
Krenare motra me ty vella
.
Mbushen malet plot me borë
Ushtarët e lirisë me armë në dorë
I dhane besën burri burrit
Ngriten shqiponjen në shtizë flamuri.
Unë jam djalë Breznicali
Në vena tim qarkullon gjaku i shqiptaris,
që nga Molla e Kuqe deri në Vlorë,
shqiptaria luftoi per kete Toke..
Nënlokja në luftë percjell djalin
shko o bir, merr titullin e ushtarit!
Rrugë e mbarë i thotë motra
të don fisi, e të don votra.
Kan mbi mjegullat përmbi mal
pyesin dheun a ka nji djalë,
a ka nje djalë ,a ka një trim
se kjo Toke u mbyt në tym.
Nuk i lëmë trojet t’shkreta
deri sa të ekzistoje n’ket botë jeta.
Atdheun kurr skemi me harruar,
me mortajë e predha kemi me luftuar.
.
Në histori të gjatë, ndër shekuj
kemi qen të fortë, çelik e hekur,
nderojmë një komb dhe çdo fe,
s’bashku bëjmë një flamur atdhe
Per ty vella me krenari
Shkruaj motra mee gjithe shpirt
Farefisin e nderove
Atdheun kurr se harrove
Bashke me vellezer krah per krah
Me ideale të larta dhe dashuri ndaj mëmëdheut,
U frymzuat nga heroizmat dhe lufta e Skenderbeut.
Ju me veprat tuaja deshmuat, sa e shtrenjtë eshte liria,
Kur sot me ju jem krenar e gjith Breznica.
E gjithe Shqiptaria.
Xhuli Spahiu@ 18.04.2015
Kënge: Elizabeta MARKU - Bashkimi Kombetar
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
