Për Dëshmorin Ahmet ( Shefki) Abazi

Nje biografi e shkurtër për Dëshmorin Ahmet ( Shefki)Abazi

Ahmet Abazi, u lind me 05.02.1951. U rrit e u edukua nën frymën e atdhedashurisë në fshatin Sfircë të Kosovës Lindore në Komunën e Medvegjës. Shkollën fillore i kreu në vendlindje në Banjë të Sijarinës. Për shkak të kushteve familjare dhe sistemit të shkollimit në Komunën e Medvegjës, ku mësimi duhet të zhvillohej në gjuhën serbe, ai nuk vazhdon me tej shkollimin ,por kthehet në familje dhe e ndihmon babën Shefki në punët dhe ngritjen e familjes shumë anëtarëshe. Ahmetit nuk ju realizua ëndrra për të cilën kishte ëndërruar qysh në bankat e shkollës fillore, të kryej fakultet dhe ti ndihmoje Kombit dhe familjes. Po në rrethanat e asaj kohe ku sistemi serbo-sllav vazhdoi me represionet , maltretimet , vrasjet, persekutimet, burgosjet, politike, izolimet e panumërta të pjesëtarëve të familjeve Medvegjase ,dhe farefisit të tij nga regjimet e ndryshme serbe për më se 100 vite,edhe Ahmeti e kaloi një periudhë të gjatë nën këtë represion.

Ahmeti ishte gjithnjë fjalëpakë. Ai kishte durim të jashtëzakonshëm për të dëgjuar këshillat dhe sugjerimet e shokëve. Ishte punëtor zellshëm në familjen Abazi. Në bisedë me te, jepte mendime të pjekura e konkrete,fliste vetëm për jetën,si të dilet nga kriza dhe të shpëtohet familja nga sistemi serb. Maturia dhe gjakftohtësia ishin karakteri i tij. Humori i tij edhe në rrethana tensioni të jepte kurajë, të lehtësonte, të çlironte nga streset. Ai urrente hipokrizinë, urrente demagogjinë; ishte i çiltër, i sinqertë me shokët dhe rrethin e tij familjar,nuk preferonte fjalët boshe. Ishte një bashkëshort i mirë, një baba shembullor. Respektonte familjen e tij, i donte jashtëzakonisht fëmijët, prandaj përpiqej t’i edukonte siç i ka hije një prindi që ngjallte respekt. Ahmeti asnjëherë nuk ndau dashurinë për fëmijët nga dashuria për kombin, nga dashuria për Lirinë. Fëmijët dhe atdheu për dëshmorin, konsideroheshin si një e tërë e pandarë që nuk mund të shkëputeshin për asnjë çast nga zemra e tij e madhe,nga zemra e tij përplot dashuri,nga zemra tij përplot humanizëm. Nuk ka gjë më humane në këtë botë se shkëmbimi i jetës për Lirinë e të tjerëve. Këta njerëz tejkaluan vetveten, tejkaluan pragun e së mundshmes.
Veprimtaria konkrete atdhetare Ahmet Abazit ishte që nga vitet e 80-ta,kur ai mori detyra të rëndësishme në kuadër për ”Bashkimin e Trojeve Etnike”, organizatë kjo që vepronte në kushte të thella ilegaliteti. Ahmeti kryen detyra të rëndësishme si: vëzhgimi i kufirit të Sfircës ,vëzhgimi i policisë serbe në teren dhe informata tjera qe kishte rreth kufirit. Një kohë të caktuar kryen detyrën e vëzhguesit të shtabit që ishte krijuar në kuadër të organizimit të rojeve në teren. Në fshatin e tij Sfircë ishte shumë aktiv në organizimin e Referendumin e Kosovës Lindore me 1dhe 2 mars 1991. Ai bashkë me bashkëfshatarët e tij nuk shihte rrugë tjetër për Bashkimin me Kosovën. Nuk i nënshtrohet asnjë partie politike të asaj kohe, i shihte me skepticizëm, nga një këndvështrim kritik punën e subjekteve politike që vepronin fare lirshëm nën pushtimin serb. Ahmeti punonte shumë, andaj kishte aftësinë e analizës dhe prognozimit të rrjedhjes së ngjarjeve, parashikonte eskalimin e situatës. Kishte bindjen e fuqishme se pa organizim ushtarak, pa ndërmarrjen e aksioneve guerile ,e më pas formimit të “Frontit Kombëtar”, nuk mund ta shihte as çlirimin e Kosovës ,e as largim të forcave serbe nga territoret e pushtuara të Kosovës Lindore.

Përveç atdhedashurisë që e mbante në shpirt, Ahmeti duhet të kujdesej edhe për familjen e tij që në atë kohë e kishte ndarë në dyshe. Një pjesë e familjeve i kishte dërguar në shkollim në Kosovë,kurse pjesën tjetër i mbante ende në Sfircë për të punuar tokën dhe të merret me blegtori për t`ua siguruar një kafshët bukë dhe shkollimin e fëmijëve që i kishte në Fushë Kosovë. Ahmeti përkundër situatës shumë të vështirë të asaj kohe nuk deshi ta braktiste vendlindjen. Gjithnjë thoshte :”E tërë familja Abazi e braktisen fshatin, kurse unë do qëndroi këtu deri në vdekje,sepse familja ime Abazi me kanë si përfaqësues në trojet tona shekullore,nuk do të lejojë që shkijet t`mi kallin shtëpitë apo ti uzurpojnë tokat tona”.
Më në fund doli që Ahmeti pas shumë maltretimeve që kishte nga policia serbe ,tubon çka kishte mundësi dhe një natë vjeshte të vitit 1998 e braktise vendlindjen e tij Sfircën për mos tu kthyer kurrë më në te. Ai i bashkohet familjes që e kishte në F.Kosovë dhe vazhdon jetën së bashku me familje. Ahmeti me një përvojë që kishte, vëzhgim tereni, filloi edhe në F.Kosovë të kyçej në organizimet e ndryshme nga patriotet shqiptar , e kjo ishte në prag të luftës të UÇK-së. Vlen të theksohet se pas rënies heroike të Patriotit Hashim Hajdini të gjithëve shqiptarëve nga rrethina e Medvegjës ju keqësohet puna edhe më shumë nga UDB-ja serbo-skllave.. Për vetëm disa ditë aty janë mobilizuar mijëra luftëtarë,ku më pas janë instruktuar,trajnuar dhe përgatitur për fillimin e luftës që ishte në prag. Në vitin 1999 kur forcat serbe filluan të shkatërrojnë dhe të përndjekin popullatën shqiptare nga Kosova ,Ahmetin e gjen në shtëpi. Me datën 28.03.1999 një brigadë çetnike e sulmon fuqishëm Fushë Kosovën. E gjithë popullata fillojnë të ikin nga shtëpitë e tyre ,në këtë lagje detyrohet edhe Ahmeti me familje të lëshoj shtëpinë. Fëmijët ,nëna dhe bashkëshortja hynë në kolonën e popullatës me pas edhe Ahmeti i bashkëngjitet kolonës. Pas një kohe shumë të shkurtë Ahmeti e dëgjon një detonim të fuqishëm ku menjëherë kthehet për të shikuar mos ja kallen shtëpinë. Në rrugë has çetniket ,ku e kapin e zënë rob dhe e dërgojnë në drejtim të pa njohur. Familja që ma parë ishte futur në kolonë e humbin babanë dhe nuk dinë asgjë për fatin e tij .Kalon një kohe e gjatë,disa nga fëmijët e Ahmetit i dëbojnë ne Maqedoni, e nga Maqedonia në Australi, kurse një pjese tjetër në Gjermani e disa mbesin ende në Maqedoni në kampet famëkeqe të asaj kohe. Për fatin e Ahmetit nuk dihej asgjë.

Pas përfundimit të luftës, në F.Kosovë,gjenden 17 kufoma e të zhdukurve,nder ta dyshohet se është edhe Ahmet Abazi. Për ta identifikuar kufomën e tij ishte e pamundur sepse familja e të ndjerit nuk ishin prezent për t`ju nënshtruar DNK-së . Me fjalët e një të afërmi të familjes Abazi ku ai vërteton se njëra nga kufomat është e të ndjerit Ahmet. Familja Abazi së bashku me të gjithë familjaret e 17 kufomave tjera e varrosim Ahmetin në varrezat e dëshmorëve në F. Kosovë me daten 04.08.1999.Familja e mbetur në F. Kosovë organizon të pame 5 ditësh për të ndjerin. Edhe kjo kryhet duke menduar që Ahmet (Shefki) Abazi përfundoi me jetën e tij. Mirëpo, ndodhi një histori e dhimbshme për familje Abazi dhe për tërë farefisin. Me datën 27.10.1999 në Miradi të epërme (Dobrevë), kur hapet një varreze masive,aty ndër të parët gjendet kufoma e Ahmet Abazit ,për këtë lajmëron shtabin e të humburve, dhe njëherit edhe familja e të ndjerit Ahmet .Këtu vërtetohet se njëra nga kufomat është Ahmet Abazi të cilën kësaj radhe pa dyshim e vërteton edhe dokumenti (letërnjoftimi) të cilin e kishte pran veti. Për familjen e të ndjerit plasë edhe njëherë vaji ,tani edhe me i dhimbshëm, duhet që babai i tyre të varroset për së dyti herë. Varrimi i dëshmorit Ahmet bëhet me datën 27.10.1999 ,në të njëjtat varreza ku edhe u varros herën e parë. Edhe kjo ceremoni kryhet sipas zakoneve tona. Tani kufoma dëshmorit Ahmet gjendet në varrezat e dëshmoreve në F. Kosovë.
Ditët e pas luftës kalojnë, por dhimbja për të ndjerin mbetet në zemrat e familjes dhe farefisit. Pas luftës familja e dëshmorit Ahmet kthen në shtëpinë e tyre ku prapë bashkohen të gjithë siç ishin me herët,përveç babait që nuk e kishin me. Në shenjë respekti për dëshmorin Ahmet Abazi,Komuna e Fushë Kosovës së bashku me Këshillin Organizativ për dëshmoret, vendos që rrugën tek e cila ishte shtëpia e dëshmorit Ahmet Abazi, të emërohet me emrin Ahmet Abazi. Nëna Hajri e cila tani mbush të 80 –tat ,mburret me djalin Ahmetin dhe është krenare për familjen që i ndjeri la prapa, duke i vëzhguar si ata rriten dhe si mundohen me jetën e pas luftës, në Lirinë që sot e gëzojmë,por duke mos harruar asnjëherë vendlindjen Sfircën që Ahmeti e deshi aç shumë por nuk arriti të kthehet në vendlindje dhe nuk e përjetoi atë me bashkimin e Kosovës. Jam i bindur se Xili (Haziri) ,djali I dëshmorit Ahmet dhe tërë Kosova Lindore në një ditë të afërt do ti bashkojmë trojet tona,dhe amanetin i bacës Ahemet dhe shumë dëshmorëve tjerë do ta qojmë në vend .

Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit. Lavdi dëshmorit Ahmet (Shefki) Abazit.

shkruan: Shaban Abazi– Kazakistan Mars 2019

Na ndiqniFacebook

Bëhuni fans REDAKSISË Medvegja
Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë

Share