
Kryeqendra e ISIS-it për Evropë është në Beograd përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj Serbisë, e cila ktheu pas mbi 103.000 libra shqip, duke lënë pa libra nxënësit shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Ja postimi i plotë:
“Shqiptarët në Shqipërinë Veri-Lindore (Luginë të Preshevës) po përballen me shovenizmin shtetëror serb! Aty ështe i ndaluar libri shqip; ështe i ndaluar zhvillimi i kulturës shqiptare; ështe e ndaluar Abetarja e gjuhes shqipe; ështe ndaluar flamuri kombëtar dhe gjuha shqipe në institucione! Shqiptarët po fshihen nga regjistrat amë, po i’u mohohet vendbanimi! Çdo gjë shqiptare po shkatërrohet nga shteti pushtues shovenist serb! Ky është terrorizëm shtetëror ndaj një populli autokton, prandaj sikurse SHBA ashtu edhe Brukseli duhet ta dij se kryeqendra e ISIS-it në Evropë është Beogradi zyrtar.”,
Përfundon komunikaten ideatori i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu .
në vazhdim një poezi nga e jona Motra Makfire
EDHE UNË JAM KOSOVË
Emrin mua ma thonë Mollë
por edhe unë jam Kosovë!
Jam e bukur por si një nuse
prandaj më thonë Molla e kuqe!
Male e fusha përplot gjelbërim
ma shtojnë mua hijeshinë,
por shumë herë më zë trishtimi
kur në harresë po më lini.
Nuk më trembi kurrë acari
nuk më trembi as ajo dorë shkau,
kur mi preu pleq e fëmi
kur m’i katandisi me arrati.
Jam e ëmbël s’i sheqer
ju pres në dimër e në pranverë,
do t’ju fali gjithmonë dashuri
se jam bijë e nënës Shqipëri!
Kur të doni ejani e rrina
ju thërret Tupalla edhe Sijarina,
edhe në bujtje po të doni
krahëhapur ju pret Maqedonci!
Shqip ju flasin edhe këto treva
mirë se erdhët ju thotë Medvegja,
me gëzim ju pret Medita
plot një shekull këtë ditë e prita.
Edhe në trojet e kësaj ane
ishin fiset iliro – dardane,
dikur edhe këtu te ne
shqiponja jonë ndërtonte fole.
Ejani vëllezër e ju motra
po ju thotë me zemër Molla,
mos më lini në harresë
e vetmuar nuk dua të mbes.
©Maki Maqedonci – Canolli
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni fans të Faqes Medvegja REDAKSIA

