Pasivizimi
Kur Medvegja lëshoi za
Të gjithve bashkë na ka ba
U bamë bashkë për pasivizim
T’gjithë shqiptarët me hi në regjistrim
Nukë harrohenë vitet e randa
Serbia shumë vite na mbajti n’pranga
Sot na duhet mirë me kuptue
Ku jem nisë ku jem tuj shkue
Duhet t’ndalemi mirë me mendue
Pse kaq shpejt kemi harrue
Jo, kështu s’dot dalim n’dritë
kombi jonë, do mend, me u rritë
Nuk është nder t’luftosh per emër
Doje vendin me gjithë zemër
UÇPMB t’gjitheve ju ka tregue
Se për karrika s’patem luftue
Tuj mendue vetëm për vete
gati n’fund, ne kemi mbetë
Duaje vendlindjen edhe vëllaun
I vetmuar, gjenë vetëm belanë
Dërgoni samë shumë adresa
Që vendit mos ti humbë shpesa
Vendi mos të jetë i braktisur krejt
Po ti kthehenë shqipet shpejtë
Nisma për ket qeshtje ka marr punë
Për çdo fshatë ka formu komisione
Çdo adresë me verifikue deri n’fundë
Të kthehen banorët nato troje
Punë të mbarë dhe shëndet
Të gjithë dergoni shenimet në adresën
medvegja.info@gmail.com
Ali Aliu – DUKATI , 11 mars 2020
Na ndiqni në Facebook
Bëhuni fans të REDAKSISË Medvegja