Prishtinë-Medvegjë Klubi  » TROJET « – Letër e hapur Strukturave Politike

 

Klubi Trojet fb

STRUKTURAVE POLITIKE DHE SHQIPTARËVE TË MEDVEGJËS

 

Me përmbysjen e qeverisë komunale në Medvegjë, pozita e shqiptarëve të këtushëm u përkeqësua në mënyrë dramatike. Kjo përmbysje nuk u bë me qëllim të përmirësimit të të drejtave të shqiptarëve, edhe pse disa mendojnë kështu. Përkundrazi, nëse strukturat politike shqiptare vazhdojnë me përçarjet e tyre, situata do të jetë shumë brengosëse dhe me pasoja të rënda.

Shpërngulja e dhunshme e shqiptarëve në vitin 1999 dhe më pas, ishte me pasoja tragjike. Nga 5000 e më tepër banorë autoktonë shqiptarë, sa ishin para vitit 1999, numri i tyre u zbrit në më pak se 600, kryesisht  persona të moshuar. Në fillim të viteve 2000, me angazhimin e subjektit shqiptarë brenda dhe jashtë vendlindjes u bënë shumë përpjekje që të ndërkombëtarizohet problemi shqiptar në këtë komunë me qëllim që të krijohen parakushtet jetësore dhe të fillojë procesi i kthimit të një numri sa më të madh të familjeve të shpërngulura dhe sadopak të normalizohet gjendja. Shteti serb nuk bëri asgjë në këtë drejtim.

Angazhimi i subjektit shqiptar, mendohet në atë joqeveritar (Shoqata e të Dëbuarve, Klubi i Vendlindjes, Diaspora etj.) bëri atë që ishte e mundshme në rrethana të tilla. Aksioni më parë u përqendrua në fushën e arsimit dhe në krijimin e kushteve fillestare kadrovike, materiale dhe të sigurisë për fillimin e vitit shkollor, e krahas me këtë edhe të kthimit të familjeve të shpërngulura dhe të krijimit të rrethanave ekzistenciale. U organizuan edhe disa takime e biseda me faktorin ndërkombëtar dhe me subjektin qeveritar serb për normalizimin e gjendjes. Me angazhimin edhe të faktorit ndërkombëtar, u arrit që fillimisht të kthehet një numër i familjeve, që ishte nxitje dhe shpresë për veprime të mëtutjeshme. Ndërkohë u organizuan edhe zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare dhe u arrit që në qeverinë komunale subjekti shqiptar të jetë i ndjeshëm dhe me ndikim. Megjithëkëtë, veprimi i subjektit shqiptar nuk kishte përkrahje të duhur nga qeveritë shqiptare, sikurse që e kishin serbët e Kosovës përkrahjen e shtetit serb. Subjekti shqiptar jo që nuk përkrahej nga qeveria serbe, por përkundrazi, në forma të ndryshme minohej. Kështu, në vend që të vazhdonte procesi i kthimit të familjeve të shpërngulura, shpërngulja mori hov dhe filluan të shpërngulen edhe ato pak familje të kthyera dhe familje të tjera. Në vazhdimësi filloi të zvogëlohej numri i banorëve dhe i nxënësve shqiptarë. Si pasojë e kësaj, u mbyllën shumë shkolla fillore me mësim në gjuhën shqipe, si në Siarinë, në Sfircë, në Gërbac, në Ramabajë e në Starabajë dhe u rrezikua mësimi edhe në qendrat shkollore në Tupallë dhe në Bajë të Siarinë.

Një lëvizje e këtillë e ngjarjeve krijoi pasiguri, pa perspektivë dhe nervozizëm në mesin e popullatës, të subjektit partiak dhe qeverisës, që pati për pasojë përshkallëzimin e ndasive, duke fajësuar njëri – tjetrin, pa hyrë në esencën e shkaqeve. Kështu, edhe organizimi i Takimeve të Vendlindjes, takimet tradicionale me diasporën dhe format e tjera të bashkëveprimit morën ngjyra partiake me pasoja të dëmshme. Ndasi të tilla u bartën edhe në mesin e Bashkësisë Islame. Edhe ato pak kuadro shqiptare që kanë mbetur në komunën e Medvegjës, në vend që të gjejnë forma të bashkëveprimit, u përçanë dhe u bënë jo efektive. Këtë gjendje faktori serb e mirëpriti dhe e përdori për nevoja të veta.

Një situatë e tillë është shumë brengosëse për interesat e shqiptarëve të këtushëm dhe për mbijetesën e tyre. Po afrohet koha që edhe kjo oazë shqiptare, e cila mbijetoi më se 130 vjet, të përjetojë fatin e qindra fshatrave të tjera shqiptare të këtij rajoni.

Këtë përgjegjësi historike duhet ta kenë parasysh banorët shqiptarë të Medvegjës dhe subjektet e tyre politike. Është momenti që të alarmohen dhe të aktivizohen të gjitha strukturat shqiptare të Anamedvegjës, ata që jetojnë në Kosovë dhe në diasporë dhe rrahin gjoks se punojnë e veprojnë për interesa kombëtare, të këndellen dhe të bëjnë përpjekje për krijimin e një subjekti të përbashkët intelektual dhe politik, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë për vetveten dhe të mos bëhen lojë dhe të bien në kthetra të atyre që i kanë sjellë në këtë gjendje. Në këtë drejtim mendoj se duhet të ndërmerren këto veprime:

  1. Të respektohen të gjitha organizimet partiake dhe të evidentohen potencialet e tyre,
  2. Të krijohet një mekanizëm i bashkëpunimit me qëllim të krijimit të një aleance të përbashkët, ku do të bëhej përfaqësimi i tyre proporcional në strukturat e qeverisjes komunale,
  3. Të garantohet pjesëmarrja e tyre proporcionale në zgjedhjet e ardhshme lokale,
  4. Të mos lehen anash kuadrat dhe ato familje shqiptare që e mbajtën gjallë sensin e qëndresës në këtë mjedis stërgjyshor,
  5. Të kuptohet se ardhja në pozitat udhëheqëse dhe mbajtja e tyre nënkupton aftësitë profesionale, morale dhe përgjegjësinë ndaj popullit dhe momentit historik dhe të kuptohet që ato pozita nuk janë të përjetshme, duke respektuar edhe kontributin e tyre paraprak,
  6. Të krijohet një bashkëpunim dhe bashkëveprim edhe me subjektet e tjera jashtë vendlindjes,
  7. Të ftohen të gjithë votuesit me të drejtë vote, kudo që janë, dhe t’u bëhet me dije shkalla e përgjegjësisë që e kanë ndaj vendit të vet,

Një punë e tillë është jo vetëm humane, por edhe obligim kombëtar. Besoj se një veprim i tillë do të gëzojë përkrahjen e të gjithë atyre që ia mendojnë të mirën vendlindjes.

Letër e shkruar nga Klubi  » TROJET »

Medvegja REDAKSIA

Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA  www.facebook.com/medvegja.redaksia

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë, Medvegja tani në drejtimin e duhur

 

 

 

Share

4 réflexions sur « Prishtinë-Medvegjë Klubi  » TROJET « – Letër e hapur Strukturave Politike »

  1. Sa po lexova nje deklarate – Letër te klubit  » trojet  »

    Ne esence e gjeje iracionale, duke u nisur qe nga fillimi i saje,…
    Eshte iracionale per faktine se vjen nga individe te cilet ne menyre te nje aneshme gjykojne te kaluaren dhe nuk japin alternativa per te ardhmen, pa permendur faktine, se nje pjese e madhe e ketyre « shpetimtareve te kombit » kan qene dhe pretendojne akoma te mbeten politike-beresit e « fatit » te shqiptareve ne Medvegje. Duke diture kete dhe krahasuar me gjendjen reale ne teren, brengat behet te pa kaluesheme, nga preokupimi se te njejtit « maestro » munde t’i kemi edhe neser?!.

    Nuk eshte e pranuesheme, kursesi, nje deklarate e cila ne esence arsyeton « punen » e deritanishme te perfaqesueseve shqipetare pran Kuvendit Komunal ne Medvegje,derisa te gjithe e shofim ndryshe.

    Nuk eshte e arsyesheme, kursesi , nje deklarate e cila ne esence arsyeton deshtimet e veta, veprime, gjat qeverisjes se shkuar, te menduara apo Jo, por, qe pa u angazhuar fare per te ardhemen dhe fatine e popullates se mbetur, ata (ateher) e keta (sot),por gjitheher te njejtit, kryesisht u angazhuan per sigurimin e disa hapsirave te tyre private , ku do te intensifikonin interesat e tyre te mjera , ne dem te nocionit shqiptare.

    Nuk eshte e arsyesheme , sepse, permende prezencen e vezhgueseve nderkombetare, por nuk nxjerre ne drite, individet te cilet i larguan ata nga Medvegja duke genjyer se situata e pergjitheshme ishte ne nivel te arsyeshem !!!

    Nuk eshte e arsyesheme, sepse,konteson mos bashkpunimin ne mes kuadrove te mbetura shqiptare ne medvegje,perderisa, kuadrot tona ,jan persekutuar nga vete perfaqesuesit e tyre politike, dhe nga mentoret e ketyre perfaqesueseve, me qellim krijimin e erresires se pergjitheshme ,qe do t’u hapete horizonte te pa fundme veprimi, per individe te caktuar.

    Perkrahi,fuqishem apelin per unitet dhe zgjim te ndergjegjejes, per perfshirje sa ma te gjere te te gjithe faktoreve relevant, ne vendelindje dhe diaspore, duke i konsideruar edhe pikat nga 1 deri 7 pozitive.

  2. bashkëkombësit!
    Kushdo nga Ju që keni dijeni do ju kërkoja që të na shkruani për të na dhënë shpjegim më detal se kush janë këta far klubesh?!
    – A janë klube të sportit?!…
    – A janë klube të natës?!…
    – A janë klube të ditës?!…
    – A janë klub politik?!…
    – A din kush çka janë ka dojnë a çka kanë dashtë me thenë me këtë shkrim?!..
    – A mos e kan gabue adresën, kanë dashtë me ju drejtue KRYEPLAKUT TË BEOGRADIT riza halimit i cili e shkatrroi Medvegjën; i hasmoi njerëzit nndërmjet veti: mikun me mik, dajën me nip, e kojshin me kojshi.
    – A e din ky KLLUBIÇKI që riza halimi një herë në vit ka ardhë në Medvegjë vetëm për një arsye: me i vjedh votat për me e shty mandatin në Beograd edhe për “1 maj” me “rrasë gushën” qingj në helli dhe flia në shkollën e Tupallës edhe me i hasmue njerzit mes veti.
    – A e dini se në kohën e fundit ka nis “PLAKU EDHE ME U RREBELUE” duke i quajtë djemtë e Medvegjës: RRugaqa!
    – A e din KLLUBI këtët punë?! edhe tjetra asnjëherë në histori kurrnjë “Deputet” në Medvegjë nuk ka mujt me i thye shqiptartë e Medvegjës. Edhe këtë t’ia spjegoni riza kryepakut ju: KLLUBI.
    – Dhe në fund a ka kush emër e mbiemër që janë në kryesi të ketij organi, që nuk janë deklarue…
    – A e din kush …
    ————–

  3. Medvegjas të nderuar dhe ju qytetarë të Medvegjës me banim të përkohshëm në Kosovë!
    Nuk mund të rri pa reaguar ndaj këtyre teksteve që « hedhin pluhur në sy » tek lexuesi i rëndomtë.
    Letra e hapur me tekstin përkatës është me përmbajtje të mirë që lansohet në momentin kritik në mënyrë që opinioni të hutohet edhe më shumë.
    Në pikat e letrës janë potencuar hapat e nevojshëm që duhet ndërmarrë, por « klubi i pensionistëve e ka bërë gjithmonë të kundërtën. I bie që teksti është kontradiktor dhe bie ndesh me vetë veprimet e kreut të « klubit », i cili sillet në mënyrë shumë të papërgjegjshme, gjersa flet dhe shkruan tjetër ndërsa vepron krejtësisht diçka tjetër. Po të jetë shkruar nga njerëz që janë të vetëdijshëm dhe të sinqertë, teksti do të duhej vlerësuar, por…!
    Më vjen keq prej disa njerëzve që janë angazhuar në « klubin e pensionistëve », të cilët ende nuk janë në pension. « Klubi » ka në krye një « kogjobash » të lodhur dhe një tjetër zëvendës të tij që fatkeqësisht është punëtor universitar. Këta të dy dhe ndonjë dizajnues i diplomave të Graqanicës, si duket i takojnë shkollës të akademisë serbe të shkencave sepse të njejtën veprimtari bëjnë.
    Në pikën pesë të « letrës së hapur », këta « akademista » të klubit mendojnë se me profesionistë dhe intelektualë të shkollës nga Graqanica të përfaqësohemi në mënyrë të denjë ne shqiptarët e Medvegjës.
    Në fakt këta « akademista të klubit », i mbështesin fuqishëm njerëzit në Medvegjë, të cilët zor se e kanë kryer një shkollë fillore të rregullt. Opinioni duhet ta dijë se klubi e bën të kundërtën e asaj çfarë shkruhet në letrën e hapur. « Kogjobashët e klubit » bashkë me disa qyqarë nga diaspora po e bëjnë përqarjen e shqiptarëve të Medvegjës edhe më shumë së çdo pushtet i cili i ka sfiduar shqiptarët.
    Këta dy-tre qyqarë nga diaspora dhe grupin të cilin e mbështesin në Medvegjë i lidh « çështja kombëtare », siq thonë ata se për këtë punë kanë vuajtur burg. Ky grup patriotësh kanë qëllime të përbashkëta me ato të shërbimeve të caktuara, të cillët arritën ta kontrabandojnë personin i cili kinse ishte kundërshtar i shpërndarjes se kuvendit dhe i opozitës së djeshme në Medvegjë, ndërsa tani është në këshillin e përkohshëm të Medvegjës.
    Skenare të tilla nga këta njerëz të « klubit » dhe përfaqësuesve politikë, kemi përjetuar 10 vite rrjesht dhe si rezultat i aktiviteti të tyre patriotik, shpërngulja vetëm se është rritur e shkolla qëndrore në Tupallë ka mbetur me 12 nxënës (Tupalla është vendlindja e kreut të « klubit »).
    Në fund i ftoj « klubashat » të kthjellen se intelektualë dhe kuadra arsimor me shkolla fillore nuk ka askund pos në Medvegjë. Këta « intelektualë » dhe kuadra të arsimit me diploma të Graqanicës mbështeten nga disa individë të klubit Trojet.

Répondre à Remzi Bejiqi Huruglca Annuler la réponse

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *