
Kohë më parë pata shkruar mbi një dhelpër dinake,e cila nuk ndalet me punët e saja dinake që i bënë në Kosovën Lindore.
Aksionet e dhelprës dinake ( Riza Halimi) nuk kanë të ndalur .Dikur për ne popullin ishin shumë të paqarta qëndrimet e tij. Menduam që ndoshta ky njeri do e nxjerr Luginën nga një kolaps që sot gjendemi,e sidomos ne Medvegjasit ishim të bindur dhe besonim shumë në Liderin e Partisë PVD z Rizah Halimin. Ky zotëri me një politikë tipike sllavo –komuniste,e titiste ,na hodhi pluhur syve duke menduar që Riza Halimi është babai i Kosovës Lindore, e sidomos tek anëtaret e partisë së tij PVD,dega në Medvegjë.
Ky mendim nuk ishte për mua, dhe për partitë tjera rivale që janë në Medvegjë e luginë në përgjithësi. Me herët nga njerëzit që më afër e njohin z Halimin, e kundërshtuan për një politikë që me shumë i shërbente Beogradit se sa popullit qe i kishin dhënë votën të bëhet deputet.
Në komunën e Medvegjës me partinë e tije PVD , në koalicion me partitë tjera udhëheqëse serbe SPS ,plot 15 vite nuk solli asnjë ndërrim mbi gjendjen që jemi tani në Medvegjë. Mjerisht ,vite të tera punoi vetëm si ti siguroi votat për tu zgjedhur deputet ,dhe të bëjë përçarje të madhe në mes pak popullit të mbetur në Medvegjë. Me një politik të tij të kalbur, injoroi liderët tjerë të partive rivale që ishin formuar në Medvegjën e boshatisur. Me këtë politikë, nuk u pajtuan as populli i mbetur atje që kishte një vizion më të mirë për një rrugë të drejtë të shpejtë të dalim nga kriza.. Duke e pa që lideri i partisë së PVD-së nuk është në rrugën e drejtë për një zgjedhje që ishte më e mirë, dhe më e drejtë nga z Halimi u distancuan edhe anëtaret e tij më të devotshëm që kishte vite me radhe. Për ne është e ditur se z Fehmi Beha,Hajdar Hajdari dhe Marlinda Ferati, nuk i dhanë pëlqimin që të formohet qeveria lokale ne Medvegjë, ne koalicion me partitë shumice serbe. Ky proqes u provua disa herë të ringjallet partia famëkeqe SPS me ndihmën e PVD-së të Rizah Halimit. Për mos dëgjimin e anëtareve të lartë cekur të PVD-së, ata morën qortim dhe nënçmim shumë jo njerëzor nga z Halimi,por prapë se prapë nuk u thyen në qëndrimet e tyre.
Ky qëndrim i z Behës , Hajdarit dhe Feratit, qoi deri ne prishjen e qeverisjes komunale. Pas një kohe hynë masat e dhunshme në Medvegjë. Edhe me këto masa populli disi u pajtua, sepse ishim të lodhur nga një qeveri e tille. Sipas ligjeve të Serbisë që janë të definuar mbi formimin e një qeverisje të përkohshme në Medvegjë duhet:
Qeveria prej 5 anëtarëve duhet të formohet deri në zgjedhjet e radhës.,nga ta 4 të partive serbe, dhe një nga populli pakicë ,gjegjësisht shqiptarë.
Këtu pëlcet përplasja e radhës në mesë PVD-së dhe popullit medvegjas që mendon ndryshe nga Riza me partine e tij PVD.
Në koalicion qeverisës propozohet një i ri me perspektiv z Arben Ferati. Një djalë që rrjedh nga një familje patriotike, me një prind veteran i arsimit,i frymëzuar që vetëm e drejta duhet ta qoi përpara Kombin. Z Arben Ferati. me një përgatitje shkollore të lartë superiore, u zuri rrugën edhe me herët disa të pashkolluar, që ishin në qeverisjen e Komunës nga radhët e partisë PVD, e larguan atë nga puna , duke e kërcuar në mënyra të ndryshme vetëm që aj të mos jetë pengesë e tyre në qeverisje.
Duke e përcjellë punën e PVD-së dhe anëtareve të saj në Medvgjë ,një grup njerëzish ,patriot të vendlindjes ,vendosen që për kandidat në masat e dhunshme në kuvendin Komunal të Medvegjes të jetë z Arben Farati. Kjo edhe ndodhi ,sepse me ligj nuk guxon të kandidohej dikush nga partia humbëse ,në këtë rast PVD-ja në koalicion me partitë serbe. Një shkelje e ligjit nuk ndodhi nga përfaqësuesit serb.
Kur ne ishim të bindur se kandidati shqiptarë nuk bëri shkelje ligji,menduam që puna do të shkoi si më mirë deri në zgjedhjet e radhës.,sepse nuk dyshonim ne parimet e z.Feratit, po në të kundërtën ishim të bindur se ky ishte i vetmi kandidat që do ti thotë stop të padrejtës dhe do të kemi një informatë të saktë që sot po ndodhe në Medvegjë.
Nga ky moment shpërthen dhelpra dinake Riza Halimi ! Ai me të kuptuar se në qeverisje të përkohshme ka hy një kandidat jo i partisë së tij, i shtyre nga disa persona të partisë së PVD-së dega në Medvegjë merr me urgjence rrugën e Beogradit për të intervenuar dhe penguar kandidatin Ferati.
Halimi me shkijet e Beogradit të Parlamentit ,në Kuvendit ,kumar e dollar, bënë çmos dhe pezullon nga lista Z Feratin ,kurse në vend të tij e fut z Kadri Hysenin një ish deputet komunal i partisë të PVD-së dega në Medvegjë. Kjo për mua dhe shumë vendas është kulminacioni i të gjithave lëvizjeve të z. Halimit që tani haptas punon vetëm për partinë tij ,dhe aspak për të mirën e popullit të mjerë medvegjas.
Këtu na bënë të dyshojmë se 15 vitet e qeverisjes me partinë e PVD-së në krye me liderin e saj Rizah Halimin ,paskan qenë direkt qeverisje me direktiva të Beogradit. Kisha pas dëshirë që mos të jetë kështu, po mjerisht doli e vërteta , e te cilën ne populli po e bartim në supet tona.
Unë nuk di pse z Halimi veproi kundër ligjit,kundër një djaloshi të mirë, e të shkolluar me ide përparimtare ,dhe në vend të tij kandidoi një anëtar nga partia e tij Kadri Hysenin. Unë të nderuarin Kadri Hysenin nuk e njoh personalisht,por të isha në vend të tij nuk kisha pranua një post të tillë të kurdisur nga Beogradi.
Kjo kurdisje dhe përkrahje nga lideri i tij Riza, na bënë të përçahemi në mes veti ne medvegjasit ,pa nevojë ,pa një zgjidhje të krizës në të cilën gjendet sot Medvegja .
Riza Halimi sigurisht se do të ishte më mire të kujdesej për gjendjen e shqiptarëve në Medvegjë ,për gjenocidin që u behet atyre ,për shtypjen graduale mbi ta,për shkatërrimin e pasurisë të mbetur,për arsimin dhe edukimin .Ky qe paska aq lidhje të forta me Beogradin, dhe paska autoritet për mos zbatimin ligjit te Serbisë ,paska ndikim të madh tek Qeveria Serbe, por për fat të keq kundër interesave të popullit medvegjas.
Me këto veprime tinëzare e qyqare,ne do të organizohemi mirë në zgjedhjet e radhës dhe nuk do i lëmë vend askujt të manipuloi me popullin e medvegjes po edhe Rizah Halimit.
shkruan për Madvegja REDAKSIA Shaban Abazi 11.06.2015
Bëhuni pjes e Faqes https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
Autori është ish i denuar , ish Komandant i Uçpmb-së Zona Medvegjë, poet dhe veprimtar shumë vjeçar për trojet tona.

Për të lexuar Biografin e autorit
klikoni këtu:⇓