
Për ju Medvegjasë
Gjitha vendet e gëzojnë
Ju Medvegjasë pse pushoni
Gjithë njerëzit këndojnë
Ju Medvegjasë pse rënkoni
Gjithë duanë t’vërtetën
Dhe pa të njeriu s’jeton
Ti Medvegjasë Medvegjën
Më trego torturën si e duron
Zgjohuni o shqipëtarë
Përgaditni ç’do dëshmi
Ti luftojmë ata barbarë
Të kthejmë prapë at Liri
O ju burra o ju myslimanë
Atyre borç sen su kemi
Aty me shekuj jetuan Dardanë
Të gjithë të dinë se shqipëtarë jemi.
Mblidhemi të bëjmë benë
Ne t’gjithë dorë për dore
Që të duamë mëmëdhenë
Që ti kthejmë malet,tokat kodrinore
Me shekuj që na shkeli
Na mbajtën robër gjer sot
Aty prapë dot këndoj harabeli
Edhe trojet mos t’çajne me lot
N’grisim kokën lart në qiell
Sdurohet dot padrejtësia
Ju që shihni drit’ e diell
T’ju tregojmë se jem nga Lugina
Ku janë gjyshërit tanë t’ parë
Qe dalshin s’bashku në mejdanë
Ku jeni ju o Atdhetarë
Po e lashin tutën n’tjetër anë
Apo humbi trimëria
Apo s’doni më atdhenë
A u shua Shqipëtaria
Që kishim trimë Skënderbenë
Pse rrini lidhur si me lakë
Pse s’dëroni dëshmin tuaj
Apo s’ju mbeti më gjak,
Se e derdhtë për të huaj
Merrni lapsat në duar
Edhe bëni besa-besë
Ç’do kërkes për ta dëshmuar
Që aste një pa vendlindje mos t’mbesë
Tênderuar të presim ska kuptim
Oh sa gjate qe kami vrapuar
Kesaj udhe të vendit tim
Asnjëherë nuk kami ndaluar
Jemi rrëzuar gjate rrugës
Gjunjë e brryla kemi dërrmuar
Dhimbjen kurre s’ia fshehim turmës
Me gjithë shpirt jemi duke punuar
Mars 2020
Ali-Aliu-Dukati
Ne vazhdim
Formulari për Evidentimin e Pasivizimit të Adresave të Qytetarëve Shqiptarë në Serbi
Formati Word:
Formulari per Evidentim te Adresave te Pasivizuara Fin
Formati PDF:
Formulari per Evidentim te Adresave te Pasivizuara Fin