Të kthehesh 16 vite pas e të kujtosh një ndër masakrat më të rënda të kryera në burgje që pas Luftës së Dytë Botërore, për njërin nga protagonistët e kësaj ngjarje nuk është aspak e lehtë.
Ish i burgosuri politik, tani deputetë në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani, rrëfen se si kishte ndodhur masakra në Burgun e Dubravës, masakër kjo që pas vetës la të vrarë rreth 120 të burgosur shqiptarë e mbi 300 të tjerë të plagosur. Hasanin sado që është e dhimbshme të kthehesh në retrospektiv, ai prapë e bënë, duke dëshmuar edhe njëherë se ushtria, policia dhe tërë aparati shtetëror serb, kishin kryer krime kundër shqiptarëve. Ai rrëfen se bartja e të burgosurve nga të gjitha burgjet brenda territorit të Kosovës por edhe jashtë tij, kishte qenë e planifikuara në atë mënyrë që pastaj të ndodhet edhe ajo që ndodhi nga 19-25 maji i vitit 1999.
“Mbajtja nëpër burgje e shqiptarëve dhe bartja e tyre në Burgun e Dubravës ka qenë me urdhër nga kreu i shtetit dhe ministri i drejtësisë. Bartja nga të gjitha burgjet në Burgu i Dubravës, nga Burgu i Mitrovicës së Stremit, nga Burgu i Nishit, nga Burgu i Gjilanit, nga Burgu Prizrenit, nga Burgu i Pejës, nga Brgu i Prishtinës ka qenë përgatitje e planifikuar për masakër në Burgun e Dubravës. Këtë e kanë bërë udhëheqësia e shtetit dhe shteti serb dhe për këtë me 26 prill nga Burgu i Mitrovicës së stremit jemi bartë drejtpërdrejtë me autobus, 64 të burgosur për Burgun e Dubravës. Në mungesë të bartjes së plotë na kanë ndaluar në Burgun e Nishit dhe aty nga 26 deri më 29 kemi qëndruar në brgun e Nishit. Dhe bashkë me të burgosurit nga Burgu i Nishit, na kanë transportuar me tre autobus në Burgun e Dubravës. Më 29 kemi mbërri në Burgun e Dubravës. Në Burgun e Dubravës jemi trajtuar sikur kafshët. Në format më ç’njerëzore të mundshme që ekzistojnë në pjesën e torturës”, tha Hasani. Të vrarët e parë në këtë masakër ishin tre, e të plagosur pesë, ndërsa ndër të vdekurit e parë siç rrëfen Hasani ishte Enver Topalli.
Bombardimi i këtij burgu nga avionët e NATO-së, e të cilët i kishin koordinatat e më hershme pasi që aty ishin të pozicionuar ushtria, policia dhe paramilitarët serb, drejtë të burgosurve shqiptar, ishte e planifikuar aq mirë nga ky aparat shtetëror, aq sa të burgosurit ishit të dezorientuar dhe nuk dinin se si të vepronin më tutje. Në tërë këtë situatë ku në ditët e para të bombardimeve mbetën të vrarë 21 të burgosur, me datën 22 maj, në mëngjesin e hershëm, ushtria serbe mblodhi rreth 800 tëburgosur në fushën e sporteve, çka për Hasanin shënoi edhe tmerrin më të mëdha që kishin përjetuar të burgosurit deri në atë kohë.
Kjo për Hasanin ishte dita më e tmerrshme që kishin përjetuar të burgosurit e Dubravës, aty kur edhe dy prej tyre kishin bërë vetëvrasje, duke mos arritur kështu të përballonin tmerrin që po shihnin me sytë e tyre.
Ndonëse në Kuvendin e Kosovës, Hasani thotë se ka pasur debate për këtë masakër, kanë dal edhe rekomandime, dhe përkundër që dihen kryesit e krimeve me emra dhe mbiemra, ende nuk është bërë asgjë dhe ende drejtësia nuk ka thënë fjalën e saj. Pse kjo ende nuk ka ndodhur, sipas Hasanit është për arsye krejtësisht banale, pasi që institucionet e Kosovës thonë se nuk kanë përgjegjësi ose ingirenca jashtë Kosovës, personat të cilët e kanë kryer këtë krim nuk janë në Kosovë dhe kështu nuk ka mundësi të merren masa ndaj tyre.
Varreza masive ne afersi te Istogut,ku ishin varrosur te burgosurit shqiptar qe ishin vrare nga serbet ne burgun e Dubraves ne maj te vitit 1999
Kjo siç tregon, Hasani është kërkuar edhe nga misioniBashkimit Evropian për Sundim të Ligjit EULEX-i, të cilët njëjtë sikurse institucionet e Kosovës kanë thënë se nuk kanë kompenteca jashtë territorit të Kosovës. Ish i burgosuri dhe tani deputeti Hasanit, thotë se 120 familjet e të vrarëve dhe rreth 300 familjet e të plagosurve janë ende në pritje se kur kryesit e këtyre veprave të dënohen.Ndërsa, një tjetër ish i burgosur në Burgun e Dubravës, Bislim Zogaj që kishte kryer funksionin e mjekut aso kohe po ashtu rrëfen për tmerrin që kishte përjetuar ato ditë ku ndodhi masakra në Burgun e Dubravës.
Sipas tij, më e rëndësishmja gjatë asaj kohe ishte që të pakësonin sa më shumë që mundeshin numrin e të vdekurve, duke iu ofruar ndihmën e parë.
“Jam munduar përveç dhënies së ndihmës të parë të marrë edhe evidencë, me datën 22 në orët 18:00 kur kam evidentuar kanë qenë 190 të shtrirë, do të thotë të palëvizshëm me plagë shumë të rënda. Ne kemi arritur që të gjithë këtyre t’u japim ndihmën e parë, dhe sado kudo t’ua lehtësojmë dhimbjet, megjithatë qëllimi ynë kryesor ka qenë që t’ua ndalim gjakderdhjen dhe sado pak të bëjmë diçka për të shpëtuar ndonjë jetë”, tha Zogaj.
Edhe pas gjithë asaj që kishte ndodhur dhe që kishin përjetuar të burgosurit, ngjarje kjo që është e dokumentuar edhe me fotografi, Zogaj vlerëson se shteti i Kosovës ka bërë shumë pak që drejtësia të vihet në vend.
“Definitivisht Kosovës po i shkon koha gjithëherë në vend të jemi ofanziv, gjithmonë po jemi në defanziv. Në vend që ne me argumentet tona shumë bindëse dhe shumë të argumentuara që ta akuzojmë, të ngirsim padi kundër pushuesit serb i cili na erdhi dhe na vrau, ku me çdo konventë ndërkombëtare spitalet dhe burgjet janë të garantuar edhe gjatë luftës këtu ndodhi e kundërta, sidomos në Burgun e Dubravës, janë vrarë që ata të pafajshëm po themi me duar lidhur, sepse çdo kund mund të dyshohet se ka pas mundësi të ketë rezistencë, në Burgun e Dubravës ka qenë e pamundur të kemi rezistencë, sepse kemi qenë të pa armatosur dhe në vend që ta shfrytëzojmë këtë argument bindës ndaj Serbisë para faktorit ndërkombëtar, ne kemi bërë shumë pak”, theksoi Zogaj.
Ish i burgosuri dhe dëshmitari i masakrës së Dubravës, Zogaj vlerëson se e pakta që do të duhej të bënin institucionet e Kosovës është vendosja e një lapidari në oborret e Burgut të Dubravës, në të cilin do gdhendeshin emrat e të gjithë të vrarëve e të plagosurve të masakrës së Dubravës. Kjo njëherit do të ishte edhe shenjëbindëse për të gjithë ata që vizitojnë këtë burg, se në atë vend nga 19-25 maj kishte ndodhur njëra ndër masakrat më të mëdha që kishte njohur kjo pjesë e Evropës që pas Luftës së Dytë Botërore.
Ndryshe, Hasani me tonë të rënduar derisa fletë për masakrën në Burgun e Dubravës, thotë se më nuk beson në drejtësinë kosovare dhe as atë evropiane.
“Sa herë që vije përvjetori i Burgut të Dubravës ne kemi dhimbje, ne kemi kujtesa, ato kujtesa neve na prejnë, na ngarkojnë, na ngarkojnë ata njerëz që janë të vrarë se s’po kemi mundësi t’u dalim, të paktën gjyqësia ta thotë fjalën e vet, as gjyqësia nuk është ka e thotë fjalën e vet, gjyqësia do ta thotë fjalën për shqiptarët kur do na shpallin kinse kemi bërë gjenocid ndaj serbeve edhe pse kemi qenë të burgosur. Kjo është e tmerrshme, e tmerrshme është drejtësia tek ne, e tmerrshme është drejtësia evropiane, prandaj nuk besoj në këtë drejtësi”, theksoi Hasani.
——————————————————————-
Fatmir Limaj reagon për masakrën e Dubravës
Pas publikimit të disa fotografive ekskluzive nga burgu i Dubravës dhe rrëfimeve të disa të burgosurve , ka reaguar Fatmir Limaj, lider i partisë Nisma për Kosovën.
Deputeti i Kuvendit Fatmir Limaj ka reaguar për masakrën e Burgut të Dubravës të ndodhur 16 vjet më parë.
Limaj në një shkrim në profilin e tij në Facebook ka thënë se mos gjetja e përgjegjësve që kanë kryer këtë krim, tregon më së mira se çfarë drejtësia ka Kosova.
Limaj ka thënë se nuk ka asnjë arsye që kjo të mos behën, duke treguar edhe fakte për këtë.
Ky është shkrimi i plotë i Limajt në Facebook:
Duke kujtuar sot ata qindra njerëz që u ekzekutuan dhe u masakruan në burgun e Dubravës 16 vite më parë. Edhe sot e asaj dite jo vetëm që askush nuk është përgjigjur për këto krime por as hetim për këtë masakër nga organet e drejtësisë nuk është bërë ndonjëherë.
Nuk ka shembull më konkret e më të turpshem për të treguar se sa indiferente ka qenë drejtësia në vendin tonë kur ka qenë fjala për t’i sjell para drejtësisë përgjegjësit që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve.
Të gjithë ata që mundohen të arsyetohen se për mungesë të fakteve është vështirë të zbardhet e vërteta, masakra në burgun e Dubravës i demanton sepse është rasti më i lehtë dhe krejt i qartë se kush janë përgjegjësit e kësaj masakre.
Po i përmendi veç dy fakte, e para, fatmirësisht janë me dhjetra dëshmitar të gjallë që i kanë mbijetuar kësaj masakre dhe ata deri në detaje përshkruajnë tmerret që kanë perjetuar. E dyta, Dubrava ka qenë burg që është administruar nga qeveria e Serbisë, ai burg ka pasur drejtor e gardian të emëruar e të punësuar nga qeveria serbe me emër e mbiemër që sipas ligjeve serbe kanë përgjegjësinë për jetën e të gjithë të burgosurve.
Shtrohet pyetja, pse nuk është hetuar kjo masakër dhe masakrat tjera që ka bërë shteti serb mbi popullatën shqiptare? Ky rast tregon më së miri se në vendin tonë që 16 vite kemi drejtësi të politizuar dhe selektive.
Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, të vdekurit i cohen vetëm lule, por nuk i kërkohet ndihmë nga Koco Danaj
Kryetar i Lista për Shqipëri natyrale
Ne vitin 2001, si rezultat i mohimit te lirive dhe te drejtave, shqiptaret ne maqedoni filluan nje kryengritje. Fillimisht ajo nisi si kryengritje per teritore deri ne shkëputje, por me vone, qofte nga përvoja, qofte nga paaftësia, degradoi ne liri dhe te drejta te njeriut duke përfunduar me marrëveshjen e Ohrit. Marreveshja e Ohrit u nënshkrua ne vitin 2001, ne muajin gusht. Por nacionalizmi maqedonas duket se nuk u pajtua edhe me kete marrëveshje. Ne daten 7 nentor 2004, Partia qe eshte sot ne pushtet VMRO-DPMNE e drejtuar nga Nikolla Gruevski arriti te beje nje Referendum kunder kesaj marreveshje. Pavarsisht se ai nuk arriti te fitoje, pro tij votuan 409 mije qytetare Maqedonas. Sot, shqiptaret ne Maqedoni megjithëse jane popull shtetformues, nuk kane te sanksionuar me ligj, asnjë nga simbolet e tyre nacionale. Ne kete ceshtje madhore, ata trajtohen njesoj si serbet, turqit, romet qe jane nga 3 deri ne perqind. Sot Marrëveshja e Ohrit, ka vdekur. Dhe tek i vdekuri shkohet për të cuar ndonjë buqetë me lule, por asesi për të kërkuar ndihmë. Faktet e mëposhtme na e bejne me te qarte pohimin e mesiperm: Fakti i pare:Sot shqiptaret ne Maqedoni nuk kane te drejte me ligj te perdorin Flamurin e tyre Kombetar. Ligji per përdorimin e Flamurit u miratua ne vitin 2004, por u kontestua nga disa deputete maqedonas ne Gjykaten Kushtetuese. Pas 3 vjetesh, Gjykata Kushtetuese e anulloi ligjin per përdorimin e Flamurit shqiptar. Qysh atehere e deri me sot, nuk ka asnjë ligj tjeter. Perdorimi i simbolit kombëtar te shqiptareve, aktualisht behet mbi dëshira voluntariste. Kjo situate le shtegun hapur qe ne nje moment te pershtatshem per nacionalizmin maqedonas te atakohet përdorimi i simbolit nacional te shqiptareve. Nje rast i tille, ndodhi ne vitin 1997 kur policia maqedonase kërkoi heqjen e flamurit shqiptar nga komuna e Gostivarit. Shqiptaret kundërshtuan dhe pati përleshje ku u vrane dy shqiptare dhe u arrestua kryetari i komunes Rufi Osmani. Fakti i dyte: Festat nacionale ne Maqedoni Shqiptaret megjithse jane popull shteteformues, nuk kane asnje feste nacionale te miratuar nga Parlamenti maqedonas. Sot Maqedonia ka 6 festa shteterore, por qe te gjashta I perkasin maqedonasve. Festat në Maqedoni filimisht rregulloheshin me Ligjin për festat në Republikën e Maqedonisë, Gazeta zyrtare nr. 21/98, datë 8.05.1998. Në fillim të vitit 2007, ky ligj u ndryshua me Ligjin për ndryshimin e ligjit për festat në Republikën e Maqedonisë, Gazeta zyrtare nr. 18, datë 15.02.2007. Të dy ligjet i klasifikojnë festat në Republikën e Maqedonisë në tre kategori: 1. festa shtetërore, 2. festa (tjera) dhe 3. ditë që festohen. Festat shtetërore dhe festat (tjera) janë ditë pushimi për të gjithë banorët e Maqedonisë ndërsa ditët që festohen janë pushim vetëm për komunitetet që ju takojnë ato. 1. Ligji i vjetër i vitit 1998 përcakton vetëm tre festa shtetërore: 2 gushtin (Ilindenin), 8 shtatorin (Dita e shpalljes së pavarësisë) dhe 11 tetorin (Dita e kryengritjes në Luftën e Dytë Botërore).
Ligji i ri i vitit 2007 u shton këtyre tre festave ekzistuese edhe tre festa të tjera shtetëror me karakter sllav, asnjëra nga të cilat nuk ka të bëjë aspak me shqiptarët: 24 majin – Ditën e shenjtorëve gjithë sllavë Kirili dhe Metodi, 23 tetorin – Ditën e formimit të VMRO-së dhe 8 dhjetorin – Ditën e Shën Klimentit të Ohrit.
Ligji i vjetër i vitit 1998 përcakton vetëm dy festa (tjera): Vitin e Ri (1 dhe 2 janarin) dhe Ditën e punës (1 dhe 2 majin). Ligji i ri i vitit 2007 i zvogëlon në vetëm nga një ditë feste Vitin e Ri dhe Ditën e punës dhe u shton këtyre edhe dy festat kryesore ortodokse (Krishtlindjet dhe Pashkët) dhe vetëm Bajramin e madh! Bajrami i vogël është futur një kategori më poshtë, tek ditët që festohen!
Ligji i vjetër i vitit 1998 përcakton si ditë që festohen: Krishtlindjet dhe Pashkët ortodokse, Bajramin e madh dhe Bajramin e vogël dhe Jom Kipurin për hebrenjtë.
Ligji i ri i vitit 2007 perfshiu nga një festë për çdo bashkësi etnike (vini re se ku është radhitur statusi i shqiptarëve): për shqiptarët (Dita e Kongresit të Manastirit), për turqit (Dita e mësimit të gjuhës turke), për serbët (Dita e Shën Savës), për romët (Dita ndërkombëtare e romëve), për vllahët (Dita kombëtare e vllahëve) dhe për boshnjakët (Dita ndërkombëtare e boshnjakëve)! Fakti i trete: Perdorimi I gjuhes shqipe Ne baze te Marreveshjes e se Ohrit, eshte vendosur qe gjuha shqipe te jete gjuha e dyte zyrtare ne Maqedoni. Por pasi kaluan 14 vite, u miratua nje ligj gjysmak I cili asesi nuk perputhet me Marreveshjen e Ohrit. Sot, asnje nga ministrite e shtetit maqedonas nuk perdor gjuhen shqipe ne ëeb faqet e tyre ne internet. Perkundrazi, vazhdojne te perdoren vetem gjuhet maqedonisht dhe anglisht.
Cila do te jete e ardhmja e Maqedonise? Do te jete nje e ardhme e zymte, me shume te papritura. Ngjarjet tragjike në Kumanovë e errësuan më shumë atë që deri dje quhej zymtësi. Jane dy skenare qe priten te ndodhin. Maqedonia nuk mund te jetoje sic eshte aktualisht. Ne menyre figurative ajo mbahet ne kembe nga shqiptaret, ose me konkretisht nga nje shtrese e korruptuar politikanesh shqiptare. Por ata po humbasin cdo dite terren ne popullin shqiptar. Skenari I pare I se ardhmes se Maqedonise do te jete ndarja e saj. Eshte skenari me I mundshem dhe me I shpejte. Maqedonasit nuk duan te jetojne me shqiptaret duke I trajtuar ata te barabarte. Por edhe shqiptaret gjithmone e me shume nuk po pranojne te jetojne si qytetare te dores se dyte. Pra problem shtrohet: Ndarja e maqedonise ka kohe qe duket ne horizont. Ceshtja qe preokupon edhe bashkesine nderkombetare eshte si do te realizohet ndarja, qetesisht sipas modelit ceko sllovak, apo me trazira sipas modelit tradicional ballkanas. Ndarja do te jete radikale duke u bashkuar me Shqiperine, apo do te provohet edhe per disa kohe sistemi federativ dhe Maqedonia do te pajtohet me variantin belg te organizimit te shtetit. Skenari I dyte eshte skenari konfederativ midis shqiptareve dhe maqedonasve, duke pasur te dy etnite kryeqytet te perbashket Shkupin. Duket se nacionalizmi maqedonas nuk e deshiron kete lloj zgjidhje. Fakti me domethenes ne ndihme te pohimit te mesiperm eshte Projekti Shkupi 2014, I hartuar nga arkitekte maqedonas me porosi te qeverise Gruevski. Eshte nje projekt nacionalist me synime te qarta, shndrrimin e Shkupit ne nje qytet te paster maqedonas duke zhdukur cdo shenje te cultures dhe historise shqiptare. Vlera e projektit eshte 200 milion euro. Perballe ketyre skenareve, faktori politik shqiptar ne Maqedoni, eshte I papergatitur.Ngjarjet e Kumanovës e treguan qartë këtë dukuri. Ata jane te percare dhe me shume interesohen per marrdhenie me te mira me pushtetin maqedonas se sa me njeri tjeterin. Ne kete percarje duket se ka ndikuar edhe Tirana dhe Prishtina zyrtare te cilat deri me tani marrdheniet me faktorin politik shqiptar I mbajajne mbi bazen e preferencave personale se sa te referencave etnike. Ne keto kushte, Maqedonia ka vetem nje rruge shpetimi. Bashkimin e teritoreve te Shqiperise Lindore me Shqiperine.
nga Koço DANAJ Kryetar i Lista për Shqipëri natyrale
Sikur të ishin të ndërgjegjshëm deputetet aktual shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë , kishin për ta thirrur mbledhjen urgjente dhe formimin apo konstituivin e organeve gjegjëse për shpalljen e pavarësisë dhe shpartallimin e Maqedonisë. Zgjedhje tjetër nuk ka , pos konfederatës së përkohshme në Maqedoni ose shkëputje dhe bashkim me Shqipërinë që do të përfshinte edhe territore që ndodhen sot në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Greqi.
Për ta paralizuar regjimin e egër të sllavo-maqedonasve dhe oportunizmit e politikes qyqare të shqiptareve zyrtare si në Maqedoni nga lidershipi i atjeshëm qe rrinë në heshtje , po ashtu edhe në Tiranë dhe Prishtinën zyrtare. Më së miri,po tregon zëri i qytetarëve më protestat e tyre që nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova, Struga, Ohri, Dibra,Kërçova,Prishtina,Tirana, dhe qytete tjera përbrenda Shqipërisë dhe Kosovës me protestat kundër regjimi të Maqedonisë! Rasti të montuar “Monstra” dhe varg veprimet antishqiptare deri të rasti i Kumanovës janë arsye të fuqishme që të ndërgjegjësohet faktori shqiptar dhe ta paralizojë Maqedoninë artificiale. Demagoget shqiptar të rrejshëm gjeja se po mbrojnë interesat e shqiptarëve janë vetëm aktrime sipas notave që ju bien maqedonaseve. Protesta të tilla u mbajtën dhe po mbahen në shenjë solidarizimi edhe në mërgatën shqiptare, që nga zullumi dhe terrori sllav u detyruan të emigrojnë në shtete të ndryshme të perëndimit. Si në të kaluarën për rastin e Kosovës mërgata shqiptare ishte promotorr i lëvizjeve për çlirimin e Kosovës ,po ashtu janë duke e dridhur dhe rikujtuar padrejtësinë ndaj shqiptarëve historikisht. Një hise e padrejtësisë po shkallëzohet edhe këto ditë me rastin e Kumanovës.
Terrori shtetëror i Maqedonisë kundër shqiptarëve në Kumanovë!
– Akti i pasigurisë juridike dhe diskriminimit që u bëhet vazhdimisht vëllezërve tanë nga shteti barbar i Maqedonisë dhe trajtimi i tyre si qytetarë të dorës së dytë, krijon hapësirë dyshimi që mos t’i shpëtoj një lufte të re Maqedonia, nëse vazhdon me një prezencë të reprezaljeve, dhunës dhe terrorit kundër popullatës shqiptare nga shteti shovinist-sllav i Gruevskit i dirigjuar nga caqe tjera antishqiptare?!…
Politikës shoviniste të Maqedonisë sllave po u shkon për shtati heshtja që po bëhet në Tiranën zyrtare dhe në Prishtinë, po edhe nga lidershipi shqiptar në Maqedoni, që janë treguar shume te pa përgjegjshëm në këto çaste dramatike . Kjo heshtje e liderëve të zgjedhur nga vota e popullit apo me manipulime ,nuk përjashtohet rasti që protestuesit do të gjejnë një rrugëzgjidhje ma të drejtë me kritere të reja dhe parime për zgjedhjen e problemit njëherë e për gjithmonë. Zëri i këtyre shqiptarëve që e duan atdheun e tyre duhet ta qesin jashtë loje politikën zyrtare të mjerë të Menduh Thaçave , Ali Ahmetave dhe të tjerëve, që e zhgënjyen dhe po e zhgënjejnë popullin e vet me demagogji injorancë dhe mashtrime!!!
-Si kriter , alternativë dhe model aktual i zgjedhjes së problemit në Maqedoninë skandaloze , duhet të jetë rruga e fundit që pakënaqësia e tyre protestuesve të kalojnë nga protesta në rrugë, në institucione zyrtare për shpalljen e pavarësisë se territorit shqiptar në Maqedoni . Proceset politike duhet t’i paraprijnë rrugës së sajë drejt pavarësisë duke i shpallur të gjitha dokumentet e mëparshme të pa vlefshme që i nënshkruan partitë politike shqiptare në dëmin e popullit shqiptar . Sikur të ishin të ndërgjegjshëm deputetet aktual shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë , kishin për ta thirrur mbledhjen urgjente dhe formimin apo konstituivin e organeve gjegjëse për shpalljen e pavarësisë dhe shpartallimin e Maqedonisë. Zgjedhje tjetër nuk ka , pos konfederatës së përkohshme në Maqedoni ose shkëputje dhe bashkim me Shqipërinë që do të përfshinte edhe territore që ndodhen sot në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Greqi.
Autori është publicist, ish i burgosur politik, anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani, poet, piktor dhe veprimtar shumë vjeçar për Kosovën.
Maqedonia reprezaljet ,dhunën dhe terrorin ndaj shqiptarëve nuk po i ndal ! Se kriza politike në Maqedoni po merr dita ditës përmasa ma dramatike nuk ka dyshim!Keqësimin e situatës atje,po e nxisin forcat maqedonase duke provokuar dhe duke ndjek një diskriminim ndaj shqiptarëve. Forcat e tyre po e ngacmojnë grazin,ku nuk po i dinë hallin vetes së vet ngase janë të rrethuar me shqiptarënë të gjitha anetë, edhe se faktori shqiptar është shumë i dobët në proceset politike?!.. – Akoma në këtë shekull dhe në këtë kohë që demokratizimi përfshiu të gjitha shtete e Evropës atje mbretëron aparteid i një shkalle diskriminuese nga diktatori i vocërr Gruevski.
Maqedonia reprezaljet ,dhunën dhe terrorin ndaj shqiptarëve nuk po i ndal shqiptar bashkohuni !
-Vetëm në Maqedoni dhe Serbi diskriminimi akoma vjen si forcë e një politike zyrtar të tyre?. Maqedonisë po edhe te Serbisë nga synimet shoviniste qe kane trashëguar nuk pajtohen se shqiptarët janë faktor dominont në Ballkan!. Një minoritet barbar sllavo-maqedon duhet të bien sa ma parë nga skena politike,duke e ndihmuar edhe politika zyrtare e Shqipërisë dhe Kosovës. Ky fenomen po praktikohet edhe këto ditë me një ofensivë të fuqishme nga forcat maqedonase kundër fshatrave etnike shqiptare po edhe qyteteve . Ata janë duke inskenuar gjeja aktivitete të shqiptarëve kundër Maqedonisë ,po edhe sikur të jetë e sigurt ajo as pak nuk duhet të gjykohet as të hamenden maqedonasit ngase shqiptarët janë në tokat e veta në vendin e vet nuk durojnë diskriminim dhe terror. Shqiptarët nuk mund të rrinë si macja nen sofër në tokat e veta ! Të vazhdojë një dhunë aq brutale nga një pakicë sllavo-maqedone nuk tolerohet as nga faktori shqiptar, po as nga ai ndërkombëtar. Nuk tolerohet kur dihet se maqedonasit atje janë pakicë në raport me shqiptarët, akoma që kanë ngel si shqiptarë,pa i marr parasysh shqiptarët e besimit ortodoks me qindra mija me dhunë i kane asimiluar ne maqedon faktet janë .Dëshmitë janë .Shqiptarët ortodoks kanë dal në sipërfaqe me kishat e veta me tapitë e vetat dhe me kulturën e vet. Po të merren parasysh edhe numri i shqiptarëve ortodoks apo edhe pjesëtarët turq po ashtu të kthyet nga shqiptar në turq maqedonët de-fakto dhe de-juro janë pakicë. Të gjithë ishin shqiptarë dhe prapë herë do kur ata do t’i kthehen të kaluarës së vet etnike. Kështu që po shihet se Maqedonisë i erdhi fundi dhe po i shtirren rezervat e themelimit të shtetit falco në ish Jugosllavi!
Maqedonia duhet të jetë e barabartë për të gjithë ose zhbërje të saj,. alternativ tjetër s’ka! Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare!Ne këto çaste Maqedonia duhet të jetë e barabartë për të gjithë ose zhbërje të saj,. alternativ tjetër s’ka. Ne zhbërjen e saj grabitqarët rrinë në këmbë se kush ta merr copën ma të madhe Shqipëria ,Bullgaria apo Greqia. Kuptohet së Shqipërisë i takon pjesa ma e madhe,asaj ju morën dhe duhet kthyer . Politikan shqiptar sytë bëni katër, andaj mos lëshoni pe ne këto momente le te ndërgjegjësohet edhe faktori ndërkombëtar, qe si pasoje e tyre mbetem te ndarë në disa shtete. Zoti shqiptareve ua kishte dhënë vendin me të bukur ne Botë, por edhe inatin dhe urrejtjen kundër njeri tjetrit!
Populli shqiptar në trevat shqiptare nën pushtim dhe nën kolonizim sllavo-maqedonas duhet të çlirohen dhe, së bashku me popullin që jeton në trevat e tjera shqiptare, të ribashkohet në një shtet të vetëm kombëtar, » Shqipërinë Etnike ». E kam menduar mese një herë se si Zoti shqiptareve ua kishte dhënë vendin me të bukur ne Botë, por bashkë me vendin ua kishte dhënë edhe inatin dhe urrejtjen për ta përdorë vetëm kundër njeri tjetrit .Kjo po dëshmohet tani që jemi katandisur dhe po katandisemi çdo dite si vezët e qyqes andaj bashkoju asaj qe është primarja e ardhmërisë sonë ,bashkonju kombit të shenjtë, »KOMBIT SHQIPTAR ».
Kjo është e vetmja alternativë për të ardhmen e popullit shqiptar. Kombi është mbi te gjitha.
Autori është publicist, ish i burgosur politik, anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani, poet, piktor dhe veprimtar shumë vjeçar për Kosovën.
Pas disa vite plaçkitje dhe ekocide që pasoi përfundimin e suksesshëm të spastrimit etnik të fshatrave shqiptare përreth Medvegjës, organizoi hajdutë pyjore gjatë dekadës së kaluar në rajonin e kësaj komune të vogël me treritor të madhë me pyje « të qartë » mbi 1000 hektarë pyje kryesisht kishin ikur nga pronësia private shqiptarëve. Dhe ndërsa policia serbe dhe mediat i kan fshehur vjedhjet e pyllit në Zonën Tokësore të Sigurisë, ata akuzojnë shqiptarët e Kosovës, shpyllëzimi i paligjshëm në Medvegjë para syve të policisë lokale është kryer nga një grup të organizuar mirë nga pushteti qendrore ishte në përgjithësi kjo temë tabu.
F02
Problemi shumëvjeçar i prerjeve te paligjshme në pronësi private të shqiptarëve të cilët ishin dëbuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës të vitit 1999, pasi që ka eskaluar edhe më tej ndeshi në qëndrimin pasiv dhe madje edhe dashamirës të shtetit, e cila ka refuzuar vazhdimisht që të zbatojnë ligjin në këtë fushë dhe për të mbrojtur pasuritë e anëtarëve të pakicës etnike shqiptare . Lexuesit nga fshatrat rrethit të Medvegjës na dërguan në fillim të muajit maj fotot e fundit dokumentimin prerja ilegale e pyjeve në fshatinSvirce cila është e populluar kryesisht nga shqiptarët. Siç kemi shkruar edh eme heret në këtë fshat është një pikë kontrolli e policisë, një problem i veçantë është se shumica e shqiptarëve etnikë jan dëbuar nga fshati në vitin 1999 dhe sot e kësaj dite shteti nuk ka shpreh gadishmeri qe ti lejoj me u kthye në shtëpit e tyre.
F03
Përveç pamundësisë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre dhe të hyni në vendin e lindjes dhe prones së tyre, qytetarët e dëbuar të nacionalitetit shqiptar nuk u është aktivizuar edhe mbrojtja ligjore e pronës. Pra, në përpjekjen e përditshme për burimet e mbetura pyjore në afërsi të Medvegjës, dhjetëra kamionë me targa të qyteteve serbe në mes të ditës transportohen , male të prera në mënyrë të paligjshme disa drurë dhe në sytë e policisë lokale të cilët nuk janë duke bërë asgjë për të ndaluar këtë plaçkitjen dhe për të siguruar respektimin e ligjit.
F04
Pavarësisht dhjetëra kërkesave ne Zyrat e Policis dhe Gjygjeve të fshatarëve që kanë qenë të dëmtuar , zyrat e policisë lokale në Medvegjë dhe Lebanë deri më tani nuk është një rast i vetëm të jetë hetuar seriozisht ose autorët e këtyre prerjve e vjedhjeve ndonjëherë i përshtaten gjykatave regjionale. Sipas dëshmisë së banorëve venor, të cilët kanë adresuar redaksis, në disa raste gjatë viteve të fundit vjedhjet janë raportuar tek autoritetet lokale të zbatimit të ligjit për pronarët e dëmtuar përballur gjithmonë me të njëjtën përgjegjeje me policin se të gjitha raportet do të hetohen !!. Megjithatë, deri më tani nuk është në një rast i vetëm , nuk shihet epilogu i kësaj policie hetimore fantazmë ! banorët të dëshpëruar kanë vendosur që të ri-dergojn në media fotografi dhe dokumentojnë vjedhjen ato ditë në syt e autoriteteve shtetërore që ndodhin në fshatrat e tyre.
F05
Si një kujtesë e REDAKSIS: Grabitjes së pasurisë pyjore në Medvegjë në mënyrë të përsëritur kemi shkruar edhe ne vitin 2012, kur kemi qen në vendin e ngjarjes duke parë shpyllëzimin ilegal. Për fat të keq, situata që jo vetëm që nuk përmirësohet, por përkundrazi, dhe u përshkallëzua më tej, dhe banorët lokalë kanë shprehur dyshime serioze se prapa kësaj marrëveshje të paligjshme me vlerë disa milionë euro, të fshehur jan edhe strukturat politike lokale që pengojnë hetimin policor për të parandaluar prerja e vazhdueshme e paligjshme
F06
Shkrimi eshte marr nga gazeta e-novine e njohur për opinionin e gjëre e cila ka nxjerrjen në drite të shume padrejtesive,vrasje, maskra qe jan bere nga shteti serb kunder shqiptareve në kosove dhe trojet tona.
këtu keni shkrimin orgjinal në gjuhen serbe te e-novine:
Me rastin e 14 vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇPMB-së , OVL , veteranë , bashkëluftëtar familjarë dhe qytetarë sot kanë bërë homazhe tek vend rëniet dhe varrezat e dëshmorëve të kombit.
Me rastin e 14 vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇPMB-së zona operative e Preshevës OVL e UÇPMB-së sot ka bërë homazhe tek vend rënies dhe varrezat e dëshmorëve. Homzhet kanë nisur nga vendrënia e dëshmorit Hysen Salihu në Maxhere dhe më pas kanë vazhduar tek vendi i rënies së dëshmorit Mitat Musliu,tek mulliri në Rahovicë. Ndërkohë homazhet kanë vazhduar tek penda e Rahovicës në vendin e rënies së katër dëshmorëve Bardhyl Osmani, Shaban Ukshini, Sami Ukshini dhe Kastriot Arifi.
Vizita tjetër ka vazhduar tek varrezat e fshatit Rahovicë në të cilën pushojnë eshtrat e dëshmorëve Shaban Shahini e Agim Halimi si dhe të martirit Riza Ibrahimi .Po ashtu u bënë homazhe edhe tek vendi i rënies së dëshmorit Shaban Shahini.
Për nder të dëshmorëve të UÇPMB-së, vizitat vazhduan në varrezat e Preshevës, me homazhe tek Barrdhyl Osmani – Delta, dhe Ibrahim Fejzullahu. OVL e UÇPMB-së homazhet i kanë përfunduar tek varri i dëshmorit Mitat Musliu në Strezoc.
Por vëllai i dëshmorit të Mitat Musliut ndjehet i zhgënjyer nga mos prezenca e qytetarëve por dhe ndasitë që vazhdojnë.
Edhe kryetari i OVL së UÇPMB-së është i dëshpëruar nga kjo që po ndodh tek ne.Homazhet në nderim të dëshmorëve të kombit sot janë zhvilluar ndaras ashtu si do të jetë edhe nesër me manifestimet.
Ky ishte viti i 14 me radhë që bëhen homazhe tek vendi i rënies dhe varrezat e dëshmorëve të UÇPMB-së të zonës operative të Preshevës. Është e dhimbshme që në homazhe marrin pjesë një numër i vogël i qytetarëve duke harruar se liria të cilën po e gëzojmë ka ardh falë kontrubitn të çlirimtarëve dhe flijimit të tyre.
OVL e UÇPMB- nesër nga ora 18:00 në shtëpinë e kulturës do të mbajë akdamin përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB-ës
Deshmoret u kujtuan edhe ne shume e qendra te tjera memoriale
Sot më ; 14.05.2015. Gjat tubimit perkujtimor te Deshmoreve te Z.O.Presheves ne Fshatin Rahovicë-Preshevë
Lavdi gjithe Deshmoreve te Kombit i pa harruar qoft ideali i djemve me te mire te kombit ku dhan me te shtrejten pa e kursyer edhe jeten. Lavdi
Në pritje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme Kryesia e Partisë Demokratike, Dega në Medvegjë, mbajti më 11 maj mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtua situata në komunë pas rënies së pushtetit. Në takim u bisedua për pasojat që kjo situatë ka sjellur për popullatën e Medvegjës, sidomos për atë shqiptare, e cila me vite të tëra jeton në kushte të vështira, falë pushtetit të deritanishëm, i cili në vazhdimësi ka punuar kundër interesave të tyre dhe ka dhënë kontribut për shpërnguljen e madhe pas luftës së 99-tës.
Në këtë takim u fol për « AGJENTË » e shumtë, të cilët, siç ata pretendojnë « punojnë për të mirën e shqiptarëve të Medvegjës » edhe pse një pjesë e madhe kanë harruar kur kanë qenë në Medvegjë. Në realitet shumica punojnë kundër interesave të kësaj popullate të mjerë e të shumëvuajtur. Këta « AGJENTË » paraqiten me ide të shumta siç thonë ata »për unifikimin e faktorit shqiptar të Medvegjës », duke harruar se kush i ka sjellur medvegjasit në këtë situatë, madje-madje, disa nga ta vazhdimisht e kanë përkrahur ish pushtetin.
Pra, këta « AGJENTË » dëshirojnë të amnistojnë të gjithë ata, të cilët janë fajtorë për situatën e krijuar. Partia Demokratike konsideron se çdo ndihmë, çdo iniciativë, çdo këshillë e mirëfilltë për shqiptarët e Medvegjës është e mirëseardhur, por jo të bëhen pazare në kurriz të saj.
Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë e hapjes së një zyreje për informim në Fushë-Kosovë, me qëllim të ofrimit të informatave të nevojshme për shqiptarët e Medvegjës, të cilët në përgjithësi janë përqendruar në Fushë-Kosovë. Në atë zyrë shqiptarët e Medvegjës do të mund të informoheshin në lidhje me regjistrimin në listën e zgjedhjeve të të gjithë atyre medvegjasve, të cilët për shkaqe të ndryshme nuk janë regjistruar.
Dëshira jonë është që çdo shqiptar me të drejtë vote i komunës së Medvegjës të ketë të drejtën ta shpreh vullnetin e vet të lirë. Në këtë mënyrë do të rritej dukshëm numri i votuesve shqiptarë në komunën e Medvegjës. Me shtimin e numrit të votuesve shqiptarë do të rritet edhe numri i këshilltarëve shqiptarë në asamblenë komunale.
Gjithashtu, në këtë takim u vendos që më, 13 qershor 2015 Partia Demokratike Dega në Medvegjë të shënojë njëvjetorine formimit. Kryesia e Partisë Demokratike me seli në Bujanoc Dega në Medvegjë fton shqiptarët e Medvegjës që të marrin pjesë në shënimin e këtij përvjetori.
Më,10 maj 2015 Kryesia e Partisë Demokratike Dega në Medvegjë