Jabllanicë e pashterur
Fole e madhe e shqiptarisë,
Nga kjo fole lindi një djalë
Tani poet dhe shkrimtar.
Në rryma të vështira nga ky shkau
Aspak lapsin nuk e ndali,
Shkroi këngë dhe poezi
I këndoi vendlindjes së tij.
Të gjitha vargjet kur radhit
I ka të ngulura thellë në shpirt,
Tani unë kur i lexoj
Lotët nëpër faqja më shkojnë.
Në çdo këngë a poezi
Më kujtohet ajo rini,
Rininë e hershme si ky poet
Ku kemi qenë e ku kemi mbet’.
Që nga klasa dikur e parë
Radhit vargje i madhi shkrimtar,
Vargje të ëmbla edhe prekëse
Do t’i lexoj deri në vdekje.
Kur të ndahem unë nga kjo jetë
Fëmijëve të mi ua lë amanet,
Të gjitha librat nga ky poet
T’i lexojnë jo vetëm një herë.
Këto poezi edhe shkrime
Janë përshkrime të jetës sime,
Edhe mua si poet
E njëjta rrugë më gjet.
O poet shumë i madh
Të lutem vargjet mos i ndal,
Jabllanicën me Tupallë
Të mos e harrojnë fëmijët tanë.
Te lumtë lapsi dhe ajo shkollë
Që e ke mendjen aq të hollë,
Je një bir tupallaliu
Rrofsh sa malet Ramiz Kadriu!
