
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagon ashpër ndaj Komisionit Evropian pas rekomandimive shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën, ku ka kërkuar të rikthehet kontrolli në hyrje dhe dalje në kalimin kufitar me Shqipërinë. Nga viti 2011, me një marrëveshje në mes të Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, ishte mundësuar që automjetet dhe udhëtarët që hyjnë në Shqipëri nga Kosova të kontrollohen vetëm në Morinë, ndërsa ato që hyjnë në Kosovë nga Shqipëria të kontrollohen vetëm në Vermicë.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar vlerëson se Kosova nuk duhet rikthejë kontrollin në hyrje dhe në dalje në kalimin kufitar me Shqipërinë, por përkundrazi duhet që këtë kufi të imponuar ta rrënoj përfundimisht.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar shqiptarët i sheh në kuadër të integrimeve të popujve të lirë të Evropës: Shqipëria e Bashkuar në Evropën e Bashkuar, prandaj kundërshton fuqishëm rikthimin e kufijve dhe krijimin e barrierave të panevojshme, që si qëllim kryesor kanë ndalimin e integrimeve ndërshqiptare.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar poashtu kundërshton vlerësimet e Komisionit Evropian se gjoja këto rekomandime janë në shërbim të plotësimit të kritereve për liberalizim të vizave dhe për një luftë më të madhe ndaj krimit kufitar ndërmjet dy shteteve. Është plotësisht e papranueshme që kombit shqiptar ti kërkohet ndarja e mëtejme, duke u premtuar integrime evropiane, liberalizim të vizave dhe Evropë të Bashkuar.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar i bënë thirrje Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës të përqafojnë strategjinë kombëtare të jetësimit të shtetit kombëtar të shqiptarëve. Është koha që dy shtetet shqiptare të mendojnë përtej përfitimeve momentale “integruese evropiane”, dhe të vihen në lëvizje për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar. Nese, kjo nuk merret seriozisht apo nuk arrihet atëherë për të realizuar idenë e Shqipërisë së Bashkuar, në pushtet duhet të vijnë misionarët e jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar që mendojnë dhe veprojnë kombëtarisht.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar poashtu paralajmëron Komisionin Evropian, Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës se në rast se ky rekomandim zbatohet, atëherë do të përballën me fuqinë e shqiptarëve të bashkuar në të dy anët e kufirit.
shkruan Tahir Veliu-Ideator i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni pjesë e Faqes Medvegja REDAKSIA https://www.facebook.com/medvegja.redaksia
