Figura e Adem Jasharit ne Histori

adem j.01fb

 

Historia e Kosovës në suazat kombëtare shqiptare qdoherë në të gjitha etapat (periudhat) historike dhe në qasjen kronologjike ka proklamuar personalitete determinuese mbi rrjedhat dhe gjendjen e shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptarë. Historia , populli dhe shteti ynë duhet të jemi plotë krenarë , sublim , priveligjues por edhe në të njejtën obligues per të nderuar , respektuar , elaboruar , dhe të kemi në mendjet dhe rikujtesën tonë ; sakrifikicën , heroizmin , trimërinë e të gjithë të rënëve për lirinë , çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës , dhe për personalitetin në fjalë ; të madhin , eposin e lirisë , figuren emblematike të luftës dhe çlirimit të Kosovës , kolosin e lirisë , komandantin legjendarë Adem Jashari . Përherë figurë dhe personalitetë mbi shtetin e pavarurë të Kosovës dhe qytetarët e saj do të jeni ju komandant legjendarë Adem Jashari .

Shkruan për Medvegja REDAKSIA, Bashkim SADIKU

Share

POET NGA ZEMRA

Ramiz Kadriu 001FB.2

Jabllanicë e pashterur

Fole e madhe e shqiptarisë,

Nga kjo fole lindi një djalë

Tani poet dhe shkrimtar.

 

Në rryma të vështira nga ky shkau

Aspak lapsin nuk e ndali,

Shkroi këngë dhe poezi

I këndoi vendlindjes së tij.

 

Të gjitha vargjet kur radhit

I ka të ngulura thellë në shpirt,

Tani unë kur i lexoj

Lotët nëpër faqja më shkojnë.

 

Në çdo këngë a poezi

Më kujtohet ajo rini,

Rininë e hershme si ky poet

Ku kemi qenë e ku kemi mbet’.

 

Që nga klasa dikur e parë

Radhit vargje i madhi shkrimtar,

Vargje të ëmbla edhe prekëse

Do t’i lexoj deri në vdekje.

 

Kur të ndahem unë nga kjo jetë

Fëmijëve të mi ua lë amanet,

Të gjitha librat nga ky poet

T’i lexojnë jo vetëm një herë.

 

Këto poezi edhe shkrime

Janë përshkrime të jetës sime,

Edhe mua si poet

E njëjta rrugë më gjet.

 

O poet shumë i madh

Të lutem vargjet mos i ndal,

Jabllanicën me Tupallë

Të mos e harrojnë fëmijët tanë.

 

Te lumtë lapsi dhe ajo shkollë

Që e ke mendjen aq të hollë,

Je një bir tupallaliu

Rrofsh sa malet Ramiz Kadriu!

shkruan nga Shaban ABAZI

Share