
Këshilli iniciues për themelimin e Lobit Euro-atlantik Shqiptar
Dega në Gjermani lëshon :
Ftesë
Të nderuar qytetarë, të komunitetit shqiptarë, të nderuar mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit shqiptar, biznesmenë, veprimtar, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare, me vendbanim dhe punë të përkohshme, apo të përhershme në shtetin e Gjermanisë.
-Ju bëjmë thirrje njëzëri që t’i bashkëngjitni thirrjes tonë për këtë takim sa madhështor, po edhe kombëtar, human dhe shumë i nevojshëm me sa vijon:
-Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët, që të marrin pjesë, me një theks të veçantë ftojmë ambasadorin e Republikës së Kosovës të Shqipërisë dhe përfaqësues të çdo lloji subjekti apo organizate e media, që të marrin pjesë në themelimin e Lobit Euro-Atlantik-Shqiptar dega në Vjenë.
-Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, ka për qëllim ta bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, në një frymë të re, e cila do t’u shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë, në fushën ekonomike, kulturore, sociale dhe në sektorë të gjithmbarshëm.
-Pa dyshim se bashkimi krijon forcën, andaj mos hezito hynë në betejë drejt aspiratave tona shekullore për interesin e familjeve dhe fëmijëve tanë. Atdheu, koha, historia, momenti po na thërret që të kaluarën ta kujtojmë si një fazë të hidhur dh ete zvetnuar ,të veprojmë për të ardhmen e bashkuar.
Kemi kënaqësinë të ju presim në themelimin e “Lobit Euro-Atlantik-Shqiptar” dega në Gjermani në Shtuttgart. Në qytetin e Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka qe edhe na e lanë amanet bashkimin dhe unitetin tone kombëtar. Takimi organizohet me datën 21. 05.2016, ora 12:00 Adresa:
Schlüserseläker 7
70736 Fellbach -Stuttgart
Më poshtë keni hartën orientuese për adresë.

Këshilli iniciativë i LEASH-it
Kontakt telefoni:
Musa Tolaj 0049-15112346159 Email: tolaj.musa@gmail.com
Ali Sylejmani 0049-15781604674 Email: ali_sylejmani@hotmail.de
Njofton për këshillin iniciues Asllan Dibrani anëtar i kryesisë për media nga LEASH-i
Na Ndiqni në FACEBOOK
Bëhuni fans të Faqes Medvegja REDAKSIA
