
Si të jemi mirë
Ti
Ti
Ti
Edhe ti atje
Po dhe unë këtu
Si
Si mund të jemi mirë
Kur ende ka shqipja
Troje në errësirë
Ooo Isa Boletin oree,
“Unë jam mirë,
Kur asht mirë Shqypnija”
Thoshe dikur
Pa ngrihur edhe i herë
More burr
Ngrihu more burr nga ai varr,
Se Mitrovicën
Mbi urë të Ibrit
Ta don të ndar!
Ngrihu dhe ti
O Florim Rushiti
Ngrit piskam
E thirr me të madhe
Dhe Hashim Hajdinin
Nisnu djal andej nga
Medvegja e Kapiti
Ta theni,
Ta flakni
Atë të mallkuar gur-kufinin
Ooo Ismail Vloraaa
Ngrihu
Sillu dhe njëherë
Nëpër këtë vatan
Shih
Dikah flamurin
Po e don laraman
Jo me deshirë
Po me kërkimin
Ahtisarian
Po nuk ndërron
Gjaku ngjyrë
Në Flamurin e Shqiponjës
Është lyer
Se shumë trima aty
Amanet e kanë lënë
Që të jetë simboli i lirisë
Dhe bashkimit të Shqipërisë
nga Miradie Z.Avdullahi
Poetesha eshte e lindur ne F.Kapit të Medvegjes e njohur me shume poezi , tekste te kengeve sidomos për dëshmoret e kombit .
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
