
Historia e suksesit
Medvegja sot renditet ndër vendbanimet shqiptare komuna me numrin më të vogël të shqiptareve dhe me e rrezikuara që të shuhet, që nga viti 1999 ka pas nje rënje të vazhdueshme ku tani arrin në 522 numri i banorëve arsyjet jan të njohura për shkak të konflikteve në Ballkan dhe pozicioni i saj strategjik ,Medvegja ka qene perhere nën presion.
Banorët që u larguan asnjëhere se harruan vendlindjen ku mbajn lidhje të përherëshme ,ata me pune kan vazhduar rrugen e suksesit, ashtu si gjeneratat e me hereshme që krenohemi të gjithë.
Medvegjes për festen e Flamurit vazhdojn ti arrin lajme të mira , kesaj radhe nga Zvicerra vjen gëzimi me lajmin, i shtohet edhe një Master ne Kimi nga një Universitetet me renome në Botë.
Me rezultatet e saj të arritura ra në sy Anita Nebi Hiseni,me origjinë nga Tupalla_Medvegja e Kosovës Lindore.
Ajo të dyja nivelet e studimeve si atë Bachelor (Gjenevë) dhe atë Master (Lausanne) i ka përfunduar me notë maksimale.
Suksesi i kësaj të reje duhet të inkurajoi dhe gëzoi të gjithë,kur dihet se EPFL i Lozanës,në të cilin ajo u diplomua radhitet në listën e Universiteteve më prestigjioze të botës.
Anita me gradën Inxhiniere e Kimisë punën e saj hulumtuese dhe shkencore e ka kurorëzuar me inkuadrim në punë në gjigantin me famë botërore”Firmenich”të Gjenevës,që së shpejti feston edhe 124 vjetorin e themelimit të tij.
Anita rrjedh nga Familja HISENI fshati Tupallë _Medvegjë
Famija HISENI kan jetuar perhere ne kete fshat të njohur me tradita dhe punen e tyre , disa nga kjo familje e madhe vazhdojn ta mbaj gjallë akoma Vendlindjen .
Kjo është Historia e radhes per muajin Nëntor, Anites i urojm suksese në profesion si dhe të gjithe atyre që arrin rezultate të tilla. Per Medvegjen tradita vazhdon duke synuar majen e piramides në arsim.
Na ndiqni në Facebook
Bëhuni fans të REDAKSISË Medvegja
