
Një efektiv i Policisë së Kosovës ka shprehur publikisht qëndrimin e tij kundër urdhrave dhe veprimeve të policisë
Ajet Duli në mënyrë demonstrative hoqi dorë nga uniforma duke deklaruar se distanochet nga veprimet e qeverisë, policisë dhe gjyqësorit karshi Albin Kurtit.
Burrat i dalin zotë atdheut ne ditët e veshtira ata nuk e durojn roberin , diktaturen , padrejtesin pra Prof. Ajet Duli perhere ka qen dhe eshte frymezim per rinin gjatë shume viteve ne arsim , ish i burgosur politik , ish pjestar i Ushtris çlirimtare te Kosoves , aktivist i pa lëkundur ……
Në një letër publike dërguar medieve, mes të tjerash ai shkruan:
“Dua që publikisht të deklarohem se distancohem nga këto veprime të qeverisë, gjyqësorit dhe Policisë së Kosovës karshi veprimeve ndaj Albin Kurtit dhe djemve e vajzave qe janë pjesë e kësaj lëvizjeje. Si ish-i burgosur politik, si pjesëtar i UCK-ës e tani si pjesëtar i Policisë se Kosovës, si dhe si veprimtar e aktivist shumëvjeçar nuk mund të qëndroj indiferent në këto çaste, kur po merren masa ndaj këtyre aktivistëve që janë e tashmja dhe e ardhmja më sublime e këtij populli. Nuk dua më të jem pjesëtar e kësaj policie që rreh shqiptarët, as me mbajt speca. Jo më ‘pendrek’ (shkop gome) mbi shqiptarët, boll kemi ngrënë nën Serbi!”.
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
