
Ku mbeti Medvegja !?
Ndarja e afër gjysmë milioni Euro nga Qeveria e Kosovës është për ta përshëndetur,pasi për her të parë ndahet një shumë e tillë me dedikim Krahinës së mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.
Por, me rastin nënshkrimit që ZëvëndësKryeministri dhe Ministri i Kulturës,rinisë dhe sportit z.Kujtim SHALA,të memorandumit të bashkëpunimit me Komunën e Preshevës dhe të Bujanocit e harrohet përfaqësuesi i Medvegjës.
Medvegja, më së shumti ka nevoj për mbështetje, për ndihmë, pasi jan më pak banorë të mbetur. Më shumë të dëbuar, zhvendosur e të shpërngulur ka nga Medvegja që jan vendosur në Komunën e Fushë Kosovës , Prishtinë e gjetiu.
Nuk është hera e parë që Medvegja edhe nga fjalori hiqet, pse!?. Nuk është hera e parë që Medvegja nuk përmendët. As në togëfjalshin si toponim Shqiptarë nuk përmendët në këto takime të larta!. Nëse Medvegja nuk përmendët në takime në Qeveri e Parlament të Shqipërisë e Kosovës, nga instanca e mekanizma Qevertitar,Shtetërore, zyrtare e Akademike. A thu kush do të përmendë Medvegjën nëse e harrojm ne. Liderët politik e e intitucional të Komunës së Preshevës dhe të Bujanocit nuk duhet të bëjn më shumë se gabime e të harrojn e anashkalojn Medvegjën në përfaqësime. Që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Konçulit kemi kërkuar publikisht në vazhdimësi që të bëhet një fondë i rregullt, i përhershëm nga Tirana dhe Prishtina zyrtare për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
Shkruan: Refik HASANI 26 janar 2016
POEZI
K’THEMA MOLLËN E KUQE
Ndalu ti he shka barbarë
k’thema Mollën qe ma ke marrë,
mos e ha se të zë trishtimi
të vjen e idhët sikur pelini.
At’ Mollë, Mollën e kuqe
e mbolli gjyshja kur u bë nuse,
pranë saj për herë të parë
gjyshi u bë dhëndërr shqipëtarë.
K’thema Mollën ti mos e prek
se kurrë e jotja nuk ka qenë,
është e jona shekuj me radhë
nuk të takon ty o shka barbarë!
Kam një shekull qe po të pres
ty o shka, shkau i pabesë,
e din edhe ti qe e morre me huqe
Mollën time, Mollën e kuqe!
autore ©Maki M Canolli
Këngë
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni Fans të Faqes Medvegja REDAKSIA


Për tu njohur me autorin e shkrimit
klikoni këtu:⇓