Një çerek shekulli nga 1 e 2 mars 1992 Referendumi Krahina Shqiptare mes Serbisë dhe Kosovës me (pa) Referendum
Me rastin e 25 vjetorit të mbajtjes së Referendumit ku më datën një e dy mars të vitit 1992 nga ne banorët e Komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës për Autonomi Territoriale–Politike dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë.
Këto tri Komuna janë territor i banuar me popullatë shumicë shqiptare i shkëputur padrejtësisht nga trungu i Kosovës historike, u nda dhe u aneksua nga Serbia. Pra para 25 vite për dy ditë rreshtë të vitit 1992, ne populli shqiptarë i Komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës shpalli këtë krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave të cekura më lartë me të drejtë bashkimi me Kosovën. Ky Referendum ishte një akt sublim, Referendumi u mbajtë nën kushte tejet të rënda, lirisht mundë të shprehemi nënë një gjendje të jashtëzakonshme, ku pati shumë qytetarë shqiptarë që u morën në biseda informative.
Pati edhe të maltretuar psiçikish dhe fizikisht por edhe disa dhjetra persona të arrestuar nga ai pushtet i atëhershëm, ku nga ajo kohë vetëm bartësit e pushtetit u ndrruan e asesi në kuptimin pozitivë në të mirë të neve shqiptarëve. Përveq në tri komunat që u votua ju mundësua që edhe mërgata e këtyre tri komunave që ishin me punë të përkohshme jashta, të shprehin vullnetin dhe në mënyrën më plebishitare edhe në shumë shtete në Europë ku me një pjesëmarrje masovike prej 98,43% votuan që kjo Krahinë të përbëj dhe Kuvendin për Autonomi Territorial-Politike me të drejtë bashkimi me Kosovën. Të përkujtojmë që Referendumi i mbajtur më datën një dhe dy mars të vitit 1992,është një akt shumë domethënjës me vlera të larta edhe me aktet juridike ndërkombëtare edhe pse jo i pranuar por ishte i monitoruar nga të gjitha anët, ku u shkrua dhe u komentua mjaftë në këto anë të Ballkanit të trazuar. Deri në atë kohë edhe popujtë konstituivë të ngrehinës artificiale të quajtur Jugosllavi ende ishin me qëndrimin jo të prera , kurse ne shqiptarët në hapsira tona etnike mbajtëm Referendumin. Pra , në këtë rast ne nuk mundë të krahasohemi as me Hungarezët në Vojvodinë e as me Boshnjakët në Sangjakë sepse kemi elemente që njiven dhe pranohen edhe me akte ndërkombëtare. Ne shqiptarët etnike e kuptuan me kohë edhe pse ende ngrehina artificiale e quajtur RSFJ-ja ishte jo ende e shpërbërë që të bëjnë çmosë për ndryshime në aspektin e statutit të tyre të përcaktuar jo drejtësishtë që pastaj edhe për konsulidimin e përgjithshëm. A janë të mjaftueshme këto veprime në realizimin e aspiratave dhe synimeve të popullatës shumicë Duhet edhe më tej të vazhdohet por gjithmonë duke patur parasysh që tashmë Republika e Kosovës është ndihmesa më e madhe për gjetjen e zgjidhjes për krahun e vetë Lindorë. Duke llogaritur në politikën e jashtme ku tani kemi edhe përfaqësi diplomatike nëpër botë. Kërkohet që edhe njëher të ri-konfimohet vullneti i popullit pra të parashifet shqyrtimi serioz edhe për mbajtjen edhe të një Referendumi për Autonomi Territorial-Politike me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë. Çka është më e rëndësishmja popullata duhet të jetë prezente pra fitorja më e madhe është nëse arrijmë ta ruajmë prezencën e faktorit njeri që është edhe përcaktues vendimtarë i territorit sipas ligjeve pozitive ndërkombëtare. Subjektet politike dhe njerëzit me ndikim, intelektualët të marrin pjesë më shumë në jetën politike e publike ku së bashku me grupet e interesit për të pasur një qëndrim, unitet, harmonizim dhe koordinim në realizimin e kërkesa para qeverisë serbe dhe faktorit Ndërkombëtarë e jo si deri më tash të ndarë e jo unikë p.sh lidhur me pjesëmarrjen për parlamentë të serbisë disa ishin pro e disa kundër, kështu nuk mundë të ndërtojmë ndonjë strategji veprimi që do jepë rezultate të pritshme .
1 – Tirana dhe Prishtina së bashku me ne vendasit të ndërtohet koncenzusi për gjëra fundamentale,
2 – Rikonfimim i Referendumit së bashku me kërkesën që në këtë Krahinë të ketë dhe
3 – Mbykqyrje të përheshme të forcave të sigurisë ndërkombëtare.
Këto duhet të jenë tri shtyllat e të ardhmes për këtë krahinë shqiptare të mbetur padrejtësisht nën admnistrimin e serbisë. Shumë pakë bëhet në shenimin e ksaj date historike, në evakuimin e ksaj ngjarje në forma të ndryshme si përkujtimin përmesë mbajtjesë të ndonjë akademije por edhe manifestime të ndryshme.
Nga ne varet e tëra sa ne jemi të përkushtuar në objektivat tona, në realizimin e plebishitit të popullit. Edhe më tej të plotësohet me elemente të kohës që po jetojmë, për tu bërë realitet Referendumi i ksaj krahine për Autonomi Territoriale–Politike dhe me të drejtë bashkangjtje me Kosovën amë.
shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI
ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE
Ngado shkova dhe u ktheva
mendja më rrinë te Medvegja!
Mu atje te Molla e kuqe
ku dikur gjyshja u bë nuse.
Plagë në shpirtë unë e kam
se atë tokë kurrë s’e kam parë,
po për çudi dashurisë së saj
as një herë nuk i jam ndarë!
Linda e u rrita në Prishtinë
aty qava e këndova,
por rrënjët e fisit t’im
as një herë nuk i harrova!
A e din ku është Medvegja?
A e din ku jan ato treva?
Atje ku eshtrat flasin shqip
e na thërrasin për çdo ditë!
Ngado vemi e ngado shkojmë
ne Medvegjën kurrë se harrojmë,
atje i kemi varret e të parëve
aty jan trojet shqiptare!
©Maki M Canolli
Na ndiqni në Facebook
Bëhuni fans të REDAKSISË Medvegja