
Ju uroi 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Urime Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Çamëri, Preshevë, Ulqin, Plavë e Guci.
Urime Medvegjë 28 Nëntori,Dita e Flamurit.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë duke u përballur me diskriminimin sistematik shtetërorë, që me dekada po i imponohet në sfera të rëndësishme jetësore. Ky diskriminim reflekton në realizimin e të drejtave tona individuale, por, edhe atyre kolektive, prej të cilave, për sot, jemi te diskriminuar për të drejtën e përdorimit të lirë të simbolit tonë kombëtar. Duke imponuar zgjidhje ligjore johumane dhe që janë në kundërshtim me standardet evropiane, por, edhe standardet e reja që po krijojnë presedane në Ballkan, siç është Plani i presidentit Ahtisari, ky shtet duke mos lejuar përdorimin e lirë të simbolit kombëtar, na cenon edhe të drejtën tonë të shprehjes së identitetit kombëtarë. Simboli kombëtar, krahas gjuhës, traditës, kulturës, paraqet elementin qenësorë të identitetit tonë si pjesë e një kombi shqiptarë në Ballkan.
Me këtë rast kërkojmë nga autoritetet shtetërore ndërprerjen e praktikës diskriminuese, sipas të cilës shqiptarëve të Medvegjes i pamundësohet përdorimi i lirë i simbolit kombëtar: Flamurit me fushë të kuqe me shqiponjën dykrenore me ngjyrë të zezë në mes”.“Të gjithë para ligjit janë të barabartë dhe kanë të drejtë në mbrojtje të barabartë ligjore pavarësisht dallimeve. Në këtë kontekst duhet ndaluar çdo diskriminim dhe duhet siguruar të gjithëve mbrojtje efikase nga çdo lloj diskriminimi” Kështu duhej te ishte me ligje ndërkombëtare. Sipas kësaj logjike liria e të shprehurit nuk njeh kufijtë ndërshtetërorë, liria e të shprehurit duhet të jetë e plotë pa ndërhyrje të autoriteteve shtetërore. Konventa evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, po ashtu garanton se :“secili ka të drejtën në lirinë e të shprehurit e cila duhet të realizohet pa ndërhyrje të autoriteteve shtetërore”. Nisur nga fakti se realizimi i plotë i të drejtave kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet të paraqesin komponentët bazë të një politike paqedashëse;Ndërkohë që mbrojtja e të drejtave të tyre paraqet (ashtu si të popujve tjerë) është pjesë e pandashme e mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, kërkojmë nga autoritetet shtetërore Serbe ndërprerjen e menjëhershme të praktikave diskriminuese në këtë sferë duke krijuar hapësirë të volitshme politike, por, edhe kornizë adekuate ligjore për përdorimin e lirë të simbolit kombëtarë shqiptar.
Duke ditur te gjitha këto diskriminime qe sot po ndodhin ne vendlindjen time,nuk i fajësoi edhe aq shume delegatet shqiptarë të porsazgjedhur në Kuvend. Festa e 28 Nëntorit është e Kombit Shqiptar,kështu duhet te ishte edhe ne Medvegjë,sepse edhe ne jemi shqiptar të viseve të mbetura jashtë shtetit,por,mjerisht sot nuk guxojmë të festojmë në këtë festë të madhe. Me flamurin kuq e zi nuk festohet ,me flamurin e Kosovës nuk guxojmë te festojmë. Flamuri i cili valon mbi hamjen e Komunës së Medvegjës, nuk është i yni.! Me çka të festojmë ne shqiptaret e Luginës. Kësaj ndryshe nuk mund ti thuhet vetëm se DISKRIMINIM total dhe vrasje në shpirt nga organet e Serbisë për popullin shqiptare pak të mbetur në Medvegjë. Ky diskriminim kërkon zgjidhje të menjëhershme ndërkombëtare ,ose prapë lufte me Serbinë.
E vëmë në dijeni,Serbinë se ne shqiptarët e Medvegjës asnjëherë nuk do të pajtohemi me kufizime imponuese në simbolin tonë kombëtarë i cili paraqet edhe pjesën qenësore të identitetit tone nacional.
Në vazhdim POEZI nga Autori për festen e Flamurit
28 NËNTORI
Sa herë që vjen kjo datë historike.
E kujtoi me mall Vlorën heroike.
E kujtoi popullin veshur kuq e zi
E kujtoi Shqipërinë me Pavarësi.
Plakun e kombit me mjekër të bardhë.
Ismail Qemalin ëmbël duke fol.
Urime vëllezër Pavarësia.
Që nga sot është e lirë Shqipëria.
E kujtoi motrën e madhe Marigonë.
Që thuri shqiponjën n`flamur me gjilpërë.
Pritje e madhe që ju be një trimi.
Nga Kosova kur erdhi Isa Buletini.
Kënga dhe vallja që u festua në Vlorë.
U dëgjua larg, Amerikë e Evropë.
I kujtoi fjalët e arta nga plaku.
“Qofshi të bekuar or trimat e kombit”.
Nëntori sot me datën 28.
E bashkon kombin kudo në botë.
Flamuri me shqiponjë na tregon.
Jemi shqiptar, jem një Komb.
Të duam Shqipëri,O Nënë e madhe.
Me Ty sot jemi krenar-e.
Mos harro viset tjera shqiptare.
Na bashko në Shqipëri të madhe.
Rruga e Kombit Shqipëri-Kosovë.
Të vazhdoi në këtë nëntor.
T`na lidhë Luginën me Çamëri.
Medvegjë,Plavë e Guci.
Kumanovë,Prishtinë e Shkup.
Jem një Komb,jem një trung.
Shaban Abazi 27.Nëntor 2015 Kazakistan.
Autori është ish i denuar , ish Komandant i Uçpmb-së Zona Medvegjë, poet dhe veprimtar shumë vjeçar për trojet tona.
Na ndiqni në Facebook
Bëhuni pjes e Faqes https://www.facebook.com/medvegja.redaksia

Për të ditur me shume për autorin
klikoni këtu:⇓