Ku po mbesin trojet

Ku po mbesin trojet shqiptare – MEDVEGJA ?

Në këto ditë të pazarllëqeve të politikes evropiane dhe kosovare,ende nuk dihet fati i trojeve shqiptare të mbetura jashtë shtetit të Shqipërisë si shtet i shqiptarëve etnik,dhe Kosovës si shteti i dytë i formuar nga shqiptarët.
Përveç këtyre dy shteteve në trojet e Dardanisë së vjetër, një pjesë e madhe e trojeve mbesin jashtë shtetit amë,por gjithnjë nën shënjestrën e politikes së Botës dhe Evropës. Kjo politikë që tani udhëhiqet nga superfuqitë e mëdha sjell versione të ndryshme për fatin e trojeve tjera të mbetura të banuara me shqiptar.
E kundërta e kësaj, me dy shtetet e formuara : Shqipëri-Kosovë , i rrezikohet integriteti Kosovës të formoi “shtet Republikë” brenda shtetit të Kosovës.(Mitrovicën)
Duke u nisur nga historia e më hershme tregon se :! Shqiptarët luftuan për një shtet etnik të-të gjithë shqiptarëve në Ballkan,i cili edhe ishte dikur. Ne atë kohe, na e morën shtetin e madh ( Shqipëri e madhe).
Ishin vite të okupimit,uzurpimit dhe tradhtive të super fuqive të asaj kohe.
A thua sot,në një “demokraci” të kohës më përparimtare , populli shqiptar prapë do të mbetet i ndarë , nën mëshirën e atyre që dikur na morën tokat tona.
Si duket fati i njëjtë po na ndodh edhe tani,por jo e imponuar aq nga ato superfuqi,po nga pëlqimi i disa qeveritarëve të Kosovës , që ngusin të nënshkruan të tërën çka u hidhet në tavolinë nga Amerika dhe Bashkësia Evropiane, duke mos pyetur aspak vullneti i popullit.
Kjo nguti merë kaheje krejt tjetër,jo në të mirë të popullit kosovar ,po edhe ata të mbetur jashtë shtetit të Kosovës.
Pavarësimi i Kosovës si duket paska qenë kusht i formimit të “Republikës Serbe” në Kosovë dhe, gur i zi në mes të shqiptarëve të mbetur jashtë Kosovës. Ky gurë fat keçë , na qenka shumë i rëndë të ç`vendoset nga trojet tona, dhe të vihet aty kur dikur e kishte vendin!…
Po qenka aq i lehtë aty ku asnjëherë s`kishte qëndruar, e vendoset mu brenda Kosovës shtet , dhe të formohet “republika serbe”.
Këtë mund të bëjnë vetëm disa shqiptar qeveritar që nuk mendojnë të zgjerojnë shtetin e tyre,po e kundërta, humbin tokat etnike që dikur i kishim dhe humbin besimin tek populli që ua dha votën.

Kjo humbje do t`na kushtoi shumë. Formimi i Republikës serbe në Kosove,do të jetë një fitil ndezës për Kosovën dhe Ballkanin,kurse për shqiptarët e mbetur jashtë kufijve,do të jetë ëndërr për bashkim, apo do të mbetet një alternativë e mëtutjeshme për këmbimin e trojeve.
Për ne , shqiptarët e Kosovës Lindore, as e para as e dyta nuk flenë në shpirtin tonë.
Të humbim Mitrovicën,e të fitojmë Kosovën Lindore ,është tregti që nuk fiton asgjë. Thotë një fjalë popullore “Nga një gjep ,në gjepin tjetër”.
Tregti e tillë është për ta rehabilituar Evropën dhe për t`ja realizuar Serbisë planet e veta,që ndoshta kurrë nuk kishte mundur ti realizoi. Këtë mund ta bëjnë vetëm ata që bisedojnë ndërkombëtarisht,pa menduar dhe konsultuar popullin e mbetur jashtë Kosovës.
Kjo po ndodh sot , do te ndodh edhe me keq nesër pas bisedime të fshehta që bëhen tani, e të cilat shumë shpejt do të dalin në shesh.
Ky skenar “Ndërrimi i trojeve” për mua ka qene i njohur qe 19 vite më parë, gjatë bisedave Kosovë Lindore -Serbi të vitit 2001, nën mbikëqyrjen ndërkombëtare,e të cilin kategorik e refuzuam i gjithë stafi udhëheqës i asaj lufte të UÇPMB-së.
Ky refuzim i atëhershëm ,tani na bënë të mendojmë ! A bëme mire ,apo keq !?.
Si duket paska qenë fatal për ne, e shumë përfitues për Serbinë.

Ata , tani fitojnë enklavat serbe, kurse ne mbetem aty ku ishim,nën kallashët e Serbisë,nën politiken e tyre , dhe nën mëshirën e Evropës se çka do të ndodh me tej për ne, dhe fatin e shqiptareve të mbetur jashtë shtetit amë. E çka është me e keqja ,tani kur Serbia shpall zgjedhjet Parlamentare ,ne Paritë Politike shqiptare të Kosovës Lindore – Preshevë ,Bujanovc e Medvegjë, me nxitim i përkrahim ato dhe me listat e tyre konkurrojnë për Deputet në Parlamentin e Beogradit. A thua ne mendojmë ndonjëherë për te bashkuar Kombin ,apo vetëm mbetem qe 100 vite vetëm duke i bërë Serbisë argat, dhe duke ua forcuar shtetin ndërkombëtarishtë .

Është për tu habitur çka jemi duke bërë ne shqiptarët e Luginës.

Medvegjës për çdo ditë i merren të drejtat elementare për jetë: pasivizohen ,torturohen, ndiqen penalisht për asgjë, plagosën në tokat e tyre, shkatërrohen malet dhe pasuria , se bashku me shkatërrimin e maleve shkatërrohet flora dhe fauna dhe krejt në fund , humb populli si mos të ekzistonte kurrë në ato troje.
Kjo e fundit bie nën ndërgjegjejen e dy komunave simotra, Presheve e Bujanoc.! Pse kjo nguti të dilet në zgjedhje ! Pse mos të bojkotohen ato në tërësi deri sa Serbia të përgjigjet ndërkombëtarisht për atë çka është duke bërë mbi shqiptaret e Medvegjes.

Jam me se i bindur që ky skenar do të vazhdoj edhe atje Preshevë e Bujanoc ,menjëherë pas zgjedhjeve, gjatë gjithë kohërave ka qenë kështu do të jetë edhe tutje. Nuk mundë të shpëtohet Medvegja dhe Lugina në përgjithësi me një apo dy deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë.
Politika çdo ditë thuret e ç thuret, kurse ne populli shqiptar mbetem çdoherë duke i përmbushë apetitet e Serbisë dhe ndërkombëtarëve .
Me këto politika te mbrapshta e humbëm Medvegjën do të humbim edhe shume troje tjera.

shkruan : Shaban Abazi ish komandant i UÇPMB-se z. e Medvegjës

këndon:Milaim Mezini- Molla e kuqe

Na ndiqniFacebook

Bëhuni fans REDAKSISË Medvegja
Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë

Share