
NJË KOMB ËSHTË SHQIPTARIA
( Për ata qe po na quajnë ‘’Kombi kosovarë ‘’ )
Ty të vraftë Perendia
si ndryshon kombi e kombësia,
si na quan komb kosovarë
kur edhe ne jemi shqiptarë!
Ishim e jemi pjesë e kombit
jemi stërnipat e Kastriotit,
gjak e gjuhë i kemi si ti
e ruajm të shenjtë flamurin kuq e zi.
Pa çka qe sërish na ndau Europa!
Pa çka se e pavarur u bë Kosova!
Atë flamur me ngjyrë të verdhë
na e dhuruan ca të tjerë.
Jam kosovare por jam krenare
se m’ka lindë nëna shqiptare,
sa të jetë jeta e njerëzia
Atdhe për mua është Shqipëria!
Kurrë për jetë mos e imagjinoni
se kosovarët mund t’i tjetërsoni,
jemi pjesë e shqiptarisë
në ballë t’flamurit prin baca Isë!
Jam motër e Ismail Qemalit
Adem Jasharit e Ismet Asllanit,
jam e fjalës jam e besës
se jam gjaku i Nënë Terezës!
Jemi lindur në Kosovë
nëpër flakë e në barotë,
por nga nënë Shqipëria
nuk na ndanë as vdekja dotë.
Aq sa jam unë kosovare
jam tetovare e preshevare,
nga Molla e kuqe deri te Çamëria
një komb është shqiptaria!
©Maki M Canolli
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
