
Kur dhe nga kush do të duhej dekoruar kontributi i shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës !?
Para pakë ditësh Presidenti i Republikës së Kosovës z.Hashim THAÇI, dekoroi mbi njëqindë personalitete në Maqedoni me ,,Urdhrin e Pavarësisë”. Po ashtu herë pas herë veçmas është dalluar Presidenti aktual i Republikës së Shqipërisë z.Bujar NISHANI, që ka dekoruar vetëm pak personalitete të shquara për kontribute të mëdha në luftën për çlirim dhe pavarësi të shtetit Shqiptarë e që vijn nga Krahina Shqiptare që përbën Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën. Asnjëher nga asnjë insitucion,si që janë: Dy Parlamentet, dy Presidentët,dy Kryeminstrat edh dy Akademitë e Shkencës dhe Arteve,deri më tani nuk është shpallur një ceremoni për t’i dekoruar personalitete të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.
Kjo krahinë shqiptare i bjen sikur nuk ka kontribuar fare, në këtë drejtim prandaj nuk duhet shpallur qytetarë nderi, nuk duhet, ndonjë,si: falënderim, dekorat, mirënjohje të veqantë personalitetesh të shquara dhe figurave historike të dëshmuara të kombit nga jeta e kulturës, arsimit, shkencës, si dhe afaristë të njohur, të cilët kanë dhënë kontribut në formimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë dhe Kosovës.
Dy shtetet zyrtarisht do të duhej dekoruar kontributi i shqiptarëve të Medvegjës, Bujanoci dhe Preshevës. Përmes ceremonisë të veqantë një datë e caktuar që edhe kjo krahinë ka kontribur. Prishtina dhe Tirana zyrtare duhet t’i përfaqësojnë të gjitha krahinat shqiptare dhe diasporën në gjith globin tokësor dhe kan obligim moral, kombëtar dhe institucional të shpërblejn sepse është kontribuar,angazhimi i pëkushtuar gjatë gjitha periudhave historike për një të ardhme më të mirë të Kombit ton.

Kur është data 28 Nëntori apo 17 shkurti, pse jo edhe data një apo dy mars do të duhej dekoruar kontributi i shqiptarëve të Medvegjës, Bujanoci dhe Preshevës.
Këto kan detyrim moral,institucional e kushtetues që të dekorojn dhe ta pranojn kontributin nga Krahina Shqiptare.

Është edhe një simbolik dhe mbështetje e Referendumit të mbajtur me një dhe dy mars të vitit 1992,lufta e armatosur e UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit. Dy shtetet pavarësin,lirin e gëzojn në saje të sakrificës edhe të shqiptarëve nga e gjithë hapësira e kësaj krahine.

Përveçë dekorimeve,mirënjohes këto dy qendra shqiptare do të duhej të bartin emërtime, nëpër institucione shkollore e publike, në muralet e dëshmorëve, të shesheve, rrugëve dhe bulevardeve, të bartin kuptime, vendbanime dhe me emra veprimtarësh, personalitetesh dhe figurave historike të dëshmuara të kombit.

Në për qytete të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë do të duhej të vendosen buste lapidar dhe shtatore nga personalitete që e meritojnë, por që vijnë nga Medvegja, Bujanoci dhe Preshevës.
Meritat e shumë dëshmorëve dhe përsonaliteteve në të gjitha fushat që kanë kontribuar dhe sakrifikuar për lirin dhe pavarësinë e Kosovës dhe të Shqipëisë përveq Prishtinës dhe Tiranës nuk dijm nga kush do të duhej dekoruar.Kurse në përgjigje se kur do të dekororohet dhe pranohet kontributi i shqiptarëve kjo varet vetëm nga dy qendrat e që ndoshta nuk do të pritet me dekada.
Shkruan Refik HASANI, 28 Nëntor 2016

TË GJITHË JEMI KUQ E ZI
Sot të gjithë pleq e të ri
jemi sëbashku kuq e zi,
gjithandej botës mbarë
jemi krenarë qe jemi shqiptarë.
Sot kremton shqiptaria
Pavarësinë feston Shqipëria,
me krenari fluturon shqiponja
e urojnë gjithandej zemrat tona.
Sot Shqipëria duket si nuse
nga Çamëria te Molla e kuqe,
në Gostivar, Plavë e Guci
valon Flamuri kuq e zi.
Valo krenarë Flamuri ynë
sot edhe nuri bukur po të ndrinë,
sa hije të ka ngjyra e gjakut
trima të shumtë ty të dolën hakut.
Valo krenarë o Flamuri shqiptarë
në këngë e valle ti na prinë në ballë,
do të nderohesh sa të jetë njerëzia
pa ty nuk ka vlerë Atdheu e shqiptaria.
Sot të gjithë jemi kuq e zinjë
në ballë Flamuri ynë po na prinë,
sot shqiponjat fluturojnë me krenari
me flatra e shkruajnë emrin Shqipëri!
©Maki M Canolli
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
