Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari, Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi

Nuk na tremb as qeverisja e përkohshme e Beogradit

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari, Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi

 Si duket ne medvegjasit jemi bërë imun kush do të qeveris me ne, ! Medvegja apo Beogradi. Sot kur nga delegatët të Kuvendit Komunal të Medvegjës, e sidomos të zëvendësit të Kuvendit , Fehmi Beha,delegatit më të vjetër nga partia e PVD-së Hajdar Hajndari dhe delegatja me e re Mirlinda Ferati,  ju tha JO koalicionit me individ të partive të ndryshme te cilet jan zhytur në krime të ndryshme (edhe të denuar), tani të njohura për të gjithë në këtë Komunë.

 Vite me radhë nga qeveria e deri tashme, ne shqiptarëve na u premtua shumë,po si duket politika Serbe mbetet ashtu si ajo e viteve të mëhershme,pa ndryshim fare kur është në pyetje e drejta për shqiptar. Mbi shtypjen e një populli siç beri Serbia në Medvegjë kuptoi tërë Evropa,e për fat të keq shqiptarët e pak mbetur  përjetuam në lëkuren e tyre një padrejtësi të pa qendueshme. Historikisht e tërë Kazaja e Nishit u kolonizua me Serb e Malazeze. Tokat shqiptare u uzurpuan e u toponuan me emërime sllave. Pas ikjes të Perandorisë Osmane nga këto troje,Sahit Pasha disi i shpëtoi  9 katunde pa u shpërngulë tërësisht nga Medvegja.

Qëndruam heroikisht në tërë luftërat e Ballkanit që morën atë rajon. U munduam ti përballojmë e të tregojmë Jugosllavisë Titisto-komuniste se edhe ne jemi pjese e këtij shteti,dhe dimë të udhëheqim  në të gjitha sferat e jetës të ati socializmi. Ishin kohëra të vështira, të burgjeve e vuajtjeve, të skamjes e mjerimit. Nga të gjitha ato kohëra nuk mundëm ti tregojmë Serbisë se ne shqiptarët medvegjas jemi për paq,për një jetë të përbashkët,dhe e fundit se jemi autokton në trojet tona. E kundërta çdo shkollim i shqiptarëve në këto troje ishte HALË në sy për Serbët dhe sistemin e Serbisë .Me këto padrejtësi ishin të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe Kosovës Lindore. Lëvizjet e fundit në Evrope me një luftë të tmerrshme dhe te gjenocidit, u nxor edhe një shtet i ri i shqiptar ne Ballkan. Kosova Lindore pas formimit të shtetit të Kosovës mbeti me sy hapur çka do të bëhet me fatin tonë. Ti bashkohemi Nënës Shqipëri,apo ti bashkohemi motrës se madhe Kosovë. Mjerisht asgjë ,mbetem aty ku ishim para 100 viteve, në tokat tonë e nën thundrën e Serbisë. Për fatin tonë Nëna e madhe po heshtë ,kurse motra e madhe nuk guxon as të na pranoj që jemi pjesë e sajë .I vetmi është populli shqiptarë kudo që janë që me lot në sy përcjellë gjendjen e mjerueshme sot që është në Medvegjë. Me një jetë të mjerueshme që sot mbijetojnë shqiptarët e Medvegjës ku duhet të ikin pa kapuç në kokë siç thotë populli. Për çdo lëvdate, duhet ti mbështesim ata pak njerëz që kanë mbetur në trojet e tyre.

   Sikur ne shqiptaret kudo që jemi ,e sidomos ne me prejardhje nga Medvegja, të qanim natë e ditë me lotët e krokodilit ,nuk mund të ndihmojmë asgjë në këto momente që sot e ka kapluar Medegjen.

Vite me radhë prapë disa shqiptare u munduan të bëjnë një lloje koalicioni me Qeverinë komunale te Medvegjës. Po mjerisht prapë u ndanë të zhgënjyer. Këtë e hetuam ne popull si kah moti, por e hetoi edhe një pjesë e delegatëve shqiptarë që ishin pjesë e qeverisjes lokale medvegjase.  Kurse pjesa tjetër i shtini veshët në shurdh dhe disi u pajtuan me padrejtësitë që u bënë në popullin shqiptare. Si     p.sh:

  • Para syve të tyre hiqen nga librat e amzës popullata e Medvegjes. Në vend të tyre shkruheshin njerëz që kurrë s`kanë qenë medvegjas ( kundrejt shumave të mëdha €uro).
  • Pritet mali dhe dëmtohen tokat shqiptare pa kurrfarë të drejte (edhe nga vet udhëheqsit komunal-Zëvendëskryetari i Komunes).
  • Largohen nga puna shumë të ri e të reja në baza politike (pse nuk jan pjesë e të korruptuarve).
  • Shkatërrohen rrugë e infrastrukturë në fshatrat shqiptare (duke vjedhur malet e shqiptarve).
  • Mbyllet lëvizja e lirë në rrugët që qon në drejtim të kufijve me Kosovën, e sidomos të  fshatit Sfircë (shumat e dedikuara i shëndrrojn në pasuri personale).
  • Shkatërrohet arsimi duke i punesuar njerëzit e vet ! (s’ka rendesi a ka kualifikimin e duhur vetem a aplikojn rregulloren e tyre)
  • U merren dokumentet e udhëtimit nëse nuk janë duke jetuar permanent në vendin e qëndrimit.

Të gjitha këto dhe shumë tjera padrejtësi u bënë mjerisht para syve të disa delegatëve shqiptar që ishin pjesë e qeverisë lokale deri me 14.04.2015,kur prishet Qeveria, dhe hynë qeverisje e përkohshme.

Kjo duke ju falënderua 3 delegatëve shqiptarë z Fehmi Behës,Hajdar Hajndarit dhe Mirlinda Feratit, të cilët ishin kategorik në kërkesat e tyre. Ose të drejta të barabarta ,ose jashtë asaj qeverie diskriminuese. Mu këtu duhet të përqendrohemi, i madh e i vogël,politikan e humanist,atdhetar e tradhtar kombi. Të bëhemi një,të koordinohemi dhe në zgjedhjet e radhës të jemi një parti,të kemi një ide dhe mos të kemi frikën e askujt deri në fitore. Kjo mund të ndodhë, edhe pse për dike ndoshta është e parealizuar,kurse për Fehmiun,Hajdarin dhe Majlinde me një përkrahje te të gjithë medvegjasve dhe vëllezërve shqiptarë kudo që janë fitorja nuk do të mungoi.

    Vetëm kështu bashkohet Kombi,hapen kufijtë dhe flitet shqip aty ku me shekuj jetuan dhe jetojmë ne shqiptaret. E kurrë nuk do ta qojmë Kombin përpara nëse përkrahen njerëz që deri sot na prunë deri në ketë gjendje të mjeruar, e cila kërkon kohe dhe Unitet për ta përmbysë. 

shkruan për Medvegja REDAKSIA juaj

  Shaban Abazi 15.04.2015.

BEHUNI PJES E Faqes Medvegja REDAKSIA   https://www.facebook.com/medvegja.redaksia

Share

2 réflexions sur « Nuk na tremb as qeverisja e përkohshme e Beogradit »

  1. Krejt ku shkrim eshte i argumentuar skam asnje rezerve ndaj shkrimit te Shaban Abazit dhe krejt ketu cdo shqipetar mundet me i vertetu (po flas per keta ciniket e shoqates qe dergon apel dhe kerkon ndihme nga Presheva com mos te rrezohet pushteti i udbasheve te Medvegjes dhe se te vazhdohet pastrimi etnik i popullates shqipetare te Medvegjes ) kane shkru dhe disa gazeta serbe per diskriminim ndaj shqipetarevete Medvegjes kurse idiotat e shoqates bejn apel te vazhdohet me pastrimin etnik por dhe disa cinik dhe antishqipetar disa izbeglica te Kosoves e perhrahin udben e Medvegjes e cila qendron ne pushtet 12 vite !!! Femia eshte i vetmi qe ju ka kundershtu ati sistemi fashist me disa shqipefoles dhe po te njejtit kerkojn prap UNITET me keta udbash dhe SPS-esa si kryetari i komunes nje rezervste policie i cila ka luftu ne Kosove ,e tani pergjegjesin politike do ta marrin keta se bashku me shoqaten familare te zVicres per ndejkejn e shqipetareve te Medvegjes se njeri i ka syte me pa dhe nese deri tani ska pa atehere vetem eshte pjese e pjelles se udbes jane edhe disa kuazi intelktual prej Prishtine qe po kerkojn te njetat si shoqata familare nuk di a jane ne veti ate njerz te kerkosh statun quo ne komun te Medvegjes kur behet pastrimi etnik si e ceke dhe vete Shaban Abazi ne kete shkrin fenomenal ,aferim zotris Shaban Abazit njekohesishte dhe e pershendes per guximin dhe sakrificen qe e ka be deri tani per VATAN ose per VENDLIDJEN .

  2. Perfaqesuesit e zgjedhur nga Populli (Femi Beha dhe 2. keshilltaret:Hajdar Hajdari e Majlinda Ferati) do t’i mbaj ne mend Historia edhe si demokrate por edhe si perfaqesues qe interesat e Popullit te vet- i kan mbi te gjitha. Keta deshmuan se Shqiptaret, edhe pse pak ne numer, jane subjekt me vlere e peshe. Por, kjo ka edhe nje domethenje edhe me te gjere: eshte mesim se si duhet veprua edhe te tjeret kur qeveritaret punojne kunder dhe cenojne interesat e votuesve te tyre. Opinionet e komentuesve te nderuar deshmojne se ky veprim i te zgjedhurve ka perkrahje nga te gjithe: Medvegjasit, dhe Trojet tjera Shqiptare. Ajo qe duhet bere ne vazhdimesi- te mos lejojme percarje e grindje, sepse, kundershtaret shume llogarisin per kete. Fakti se Medvegja ka 3. subjekte politike kjo eshte vetem begati e jo aresye per t’u perca, grinde dhe keshtu « sjell ujin te mulliri » i kundershtari. Edhe nese vijne « Masat e perkoheshme » nuk duhet frikesua prej tyre. Puna kryesore e « Udheheqjes se perkoheshme » do te jete- pergatitja per Zgjedhjet e ardhshme dhe « mandati » i saj do te jete i shkurter. Eshte me rendesi qe bashkesite lokale t’i zgjedhin Kryetaret kurse 3.partite, ne plane te pare te vendosin interesin e Popullit.

Les commentaires sont fermés.