
Mbrenda nate këto katunde janë largue
Tanë tue ikë nëpër ngri dhe nëpër borë
U kanë vdekë nanave fëmija në dorë

VI
Për me e realizue planin e saj gjakësor
Serbia malazezë si mjet i ka përdorë
I ka shtyt konflikte për me shkaktue
Me pas shkas shteti për me intervenue
Edhe në Medvegjë ashtu asht veprue
Fshatrat me malazezë janë popullue
Mendja e njeriut nuk mund me besue
Patologjia serbe sa larg kishte shkue
Edhe ndër malazezë ka ba selekcionim
Se kush ka prirje me ba ma shumë krim
Për Peçant e Starabajës shumë nuk e din
As prej nga janë, në Starabajë kah vijnë
Nga Mali i Zi nji kohë në Pejë kanë jetue
Mbasi për krime të shkathtë janë tregue
Nga Peja në Starabajë ata janë transferue
Rrugën e krimeve për me e vazhdue
Në fshatin Starabajë ata kur kanë ardhë
Në veshë e sjellje dukeshin si shqiptarë
Shumë prej tyne e kanë ditë gjuhën tonë
Qëllimet tyne kriminele që t’i maskojnë
Vëllazërit Behram dhe Rexhep Beka nga Siarina dhe Emin Halit Salihu nga Gërbaci kishin qenë në Me- dvegjë. Duke u kthyer për në shtëpi në mes Medvegjës dhe Petrilës kapën nga Batakoviqët e Retkocerit dhe masakrohen në mënyrën më çnjerëzore. Pasi i lidhin duar e këmbë i tërheqin zvar dhe i çojnë në një objekt të Mariqëve dhe ua presin pjesët e trupit, kurse prej aty i çojnë te vendi i quajtur Përroni i Manastirit dhe i mbu-lojnë me degë e dushk të lisave. Pas disa ditëve kufo-mat e tyre i hetojnë barinjët e Dukatit.

Pasi i kishin masakruar ata tre, të nesërmen diku në afërsi të Medvegjës e kishin masakruar edhe Malë Muratin nga Sfirca. Mala kishte qenë njeri me autoritet dhe se në odën e tij takoheshin krerët shqiptarë në të dy anët e kufirit. Pas disa kohësh Osmani hoxhë i fshatit dhe i biri Malës kishte shkuar mysafirë në Tupallë. Duke u kthyer në shtëpi në Siarinë çetnikët ia kishin zë-
në pritën, e kishin kapur dhe i kishin thënë kem dëgjuar se je duke e kërkuar varrin e babait dhe kemi vendosur që të dërgojnë të varri i babait. Falë fatit dhe shkath-tësisë mulla Osmani kishte arritur t’u dalë nga dora të futet në mal dhe duke ikur nëpër breshëri plumbash kishte arritur të futet në oborr të një shtëpie në Lagjën e Bebajve në Siarinë. Në shtëpi kishte qëlluar vetëm një vajzë duke e punuar pajën e nusërisë, e cila ia kishte dhënë pushkën e të atit që të mbrohej. Për kapjen e ho-xhës ishte alarmuar fshati dhe rrethina, kështuqë çetni-kët e frikësuar ishin tërhequr.
Plaku Fetah Siarina kishte qenë duke i ruajtur ba -gtinë. Një grup çetnikësh kishin shkuar dhe i kishin thënë hape gojën të shohim a ke dhëmbë dhe nëse nuk ke t’i ngjesim ne. Ia hapin gojën, ia fusin tytën e push-kës në gojë dhe e vrasin. Poashtu në Siarinë ishte vrarë edhe Mehmet Fazli Ibrahimi nga Vllasa nga kolonisti me emrim Marko. Thjeshtë ishte një fushatë për dëbi-min e shqiptarëve nga ato troje.

KUR LESKOCI U BOMBARDUE
Ditën që Leskoci asht bombardue
Edhe disa shqiptarë kanë pësue
Nga Tupalla Hetë Ajeti asht vra
Edhe Malë Avdili në luftë ka ra
U vranë Tahiri e Ramadani nga Sfirca
Edhe Hajdin Duli nga Llapashtica
Salih Starabaja asht vra po atë ditë
Hetem Rexhepi nga Sfirca në Bojnik
Avdil Fazliu e Shefki Beha në Sanxhak
Emin Bajrami nga Sfirca në Vërhac
Në Bosne janë vra Selmani e Brahimi
Diku në Kralevë edhe Hajdin Ibrahimi
Të gjithë ata shqiptarë të gjithë djem të ri
Kanë lanë nanat në vaj dhe me duer në gji
Të gjithë me dhunë Serbia i kanë detyrue
Për interes të saj shqiptarët me luftue
Me shkatërrimin e Ushtrisë të Mbretërisë SKS në prill të vitit 1941 Serbia i mobilizonte shqiptarët sido -mos nga fshatrat shqiptare të Medevegjës. Ditën e bo-mbardimit të Leskocit janë varë:
1.Hetë Ajeti nga Tupalla
2.Malë Aliu nga Tupalla
3.Tahir Sylejmani nga Sfirca
4.Ramadan Heseti nga Sfirrca
5.Hajdin Duli nga Llapashtica
6.Salih Starabaja nga Starabaja

Ata që kanë shpëtuar janë angazhuar në treva të tjera dhe janë vrarë:
1. Rexhep Rexhepi nga Sfirca në Bojnik
2. Avdil Fazliu nga Llapashtica në Sanxhak
3. Shefki Beha nga Ramabaja në Sanxhak
4. Emin Bajrami nga Sfirca në Vërshac
5. Selman Hajdari nga Sfirca në Bosne
6. Brahim Osmani nga Sfirca në Bosne
7. Hajdin Ibrahimi nga Vllasa në Kralevë

VRASJET NË FAMILJEN
MEHMETI
Nuk ka familje, as nuk ka shtëpi
Që Serbia fashiste nuk ka ba kërdi
Edhe Mamilja e Halilit ka pësue
Nji djalë ju vra, dy janë masakrue
I biri Rexhepi në Gjilan asht vra
Nuk i dihen as eshtnat se ku i ka
Mehmeti në Hajnoc i vram u gjet
I biri Metushi jetim ka mbetë mulli
Ajeti kishte qenë tue punue në arë
Kur çetnikë e kishin pas marrë
Drej Bajës së Siarinës e kanë çue
Diku te Lebana e kanë masakrue
Në luftë e fundit serbët karpatian
Metihen plakë me të bijën i vranë
Të vetme në shtëpi kishin qëllue
Kanë hy serbët i kanë masakrue

Halil Mehmeti nga Sfirca kishte katër djem e tri vajza: Rexhepin, Mehmetin, Ajetin, Ahmetin, Metihen, Fazilen dhe Hamiden. Nga dhjetori i vitit 1944 dhe deri në gjymën e parë të vitit 1945 është bërë gjah i paparë për vrasjen e shqiptarëve. I janë vrarë tre djem dhe një vajzë:
1. Rexhep Halil Mehmeti është vrarë në Gjilan në janarin e vitit 1945. Nuk i dihet as varri.
2. Mehmet Halil Mehmeti është gjetur i masak- ruar në një mulli në Hajnoc të Kamenicës në fillim të vitit 1945. Është varrosur në Sfircë.
3. Ajet Halil Mehmeti kishte qenë duke i qethur delet afëri të shtëpisë. Është kindapuar në pranverë të vitit 1945 dhe thuhet se është zhdukur diku në mes të Medvegjës dhe Lebanës.
4. Metihe Halil Mehmeti-Mujku ka qenëmar-tuar në Gregjenik. Ishte në moshën 80 vjeçare kur më 29.05.1999 është vrarë në shtëpi të të birit në Prishtinë bashkë me të bijën Azeminen, e cila ishte hendikepuar

ZHDUKJA ABAZIT, SHEMSIUT
DHE HAZIRIT

Dora kriminele kurr nuk ka pushue
73 çetnikë Ramabajën e kanë rrethue
Gjithçka kanë plaçkit kanë shkatërrue
Abaz e Shemsi Sylën i kanë prangue
Ashtu me duer të lidhuna i maltretojnë
Hazir Hajdar Gërbacin e prangojnë
Drejt Leskocit që të tretë i dërgojnë
Thuhet se diku rrugës i pushkatojnë
Për armiqë të popullit i kanë trajtue
Se me armikun kishin bashkëpunue
Thonë se Abazi në Kosovë paska dalë
Ua ka bartë postën ballistëve shqiptarë
Në fundin e vetit 1944 Ramabajën e rrethojnë 75 çetnikë. Pasi që plaçkisin dhe shkatërrojnë çdo gjë me vlerë i arrestojnë vëllazërit Abaz dhe Shemsi Sylën kinse shpesh kishin kaluar në Kosovë se kanë mbajtur lidhje me ballistët. E kanë arrestuar edhe Hazir Hajda-rin nga Gërbaci dhe i kanë nisur drejt Leskocit, për fatin e të cilëve dhe të shumë të tjerëve kurr nuk është ditur se ku dhe si kanë përfunduar.

KU DO NË LUFTË
Gjithkah luftë ku asht zhvillue
Shqiptarët Serbia i kishte dërgue
Mehmet e Avdili në Bosne janë vra
Edhe Zenel Starabaja bashkë me ta
Në Prishtinë u vra Beqiri nji djalë i ri
Mehmeti e Sejdiu diku në Vushtri
Shaban Sfirca në Vërshac u plague
Jeta e tij nuk dihet si ka përfundue
Tahir Ramën në Lebanë e kanë çue
Thuhet në Sllamnik e kanë masakrue
Feriz Zymberi në Zagreb asht tretë
Eshtnat e Salihit në Zajqar kanë mbet
Edhe Hasan Ismajli ishte mobilizue
Thuhet se në Ferizaj asht pushkatue
Rexhep Musliu në Kopaonik ka mbetë
Eshtnat e tij nuk dihet ku janë tretë
Për Hysen Plepollin tregojnë shokët e tij
Thonë asht vra dikund në Kurshumli
Rahim Zuka djalë i ri nga Llapashtica
Thuhet se asht vra dikund te Mitrovica
Ajet Aliu në Bosne rand asht plague
Mbas disa kohëve ai jetë ka ndrrue
Kishte vuejtë nga plagët që ka marrë
Nga dhimbjet e mëdha ka ra në zjarrë

Janë vrarë-zdhukur:
1. Zenel Starabaja në Bosne
2. Mehmet Osmani nga Gërbaci në Bosne
3. Avdil Avdili nga Gërbaci në Bosne
4. Beqir Ismajli nga Tupalla në Prishtinë
5. Sejdi Osmani nga Sfirca në Vushtri
6. Ahmet Sadiku nga Ramabaja në Vushtri
7. Feriz Zymberi nga Kapiti në Zagreb
8. Shaban Sfirca në Vërshac
9. Tahit Ramë Zameri nga Sfirca në Sllamnik
10. Salih Sinani nga Tupalla në Zajqar
11. Hasan Ismajli në Ferizaj
12. Rexhep Musliu nga Kapiti në Kopaonik
13. Hysen Plepolli nga Medvegja në Kurshumli
14. Rahim Zuka nga Llapashtica në Mitrovicë
15. Ajet Aliu nga Tupalla nga plagët që ka marrë në luftë në Bosne ka vdekur në shtëpi. Kishe ra në zjarr duke mos mundur t’i durojë dhimbjet.

MASAKRA E GËRBACIT
Bajram Avdili shpesh kishte tregue
Ditën e Bajramit Gërbaci ish rrethue
Në çdo lagje çetnikët ishin stacionue
Kanë plaçkit, sha, fye dhe maltretue
Sendet me vleftë të gjitha i kanë marrë
Sendet që nuk u duheshin i kanë kallë
Shumë prej mashkujve i kanë arrestue
Drejt Bajës e Lebanës ata i kanë çue
Në atë kohë unë isha nandëvjeçar
Më kujtohen disa që i kanë marrë
Në nji shpat thot unë kam qëllue
Kanë nis çetnikët për me më gjue
Kam ikë në mal edhe janë strehue
Mëshehur prej malit i kam vëzhgue
Burrat dy nga dy i kishin prangue
Shkojshim mbas tyne tue këndue
Salih Dul Hazirin e kishin arrestue
Ka lanë katër djem, një vajzë e grue
Edhe Ali Dul Haziri vëllau i tij
E ka lanë gruen me katër fëmijë
Hafiz Kurtin e Sherif Muratin marrë kanë
Gratë me dy djem e nji vajzë i kanë lanë
Bashkë me ta Asllani edhe Halili ishin
Çetnikët mbas tyne me armë qitshin
Shaban Hajvazi e Hazir Hajdari
Ishin të lidhun nga serb gjakatari
Rexhep Brahimi i vëllai Fetahu
Shkojshin lidhun krah për krahu
Prej asaj dite që i kanë kindapue
Për fatin e tyne ma s’asht ndëgjue
Thuhet në Lebanë janë masakrue
Apo në Leskoc i kanë pushkatue

Në dhjetorin e vitit 1944, sipas Bajram Avdilit atëherë 9 vjeç, mu në Ditën e Bajramit të Vogël njësitët çetnike kanë dalë në Gërbac dhe janë stacionuar në dy shtëpi duke i kërcnuar, sha e fyer banorët e fshatit, duke plaçkitur çdo gjë më vlerë dhe duke shkatërruar çdo gjë dhe njikohësisht duke i marrë peng meshkujt e fshatit. Me sa dihet atë ditë janë marrë peng dhe janë zhdukur pa gjurmë:
1. Salih Dul Haziri,
2. Ali Dul Haziri
3. Hafiz Arif Kurti
4. Sherif Zejnulla Murati
5. Asllan Ibish Hajdari
6. Halil Ajet Latifi
7. Shaban Behë Hajvazi
8. Hazir Shaban Hajdari
9. Rexhep Brahimi
10. Fetah Brahimi
Sipas një varianti ata janë vrarë në të dalë të Le- banës. Përmendet edhe fshat Sllamnik. Sipas një një varianti tjetër janë vrarë në rrethinën e Leskocit

MASAKRA E SFIRCËS
I

Në Lagjën e Abazajve çetnikët kishin dalë
Të parrin Emin Abaz Dulin e kishin pas marrë
Te shtëpia e Selim Hetem Abazit kanë shkue
Mashkë me Arif Abaz Abazin i kanë arrstue
Lidhun me njani-tjetrin tue i kërnur
Drejt Medvegjës i kanë pas drejtue
Prej Medvegjës në Leskoc tue i çue
Gjthë tue i rreh edhe tue i maltretue
Kanë kalue mbi shtatëdhet vjet
Eshtnat e tyne s’dihet ku kanë mbetë
Kanë lanë prindë gra edhe fmijë
Kanë mbetë nanat me duer në gji
Shoqja e Eminit Ajetja nga Llapashtica ishte
Ramën të vetmin fëmij 6 muajsh e kishte
Eminin kur e marrin çetnikët Ajetes i thonë
Burrin ta kthejmë të shtëpia dikur ma vonë
Prej Eminit Ajetja në momentin kur ishte nda
Para sye të çetnikëve ajo besën Eminit ja dha
Në qoftë se në këtë shtëpi s’kthehesh me jetue
Ta dhash besën vete jetën kam me ja shkurtue
Kur e muer vesh se Emini ma nuk ishte gjallë
Me dorë të vetë Ajetja jetën vetes ia ka marrë
Nga dora kriminele që djeg, pret dhe vret
Rama gjashtë muejsh pa asnjanin prind mbet
Selim Abazin nga shtëpia kur e kanë marrë
E la gruen me pesë vajza dhe pa asnji djalë
Vajza e madhe Mitihja atë ditë ishte betue
Mbas zhdukjes së të atit nuk ka me jetue
Prej atij momenti që Selimi nga shtëpia ka dalë
Metihja s’pi, s’ka ngranë, s’ka folë asnji fjalë
Disa ditë Metihja pa pi e ngran kishte jetue
Mbas disa ditëve e ndjera jetë kishte ndërrue
Arif Abazi e la gruen me pesë fëmijë
E la me tri vajza dhe me dy djem të ri
Me ditë e javë kanë pritë tue shpresue
Ndoshta çetnikët Arrifin kanë me lirue

Në Lagjën e Abazajve i kishin marrë Emin Dul Abazin, Selim Hetem Abazin dhe Arif Abaz Abazin. Emini e kishte lënë të vetmin fëmij Ramën 6 muajsh. Në momentin që e kishin marr Eminin, e shoqja Ajete Fazliu bijë e Llapashticës ishte betuar se po që se nuk kthehet Emini i gjallë edhe ajo më nuk do të jetonte. Pasi e kishte marrë vesh se Emini më nuk ishte i gjallë Ajetja e vret veten. Metihja e bija e Selimit që nga momenti që e kishin marrrë Selimin as nuk kishte pirë ujë, as nuk kishte ngënë dhe as nuk kishte folur. Pas disa ditë kishte vdekur. Janë zhdukur:
1. Emin Abaz Duli
2. Selim Hetem Duli
3. Arif Abaz Abazi
4. Ajete Fazliu-Abazi kishte bërë vetëvraje
5. Metihe Selim Abazi, ishte flijuar për të atin

II
Lagjës së Fejzave çetnikët ia kanë msy
Kanë rrahë e plaçkit në secilën shtëpi
Në familjen Xheladini kishin pas shkue
Para syve të fëmijëve Sylën e kanë arrestue
Para Ajetit, Muratit e Ramushit fëmijë
E rrahin Sylë Xheladinin si asht ma zi
Ashtu të rrahun e lidhin me zinxhir
Pa pasun ndaj fëmijëve asnji mëshirë
Nga shtëpia e marrin Arif Emin Eminin
Bashkë me Fazli Eminin të dytë i lidhin
Ishin të nji shtëpie dhe kudhëri të parë
Lidhun dorëpërdore i morën ata gjakatarë
Tue shkue shtëpi për shtëpi mu si kanibalë
Sherif Dul Avdilin e kishin lidhë me litar
Ishte shumë i ri, vetëm tetëmbëdhetë vjeçar
Para njerëzve të shtëpisë e tërhiqnin zvar
Zenel Beh Beha pre e radhës ishte
Ahmet Deli Bajrami po atë fat kishte
Me duer lidhun i rrahin, i torturojnë
Drejt Bajës së Siarinës ata i tfillojnë
Në Lagjën e Fejzajve-Sylajve janë zhdukur:
1.Sylë Xheladin Xheladini
2.Arif Emin Emini
3.Fazli Salih Emini
4.Sherif Dul Avdili
5.Vesel Beh Beha
6.Ahmet Deli Bajrami

III
Ditën e Bajramit Hamitin e kanë marrë
Bashkë me Ajetin e Rexhepin babë e djalë
Mbasi i kanë lidhë, rrah edhe maltretue
Sikur dhe të tjerët drejt Leskocit i kanë çue
Mbas disa viteve i biri Bellani kish shkue
Në rrethin e Leskocit në vneshta me punue
Nji shkinë plakë Bellanit i kish pas tregue
Përronin ku shumë shqiptarë ishin masakrue
Nji ditë tjetër plaka Bellanit i kishte pas thanë
Do tesha të shqiptarëve për me i shitë i kam
Te shtëpia e plakës bellani kishte pas shkue
Kishin hyp në tavan teshat i kishin shikue
Tue i rotullue nëpër tavan ato tasha krejt
Tierqit e babës Hamit, Bellani i kish gjetë
Shkinës plakë Bellani i kishte pas thanë
Unë sot me vete të hollat nuk i kam
Të nesërmen Bellani te plaka kishte shkue
Me ia shit tierqit e babës plaka s’kish guxue
Burrit tim thotë plaka mbarmë i kam kallxue
Prej tij gjallë thotë plaka memzi kam shpëtue
Të nesërm Bellani Ramizit i kishte tregue
Kur i ka pa tierqit e babës sa ishte tmerrue
Edhe Ramizit babë e vëlla zhduk ju kanë
Mu te ai përrue ku shkina plakë ka thanë
Kur e merr vesh edhe Ramizi ishte tmerrue
Nga roja e vneshtave të rrushit janë largue
E kanë lanë punën në Sfircë ishim kthye
Për ato që kanë ndëgjue shpesh kanë rrëfye
Ma vonë Ramizi në Fushëkosovë ka jetue
Nga dora e kriminelëve edhe ai ka pësue
Në mars të vitit ’99 si shumë që kanë tretë
Edhe Ramizi ishte marrë nga shtëpia e vet
Në janarin e vitit të kobshëm 1878
Nga Gurguroci shqiptarët janë ndjekë
Me gjithë pleqë, gra edhe me fëmijë
Kanë lanë plang dhe kanë lanë shtëpi
Nëpër borë dhe ngri kanë udhëtue
Gratë dhe fëmijët për me i shpëtue
Deri në Sfircë kur kanë depërtue
Kanë lypë vend diku me u strehue
Me fëmijë në krahë nëpër atë acar
Asgja me vete s’kanë mund me marrë
Deri aty disi kishin mund për me dalë
Familja Duli në Sfirë ishte ndalë
Nga Vrapca shqiptarët ishin dëbue
Kanë kërkue vend diku me u strehue
Nji familje në Sfirë kishte depërtue
Në skaj të nji mali ajo ishte strehue
Kanë çel malin dhe kanë punue
Ashtu jetën e kishin pas vazhdue
Krimet serbe kurr nuk i kanë harrue
Nga trojet e veta që i kishim largue
Gurguroc e vrapc që janë strehue
Sfirca si vëllazën i kishte pranue
Çka ka pas mundësi u ka ndihmue
Atë dimën të randë për me e kalue
Por dora kriminele nuk kishte të ndalë
Halim e Halit Dulin i kishin marrë
Në dhetor 1944 te shtëpia u kanë shkue
Që të dytë çetnikët i kanë arrestue
Prej aty te familja Vrapca shkojnë
Hafizin dhe Avdilin i arrestojnë
Gjithë tue i rrah dhe tue i maltretue
Drejt Medvegjës lidhun i kanë tfillue
Diku rreth Leskocit kur i kishin çue
Të gjithë në nji vend i kanë pushkatue
Në lloj-lloj të mënyrave kanë tregue
Kurkush nuk e din ku janë pushkatue

Ditën e Bajramit të Vogël në dhjetor të vitit 1944 në mesin e sfircasve ishin arrestuar edhe Hamit Qerkin Ademi dhe Ajet Murtez Veseli me të birin Re-xhepin. Mbas disa viteve Bellani i biri Hamitit dhe Ra-mizi i biri i Ajeti kishin shkuar në rrethinën e Leskocit për të punuar roje në vreshtat e rrushit. Një ditë një serbe plakë ia kishte treguar Bellanit një përrua dhe i kishte thënë se aty janë vrarë disa shqiptarë. Pas disa ditëve plaka i kishte thënë Bellanit se i ka për t’i shitur disa rroba të shqiptarëve, pra kuptohet të atyre që ishin vrarë të përroni ku i kishte treguar plaka. Bellani kishte shkuar te shtëpia e asaj plake dhe në tavan të shtëpisë ku ishin rrobat i kishte njohur tierqit e babait Hamitit. Bellani i kishte thënë plakës së nuk i kishte të hollat me vete dhe se kur t’i bëj të hollat vie dhe i marrë por kur kishte shkuar të nesërmen nuk ia kishte dhënë. I kishte thënë se i kishte treguar burrit dhe se ai kishte dashur që ta mbyste. Bellani ia kishte treguar ngjarjen Ra -mizit dhe kishin vendosur ta linin punën dhe të ktheheshin në shtëpi. Pas 55 viteve edhe Ramizi ka pësuar nga dora gjakatare serbe. Është zhdukur në Fushëkosovë në mars të vitit 1999. Më 1878 në Sfircë kanë qenë vendosur një familje nga Gurguroci i Lebanës dhe një familje nga Vrapca. Janë zhdukur:
1. Hamit Qerkin Ademi
2. Ajet Murtez Veseli
3. Rexhë Ajet Veseli
4. Halim Dul Gurguroci
5. Halit Dul Gurguroci
6. Hafiz Abaz Vrapca
7. Avdil Tahir Vrapca

IV
Edhe Lagjën e Rexhepajve e kanë rrethue
Shaban Vesel Salihun i kishin prangue
Grueja e tri vajzat përpara i kanë dalë
Guen e fëmijët i rrahin çetnikët barbarë
Prej aty te Rexhep Rexhepi kanë shkue
Halimi e Rexhepi në shtëpi kanë qëllue
Halimi si i sheh prej mbas shtëpie ka dalë
Rexhep Hali Rexhepin e kishin pas marrë
Rexhepi la gruen me dy vajza dhe nji djalë
Nuk dihet ku asht zhdukë nga ata vrastarë
Për ter fëmijët jetimë që i kishin mbetë
Asht kujdes Halim Rexhepi vëllau i vet
Hajriz Heseti gruen me tre dejm e ka lanë
Prej asaj dite eshtnat e tij nuk dihet ku janë
Avdili, Ramizi dhe Heseti jetim janë rrit
Vorrin e babës Hajriz kurr nuk e kanë ditë
Krejt Sfircën e Mbrendshne e kanë rrethue
Shtëpi me shtëpi kriminelët kanë shkue
Kanë plaçkitë, kanë rrahë dhe torturue
Në këndo që e kanë hasë e kanë arrestue
Tahir Sahit Halimin e kishin pas ndalë
Bashkë me Bajram Ramën i kishin marrë
Asllan Rexhepin e Selmanin i kanë takue
Edhe ata banda çetnike i kishte prangue
Janë zhdukur:
1. Shaban Vesel Salihu
2. Rexhep Halil Rexhepi
3. Hajriz Heseti
4. Tahir Sahit Halimi
5. Bajram Ferat Rama
6. Asllan Rexhepi
7. Selman Hajdari


SHQIPTARËT E MEDVEGJËS
GJATË LUFTËS TË VITIT 1999

SFIRCË
1. Ahmet Sh. Abazi është vrarë e i është djegur kufoma në shtëpi të vet në Fushëkosovë në mars të vitit 1999
2. Beqir Uka është vrarë në Fushëlosovë në mars të vitit 1999
3. Mihane Uka është vrarë në Fushëkosovë në mars të vitit 1999
4. Rrahman Xheladini është vrarë në Fushkosovë më 1. 04.1999
5. Midushe Xheladini është vrarë në Fushëkosovë më 1. 04.1999
6. Ramiz Ajet Veseli është zhdukur në Fushëkosovë në mars të vitit 1999
7. Fatmir Shaqiri u vra në Prishtinë më 21.03. 1999
8. Vezire Gjoshi-Fazliu ëshë vrarë në Matiçan në pars të vitit 1999
9. Selvie Mehmeti është vrarë në Matiçan më 1.04.1999
10. Zenel Daluk Halimi është zhdukur në Maatiçan më 29.03.1999
GËRBAC
1. Emin Kadolli është vrarë dhe është djegur në shtëpi të vet në Fushëkosovë në mars të vitit 1999
2. Hamide Haziri është vrarë dhe djegur në shtëpi të vet në Fushëkosovë në mars të vitit 1999
3. Sylë Haziri është vrarë dhe djegur në shtëpi të vet në Fushëkosovë në mars të vitit 1999
4. Zymer Syla është vrarë në shtëpi të vet në Fushëkoso -vënë mars të vitit 1999
5. Naim Zymer Syla është vrarë në Fushëkosovë në mars të vitit 1999
6. Valbona Zymer Syla është vrarë në Fushëkosovë në mars të vitit 1999
7. Nazmie M. Syla është vrarë në Fushëkosovë në mars të vitit 1999
8. Miftar Ibrahimi në marrs të vitit 1999 është zhdukur në Fushkosovë. Kufoma e tij është gjetur në një varr masiv në Prishtinë më 12.08.1999
9. Miftar Ibrahimi është vrarë në Fushkosovë në mars të vitit 1999
10. Sokol Fazliu është gjetur i vrarë në Hajvali më 1999
11. Qamil R. Syla është zhdukur afër Kamenicës në qer -shor të vitit 1999
12. Ruhan Ibraahimi është vrrarë në Prishtinë gjatë mar -sit të vitit 1999
13. Jakup Arifi është zhdukur në kufi me Malin e Zi në mars të vitit 1999
14. Murat Kurtiu vra në Hajvali gjatë marsit të vitit 1999
15. Fehmi Hyseni është vrarë në Makoc gjatë prillit të vitit 1999
TUPALLË
1.Hajvaz Hajdini është vrarë dhe djegur në shtëpi të vet më 27 mars 1999 në Fushëkosovë. Hajvazi vëllai i Ze-nel Hajdinit ishte i paralizuar dhe i moshës mbi 80 vje-çare
2. Gjylë Hajdini, bashkëshortja e Hajvazit poashtu është vrarë dhe djegur në shtëpi të vet në Fushëkosovë
3. Hashim Hajvaz Hajdini është vrarë në luftë e sipër me hordhitë serbe që e kishin sulmuar në shtëpi të vet.
Në luftë e sipër më 26 mars 1999 ishte plagosur. E mot–ra Hatixhe kishte shkuar nga Prishtina në Fushëkosovë që ta tërhiqte ashtu të pagosur, por ai nuk kishte pranuar që të larrgohej nga shtëpia. Ashtu i plagusur kishte luf- tuar deri në fishekun e fundit kur edhe është vrarë dhe djegur kufoma e tij më 27 mars 1999
4.Gjylë Hajdini është vrarë dhe zhdukur në Fushëkoso- vë më 26 mars të vitit 1999
5. Naim Hajdini është vrarë dhe zhdukur në Fushëkoso- vë më 26 mars të vitit 1999. Kështu barbaria serbe vrau
pesë anëtarë të familjes së Zenel Hajdinit
6. Ajet Muharremi është vrarë dhe zhdukur në Fushëko- sovë më 26 mars të vitit 1999
7. Veli Hyseni është vrarë në Fushëkosovë në mars të vi -tit 1999
8. Nazife Hyseni është vrarë dhe djegur në shtëpi të vet në Fushëkosovë në mars të vitit 1999
9. Bahtie Luta është vrarë dhe djegur në shtëpi të vet në Fushëkosovë më 28 mars 1999
DEDIQ
1. Beqir Jakupi u vra në Keqekollë më 22.04.1999
2. Fatmir Jakupu u vra në Keqekollë më 22.04.1999
3. Faton Jakupi u vra në Keqekollë më 22.04.1999
4. Hazbie Jakupu u vra në Keqekollë më 22.04.1999
5. Fikrie Jakupi u vra në Keqekollë më 22.04.1999
6. Arian Dediqi u vra në Keqekollë më 22.04.1999
7. Musa Jakupi u vra në Keqekollë më 22.04.1999
8. Hasan Jakupi i vra në Podujevë më 06.04.1999
9. Aziz Jashari u vra në Prishtinë në prill 1999
10.Nazife Jakupi u vra në Nishec më 11.05.1999

JANË VRARË EDHE:
1. Arif Syla nga Ramabaja është zhdukur në mars të vitit 1999 në Fushëkosovë
2. Hetem Rama nga Siarina është masakruar në Lagjën Sofalia të Prrishtinës në mars të vitit 1999
3. Florim Rushiti/Kingji është vrarë në Zonën e Pasht- rikut më 26.05.1999
GJATË SHËRBIMIT USHTARAK
1.Raif J. Miftari-Radeci me grad kapiteni është vrarë në Zhivicë të Bosnës më 27.04.1991
2. Dritan Zahir Syla nga Ramabaja është vrarë deri sa ishte ushtar në Mal të Zi. Është varrosur në vendlindje në maj të vitit1991
3. Osman Hajdar Ismajli ishte duke kryer shërbim ush-tarak nëTitogradnë Mal të Zi. Më 08.07.1988 kufoma e tij është gjetur e masakruar në Lumin Moraça. Familj- jes i është thënë se ka bërë vetëvrasje.

PËRMBAJTJA
Hyrje……………………………………………………………………3
Lufta Te Kapia e Sfircës…………………………………………4
Viti 1915………………………………………………………………6
Krim mbas krimi……………………………………………………8
Masakra në Negosalë……………………………………………10
Krimi në Dukat……………………………………………………12
Vrasja e Çollakve…………………………………………………15
Masakra në Lebanë………………………………………………17
Masakra në Llapashticë të Epërme…………………………20
Vrasja e Minushve……………………………………………….24
Zhdukje pa gjurmë……………………………………………….25
Bombardimi i Leskocit…………………………………………33
Vrasjet në familjen Mehmeti…………………………………34
Zhdukja e Abazit………………………………………………….35
Kudo në Luftë……………………………………………………..36
Masakra e Gërbacit………………………………………………37
Masakra e Sfircës…………………………………………………40
Gjatë luftës së fundit…………………………………………… 48

BURIMET
1.Ismail Muharremi: Shqiptarët e Medvegjës nëpër shekuj, Prishtinë 2010
2. Ramiz Kadriu: Ku na mbeten trojet tona, Prishtinë 2004
3. Arsim Bafti Krasniqi: Kur një popull është i ndarë, Prishtinë 2012
4. Mr. Bislim Pireva: Dhuna shekullore serbe në Gallap Prishtinë 2014
5. Rexhep Abazi: 70-vjetori i Masakrës së Sfircës
6. Informatorë: Liman Baftiu…………….

Shkruan: Bislim PIREVA

Fshatit tim

Sa kam mall, ta shoh qyqen.
Kur ndërton fole,n`Sfircën time.
Lule bora kur mbulon fushën.
Kroi i ftohtë që pastron dushkun.

Të dëgjoi zë çobani.
Zë fëmije apo zë burri.
Troke kuajsh në sokak.
Të lehurit e qenit, të “babës plak”.

Ta dëgjoi Hyren nën dardhë.
Një kënge të bukur duke ja thënë.
Kur binte muzgu e humbte zhurma.
Na merrte gjumi bashkë me pula.

Kur në mëngjes nëna thërriste.
Qohu djem se iku dita !.
Po na pret puna në arë.
Ditë me diell sot po bënë.

Erë e bukës në çerep.
Edhe sot në hundë më ka mbet.
Bukë pogaçe,elbi e misri.
Mi kujton sot thellë shpirti.

Të gjitha t`mirat e fshatit tim.
N`kokë i kam sot kujtim.
Tani s`mund t`i shijoi.
Por nuk mundem as t`i harroj.

Shaban Abazi 2017

Na ndiqniFacebook 

Bëhuni fans të  REDAKSISË Medvegja 
Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë

Share