Plagët e luftës
I preku me dorë,i kujtoj me lot
Plagët e luftës që kam në trup sot
Loti s`më del nga këto plagë
Po nga zemërimi ku mbeta sot!
Kaluan vite plot katërmbëdhjetë
I tretur diku larg në kurbet
Nuk më tremb plagë e as kurbeti
Po vendlindja Sfircë ,tani ku mbeti
E ruajta , e mbrojta me shokët e mi
Në kohën e luftës të vitit 2000
E mbrojtëm Sfircën dhe ato troje
Të bindur thellë deri n`fitore
Nuk kishim frikë e as parti
Ishim t`bashkuar të gjithë një
Bashkimi,morali i çdo vullnetari
Ishte në shpirt të çdo ushtari
Plumbat e armikut nuk na lëvizën
Nga istikamet që mbronim Sfircën
Nuk me trembi as gjaku në këmbë
Nga plagët e marra në atë front
Tani këmbët me plagët e vjetra
Për dike janë të pavërteta
Harruan luftën që solli lirinë
Janë të lidhur ngushtë me partinë
Më mbyt në zemër kur disa thonë
Plagët e luftëtarit kur i mohojnë
Nuk e njohin luftën as veteranin
As luftëtarët që humbën këmbën
Ti quaj tradhtar do të jetë pak
Këta mund të jenë si kanibalët
Hanë e pinë nga gjaku i dëshmorit
Harruan krejt rrugën e Kombit
Sot këto plagë që i shikoj
Katërmbëdhjetë vite në trup i mbaj
Mendoj ! e mendoj, këtu në kurbet
Tradhtarët All-llahu a do ti vret !?
për REDAKSIN Madvegja nga Shaban Abazi , Astana – Kazakistan 2015
Bëhuni pjes e Faqes https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
Autori është ish i denuar , ish Komandant i Uçpmb-së Zona Medvegjë, poet dhe veprimtar shumë vjeçar për trojet tona.

Për të lexuar Biografin e autorit
klikoni këtu:⇓