
Bac, a i dëgjove krismat sërish? A e dëgjuat edhe Ju dhimbjen gjerë në eshtra pasi u dridh toka e qielli o bac e u trishtuan sërish pleq e fëmijë nga tmerri e u trondit mbarë shqiptaria! Por kësaj here ai trishtim e ajo gjëmë nuk ishte nga Kosova por nga Kumanova dhe e dëgjoi mbarë Bota! Po, po bac luftuan ushtarët dhe eprorët e UÇK-së, djemt më të mirë të shqiptarisë ,luftuan si luana dyzet orë me hordhit sllavomaqedonase mu s’i në Kaqanik qe këndohet kënga. Tridhjetë djem si kapedana luftuan me një ushtri barbarësh. Luftuan trimat bash si ti bac kur ja ktheve pushkën Serbisë me tër familjen tuaj. Po na përtrihet historia bashk me plagë, dhimbje, lot e gjak! Të patën thënë « Bac u kry »! Por, pë fat të keq këtë e than ata qe kishin luftuar për pushtet, se ushtarët e pëbetuar qe e bën betimin me shpirtë e zemër për ata akoma nuk u kry! Ushtarët tu o bac po përpiqen ta kryejnë premtimin ashtu qysh e dhan para teje dhe para Flamurit, por fatkeqësisht jo qe nuk po lejohen por edhe po tradhëtohen dhe po vriten tradhëtisht pas shpine e në prita po i presin hordhitë sllavomaqedonase apo edhe kriminelat e Serbisë! Bac at ditë kur u shpall Pavarsia e Kosovës vërtetë sado pak e ndiem një gëzim në shpirt dhe të gjithë shpresuam se tani e tutje vendi ynë do të ec drejt përparimit dhe zhvillimit. Por disa mjeranë qe i kishin pasur në shpirt interesat personale e jo ato kombëtare ata në heshtje atë ditë si duket qenkan betuar e përbetuar se ne dalë ngadalë Kosovën do ta shëndrrojmë në enklava e do ta hamë si bakllava, do t’ja shesim pasurinë nën tokë e mbi tokë dhe popullin do ta varfërojmë e do ta gjunjëzojmë dhe atë çka nuk ka mundur ta bëj Serbia do t’ua bënë qeveria! E thanë para kohe « Bac u kry » dhe vërtetë të gjithë ne habiteshim me këtë sllogan sepse e dinim se nuk u kry, por ata e paskan thënë ndryshe po ne nuk e kuptonim. Bac kësaj here t’i dërguan edhe 9 ushtarë tjerë të cilët deshtën ta fillojnë aty ku ju e lat, por për fat të keq u vranë njëqind fish ma zi se në kohën e luftës se më i rëndë qenka plumbi i tradhëtisë se sa ai i Serbisë! Tani ata ju tregojnë bac si u kry e çka u kry!!! Kësaj radhe ua dërguan 9 bac nëse mund të ju mbijetojnë torturave ata tjerët qe po mbahen burgjeve të Serbisë e Maqedonisë, pa i harruar qe disa i kan burgosur edhe vet në burgjet e Kosovës! Bac qysh kan fillu vërtetë ksaj here kan me përfundu dhe kan me kry përgjithmonë, sepse populli ja kan shtruar zullumin me të madhe, varfëria e tejskajshme i ka përfshi qindra e mijëra familje, nga papunësia rinija mbetet rrugëve e po kërkojnë zgjidhje drejt dhenave të huaja, disa po i vrasin sëmundjet e shumta, disa bëjnë vetëvrasje nga dëshpërimi e zhgënjimi, disa të tjerë i ka marrë djalli e vriten në shkretëtirat e Arabisë, disa po na i vrasin vet me lloj lloj tradhtishë e vet jo qe hanë dreka e darka me shkiet e shkinave e me hordhit sllavo maqedonase por edhe na zgërdhihen me foto duke bër « selfie » me ta! Bac sot përjetësisht i morri në gjirin e vet toka tokës së Kosovës edhe trupat e tetë dëshmorëve më të rinjë sepse Beg Rizaj u nis para tyre pasi nuk i pritej trimit deri sa të hidhet në pëqafimin tëndë sepse e kishte marrë malli për Komandantin legjendarë dhe shokët e idealit! Lum ata qe ju bashkuan juve e rilindën me faqe të bardhë se sa ne qe po vdesim dal nga dalë! Një të jeshë i sigurt bac, ka me u kry diqysh nga njëra palë,ose ata qe than « Bac u kry » do ta kryejnë dhe do ta qojnë kombin në humnerë, ose ne do ta qojmë deri në fund amanetin e juaj e do ta kryejmë ashtu si duhet paçka nëse edhe ne vimë pranë jush sepse më mirë i vrarë e në gurë Lapidari se sa i vdekur për së gjalli!
©Maki Maqedonci – Canolli
| LAVDI dëshmorëve të Kombit |
Medevgja REDAKSIA
Bëhuni pjesë e Faqes https://www.facebook.com/medvegja.redaksia

Faleminderit redaksia TUPALLA per hapesiren qe ua krijoni shkrimeve te mija!
ATA JANË GJALLË
Ku janë trimat tanë?
Dikush tha: Ata i vranë!
Jo, jo nuk vdes trimnia
gjallë i mbanë historia!
Trimat tanë nuk kanë vdekë
kënga gjallë i mbanë në jetë,
se kush vritet për Shqipëri
i gjallë mbetet në histori!
Trimat tanë nuk vdesin kurrë
gjallë i kemi në Flamur,
një nga një janë bërë liri
rreze drite për Shqipëri!
©Maki M Canolli