KU ËSHTË VARRI I ALEKSANDRIT TË MADH?

ku eshte varri i aleksandrit te madh_002

Varri i Aleksandrit të Madh gjendet sot në zemër të Aleksandrisë së Egjiptit- Varri apo katakombi i zbuluar është në regjionin e Komel el Dika, në zemër të Aleksandrisë, gjashtëdhjetë metra nga xhamia e Nebih Danielit, ku sipas besimit tradicional arap gjendet varri i udhëheqësit të madh ushtarak. Varri thuhet se kishte qenë i mbyllur dhe i fshehur gjatë shekullit 3 dhe 4 të erës së re, gjatë ndërrimit të religjionit në Perandorinë Romake është mbrojtur nga shkatërrimi.

Mbishkrimi në mauzole, në pjesën më të madhe është në gjuhën e vjetër greke dhe egjiptase, kuptohet se ai i kushtohet mbretit mbi mbretërit pushtuesit të botës, Aleksandërit të III-të.

Aty është gjetur sargofagu nga kristali i dëmtuar me siguri në trazirat e Aleksandrisë të vitit 270, të erës së re, dhe 37 eshtrat për të cilat besohet se i përkasin burrit të moshës madhore. Në rrjedhë të sipërme janë edhe analizat e vjetërsisë së eshtrave, si dhe provat të cilat duhen të dëshmojnë, athua ato i takojnë mbretit maqedonas?

Profesori dhe arkeologu polak Viktor L. Adams thotë se: “Aleksandri i Madh kishte vdekur imediatisht pas shëtitjes së tij me lundër, nëpër kënetat në zonat e lumit Eufrat” .

Lundra e tij ishte ndarë nga të tjerat dhe se tri ditë dhe tri netë kishte bredhur nëpër degët e lumit.

Burimet historiografike flasin se karroca luksoze me sarkofagun e florinjtë në të cilin ishte vendosur trupi i balsamosur i mbretit në vend që të arrij në Ajgu, kishte arritur në Memfis dhe tek më vonë kishte arritur në Aleksandri, ku Ptolemeu e kishte ndërtuar dy mauzole. Ku më vonë mbretëresha Kleopatra trupin e Aleksandërit të Madh e kishte vendosur në sarkofag prej qelqi, ndërsa sarkofagun e florinjtë e kishte shkrirë dhe përdorë në qëndresën e saj ndaj Romakëve, thotë prof. Viktor L. Adams.varri 001

Vend zbulimi arkeologjik Kom el Dika

Duke i besuar këtij profesori të shquar polak, se ekziston besimi i plotë se varri i Aleksandërit Maqedonas, më të vërtetë gjendet në Kështjellën e Aleksandrisë i kishte zhgënjyer “maqedono-mëdhenjët” të cilët kanë qenë të bindur se “mbreti i tyre” është varrosur diku në territorin e Maqedonisë së sotme.

Këtë tezë me vite të tëra e kishte ripërsëritur ish-drejtori i Institutit për mbrojtjen e monumenteve kulturore, Pasko Kuzman i cili me vite do të lavdërohej se ishte në tragë (gjurmë) se ku është varrosur udhëheqësi i madh ushtarak, Aleksadri i Maqedonisë Antike.

Gënjeshtrat dhe shpresat në mesin e “maqedono-mëdhenjëve” se strategu ushtarak i antikitetit prehet në territorin e vendit të tyre e kishin nxitur edhe hulumtuesin kroat Domogaj Nikoliqin. Ai në dhjetor të vitit të kaluar (2013, v.a.) kishte deklaruar se varri i Aleksandërit të Tretë, gjendet në lokalitetin Bila Zora, afër qytetit maqedonas Sveti Nikollë. Gjer tek ky përfundim kishte ardhur në bazë të fotografisë satelitore të kodrës ku gjendet shenja e geoglifit të stërlashtë antik për të cilin D. Nikoliqi beson se tregon varrezën mbretërore.

 

 

varri 002
Mauzolei i zbulusr është në zemër të Aleksandrisë-Egjipt

 Shpresat e “maqedono-mëdhenjëve” tash për tash kanë ra në ujë. Sepse varri i Aleksandrit III-të, nga Meqedonia Antike për herë të fundit zihet në gojë në burimet e shekullit të IV (katërt), të erës së re.

Në fund thuhet se: “Zbulimet e arkeologut polak kanë bazë të veçantë që të janë reale. Lajmi që e ka përshkue botën për fat të keqë ende, nuk ka shpjegime nga ekspertët adekuat gjer më tani. Duhet pritur hulumtimin e provave arkeologo-laboratorike të sarkofagut të zbuluar me skeletin e mbetjeve mortore të dëshmohet apo të mohohet autenticiteti i zbulimit arkeologjikë”[1] . thotë Prof. Viktor L. Adams

Lucia Nadin, Studiues Italian, zbulim arkivor. Tekst-Testament i Aleksandërit të Madh, e që në shqip thotë:

Privilegium Alexandri Magni Macedonis Ex Greco Originali Tradukum”

“Unë Aleksandëri, biri i Filipit Mbretit të Maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të madh, bashkëbisedues i Brahmanëve dhe i Pemëve, i Diellit dhe i Hënës, Triumfues mbi Mbretërinë e Persëve e të Medëve, Zot i Botës prej ku lind dhe deri ku perëndon Dielli, nga veriu në jug, PINJOLL I FARËS SË SHQUAR TË POPUJVE ILIRIK TË DALMACISË, LIBURNISË DHE POPUJVE TË TJERË TË TË NJEJTËS GJUHË QË POPULLOJNË DANUBIN DHE ZONËN QENDRORE TË THRAKISË, u sjellë dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mia dhe të gjithë atyre që do të më ndjekin në sundimin e botës. Duke qenë se ju gjithmonë më jeni treguar të besës dhe të fortë e të pa thyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap e u dorëzoj juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën prej Akuilonit e deri në skaj të Italisë së jugut. Askush tjetër veç jush, të mos guxojë të vendoset e të qëndroj në ato vende, dhe po u gjend ndonjë i huaj, ai do të mund qëndroj vetëm si skllavi juaj, dhe pasardhësit e tyre do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitarë të këtij akti janë Atleti, logotheti (qatipi) im, dhe njëmbëdhjetë princ të tjerë, të cilët unë po i emëroj si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës”.

  1. Të nderuar lexues Aleksandri i Madh apo (Leka i Madh) nuk ka të bëjë azgjë me sllavo maqedonasit e sotëm dhe se maqedhonasit e antikitetit kur edhe kishte jetuar Leka i Madh jami ne shqiptarët e sotëm që jetojmë në Iliridë në trojet tona etnike shqiptare. Ndërsa këta të vetëquajturit maqedonas të sodit janë pjellë sllavo-serbe nga Karpatet dhe Uralet e Rusisë.Reshat AVDIU                                                                                                     Shkruan për Medvegja REDAKSIA                                       Shkurt, Preshevë 2015.

 

 

 

 

 

Autori është ish i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë.

[1]Viktor L. Adams, Mauzolej u Egiptu o Aleksadar Treći Makedonski, Arkeologija Kom el Dika.

 

 

Share