Florim Rushiti – Kingji Biografi e shkruar nga Ali Hajdini
- Florimi lindi me 02 prill të vitit 1979 në fshatin Kapit të Medvegjës. Florimi qysh në fëmijëri u ballafaqua me sfidat ndër më të ndryshmet. Jeta e tij, si edhe e bshkpkohanikëve të tij gjithnjë po bëhej më e rendë. Pushteti i asaj kohe po ngushtonte çdo pore të jetës jo vetëm të të rinjëve. Por kjo sikur po i skalitte edhe më shumë të rinjtë shqiptarë anëekënd trojeve shqiptare. Florimi, mësimet e para i mori në fshatin Tupallë. Meqë shkolla e mesme në gjuhën shqipe në Medvegjë tashmë ishte mbyllur, Florimi, ia mësyn Bujanocit për shkollim të mëtejm. Kostoja e papërballueshme financiare e detyron që të ndërpresë shkollimin dhe kthehet në Kapit prej nga niset për Gjermani. Kur ra kushtrimi për liri Florim Rushiti ishte ndër tê parët që iu përgjegj thirrjes së atdheut. Së bashku me bashkëatdhetarë e trima siq ishte Fehmi e Xhevë Lladrovci, më 1998 zbarkuan në brigjet e shtetit amë. Nê arganizimet e para për mobilizim, për shkak të moshës së tij tê re iu kërkua nga Fehmi Lladrovci që të kthehet në Gjermani dhe prej andej të ndihmoi në aspektin material e logjistik luftën e cila për ditë e më tepër po merrte përmasat e një lufte çlirimtare nga pushteti dhe dhuna serbe. Rënia e Fehmi Lladrovcit nuk e la të qëndroi larg kësaj lufte dhe për herë të dytë ia mësyri shtetit amë dhe kufirit shqiptaro-shqiptar pasi e dinte se vetëm aty mund të merrte hakun për mikun e vrarë dhe të shumë të rinjëve tê tjerë të cilët në luftê me armikun binin në altarin e lirisë. Një ditë pranvere kur lulet ishin ende të pakta në brigjet e Pashtrikut, Florim Rushiti bie heroikisht nga plumbat e armikut, më 26 maj 1999. Gjaku i tij dhe i dëshmorëve të tjerë bënë që në brigjet e Pashtrikut, Koritnikut, Bjeshkëve të Nemura, Karadakut e gjithandej Kosovës të çelin mijëra lule që paralajmëruan një pranverë të re. Një pranverë çfar e kishin ënderruar breza të tërë gjatë shekujve. Trupi i tij sot prehet në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit. Është edhe ky një dëshmor nga treva e Kosovës Lindore që dha jetën në luftën e fundit në Kosovë. Familja për nderim të dçshmorit të rënë, djalin e Lulzimit, e pagëzoi me emrin Florim. Ndërsa institucionet tona duhet së paku ta nderojnë me emërtim të një rruge, shkolle, cmimi apo insticioni tjetër.
-
nga Ali Hajdini
—————————————————————————
për dëshmorin këndon Hajvaz Bajrami—————————————————————————-
Kapit
(Kushtuar Deshmorit
Florim Rushitit]
1.
Në këtë tokë jam lind e rrit
Koha ime dua me shendritë
Brezi im në flak është kalitë
Nji rreze drite ra mbi Kapit.2.
Medvegjes i shkrep nji shkendi
Dita dites zvoglohet kjo shqiptari
O shkije te zi edhe unë jam shqiperi
Toka ime e pergjakur kerkon LIRI.3.
Florimi i zhgenjyer ik në gjermani
Atje gjeti shqipja streh dhe miqesi
Shpirti i shqetsuar per fshatin KAPIT
Qengji,pse u largua nga vendi tijë.4.
Ngushtic,në territorin e Ilirisë
Terror ushtrojnë klyshet e serbis
Debojnë e depertojnë shqiptar
Në Medvegje,Kapit e Topallë.5.
Qengji-Kingj gjumi trimin nuk e zë
Se e thrret zëri i ëmbel i ATDHEUT
Kyqet trimi në luften e UÇK-es
Më i dalë në ndihmë MËMËDHEUT.6.
Toka e gjermanis i dridhet nën këmbë
E zgjojë gjaku i Fehmiut dhe i Xheves
Hakmarrje,trimi në Flamurin Kuq E Zi
Eshtë betue,atdheun nga shkau me e lirue.7.
Shkel KINGJI në hapsirat e Iliridës
Kalon fusha e male në drejtim të Dibres
Atje e priti toka e jonë SHQIPTARE
Burreli e perkdhel ,Cahani mir ,se ke ardh.8.
E vesh uniformen e ushtris çlirimtare
E ndjente Florimi krenarin shqiptare
E therte në shpirt lufta e pa barabart
E thrret dheu i kosoves, ideali ishte qartë.9.
Në Cahan pergaditej,si me sulmue
Shkonte trimi në frontë duke fluturue
Majes në Pashtrik duke ju afrue
Fillojnë fuften me shkije duke luftue.10.
Flurim Rushiti më mitraloz duke gjue
Nji perleshje e ashper është zhvillue
Shkijet në piken e par i kishin asgjesue
Disa trima shqiptar rënd ishin plague.11.
Nji plumb Florimin e kishtë qellue
Në maje të pashtrikut trimi ish flijue
Kufiri shqiptaro shqiptar ishte çlirue
Gjaku i trimave,token tonë e ka bekue.12.
Kapit,zhgenjimin ti e mban në gji
Zgjohu njihere e pergjumur shqiperi.
Gjaku i Kingjt ,thrret nga Landrovica legjendare
Tani ose kurr, le ti ribashkojmë trojet shqiptare.
Drejtpërdrejt.Jashar Selmanaj , në bashkëpunim me vllezërit e REDAKSISË Medvegja
22.03.2015.Bochum.Gjermani.
———————————————————————–Përurimi i librit « Fli bir i nënës » 02.Prill 2016
Me rastin e 17 – vjetorit të rënies
LAVDI dëshmorëve të Kombit Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA