Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, të vdekurit i cohen vetëm lule, por nuk i kërkohet ndihmë
nga Koco Danaj
Kryetar i Lista për Shqipëri natyrale
Ne vitin 2001, si rezultat i mohimit te lirive dhe te drejtave, shqiptaret ne maqedoni filluan nje kryengritje. Fillimisht ajo nisi si kryengritje per teritore deri ne shkëputje, por me vone, qofte nga përvoja, qofte nga paaftësia, degradoi ne liri dhe te drejta te njeriut duke përfunduar me marrëveshjen e Ohrit. Marreveshja e Ohrit u nënshkrua ne vitin 2001, ne muajin gusht. Por nacionalizmi maqedonas duket se nuk u pajtua edhe me kete marrëveshje. Ne daten 7 nentor 2004, Partia qe eshte sot ne pushtet VMRO-DPMNE e drejtuar nga Nikolla Gruevski arriti te beje nje Referendum kunder kesaj marreveshje. Pavarsisht se ai nuk arriti te fitoje, pro tij votuan 409 mije qytetare Maqedonas.
Sot, shqiptaret ne Maqedoni megjithëse jane popull shtetformues, nuk kane te sanksionuar me ligj, asnjë nga simbolet e tyre nacionale. Ne kete ceshtje madhore, ata trajtohen njesoj si serbet, turqit, romet qe jane nga 3 deri ne perqind. Sot Marrëveshja e Ohrit, ka vdekur. Dhe tek i vdekuri shkohet për të cuar ndonjë buqetë me lule, por asesi për të kërkuar ndihmë. Faktet e mëposhtme na e bejne me te qarte pohimin e mesiperm:
Fakti i pare:Sot shqiptaret ne Maqedoni nuk kane te drejte me ligj te perdorin Flamurin e tyre Kombetar. Ligji per përdorimin e Flamurit u miratua ne vitin 2004, por u kontestua nga disa deputete maqedonas ne Gjykaten Kushtetuese. Pas 3 vjetesh, Gjykata Kushtetuese e anulloi ligjin per përdorimin e Flamurit shqiptar. Qysh atehere e deri me sot, nuk ka asnjë ligj tjeter. Perdorimi i simbolit kombëtar te shqiptareve, aktualisht behet mbi dëshira voluntariste. Kjo situate le shtegun hapur qe ne nje moment te pershtatshem per nacionalizmin maqedonas te atakohet përdorimi i simbolit nacional te shqiptareve. Nje rast i tille, ndodhi ne vitin 1997 kur policia maqedonase kërkoi heqjen e flamurit shqiptar nga komuna e Gostivarit. Shqiptaret kundërshtuan dhe pati përleshje ku u vrane dy shqiptare dhe u arrestua kryetari i komunes Rufi Osmani.
Fakti i dyte: Festat nacionale ne Maqedoni
Shqiptaret megjithse jane popull shteteformues, nuk kane asnje feste nacionale te miratuar nga Parlamenti maqedonas. Sot Maqedonia ka 6 festa shteterore, por qe te gjashta I perkasin maqedonasve. Festat në Maqedoni filimisht rregulloheshin me Ligjin për festat në Republikën e Maqedonisë, Gazeta zyrtare nr. 21/98, datë 8.05.1998. Në fillim të vitit 2007, ky ligj u ndryshua me Ligjin për ndryshimin e ligjit për festat në Republikën e Maqedonisë, Gazeta zyrtare nr. 18, datë 15.02.2007. Të dy ligjet i klasifikojnë festat në Republikën e Maqedonisë në tre kategori: 1. festa shtetërore, 2. festa (tjera) dhe 3. ditë që festohen. Festat shtetërore dhe festat (tjera) janë ditë pushimi për të gjithë banorët e Maqedonisë ndërsa ditët që festohen janë pushim vetëm për komunitetet që ju takojnë ato.
1. Ligji i vjetër i vitit 1998 përcakton vetëm tre festa shtetërore: 2 gushtin (Ilindenin), 8 shtatorin (Dita e shpalljes së pavarësisë) dhe 11 tetorin (Dita e kryengritjes në Luftën e Dytë Botërore).
Ligji i ri i vitit 2007 u shton këtyre tre festave ekzistuese edhe tre festa të tjera shtetëror me karakter sllav, asnjëra nga të cilat nuk ka të bëjë aspak me shqiptarët: 24 majin – Ditën e shenjtorëve gjithë sllavë Kirili dhe Metodi, 23 tetorin – Ditën e formimit të VMRO-së dhe 8 dhjetorin – Ditën e Shën Klimentit të Ohrit.
- Ligji i vjetër i vitit 1998 përcakton vetëm dy festa (tjera): Vitin e Ri (1 dhe 2 janarin) dhe Ditën e punës (1 dhe 2 majin). Ligji i ri i vitit 2007 i zvogëlon në vetëm nga një ditë feste Vitin e Ri dhe Ditën e punës dhe u shton këtyre edhe dy festat kryesore ortodokse (Krishtlindjet dhe Pashkët) dhe vetëm Bajramin e madh! Bajrami i vogël është futur një kategori më poshtë, tek ditët që festohen!
- Ligji i vjetër i vitit 1998 përcakton si ditë që festohen: Krishtlindjet dhe Pashkët ortodokse, Bajramin e madh dhe Bajramin e vogël dhe Jom Kipurin për hebrenjtë.
Ligji i ri i vitit 2007 perfshiu nga një festë për çdo bashkësi etnike (vini re se ku është radhitur statusi i shqiptarëve): për shqiptarët (Dita e Kongresit të Manastirit), për turqit (Dita e mësimit të gjuhës turke), për serbët (Dita e Shën Savës), për romët (Dita ndërkombëtare e romëve), për vllahët (Dita kombëtare e vllahëve) dhe për boshnjakët (Dita ndërkombëtare e boshnjakëve)!
Fakti i trete: Perdorimi I gjuhes shqipe
Ne baze te Marreveshjes e se Ohrit, eshte vendosur qe gjuha shqipe te jete gjuha e dyte zyrtare ne Maqedoni. Por pasi kaluan 14 vite, u miratua nje ligj gjysmak I cili asesi nuk perputhet me Marreveshjen e Ohrit. Sot, asnje nga ministrite e shtetit maqedonas nuk perdor gjuhen shqipe ne ëeb faqet e tyre ne internet. Perkundrazi, vazhdojne te perdoren vetem gjuhet maqedonisht dhe anglisht.
Cila do te jete e ardhmja e Maqedonise? Do te jete nje e ardhme e zymte, me shume te papritura. Ngjarjet tragjike në Kumanovë e errësuan më shumë atë që deri dje quhej zymtësi.
Jane dy skenare qe priten te ndodhin. Maqedonia nuk mund te jetoje sic eshte aktualisht. Ne menyre figurative ajo mbahet ne kembe nga shqiptaret, ose me konkretisht nga nje shtrese e korruptuar politikanesh shqiptare. Por ata po humbasin cdo dite terren ne popullin shqiptar. Skenari I pare I se ardhmes se Maqedonise do te jete ndarja e saj. Eshte skenari me I mundshem dhe me I shpejte. Maqedonasit nuk duan te jetojne me shqiptaret duke I trajtuar ata te barabarte. Por edhe shqiptaret gjithmone e me shume nuk po pranojne te jetojne si qytetare te dores se dyte. Pra problem shtrohet: Ndarja e maqedonise ka kohe qe duket ne horizont. Ceshtja qe preokupon edhe bashkesine nderkombetare eshte si do te realizohet ndarja, qetesisht sipas modelit ceko sllovak, apo me trazira sipas modelit tradicional ballkanas. Ndarja do te jete radikale duke u bashkuar me Shqiperine, apo do te provohet edhe per disa kohe sistemi federativ dhe Maqedonia do te pajtohet me variantin belg te organizimit te shtetit.
Skenari I dyte eshte skenari konfederativ midis shqiptareve dhe maqedonasve, duke pasur te dy etnite kryeqytet te perbashket Shkupin. Duket se nacionalizmi maqedonas nuk e deshiron kete lloj zgjidhje. Fakti me domethenes ne ndihme te pohimit te mesiperm eshte Projekti Shkupi 2014, I hartuar nga arkitekte maqedonas me porosi te qeverise Gruevski. Eshte nje projekt nacionalist me synime te qarta, shndrrimin e Shkupit ne nje qytet te paster maqedonas duke zhdukur cdo shenje te cultures dhe historise shqiptare. Vlera e projektit eshte 200 milion euro.
Perballe ketyre skenareve, faktori politik shqiptar ne Maqedoni, eshte I papergatitur.Ngjarjet e Kumanovës e treguan qartë këtë dukuri. Ata jane te percare dhe me shume interesohen per marrdhenie me te mira me pushtetin maqedonas se sa me njeri tjeterin. Ne kete percarje duket se ka ndikuar edhe Tirana dhe Prishtina zyrtare te cilat deri me tani marrdheniet me faktorin politik shqiptar I mbajajne mbi bazen e preferencave personale se sa te referencave etnike. Ne keto kushte, Maqedonia ka vetem nje rruge shpetimi. Bashkimin e teritoreve te Shqiperise Lindore me Shqiperine.
nga Koço DANAJ Kryetar i Lista për Shqipëri natyrale
Bëhuni pjes e Faqes https://www.facebook.com/medvegja.redaksia