Medvegjë Ftesë për Liderët-PLATFORMA POLITIKE PËR NJË PERSPEKTIV MË TË MIRË TË SHQIPTARËVE NË KOSOVËN LINDORE

Platforma zgjedhjet 13.4

 

 

Shqiptarët e Kosovës Lindore janë autokton në trojet e tyre shekullore. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më tepër se gjysma e trojeve etnike padrejtësisht mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë etnike. Sot pas 100 vjet të shtetit shqiptarë, pas Shtatë vjet të shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës, shqiptarët e Kosovës Lindore vazhdojnë të mbeten jashtë kufijve etnik të shtetit të Kosovës nën administrimin e shtetit të Serbisë.

Megjithatë, shqiptarët e këtyre trevave, historikisht e kanë dëshmuar vullnetin politik për të qenë pjesë integrale e bashkimit kombëtarë. Gjatë Rilindjes Kombëtare, shqiptarët e Kosovës Lindore kanë qenë mjaft aktiv në përpjekjet e tyre për çlirimin kombëtar shqiptarë. Së bashku me bashkëkombësit e vet anë e mbanë trojeve shqiptare, e kundërshtuan me forcë çdo ligj të dhunshëm të imponuar nga pushtuesit, e sidomos Reformat e Tanzimatit të vitit 1839 deri në vitin 1912, pastaj ishin pjesëmarrës në luftërat dhe kryengritjet e ndryshme si atë të Lidhjes së Prizrenit (1878), Lidhja e Pejës (1898) si dhe kryengritjet e njëpasnjëshme të viteve 1908, 1910, 1912 etj. Përpjekjet e tyre për bashkim kombëtarë i vazhduan edhe gjatë Luftës së dytë botërore. Lëvizje të ndryshme me karaktere kombëtarë apo siç quheshin atëherë forcat balliste, deri në përfundim të Luftës së Dytë botërore iu kundërvunë forcave partizane që po luftonin në kuadër të Luftës Nacional Çlirimtare, e cila në programin e vet nuk e parashikonte formimin e përbashkët të shtetit kombëtar shqiptarë. Rreshtimi shqiptarëve në dy kampe të kundërta atë ballist dhe partizan i ka dëmtuar seriozisht përpjekjet e shqiptarëve për bashkim kombëtarë.

Përpjekjet për bashkim me Kosovën kanë vazhduar, deri në ditët e sotme. Vullnetin e tyre për bashkim kombëtar, shqiptarët e Kosovës Lindore, e kanë shprehur me mjete politike dhe rezistencë të armatosur. Politikisht e kanë shfaqur vullnetin e vet kur organizuan Referendumin e 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992, për autonomi territoriale me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën. Shqiptarët në luftën e fundit në Kosovë së bashku me miqtë ndërkombëtar arritën ta largojnë përfundimisht Serbinë nga Kosova. Për sa i përket rezistencës aktive ushtarake, shqiptarët e Kosovës Lindore, nuk qëndruan duarkryq, por organizuan rezistencën aktive me daljen në skenë të UÇPMB- së në vitin 2000 – 2001. Me ketë rast ata i dëshmuan botës se përpjekjet e shqiptarëve për bashkim kombëtarë do të vazhdojnë derisa të realizohet ky ideal historik i shqiptarëve të këtyre trojeve. Gjatë këtij rrugëtimi drejtë lirisë dhe bashkimit kombëtarë shqiptarët e Kosovës Lindore përjetuan masakra, terror dhe vuajtje të shumta. U derdh gjaku i shqiptarëve në masakrën e Isivukajt, Sopotit, Gosponicës etj. Në luftën e fundit të UÇPMB – së ranë njëzet e tetë dëshmorë të cilët dhanë jetën e tyre për bashkim kombëtarë.

Serbia të vetmin argument ndaj kërkesave të shqiptarëve të Kosovës Lindore ka gjuhën e dhunës dhe kërcënimit duke burgosur, maltretuar, shpërngulur shqiptar nga këto troje. Duke u angazhuar për bashkimin dhe përqendrimin e fuqisë politike në zgjidhjen e këtyre çështjeve. Duke u bazuar në aktivitetin e deritanishëm politik dhe rezistencën e armatosur të shqiptarëve të këtij rajoni.

Duke gjetur mbështetje të këtyre kërkesave në dokumentet ndërkombëtare (OKB, OSBE, KE), që garantojnë të drejtat individuale dhe kolektive. Duke u nisur nga kjo që u përmend më lartë, po paraqesim këtë platformë politike e cila ka për qëllim të paraqesë një pasqyrë reale të gjendjes së të drejtave politike në Kosovën Lindore, diskriminimin e shqiptarëve. Të dëshmohet se integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërorë serbe është dëshmi e veprimeve anti kombëtare dhe në fund të dilet me konkluzione dhe projekt propozimet konkrete që do të mundësonin krijimin e perspektivave të qëndrueshme në pajtim me idealin e të gjithë atyre që dhanë jetën dhe vazhdojnë të derdhin gjak derisa të realizohet bashkimi kombëtarë me Kosovën.

 

DISKRIMINIMI I SHQIPTARËVE NË KOSOVËN LINDORE

Politika diskriminuese e Beogradit ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore është e programuar. Nuk ka rëndësi se cila qeveri apo parti politike është në pushtet. Kur janë në pyetje shqiptarët programi racist i përgatitur nëpër elaboratet e njohura te politikës diskriminuese qindra vjeçare serbe ndaj shqiptarëve të këtyre trojeve është i njëjtë; represioni politik, ekonomik, kulturorë i cili zbatohet me përpikëri, varësisht nga koha dhe rrethanat që krijohen në rajon. Ato kanë një qëllim. Shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet shekullore dhe ndryshimin e strukturës demografike. Shqiptarët janë të diskriminuar në realizmin e të drejtave politike duke mos ia lejuar që t’i përdorin simbolet kombëtare, nuk i lejohet përdorimi i teksteve shkollore nga shteti amë, detyrohen të mësojnë leksione mbi historinë e të tjerëve, inskenohen raste ku demonstrohet forca me qëllim që të ushtrojnë presion politik për ta boshatisur këtë vend nga popullata etnike shqiptare, pjesëmarrja në administratë është e pabarabartë, numri i të papunëve nga shqiptarët është në rritje, kujdesi shëndetësore është i reduktuar në nivelin më të ulët të mundshëm etj. Shqiptarët nuk kanë të drejt as t’i nderojnë të rënit e tyre për liri dhe mirëqenie të popullit të vet. Sjelljet shqiptarofobike të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore i pamë edhe gjatë heqjes së Lapidarit të dëshmorëve të Kombit në qendrën e Preshevës duke i trajtuar si kriminel dhe terrorist. Serbia historikisht për llogari të krizave politike të brendshme vazhdimisht i ka instrumentalizuar shqiptarët e Kosovës Lindore dhe të Kosovës më herët, duke ushtruar dhunë dhe terror ndaj tyre. Kjo sjellje diskriminuese e pushtetit qendrorë të Beogradit ndaj autoriteteve lokale jep të kuptosh se sjellja e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore është dëshmia më e mirë se ata nuk trajtohen si qytetarë lojalë të këtij shteti. Andaj kërkesa për të mos jetuar në një shtet që shqiptarët i konsideron të huaj është më se normale. INTEGRIMI NË INSTITUCIONET SHTETËRORE TË SERBISË VEPRIM ANTI KOMBËTARË Pas Luftës së Dytë Botërorë shqiptarët më dhunë u integruan në sistemin juridik të Serbisë, duke u bërë në kurriz të tyre shkëmbime territoriale me Leposaviqin dhe Zubin Potokun në Kosovë. Gjithashtu edhe pas Marrëveshjes së Konculit si rezultat i përfundimit të konfliktit të armatosur të UÇPMB – së dhe forcave ushtarake dhe paramilitare serbe, shqiptarëve të Kosovës Lindore iu mohua e drejta e bashkimit me Kosovën duke iu sugjeruar integrim i plotë në institucionet vendore dhe pjesëmarrje adekuate në pushtetin qendrorë nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare.

U themelua Trupi Koordinues, Këshilli i Sigurimit, Këshilli Nacional, u organizuan zgjedhjet parlamentare, zgjedhjet lokale, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në të gjitha nivelet. Ky integrim jo që nuk solli përmirësim por në vend se ta demilitarizoj rajonin ai edhe më shumë u militarizua me ushtri të rregullt dhe xhandarmëri. Disa herë u shkel amnistia e ish –ushtarëve të UÇPMB – së, vetëm në një aktakuzë montuar politikisht nga Serbia u burgosën njerëz të pafajshëm deri në 110 vjet burg, janë burgosur dhe keqtrajtuar veprimtarë të çështjes kombëtare, pas dhjetë viteve integrim në institucionet shtetërore kërcënimet sa vinë e shtohen për mirëqenien e qytetarit shqiptarë. Integrimi në vend të sigurisë ka sjellë pasiguri totale, në vend të mirëqenies së qytetarëve ka varfëruar edhe më shumë shqiptarët, në vend të hapjes së vendeve të reja të punës ka mbyll perspektivat për rininë duke mos ia njohur diplomat universitare nga trojet shqiptare, policia multietnike në vend se t’i shërbej sigurisë së qytetarëve shqiptarë ajo i ka shërbyer më shumë imazhit të Serbisë para Bashkësisë Ndërkombëtare. Integrimi nuk ka sjellë rezultat konkret të konsolidimit kombëtarë, ai më shumë ka rrezikuar qenien kombëtare dhe vazhdon ta cenoj integrimin kombëtarë dhe qenien kombëtare të shqiptarit të Kosovës Lindore. Është krijuar një hendek i madh në mes klasës politike dhe popullatës. Të vetmit përfitues nga politika integruese në institucionet shtetërore janë klasa politike e cila ka përforcuar pozitat e grupeve dhe klaneve në nivel lokal e kontrolluar nga biznesi korruptiv i dyshimtë me klanet dhe grupet e ndryshme nga Serbia. Kjo situate ka bërë që zëri i shoqërisë civile të mos dëgjohet fare. Çfarëdo kritike që i drejtohet politikës lokale, ndaj shoqërisë civile drejtohet fushat e rrezikshme në emër të patriotizmit dhe atdhetarizmit të rrejshëm. Klasa politike në Kosovën Lindore është mbushur me demagogji pseudo patriotike dhe vajton ditën për atdhedashuri për Shqipërinë natyrale ndërsa natën thurë plane për integrim dhe bashkëjetesë me Serbinë. Integrimi në institucionet e Serbisë do të thotë dezintegrim kombëtarë. Kjo politikë integruese rezulton të jetë kundër interesave kombëtare dhe mundë të cilësohet si veprimtari antikombëtare.

 

PROJKET PROPOZIMET KONKRETE PËR NJË NDRYSHIM RRËNJËSORË

Kjo Platformë Politike merr për sipër të dalë me disa propozime konkrete me qëllim që përfundimisht zhvillimi politik në Kosovën Lindore të marrë kursin e duhur për të realizuar të drejtat kombëtare dhe sendërtuar vullnetin politik të shqiptarëve të Kosovës Lindore. Përderisa sjelljet e Serbisë ndaj shqiptarëve i shkelin të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat kolektive dhe individuale duke lënë të kuptohet se shqiptarët janë të padëshiruar në këtë shtet atëherë shqiptarët detyrohen të kërkojnë zgjidhje tjera që do t’i mundësonte një jetë me dinjitet, me mirëqenie sociale për qytetarë e vet njësoj si gjithë bota e qytetëruar. Zgjidhja e drejtë dhe e qëndrueshme e çështjes së Kosovës Lindore nënkupton respektimin e plotë të të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve përmes zgjidhjes së drejtë të çështjeve si: – Bojkotimi i të gjitha institucioneve shtetërore në nivel qendrorë dhe lokal. Krijimi i strukturave paralele që nuk do të njohin institucionet shtetërore. – Krijimi i një blloku të përbashkët politik deri në jetësimin e kërkesave të shqiptarëve për bashkim me Kosovën. – Marrja përsipër e përgjegjësive politike dhe financiare e dy qeverive shqiptare, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës për të përkrahur këto struktura politikisht dhe financiarisht.

 

KONKLUZIONI PËRFUNDIMTAR

Duke rikonfirmuar vullnetin e popullatës të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për definimin e Luginës së Preshevës si rajon të posaçëm politik, territorial dhe kushtetues, shqiptarët e Kosovës Lindore, në përkrahje të parimeve të Grupit të Kontaktit lidhur me statusin e Kosovës, obligohen që, në rast të mosrespektimit të këtyre parimeve dhe ndryshimit eventual të kufijve të saj, do të angazhohen për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Preshevë, më 02. 01. 2013 Nazmi Hajredini Veprimtarë i çështjes kombëtare, kryetarë i OVL – UÇPMB – së në Kosovën Lindore Konfirmimi i kësaj deklerate edhe njiher t’ia bëjmë me dije të gjthë shokve ,veprimtarve ,atëdhetarve dhe bashkëkombasve se Çfarëdo kritike që i drejtohet politikës lokale, ndaj shoqërisë civile drejtohen fushat të rrezikshme në emër të patriotizmit dhe atdhetarizmit të rrejshëm.

Klasa politike në Kosovën Lindore është mbushur me demagogji pseudo patriotike dhe vajton ditën për atdhedashuri për Shqipërinë natyrale ndërsa natën thurë plane për integrim dhe bashkëjetesë me Serbinë. Integrimi në institucionet e Serbisë do të thotë dezintegrim kombëtarë. Kjo politikë integruese rezulton të jetë kundër interesave kombëtare dhe mundë të cilësohet si veprimtari antikombëtare. : Preshevë  2015

Shkruan per REDAKSIN  MEDVEGJANazmi Hajredini Kryetarë i OVL UÇPMB – së

Bëhuni pjes e Faqes Medvegja REDAKSIA   https://www.facebook.com/medvegja.redaksia

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë

Share

Une réflexion sur « Medvegjë Ftesë për Liderët-PLATFORMA POLITIKE PËR NJË PERSPEKTIV MË TË MIRË TË SHQIPTARËVE NË KOSOVËN LINDORE »

  1. 24 vite pushtet ,24 vite vujtje dhe probleme ,luftë ,denime arrestime vetem e vetëm se duam të drejtat tona ,duam gjuhen tonë ,simbolin tonë ,identitetin tonë kemi 1001 halle dhe probleme , varfërija , papunsija ,shpërngulja çka duhet ndodh për vetdisimin e politikanve tanë ku janë premtimet si mundë të gjejn knaqësin në këto institucione ,pushtet lokal-pa pushtet , deputet pa i përfill askushë ,këshilli kordinues ,pa investime, pa zhvillim ekonomik , këshilli sigurimit militarizimi rajonit BIA, UDB, xhandermeri ,ushtri e pilici ,këshilli Nacional – jo nacional , rrënimi i lapidarit ,shlyerja e adresave – vendbanimit,konfiskimi i teksteve Shkollore, mos njohja e diplomave ,shëndetsija në mjerim ,gjygji në largim po pse i numroj kto kur i din të gjithë nuk ka kuptim ti lavdrojmë dhe tia plotsojmë standardet Serbis para faktorit ndërkombëtar .

Laisser un commentaire

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *