
Medvegja: Pёrkrahje pёr Kёshillin Nacional
Për deri sa shqiptarët e rajonit të Kosovës Lindore, historikisht kanë dhënë kontribut të çmueshëm për veprimtaritë me interes qytetarë dhe kombëtarë. Sot Medvegja pas këtyre proceseve shumë të rëndësishme shoqërore, ndihen si të harruar, të përbuzur dhe të nënçmuar. Shqiptarët e këtij rajoni, në vend që të marrin shpërblimin e merituar, ata janë lënë anash, pa përkujdesje dhe pa mbikëqyrje, jo vetëm nga ndërkombëtarët dhe shteti ku jetojnë, por ç’është më e keqja edhe nga vetë shteti amë Shqipëria dhe shteti më i ri në botë Kosova.
.
Gjatë viteve 90, lëvizja mbarë shqiptare kur filloi në Kosovë, Maqedoni edhe në Kosovën Lindore, me të njëjtin ritëm, të gjitha proceset në Kosovë, shqiptarët e këtij rajoni u treguan solidarë dhe dhanë shembullin e merituar se si duhet e mbrohet Atdheu. Mirëpo, ç’është më e keqja gjatë luftës në Kosovë, edhe pse flakët e saj përfshinë rajonin tonë, ku mijëra banorë braktisën shtëpitë e tyre për të gjetur strehë shpëtimi,kur Medvegja u izolua me tanke dhe ushtri,u mbush me paramilitar dhe serb të ikur nga Kosova. Çështja e Kosovës Lindore e ve veçanti Medvegja nuk zgjidhej sipas dëshirës së popullit dhe çlirimtarëve. Kërkesat e popullit të pandërprera nga Medvegja ,që edhe shqiptarët qe jetojnë ne këto troje të përfshihen në bisedime,te ndryshme qe organizohej nga partia e PVD-së me qëllim të zgjidhet problemi njëherë e përgjithmonë me serbët, qoftë përmes rrugës se paqes qoftë të atyre proceseve , madvegjasit mjerisht nuk u bënë pjesë të këtyre delegacioneve dhe bisedave për motive politike, me arsyetimin se e nuk ka njerëz në Medvegjë të cilët dinë apo mund të përfshihen në takime të ndryshme për të treguar për hallet e këtij populli që janë duke jetuar në Medvegjë. Edhe pse së bashku kemi udhëtuar deri në pavarësinë e Kosovës,se bashku luftuam ndaj armikut me vite të tëra .
.
Tani Kosova Lindore e ashtu quajtur “Lugina e Preshevës ,mbeti jashtë të gjitha bisedimeve që po ndodhin në rajon .Qeshtë me e keqja sot kur duhet të dalim, apo mos dalim në zgjidhjet e Këshillit Kombëtar për shqiptaret qe jetojnë ne Lugine dhe Sërbi, Medvegja harrohet në tërësi. Ne Medvgjasit nëse nuk ju ndamë asnjëherë proceseve politike të ‘Luginës”deri me tani, perse tani mbetem të harruar. Pse mos ta grisim zërin ne populli ,e jo partitë politike te cilat na dëshiruan me përçarjen e tyre ne mes veti. Me një politik te dirigjuar nga liderët e tyre. Ata asnjëherë nuk i quan kërkesat e popullit aty ku duhej,por mbeten vetëm bisede rasti dhe asgjë tjetër.
.
Ne zgjedhjet e deri tani për Këshillin Nacional qe ishin për tri komuna, një përqindje të madhe dhe përkrahje e kishin nga ne medvegjasit, e sidomos nga Diaspora dhe ata qe kishin drejte vote. Edhe pse partitë politike ne Medvegje kishin kandidate potencial te marrin një mandat ne këtë Këshill ,ne përkrahjen ua dhamë vëllezërve nga Presheve e Bujanoci. Por koha kalon e ne medvegjasit prape mbetem te dëshpëruar.Duke e përcjellë për çdo dite këtë lëvizje ne Lugine, populli medvegjas nxori një kandidat te pavarur për këtë Këshill Kombëtar qe do te mërehet me 04.11.2018. Në listën e kandidateve është z Muharrem Salihu – Afarist, atdhetar,publicist,humanist e patriot i Kombit dhe vendlindjes se tij, i lindur ne Tupalle KK i Medvegjes, e që nuk i përket asnjë partie politike ne Medvegjë.
.
Unë, nuk shoh kandidat tjetër përheq z Salihut ,pa i anashkalua edhe kandidatet tjerë ne listat e zgjedhore Një respekt te veçante kandidateve nga dy komunat tjera; Presheve e Bujanovc. Kur deri tani luftuam,sakrifikuam,u munduam ta nxjerrim vendin nga gjendja qe jemi deri me tani, jam i bindur qe erdhi radha tek ne medvegjasit ta kemi një kandidat nga këto troje ne Këshillin Kombëtarë,jo nga listat e partive politike, por i pavarur. Partitë politike nuk kanë çka te kërkojnë ne këto zgjedhje ,sepse dështuan deri me tani dhe do te deshtojne prape , andaj ata nuk e kanë votën tone. Ndoshta është për tu habitur një injorim i tillë por nuk durohet me- me Parti te ndara dhe njerëz qe nuk mbrojtën te drejtat tona bile disa nga ato elementare. Ne medvegasit ndihemi të zhgënjyer ,qe partitë dhe politika e udhëhequr nga lider shqiptar e quan popullin ne skamuri,mjerim,dëbim ,diskriminim,asgjësim ,marrje te nënshtetësive ,asgjësim te pronave e maleve shqiptare , e shume e shume te padrejtave qe duhet ti gëzonim ne medvegjasit e ne veçanti shqiptaret qe jetojnë ne K lindore Kështu te dëshpëruar nuk do te jemi me.
.
Populli duhet ta thotë fjalën e tij, por jo neper mes partive te tyre ,por neper mes kandidatit te pavarur i cili çdo kërkesë qe nxjerr populli medvegjas dhe i tere Lugines ,do te ngitet ndërkombëtarisht dhe me një zë te fuqishëm ti tregohet Serbisë se kësaj radhe populli flet ,e jo partitë e tyre te kurdisura me shumice qe kërkesat e popullit filtrohen dhe mbesin ne tavolinën e liderëve partiak, qe nuk e kanë guximin ti qojnë përpara ato. Jem te vetishëm qe dy komunat ! Presheve dhe Bujanoce, i kanë votat me shumice,por edhe ata duhet te jen me kritik, dhe kësaj radhe te ndihmohet Medvegja me kandidatin tone te pavarur ,jo me ata te partive te tyre me filiale ne Medvegje. Arsyeja: Nëse dikur notuam se bashku ne çdo zgjidhje problemi ne Lugine ,tani duhet patjetër te kemi edhe ne një kandidate nga Medvegja. Jam i bindur se kandidati nga lista E pavarur r qytetare është kandidate serioz me ambicie kombëtare dhe njohës i mire i politikes Evropiane dhe Botërore, si dhe njohës i mire i disa gjuhëve Evropiane. Me punën dhe biznesin e tij ka ndihmuar dhe ndihmon pa kursyer asgjë vetëm qe populli medvegjas te ndihet me mire ne trojet e tyre shekullore . Ne fund kisha pas dëshirë qe kandidati Muharrem Salihu te jete i zgjedhur ne këtë gare me datën 04.11.2018. Sukese z Salihu , urime medvegjas përzgjedhja e juaj. Populli nuk na dëshpëroi asnjëherë , nuk do t`na dëshiron as ne këto zgjedhje..
.
Shaban Abazi – Kazakistan 2018. Ish Komanbdant i UCPMB-se, z Medvegje, poet,publicist.
