
—————–info e fundit ————- na ndiqni …..
Permbledhja e Ngajrjeve ne KTV http://koha.net/?id=27&l=74855
——————- Info nr.7 —————–
——————- Info nr.6 —————–
Reagon Edita Tahiri, Serbia zhbllokon pikë-kalimin kufitar në Mutivodë _
Gënjeshter e radhes
Pas marrjes së informatës se në pikë-kalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Mutivodë, janë krijuar kolona të gjata të qytetarëve nga Lugina e Preshevës, që po shkojnë për të votuar në zgjedhjet lokale në Medvegjë, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka reaguar menjëherë dhe ka kërkuar nga Bashikimi Evropian që të ndërhyjë dhe të mundësojë qarkullimin e qytetarëve, konform marrëveshjes së Brukselit për lëvizjen e lirë.
Në pikë-kalimin kufitar në Mutivodë, medvegjasit janë përplasur me policinë serbe, të cilët po arsyetohen se askush nuk mund të hyjë në Serbi për shkak se kanë probleme me sistem të regjistrimit.
Me qindra votues nuk i lejuan te shkojn ne vende votime pra u kthyen…….
——————- Info nr.5 —————–
ne kufi sistemi serb nuk punon !!!!!
deri sa shqiptaret autokton duan të votojn……
https://www.youtube.com/watch?v=TcTpTtKMa14
——————- Info nr.4 —————–
Shume votues jan kthyer mbrapa nga kufiri , ishin qe në ora 6h e mengjesit në pritje deri ora 11h humben durimin ……. por atdhetaret e vertetë nuk dorzohen ata kerkojn qe tu hapet kufiri menjëher perndryshe BOJKOT TOTAL te Shtetit te Serbis

Po ashtu kanë kërkuar nga përfaqësuesit shqiptar që ti tërheqin dy listat shqiptare nga zgjedhjet. Madje, ata në shenjë revolte kanë bllokuar rrugën dhe nuk po lejojnë që të futet në Kosovë askënd .

——————- Info nr.3 —————–
Në pikën kufitare situata është tensionuar
Qytetarët medvegjas që nuk po lejohen që të kalojnë andej kufirit për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Medvegjë janë përplasur me policinë duke tentuar ta kalojnë kufirin me dhunë.
Ata janë ndaluar nga Policia dhe janë kthyer sërish prapa
——————- Info nr.2 —————–
Numri i madh i votuesve shqiptare për të marr pjesë në zgjedhjet lokale në Medvegjë me sa duket e ka trembur shtetin e Serbisë
Policia serbe nuk po lejon asnjë qytetar të kalojë kufirin, me arsyetimin se nuk po punon sistemi …
——————- Info nr.1 —————–
Sot, janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale në Komunën e Medvegjës. Në këtë
komunë të drejt vote kanë 10.465 banorë të cilët do të votojnë në 28
vendvotime. Për momentin fluksi i votuesve tanë nuk është i madhë për shkak
të problemit me rrjet në sistemin policor në pikëkalimin Mutivodë në të
cilin gjindet kolona e bashkëatdhetarëve tanë prej afro 2 km dhe afro 3000 votues. Për informata
më të hollësishme do t’iu informojmë më vonë.


Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA https://www.facebook.com/medvegja.redaksia

Me emer te zotit dot bashkohet shqipëria por mësë pari tilargojm trathtart e kombit