
ʹʹToka e heronjëve të harruarʺ
(Në kujtim të dëshmorit të parë të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi)
Në rrethana të okupimit, pas luftës së Kosovës, rritja e ndikimit të ideve të çlirimit kombëtar, të
propaganduara nga qarqet atdhetare brenda vendit, si dhe nevoja e vetëmbrojtjes nga terrori
shtetror serb, bënë të domosdoshëm organizimin e lëvizjeve kombëtare shqiptare mbi themelet e
të drejtës për çlirim dhe bashkim me Kosovën. U shtrua kështu si një nevojë e ngutshme formimi
i kësaj celule, sipas shembullit dhe programit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i një organizate
politike-ushtarake, si UÇPMB-ë, të fshehtë në fillimet e para, që do ti bashkonte atdhetarët e
kësaj treve. Kjo vendosmëri sidomos u shtye përpara nga ish veteranët që kishin qenë në luftë të
Kosovës, për të rivazhduar në rrugën e luftës së armatosur edhe në Kosovë Lindore.
Kjo lëvizje ishte me një ide të njejtë kombëtare sikurse ajo e luftës së Kosovës, gjë që e bënë
edhe këtë luftë si vazhdimsi të rrugëtimit dhe përpjekjes për çlirim kombëtarë. Kjo lëvizje kishte
karakteristikat e saja, duke synuar që të përmbushte aspiratat politike të asaj popullate shqiptare
të mbetur jashtë kufijve të Kosovës. Shkalla e nacionalizmit u karakterizua nga ndjenja e
përbashkët, si pjestarë të të njejtit komb, që edhe në fund shekullin XX po vuanin nga robëria
dhe mos çlirimi i tyre. Në jetën shoqërore u zhvillua ideologjia çlirimtare, kombëtare, thelbin e
saj e përbën lufta kundër shtypjes kombtare, me idetë që argumentonin të drejtën e natyrshme
njerzore të kësaj popullate shqiptare për të qenë e lirë dhe e pavarur kombëtarishtë si pjesë e
trungut shqiptarë. Këto ide, të përhapura gjersishtë në rrethet brenda dhe jashtë kësaj popullate u
futën edhe në mendjet e njerzëve të thjeshtë, të cilat ndimuan në formimin te popullata shqiptare
rreth ndërgjegjës së përbashkët kombëtare, e cila e mishëronte vullnetin e tërë asaj popullate,
gjegjësishtë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Viktimat civile patën jehonën e dhimbjes në Kosovë Lindore dhe ngjallën indinjatë tek popullata
shqiptare dhe njëkosishtë shkalla e pasigurisë shtohej nga dita në ditë pasi që pushteti serb nga
njëri vendbanim në tjetrin bënte terror mbi popullatën civile.
Fatmir Ibishi nga fshati Uglarë të Gjilanit, kthehet nga perëndimi në vendlindje dhe menjëherë
kyçet në njësitet guerile të UÇK-së, në Zonën Operative të Karadakut në pikën e Zhegocit në
Brigadën 171 “Kadri Zeka”. Në fillimin të luftës së UÇPMB-së Fatmiri ishte ndër të parët, që
nga dalja publike e UÇPMB-së në fshatin Dobrosin. Pas vendosjes në këtë fshat, Fatmir Ibishi
ishte në mesin e tri skuadrave të para që themelohen, Fatmiri ishte Komandant i Skuadrës së
Dytë që ishte themeluar në këtë fshat më 27 janar të vitit 2000.
Gryka Klisura e Konçulit që lidhë Republikën e Kosovës me Serbin është një prej pikave më
strategjike në Kosovën Lindore. Ditë e më shumë ushtrohej dhunë psikike e fizike ndaj
shqiptarëve të Kosovës Lindore në punktin policor në Konçul. Pikrisht Komandant Fatmir Ibishi
më 26 shkurt të vitit 2000, rreth orës 23, me një grup bashkëluftëtarësh prej dy njësitëve të
pjestarëve të UÇPMB-së kishin zënë pritë në kthesën e parë në hyrje të fshatit Konçul, nga
drejtimi Bujanoc-Gjilan, ku sulmuan xhipin e policisë në të cilën ishin katër polic serb, në mesin
e tyre dhe oficer pjesëmarrës në të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi. Në përleshje në mes të
ushtarëve të UÇPMB-së dhe policisë dhe paramilitarëve serb, Fatmir Ibishi pati fatin që të jetë
dëshmori i parë i UÇPMB-së. Bashkëluftëtarët nuk mundën fare që ta tërheqin kufomën e tij,
pasi që arritën forca të mëdha serbe. Pas vrasjes së komandantit, policia serbe e marrin kufomën
e komandantit, e dërgojnë dhe varrosin në varrezat Rome në Bujanoc. Falë ndërkombtarëve që i
bën presion palës serbe, pas një muaji nxirret nga varri dhe kufoma e komandantit kthehet në
vendlindje në Kosovë.
Me emrin e tij u themelua Brigada 111 e UÇPMB-së “Fatmir Ibishi”, e cila ishte emëruar për
nderë të dëshmorit dhe heroit të kësaj lufte çlirimtare.
Shkruan: Valon Jashari:
*Historian, ish-veteran i UÇPMB-së,dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që
vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e
shoqërisë shqiptare.
Na ndiqni në Facebook
Bëhuni fans të REDAKSISË Medvegja
