Nxënësit e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës ende me mungesa të Abetaresë dhe librave shqipe
Shqiptarët diskriminohen në kuptimin më klasik pasi ende nxënësit shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës ende nuk kan dhe ndihet mungesa e Abetaresë,librave shqipë. Që nga parashkollori, shkollat fillore dhe procesi edukativo-mësimor i shkollave të mesme zhvillohet me plane program të vjetra.Përveqë uljes-zvoglimit të nxënësve në gjitha shkollat kjo krahinë shqiptare përballet edhe me mos nostrifikim të diplomave.Kurse Studrntët nga këto tri komuna heqin të zit e ullirit që të studijojn në Universitete shtetërore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë që kan një largësi tepër të madhe me kasto tepër të lartë dhe jo lehtë të përballueshëm.
Shkruan: Refik HASANI,3 shtator 2017
Nishi qytet i im
Nishi qytet i im
Në ty u rriten gjyshërit tanë
Me pushke në dorë luftuan
Në ty ka rënë daullja
Tingujt e betejave nëpër kulla
Ritmet e ninullave dhe baladave
Këngët e kreshnikëve
Qytet po e dëgjoj atë histori
Me duar në pranga nën Serbi
Në burgun e betonit
Zanat me pëshpëritin
Në qelinë e gjakpirsit
Në tokën e gjakosur të Nishit
Vet toponimi po tregon
Nish nga numri një
qe sllavishtja nuk e di
Për qytetin e gjyshërve të mi
Në burg aroma e varreve po frymon
Pos varreve asgjë s’po shoh
Gjuha u be sllave
Ejani or gjyshërit e baballarë
Ju nipërit e stërgjyshërve të mi
Vizitonim në burg,
ju përqafoj me dashuri
Ky është vendi dhe qyteti im
Do të vuaj dhe do qëndroj
sikur t’me presin kokën nuk rënkoj
dhe t’më ngulin me bark në hu
s,do tjetërsohem jam betu
Do t’mbes shqiptar dhe s’dua me vajtua
Të parët e mi dua me i kujtua
Kanë lanë tokë e tapi
Këtu quhet Shqipëri…
Nga Asllan Dibrani
E shkruar nga autori në Burgun i Nishit gjate vuajtjes se denimit, ish i burgosur politik .
Me vite e dekada, në vazhdimësi të pandërprerë, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës investuan gjithçka në kërkim të realizimit dhe respektimit të të drejtave të tyre. Për realizimin e këtyre të drejtave shqiptarët përdorën metodat më civilizuese dhe më demokratike, të cilat mjerisht nuk u morën seriozisht nga faktorët politik relevant të kohës dhe qendrave ndërkombëtare të vendosjes. Kjo bëri që nga veprimet politike ilegale, burgosjeve politike, diferencimeve ideo politike, etapa që kaloi populli shqiptar të avancohet edhe në veprime legale politike të deklarimit publik dhe luftës së armatosur çlirimtare për të drejtat e tij. Të jetosh i lirë dhe sovran në tokat tua, të flasësh me gjuhën e nënës e të identifikohesh me simbolin tënd kombëtar, të mësosh se kush je dhe cila është historia jote – janë të drejta të pakontestueshme, që i garanton edhe natyra por që janë të garantuara edhe me konventa të ndryshme ndërkombëtare. Shtrohet pyetja, pse ne, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk i gëzojmë këto të drejta ?!
Dalja ne skenë e UCPMB-es
Në momentet e luftës çlirimtare të UÇPMB-së, kur Lugina e Preshevës ishte bërë temë bisedimi në qendrat e vendosjes ndërkombëtare, si në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në selinë e NATO-s në Bruksel e gjetiu dhe deri sa shqiptarët i kaploi një fije shprese se më në fund, falë aktivitetit dhe sakrificës, luftës dhe gjakut të derdhur por edhe ndërhyrjes së Bashkësisë Ndërkombëtare do të shpërblehen me lirinë e shumëkërkuar, ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Mjeshtrit e trafikimit politik krijuan mundësin e manipulimit duke e nxjerrë nga tryeza e bisedimeve palën shqiptare si lojtar të dobët e me humbje katastrofale. Dhe e tëra kjo nuk përfundoi vetëm me kaq, pala shqiptare futet në lojë të huaj, të quajtur “plani Qoviç” dhe nis për së prapthi rrugëtimin e saj. Të gjithë ne jemi dëshmitarë se e tëra që ka ndodhur tani e pesë vite, aq sa u bënë pas luftës së UÇPMB-së, nuk ka asgjë të përbashkët as me idealin e të burgosurve politik shqiptarë, as me idealin e luftëtarëve të lirisë, e as me idealin dhe qëllimin e dëshmorëve të kombit. Pra, shtrohet pyetja, për ku jemi nisur, cilën rrugë jemi duke e ndjekur ?! Prania ndërkombëtare në Luginën e Preshevës në cilësinë e monitoruesit, që u vendos pas luftës së UÇPMB-së, deri më tani nuk ka dhënë rezultate të efektshme. Zhvillimet e deritanishme kulturo-ekonomike dhe politike ishin shumë të mangëta, sipërfaqësore dhe krejt kozmetike. Ato pak donacione të ardhura nga donator të ndryshëm u deshtë të kalonin rrugën e korrupsionit të quajtur Trupi Kordinues. Me të tilla veprime tentohej që shqiptarëve tu mbyllnin sytë e mendjen për të manipuluar pastaj se gjoja pas përfundimit të luftës ky është një proces që duhet ndjekur e me të cilin do të fitohen të drejtat e tyre. Të gjitha marrëveshjet mes Bashkësisë Ndërkombëtare dhe Beogradit apo Trupit Koordinues që ka të bëjë për Luginën e Preshevës për ne do të jenë të papranueshme. Ne dimë dhe mundemi vetë të miratojmë çfarëdo marrëveshje. Ne kurrë nuk i besojmë Serbisë sepse ajo kurrë në historinë e saj nuk na ka llogaritur për shtetas të dinjitetshëm të saj. Si rezultat i kësaj edhe ne shqiptarët nuk e kemi llogaritur veten asnjëherë si shtetas të Serbisë. Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë, sidomos ringjallja e tij në vitin 2005, ishte vërtetë një koordinim i një veprimi të turpshëm Serbi – Bashkësi Ndërkombëtare, pesha e të cilit rëndonte dhe vazhdon të rëndoj mbi supet e shqiptarëve. Kjo është rruga e turpit dhe e korrupsionit. Kjo është rruga e interesave të ngushta dhe e mashtrimit. Dhe, është shumë e natyrshme që të gjitha marrëveshjet që vijnë në këtë relacion e që kanë të bëjnë për Luginën e Preshevës, për shqiptarët do të jenë të papranueshme. Prandaj… ! Është mençuri dhe guxim intelektual që ne SOT të pranojmë se në Luginën e Preshevës vazhdon politika diskriminuese, vazhdojnë vrasjet, vazhdojnë arrestimet dhe dënimet e motivuara politikisht. Është guxim dhe mençuri intelektuale që ne SOT të pranojmë se problemi në Luginën e Preshevës nuk është zgjidhur dot dhe se politikisht ai është vetëm i kamufluar. Ky kamuflim paraqet rrezikshmërinë potenciale që në të ardhmen të na përsëriten skenat rrëqethëse dhe kërcënuese. Nga subjektet politike shqiptare kërkohet uniteti rreth çështjes kombëtare, veprimi unik i politikës shqiptare dhe assesi veprimet ndaras e me tendencë bajraktarizmi. Janë momentet e fundit ku politika vendore duhet ti qaset seriozisht zgjidhjes së problemit, pavarësisht sakrificave dhe investimeve që duhet bërë. Një rirreshtim i faktorit relevant politik shqiptar që nuk do të përpiqet për të zënë kush më shumë vende e pozicione administrative por bashkërisht për të fituar të drejtat kolektive shqiptare deri në vetëvendosje, do të bëjë që procesi i zgjidhjes së problemit politik në Luginë të Preshevës do t’i shpëtoj devijimit që tani më veç ka marrë rrugë, dhe të bëjë një zgjidhje që do të ishte fatlume e pranueshme dhe afatgjate. Lugina e Preshevës ka bërë plebishitin dhe ka zgjedhur mënyrën se si dëshiron të jetoj.
Në vitin 1992, ajo në mënyrë masovike iu përgjigj PRO Referendumit për Autonomi Politiko Territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.
Foto e votimeve PRO Referendumit me 1-2 Mars 1992
Në vitin 2000 dhe 2001 ajo me pushkë në dorë sfidoi egërsinë mesjetare serbe e cila vazhdonte politikën e saj antishqiptare. Kjo luftë për liri e çlirim kombëtar u ndërpre me faktin e ndërhyrjes së bashkësisë Ndërkombëtare dhe fillimin e negociatave, të cilat u ndërprenë qysh në nismë.
Pamundësia e zgjidhjes së këtij problemi politik për shkak të ndërprerjes së negociatave nuk do të thotë se edhe dëshira e vullneti për liri që kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës është ndërprerë.
Foto si dukej Lapidari i UCPMB-es dikur ne Presheve
Përkundrazi, ajo është akumuluar me të madhe në gjokset tona dhe sa vjen e rritet deri në shpërthim. Prandaj është guxim dhe mençuri që SOT t’i dalim ballë kësaj çështjeje për të trasuar një të nesërme të lumtur, të lirë dhe pa konflikte.
Forcat ushtarako policore ne diten kur hoqen Lapidarin e deshmoreve te UCPMB-es
Për Akademik Idriz Ajetin në 100 vjetorin e lindjes ASHAK organizoi Konferencë jubilare shkencore
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës organizoj Konferencë jubilare shekncore për Idriz Ajetin në 100 vjetorin e lindjes.
Me këtë rast për jetën dhe veprën e akademik Idriz Ajetit folën studiues e gjuhëtarë shqiptarë nga Kosova e më gjërë.
Akademik Idriz Ajeti këtë vit mbush 100 vjet dhe ai është ende në i fortë dhe në këmbë të veta. Akademiku Idriz Ajeti mori pjesë në këtë konferencë shkencore.
BIOGRAFIA E AKADEMIK IDRIZ AJETIT
Idriz Ajeti lindi në fshatin Tupallë të Komunës së Medvegjës më 26 qershor të vitit 1917, është shkrimtar dhe akademik shqiptar.
Shkollën fillore e mbaroi në Banjën e Sijarinës më 1930, të mesmen e kreu në Shkup më 1938. Po atë vit u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Zagrebit – në Degën e romanistikës. Studimet i mbaroi pas luftës, në vitin 1949 në Fakultetin e Filozofisë të Beogradit. Që atëherë e deri në vitin 1953, me cilësi profesori të gjuhës shqipe, punoi në Gjimnazin e Prishtinës. Nga viti 1953deri në vitin 1960, me cilësi lektori, jepte mësim në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Beogradit. Në vitin 1958 mbrojti disertacionin e doktoratës me temën: Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë. Që nga viti 1960, njëherë docent, pastaj profesor inordinar dhe nga viti 1968 profesor ordinar, jep mësim në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filozofisë të Prishtinës. Iu dhanë disa shpërblime e dekorata, ndër të cilat edhe Shpërblimi i 7 korrikut dhe ai i KAÇKJ. Presidenti Ibrahim Rugova e dekoroi me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, ndërsa me rastin e 90-vjetorit të lindjes, Presidenti Fatmir Sejdiu e dekoroi me Çmimin Presidencial për Studiues. Hetimi i dialekteve nga pikëpamja diakronike, pastaj trajtimi i dokumenteve të moçme gjuhësore të shkruara me alfabetin arabo-turk dhe më në fund studimi i marrëdhënieve të shojshoqme shqiptare-serbe – janë troje të interesimit shkencor të Idriz Ajetit. Merret edhe me çështje të gjuhës së sotme shqipe. Qe iniciator i shumë konsultave dhe bashkëmarrëveshjeve gjuhësore ku u kërkuan shtigje të reja për njësimin e gjuhës shqipe dhe të drejtshkrimit të saj. Hartoi tekste shkollore për nxënës të shkollave të mesme dhe për studentë të Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Me nismën e tij, pas hapjes së Fakultetit të Prishtinës (1960), u nxor revista shkencore Gjurmime albanologjike (1962) e më 1974 u organizua Seminari i Kulturës Shqiptare për albanologë të huaj. Gjatë vitit 1969–1971ishte drejtor i Institutit Albanologjik, më 1971-73 ishte dekan i Fakultetit Filozofik, në vitet 1973–75rektor i Universitetit të Prishtinës. Pas zgjedhjeve paralele të vitit 1998 për Kuvendin e Republikës së Kosovës, zgjidhet kryetar i parë i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në vitet 1979–1981 dhe 1996–1999 ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Në vitin 1997, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i ka botuar veprën e plotë në pesë vëllime.
Akademia e Shqipërisë e nderon Idriz Ajetin me çmimin e karrierës
Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së akademikut, Idriz Ajetit, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës sot është mbajtur një konferencë jubilare, ku u vlerësua roli i tij si krijues i madh i politikave arsimore e shkencore të Kosovës, të institucioneve të arsimit dhe si një dijetar me kontribut e ide origjinale themelore.
Në këtë konferencë jubilare morën pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Myzafer Korkuti, ambasadori i Shqipërisë, Qemail Minxhozi, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marian Demaj, albanologë të huaj, profesorë dhe studiues të gjuhës shqiptare dhe akademikë tjerë.
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Hivzi Islami tha se profesor Idriz Ajeti simbolizon një epokë të albanologjisë.
Sipas tij, emri dhe vepra i tij do të jetojë për aq kohë sa do të jetojë edhe gjuhësia shqiptare dhe shkencat albanologjike.
“Profesor Idrizi Ajeti ka një rrugë të ngjeshur jetësore, shkencore dhe intelektuale. Jetoi, veproi dhe krijoi, thënë kushtimisht, në tri regjime, si tri epoka, në të cilat kombi dhe kultura shqiptare përjetuan zhvillime dramatike: ngritje dhe rënie, prosperitet dhe ngufatje. Ai e përjetoi rrugëtimin e rëndë të Kosovës dhe të shkencave albanologjike në gjithë kompleksitetin e tyre, duke qenë edhe dëshmitar edhe pjesëmarrës, me të gjitha ballafaqimet…. Brezat, pa mëdyshje, do të jenë mirënjohës për trashëgiminë e tij në fushën e dijeve albanologjike dhe në afirmimin e rezultateve të tyre jashtë kufijve kombëtarë e ballkanikë. Vepra e tij shkencore në gjuhësi pa dyshim do të mbetet burim i pashmangshëm reference. Profesor Idriz Ajeti simbolizon një epokë të albanologjisë, prandaj emri dhe vepra i tij do të rrojnë sa kohë të rrojnë gjuhësia shqiptare dhe shkencat albanologjike”, tha Islami.
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Myzafer Korkuti, e nderoi profesorin Idriz Ajeti me një diplomë për shkrim shkencor kombëtar për vitin 2016.
Sipas tij, ky çmim i është dedikuar profesorit Ajeti për veprimtarinë e gjatë dhe të frytshme akademike e universitare për një periudhe shtatë dekadëshe në shkencat albanologjike.“Idriz Ajeti, dijetari me kontribut dhe vepër origjinale themelore në gjuhësi dhe personalitet me ndikim në historinë e mendimit shqiptar, një figurë e shquar e shkencës albanolgjike. Dy akademitë tona e nderojnë dhe e lartësojnë figurën e profesorit Idriz Ajeti, me mbajtjen e kësaj konference jubilare ndërkombëtare, ku natyrisht do të referojnë sfiduesit, njohësit më të mirë të veprës së profesorit. Po në raste të tilla, në përvjetorësh të mëdha ka edhe vlerësime të tjera dhe Akademia e Shkencës së Shqipërisë, ka organizuar për herë të parë dhënien e çmimeve shkencore kombëtare, për kontribute në fushat e shkencave albanologjike, dhe juria e këtij çmimin, nderon akademik Idriz Ajeti me çmimin e karrierës, i cili jepet për herë të parë nga akademia e jonë”, tha Korkuti.
Kurse, rektori Marjan Demaj, tha se Universiteti i Prishtinës e cilëson profesor Idrizin si një xhevahir të tij.
“Me emrin e tij lidhen një varg procesesh që janë zhvilluar pas luftës së dytë në Kosovë, procese këto të cilat i sigurojnë profesor Idrizit vend meritor në formimin dhe zhvillimin e institucioneve arsimore dhe shkencore. Emri i tij është skalitur në opusin e shkencës, dhe arsimit jo vetëm në Kosovë. Shumë institucione shkencore e arsimore lidhen me emrin e tij, nder to i pashmangshëm dhe pritar është edhe Universitetit i Prishtinës”, tha Demaj.
Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi e cilësoi figurën e profesor Ajetit, si një themelues dhe ndikues në krijimin e institucioneve me interes shkencor e kombëtar të vendit.“Emri i tij është figurë themelore e studimeve albanologjike në Kosovë. Por, edhe themelimin e një vargu të institucioneve me interes shkencor e kombëtar, sikurse janë Instituti Albanologjik, Universiteti i Prishtinës, Akademia e Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsisë Shqiptare”, tha Matoshi.
Ndërsa, ambasadori Qemail Minxhozi tha se nuk ishte thjeshtë themelues i institucioneve arsimore të përmendura në konferencë, por ai i thelloi idetë e tija në zhvillimin e këtyre institucioneve tepër të rëndësishme të Kosovës.
Rama uron Akedemikun Idriz Ajeti në 100 vjetorin e lindjes
Tiranë – Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër urimi akademikut nga Kosova, Idriz Ajetitit, i cili sot mbush 100 vite jetë.
Në letrën e kreut të qeverisë shqiptare drejtuar akademikut Ajeti, Rama e vlerëson lartë për kontributin e paçmuar që ai ka dhënë në studimet për gjuhën shqipe.
“Nëpërmjet studimeve tuaja, shqipja shfaqet jo vetën si nje organizerm i gjalle dhe aspak një ldlorne e mumifikuar, perqjurnur ne shekuj dhe ringjallur si per mrekulli, por edhe si nje instrument rnarredhenlesh njerezore me fqinjet sllave, me te cllet pervec nje fondi letrar dhe folklorik shpesh te nqjashem, deshira e mad he per paqe, zhvillim, integrim dhe drejtësi te vene ne vend, na jep dore per te dialoguar dhe bashkepunuar ne vertetesi’, thekson Rama.
Më tej, Rama thotë se gjithkush që eshte i ndergjegjshern per trashegimine e tij, duhet të ndodhet si një nxenes i perjetshern perballe nje pune kolosale.
Isa Mustafa: Idriz Ajeti bën pjesë në plejadën e personaliteteve të mëdha akademike
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook e ka renditur akademik Idriz Ajeti, në plejadën e personaliteteve të shquara të vendit, duke shënuar 100 shekull jetë të akademikut.
“Shënuam sot 100 vjetorin e lindjes së Akademik Idriz Ajetit. Akademik Idriz Ajeti dha kontribut të shquar për gjuhën shqipe e studimet albanologjike, duke qenë njëkohësisht themelues i institucioneve arsimore dhe shkencore në Kosovë”, ka shkruar Mustafa.
“Idriz Ajeti bën pjesë në plejadën e personaliteteve të mëdha akademike të Kosovës, së bashku me Ibrahim Rugovën, Anton Çetën, Fehmi Aganin, Mark Krasniqin, e disa kolosë të tjerë të Kosovës, të cilët vunë themelet e shtetit të Kosovës”, ka shtuar më tej ai.
Mustafa ka thënë në fund se “Kosova krenohet me personalitetet e saj prijatare në epokën që solli Lirinë, Pavarësinë dhe Demokracinë në Kosovë”.
Hivzi Islami: Akademik Idriz Ajeti simbolizon një epokë të Albanologjisë
Akademik Hivzi ISLAMI
AKADEMIK IDRIZ AJETI SIMBOLIZON NJË EPOKË TË ALBANOLOGJISË
(NË 100-VJETORIN E LINDJES)
Të gjitha kohët e shkuara për shqiptarët ishin të rënda, ndërsa për intelektualët dhe krijuesit e tyre në gjithë hapësirën gjeoetnike edhe më të ndera. Por dijetarët dhe intelektualët tanë ishin njerëz të tjerë, të veçantë, kontributdhënës, të dinjitetshëm ndaj vetvetes dhe të tjerëve. I donim, i respektonim, mësonim nga veprat e tyre, i konsideronim model të njerëzve të ditur, sepse ishin vërtetë të mëdhenj, nder për kulturën
dhe kombin tonë.
Profesor Idriz Ajeti është njëri ndër ta, me një të veçantë fatlume për të dhe për ne që pati shëndet të plotë dhe jetë të gjatë, duke shkelur pikërisht sot, më 27 janar, në të njëqindat. Urime profesor dhe rrofshi sa malet!
Kur përmendet emri profesor, në mjedisin tonë akademik, kulturor e shoqëror të gjithë e dinë se bëhet fjalë për profesor Idriz Ajetin, sikur në Tiranë që dikur me emrin profesor njihej Profesor Eqrem Çabej. Historia e gjuhësisë, e shkencave albanologjike dhe e kulturës shqiptare nuk mund të merret me mend pa profesor Idriz Ajetin. Prof. Ajeti, me atë lagje të vogël, por të fortë intelektualësh, dijetarësh dhe patriotësh të
Kosovës, çfarë ishin Esad Mekuli, Mark Krasniqi, Ali Hadri, Anton Çetta, Gazmend Zajmi, Dervish Rozhaja, Fehmi Agani e shumë të tjerë, të mbështetur nga faktori politik kosovar i kohës, me punë, mund e sakrifica të mëdha, i ngritën institucionet arsimore e shkencore dhe i mbajtën gjallë veprimtaritë kulturore e shoqërore të Kosovës dhe qenien kombëtare, gjithnjë brenda synimit kolektiv për emancipim dhe përparim të kombit shqiptar.
Prof. Idrizi, si doktor i parë i shkencave në Kosovë dhe si intelektual i radhëve të para, kudo që gjendej dhe vepronte, impononte dhe pushtonte me butësinë, qetësinë, shembëllesën e mirësisë, optimizmin dhe pamjen prej intelektuali.
Profesor Idrizi Ajeti ka një rrugë të ngjeshur jetësore, shkencore dhe intelektuale. Jetoi, veproi dhe krijoi, thënë kushtimisht, në tri regjime, si tri epoka, në të cilat kombi dhe kultura shqiptare përjetuan zhvillime dramatike: ngritje dhe rënie, prosperitet dhe ngufatje. Ai e përjetoi rrugëtimin e rëndë të Kosovës dhe të shkencave albanologjike në gjithë kompleksitetin e tyre, duke qenë edhe dëshmitar edhe pjesëmarrës, me të gjitha
ballafaqimet. I lindur në Tupallë të Medvegjës para një shekulli, ndërsa i shkolluar në Shkup, Zagreb, Pisa, Padova dhe Beograd, i takon gjithë trungut gjeoetnik, gjithë kombit shqiptar dhe tërë kulturës së tij.
Nga fillimet e shkollimit të tij, në vitet e 30-ta e të 40-ta të shekullit 20, nga një gjendje e analfabetizmit kolektiv të shqiptarëve, me ndryshimet politike e shoqërore që do të pasojnë në Kosovë dhe rreth saj, prof. Idrizi do të gjendet në majat e institucioneve shkencore e kulturore të Kosovës. Ishte themeluesi dhe shefi i parë i Katedrës së
Albanologjisë, kryeredaktori i parë i revistave prestigjioze “Gjurmime albanologjike” dhe “Studime”, drejtor i Institutit Albanologjik, dekan i Fakultetit Filozofik, rektor i UPsë, kryetar i ASHAK, ideator kryesor i Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare dhe drejtor i parë i tij, kryetar i parë i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Kosovë, kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës në vitet më të rënda
për Kosovën dhe shqiptarët, pjesëmarrës i Konferencës së Rambujesë. Për punën e tij shkencore- hulumtuese dhe publike mori shumë mirënjohje dhe dekorata, ndër to edhe “Nderi i Kombit”.
Me trashëgiminë që po na lë, profesor Idriz Ajeti po lë dhe gjurmë të pashlyeshme në jetën shkencore, kulturore, pedagogjike, kombëtare dhe shoqërore të shqiptarëve të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe në fillim të këtij që po e jetojmë. Brezat, pa mëdyshje, do të jenë mirënjohës për trashëgiminë e tij në fushën e dijeve albanologjike dhe në afirmimin e rezultateve të tyre jashtë kufijve kombëtarë e ballkanikë. Vepra e tij shkencore në gjuhësi pa dyshim do të mbetet burim i pashmangshëm reference.
Profesor Idriz Ajeti simbolizon një epokë të albanologjisë, prandaj emri dhe vepra i tij do të rrojnë sa kohë.
Thaçi dekoron akademik Idriz Ajetin në 100 vjetorin e lindjes: Jeni Çabej i Kosovës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar akademik Idriz Ajetin me Medaljen Presidenciale të Meritave.Këtë medalje, presidenti Thaçi ia ka ndarë akademik Idriz Ajetit në 100 vjetorin e lindjes për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.
“Ju që këtë vit po mbushni një shekull, për mua jeni Çabej i Kosovës në fushën e studimeve albanologjike”, ka thënë presidenti Thaçi.
“Ju falënderoj për këtë nderim që po ma bëni”, u shpreh akademik Idriz Ajeti.
Me veprimtarinë e tij, akademik Idriz Ajeti ka kontribuar shumë edhe në forcimin e identitetit tonë kulturor.
Një shekull jetë dhe punë shkencore të akademik Idriz Ajetit
Nga Gjekë Gjonaj
Të premten e kaluar akademik Idriz Ajeti nga Medvegja ka mbushur 100 vjet. Një shekull jetë. Kështu e desht fati. Kështu, jam i sigurt, se e deshtën dhe e duan jo vetëm më të afërmit e tij, nxënësit dhe studentët e tij të dikurshëm, por edhe kolegët e tij dhe të gjithë ata që e njohin ose ata të cilët e njohën ose kanë lexuar e dëgjuar për profesorin e nderuar. Me shëndetin që gëzon shpresojmë dhe besojmë thellë se do t’ia kalojë me disa vjet edhe shekullit.
Atë ditë bota shkencore shqiptare e shënoi në Prishtinë përvejtorin e madh të lindjes së këtij doajeni, gjuhëtari, albanologu dhe profesori të gjuhës shqipe dhe njërit nga ndërtuesit e institucioneve shkencore në Kosovë. Këtë privilegj të jetëgjatësisë e ka pak kush. Njerëzit e rrallë të shkencës dhe të kulturës jo vetëm shqiptare, por edhe botërore. Ai mbetet një fenomen i rrallë i dijes shqiptare.
Në njëqind vjetorin e lindjes së tij Ajeti tha :“Nuk kam zgjedhur unë ta kem një shekull mbi supet e mia dhe as që e kam menduar se natyra e Zoti do të më japin këtë jetëgjatësi dhe njëkohësisht forcën që të shoh e përjetoj gjithë zhvillimin tonë si shoqëri e si shtet. Kam ardhur nga një fshat shqiptar përtej kufirit të sotëm të Kosovës, sikur shumë të rinj të tjerë, të gatshëm e të etur për të ndryshuar rrjedhat e shoqërisë. Por unë kam ardhur me idenë për të gjetur copëzat e shpërndara të gjuhës shqipe dhe për t’i bërë bashkë ato – në një mendje dhe një shpirt“
Nga kjo ndërmarrje e rëndësishme e dashurisë për gjuhën, respektivisht nga puna shkencore albanologjike profesor Ajeti nuk po ndahet, por po e vazhdon punën e tij në fushën e gjuhësisë. Ky njeri shekullor ka bërë një shekull punë për shkencën albanologjike. Kolegët e tij e quajtën Lis i Madh i kohës sonë. Ndër lisat e lartë të kulturës dhe të fisnikërisë shqiptare. Njeri që ka shkrirë trurin dhe mendjen e tij vetën për të mirën e kulturës dhe gjuhës amtare shqipe. I papërsëritshëm në jetën shkencore. Një dijetar dhe studjues i thellë i dijeve të Albanologjisë. Profesor me dinjitet të rrallë. Njeri e dijetar me plot kuptimin e fjalës. Personalitet i rrallë i jetës shkencore kulturore. Një emër i veçantë i institucionit të albanologjisë. Ndër emrat më të shquar të shkencës albnanologjike, i cili dha një kontribut shumë të madh gjuhës së unisuar letrare. Emri i tij është i pandarë nga zhvillimi i arsimit dhe i shkencës në Kosovë. Në themelimin e Universitetit të Prishtinës dhe të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës roli dhe ndihmesa shkencore e organizative e Idriz Ajetit janë të pazëvendësueshm.Ai si rrallëkush u ka vënë shpatullat dhe gjoksin burrërisht punëve të mëdha për çështjen kombëtare, për kulturën shqiptare e për gjuhën shqipe.
Veprimtaria shkencore e akademik Idriz Ajetit është e pasur dhe e nduarduarshme. Ajo përmban më vete një korpus të gjerë studimesh: sa nga dialektologjia aktuale e historike, po aq edhe nga historia e gjuhës së shkruar, sa nga morfologjia historike e shqipes dhe problemet e diskutueshme të saj, po aq edhe nga historia e leksikut, sa nga interferencat e dyanshme gjuhësore shqiptaro-sllavojugore, po aq edhe nga onomastika mesjetare, sa nga normimi i shqipes, po aq edhe nga çështjet e kulturës së gjuhës etj.
Drejtoi për 20 vjet në katedrën e gjuhës e të letërsisë shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës që nga themelimi i saj më 1960. Si rektor i Universitetit të Prishtinës themeloi më 1974 Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili zhvillohet për vit në muajin gusht. Seminari i Prishtinës u bë shpejt një vatër joshëse për formimin e albanologëve të rinj nga e gjithë bota dhe qendër takimesh shkencore ndërkombëtare.
Veprimtaria dhe puna e tij shkencore kolosale që ka bërë e po bën është vlerësuar nga studiuesit si udhërrëfyes për emancipimin dhe përpjekjet e shqiptarëve, në ish-Jugollavi për të drejtat e qytetarëve, e sidomos për identitetin kulturor e kombëtar të tyre.
Studiuesit Shaban Demiraj, Emil Lafe, Et’hem Lika, Gjovalin Shkurtaj, Rami Memushaj, Begzad Baliu, përveçse e quajnë akademik Ajetin bard i studimeve albanologjike, e cilësojnë atë trashëgimtari i albanologjisë historike, i cili i takon brezit më të arrirë të shekullit të XX-të.
Profesor Ajeti poashtu është vlerësuar si një ndër veprimtarët më të mëdhenj në përparimin e identitetit kulturor e kombëtar të shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe njëkohësisht edhe ndërtues i institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë. Për punën e tij në fushën e shkencës është nderuar disa herë nga presidentët e Kosovës dhe ai i Shqipërisë. Ndërkaq, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, Ajeti u nderua me çmimin e karrierës.
Unë i gëzohem punës dhe jetës të këtij njohësi të thellë të gjuhësisë shqiptare dhe këtij njeriu të madh të shkencës dhe të dijes në përgjithësi. Nderim dhe respekt profesor! Urime dhe rrofshi sa malet Akademiku ynë, Nderi ynë!
GJUHA, JETËGJATËSIA E KOMBIT – Ese
Rrustem Geci – Dortmund,
Janar, 2017
“Shqiptarët janë krijuesit dhe bartësit e një prej gjuhëve themelore të njerëzimit. Gjuha jonë vazhdon ta ketë vendin e saj të paluajtshëm midis dhjetë gjuhëve më kryesore të botës”
(Ismail Kadare).
Me 31 dhjetor të vitit të kaluar, doli nga shtypi libri me disa studime, bibliografinë, disa dokumente – që nga Mbretëria shqiptare dhe mendime të filologëve tanë dhe të huaj për kolosin e shkencave albanologjike dhe ballkanologjike, Idriz Ajetin, me titull “Rrapi shekullor – Akadmeik Idriz Ajeti“, nga bashkautorët: Prof. dr. Bahtijar Kryeziu dhe Prof. dr. Begzad Baliu. Në këtë libër me mbi 300 faqe, shpaloset një pjesë e jetës dhe e veprimtarisë studimore dhe shkencore e Profesor Ajetit. Veprimtaria shkencore gati 80 vjeçare e Profesor Idriz Ajetit, është e begatë, e nduarduarshme dhe e thellë shkencërisht. Ai me studimet e tij madhore lirisht mund të quhet: Nder i gjuhës, Nder i artit, Nder i kombit. Në të gjitha betejat për gjuhën, po edhe për letërsinë shqipe, profesor Ajeti ishte i palëkundur. Ai, jo rrallë shprehej: “Gjuha shqipe është harta e kombit tonë“. Në udhën e gjuhës së nënës, shqiptarët duhet të punojnë, i thoshte një mikut të tij, mjek dhe albanalog. Profesor Idriz Ajeti nuk i trembej betejave me nacionalistët serbë, malazezë, maqedonas apo të një soji tjetër. Veprimtaria studimore dhe shkencore e profesor Ajetit, është e gjerë, e thellë në thellësi dhe në kohë.
Idriz Ajeti u lind në fshatin Tupallë të komunës së Medvegjës, është thënë më 26 qershor të vitit 1917, porse, sipas të dhënave të gjetura, del te ketë lindur më 27 janar 1917, dite ne të cilën, siç kemi disa informacione, do te shënohet si ngjarje e veçantë edhe nga ASHAK-u.Ajeti shkencëtar – akademik shqiptar.
Idriz Ajeti shkollën fillore e kreu në Banjë të Sijarinës në vitin 1930, ndërsa të mesmen – medresenë në Shkup, në vitin 1938. Profesor Ajeti ishte largpamës në lexim të kohës së tij. Ai në vitin 1938 regjistrohet në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Zagrebit – Dega e romanistikës. Për shkak të rrethanave të luftës, Profesor Ajeti diplomohet (pas lufte), në vitin 1949, në Fakultetin e Filozofisë në Beograd. Pas mbarimit të studimeve, nga viti 1949 – 1953, Profesor Idriz Ajeti emërohet profesor i gjuhës shqipe në Gjimnazin e Prishtinës. Ndërsa midis viteve 1953 dhe 1960, në cilësinë e lektorit, mban ligjërata në Degën e Albanologjisë në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Beogradit. Interesimet e Profesor Ajetit për studime më të thella në gjuhën shqipe nuk përfundojnë me aq. Arushani i Shkencave Albanologjike, Prof Idriz Ajetin, siç e cilëson albanologu i shquar, akademik Gjovalin Shkurtaj, në recensionin e tij për librin “Rrapi shekullor – Akademik Idriz Ajeti“, për të konstatuar se Pprofesor Ajeti mbetet i veçantë në studimet gjuhësore. Ai veprimtarinë për gjuhën dhe gjuhësinë shqiptare e bëri me shumë pasion. Në vitin 1958 mbrojti disertacionin e doktoratës me temën: “Istorijski razvitak gegijskog govora Arbanasa kod Zadra” (“Zhvillimi historik i së folmes gege te shqiptarët e Zarës) në Dalmaci. Libri “Rrapi shekullor – Akademik Idriz Ajeti“, sipas bashkautorëve: Profesor Bahtijar Kryeziut dhe Profesor Begzad Baliu, ndriçon edhe më tej në mënyrë të natyrshme figurën më madhore të kombit, krahas Çabejit, S. Rizë, A. Budës dhe Sh. Demirajt. Njëshekullori Idriz Ajeti mbetet ikonë e albanologjisë, jo vetëm ndër shqiptarët e Kosovës, por në mbarë shqiptarinë.
Mosha dhe aftësia krijuese e shkencore, profesor Ajetit i lejon të bëjë karrierë. Në vitin 1960, profesori zgjidhet docent, më pastaj profesor inordinar dhe nga viti 1968 profesor ordinar dhe e gjejmë të mbajë mësim në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filozofisë të Prishtinës. Në punën e tij shumëvjeçare, kontributi i Profesor Idriz Ajetit është, përveç shkencor, është edhe atdhetar. Për veprën e tij madhore Prof. dr. Idriz Ajeti u nderua me disa shpërblime dhe dekorata. Presidenti Ibrahim Rugova atë e dekoroi me ‘Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit”, ndërsa me rastin e 90-vjetorit të lindjes, Presidenti Fatmir Sejdiu e dekoroi me “Çmimin Presidencial për Studiues”.
Libri i bashkauroëve Kryeziu – Baliu “Rrapi shekullor – Akademik Idriz Ajeti“ shpalos para opinionit shkencor dhe letrar, veprën madhore të Arushanit – Idriz Ajeti, gjuhën si jetëgjatësi të kombit.
Profesor Ajeti shquhet për studime të dialekteve nga pikëpamja diakronike e sinkronik, për trajtim të dokumenteve të moçme gjuhësore të shkruara me alfabetin arabo-turk dhe për studimin në marrëdhënie të “shojshoqme” shqiptare-serbe. Profesor Idriz Ajeti, qe iniciator i shumë konsultave dhe bashkëmarrëveshjeve gjuhësore ku u kërkuan shtigje të reja për njësimin e gjuhës shqipe dhe të drejtshkrimit të saj. Hartoi tekste shkollore për nxënës të shkollave të mesme dhe për studentë të Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Me nismën e tij, pas hapjes së Fakultetit të Prishtinës (1960), u nxor revista shkencore “Gjurmime albanologjike” (1962), e më 1974 u organizua Seminari i Kulturës Shqiptare për albanologë të huaj. Gjatë vitit 1969-1971 ishte drejtor i Institutit Albanologjik, më 1971-‘73 ishte dekan i Fakultetit Filozofik, ndërkaq në vitet 1973-75 rektor i Universitetit të Prishtinës. Pas zgjedhjeve paralele të vitit 1998 për Kuvendin e Republikës së Kosovës, zgjidhet kryetar i parë i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në vitet 1979-1981 dhe 1996-1999 ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Në vitin 1997, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i ka botuar veprën e plotë në pesë vëllime.
Për profesor Idriz Ajetin kanë shkruar studiues vendorë e të huaj (Rexhep Qosja, Jup Kastrati, Rexhep Ismaili, Besim Bokshi, Shaban Demiraj, Kolec Topalli, Emil Lafe, Gjovalin Shkurtaj, Seit Mansaku, Mehmet Halimi, Murat Blaku, Shefkije Islamaj, Bahtijar Kryeziu, Ragip Mulaku, Qemal Murati, Begzad Baliu etj.) dhe studiues të huaj (Vaclac Cimohovski, Ivan Popoviq, Milan Budimir, Henrik Bariq, Glisha Elezoviq etj.) dhe falë punës së tij, në të gjitha rastet vlerësimet për të janë identifikuar me arritjet më të larta në fushë të albanologjisë, ballkanistikës dhe marrëdhënieve shqiptaro-sllave. Mesazhet e tij, intervistat, studimet, vëllimet shkencore dhe monografitë albanologjike, dekada me radhë janë bërë objekt vlerësimi e diskutimi në konferenca shkencore dhe në përmbledhje studimesh.
Në Recensionin e librit “Rrapi shekullor – Akademkik Idriz Ajeti“, akademik Gjovalin Shkurtaj, shkruan: “Edhe pak javë, bota shkencore dhe dashamirësit e gjuhës shqipe e të gjuhësisë shqiptare, do të kenë rastin të kremtojnë 100-vjetorin e ditëlindjes së Idriz Ajetit, akademikut tashmë mitik, harushanit të studimeve albanologjike në Kosovë, figurë e dalluar dhe e nderuar e studiuesit të përkushtuar e prodhimtar, të quajtur me të drejtë si Klasiku i fundit i gjuhësisë shqiptare. Në pritje të këtij jubileu të bukur, së bashku me tubën e luleve dhe me urimet për ditëlindjen, dy ish-studentë të Tij, prof. Bahtijar Kryeziu e prof. Begzad Baliu, do t’i dhurojnë prof. Idrizit dhe botës shkencore albanologjike librin e tyre “Rrapi shekullor – Akademik Idriz Ajeti”, një vepër nderimi me titullin kuptimplotë, ideuar dhe hartuar në prag të 100-vjetorit të Tij. Libri i “Rrapi shekullor – Akademik Idriz Ajeti”, duke qenë se shkruhet pikërisht në kohën kur ai e ka mbyllur ciklin e vet krijues, u jep studiuesve një pamje shumë të plotë dhe, ndoshta, shteruese të krejt veprimtarisë së realizuar nga prof. Idriz Ajeti në jetën e tij fatlumturisht edhe të gjatë prej plot një shekulli.
Libri është shkruar me dashuri e nderim meritor për Idriz Ajetin, sikundër e thonë bukur në libër autorët: Kryeziu e Baliu. “Në historinë gati shekullore të punës së tij prej mësimdhënësi, profesor Ajeti mund të quhet Mentori i albanologëve dhe albanologjisë përgjithësisht”. Bashkohem plotësisht më këtë vlerësim të qëlluar e kuptimplotë të autorëve, duke shtuar se, për vlerat dhe rëndësinë e madhe që kanë pasur e kanë studimet e akademikut Idriz Ajeti, edhe unë, ndonëse nuk kam qenë student i tij, kam përfituar aq shumë dhe u jam referuar shumë shpesh ndihmesave të tij në lëmin e dialektologjisë, të onomastikes dhe të kulturës së gjuhës, saqë, në një farë mënyre, do ta quaja veten, në mos nxënës, së paku, një ithtar modest të tij .
Në mbyllje, do të thosha shkurt: “Rrapi shekullor…” është një libër me shumë vlerë, duke shtuar me gjithë zemër edhe urimin: Pastë jetë e shëndet edhe më tej profesori ynë i nderuar që t’i shijojë miradijen e mirënjohjen që i blatojnë në mënyrë meritore ish-studentët e ithtarët e tij të mirë: prof. dr. Bahtijar Kryeziu dhe prof. dr. Begzad Baliu, duke ia rreshtuar, pohuar e vlerësuar krejt ndihmesat e tij të vyera për gjuhësinë shqiptare dhe për albanologjinë. Përgëzime të dy autorëve dhe urime për pleqëri të bardhë Klasikut tonë të madh të albanologjisë, akademikut Idriz Ajeti, përfundon vlerësimin e tij, akademik Gjovalin Shkurtaj. Po e mbylli këtë ese me një mendim të Njëshekullorit, Ajeti; Gjuha është pasqyra më e qartë e kombit dhe kulturës. Kulturimi gjuhësor e shkrimor i gjuhës është i ngadaltë, dhe jo aq i lehtë. Edhe në gjuhë ka ferrishte që duhen pastruar. Ky do ishte mesazhi im për studiuesit e ri, shprehet, Rrapi shekullor – Akademik Idriz Ajeti.
Profesor Idriz Ajeti – një institucion i albanologjisë…
Nga Tefik Selimi
“Në korpusin e madh të historisë së albanologjisë, Profesor Idriz Ajeti është i rëndësishëm për mënyrën se si ai në albanologji është identifikuar me jetën dhe veprën e tij: themelues i institucioneve albanologjike, bartës i qenësisë së tyre në situatat më të vështira politike; autor, projektues dhe drejtues i projekteve më të rëndësishme shkencore; kërkues, sintetizues dhe vlerësues i arritjeve më të larta në fushë të albanologjisë. Në këtë mënyrë, ai ka vazhduar ta ndërtojë institucionin e albanologjisë duke u bërë albanologjia vetë”, është shprehur, dr. Begzad Baliu, studjues i letërsisë shqiptare.
Shqiptarët nuk janë pa personalitete të mëdha të kombit. Nga ky popull, me histori të lashtë, kanë dalë shumë personalitete të mëdha, të cilat, sot, janë krenaria e atdheut dhe e kombit. Ky popull nuk është pa shkrimtarë, gjuhëtarë, poetë, artistë, dramaturgë, historianë, profesorë, doktorë shkencash, këngëtarë, arkitektë, piktorë e mendimtarë tjerë të fushave të shumta të dijes. Secili popull ka përse të krenohet me “dijetarët” e tij, por edhe populli shqiptar krenohet me personalitetet apo figurat e mëdha që i ka. Këto figura të mëdha të popullit shqiptar e hijeshojnë kombin tonë. E bëjnë të jemi edhe me të tjerët të ecur përpara. Duke i pasur këto figura të mëdha, s’ka se si mos të jemi në hap me kulturat e vendeve tjera të përparuara të botës. Pse jo? Edhe populli shqiptar është krenar me shkrimtarin e parë të letërsisë sonë, Gjon Buzukun, me veprën e tij “Meshari” i vitit 1555. Por, është krenar edhe me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Por, gjithësesi, populli ynë është krenar me ideologun e parë të vuarjes së themelit të shtetit Shqiptar, Ismail Qemailin. Por, s’duhet lënë anash edhe arkitektin e pavarësisë së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën. Po këtyre krenarive kombëtare shqiptare i shtohen edhe figurat tjera të shquara të kombit, si janë: Hasan Prishtina, Isa Boletini, Idriz Seferi; mandej, figura e shquara të fushave dijeve të jetës, si: Idriz Ajeti, albanologu i shquar i gjuhësisë dhe i kulturës së gjuhës; Ismail Karadare, shkrimtar kulmor i letërsisë shqipe, por edhe shumë të tjerë, të cilët, si një, kanë hyrë në panteonin e rrallë të historisë sonë.
Pra, shqiptarët duhet të jenë krenarë edhe me luftën e drejtë që kanë bërë tash e njëqind vjet më parë në krjimin e shtetit Shqiptar, më 1912. Pse jo? E para, prej të parës, me rrugën e kombit “Ibrahim Rugova”, trojet shqiptare po bashkohen si një; e dyta, me daljen në dritë të Abetares gjithë shqiptare. Është për ta shënuar edhe 40-vjetorit të Drejtshrimit të gjuhës shqipe, ku shqiptarët po flasin me një gjuhë, me një standard, proces ky që po e afron kombin në mes vete kudo që po jeton. Pra, ky popull nuk është pa histori, pa identitet kombëtar, pa gjuhë e pa figura të mëdha të kombit. Kësaj here, në këtë shënim, mu në përvjetorin e 95-të të lindjes, e veçuam figurën e madhe të dijes albanologjike, Profesor, Idriz Ajetin, i cili, për kohën kur po e jetojmë, dha më së shumti për gjuhësinë dhe kulturën në përgjithësi shqiptare. Autori i këtyre radhëve ishte student i profesorit Idriz Ajeti. Ishin këto vite 1973 e më vonë. Vite këto të vlimeve studentore, por edhe të përkushtimit për punë studimore e shkencore. E kësaj kohe ishte një gjeneratë e veçantë e grupit të Albanologjisë, nga e cila Katedër dolën shumë krijues, gazetarë, shkrimtarë e emra të shquar të jetës publike, shkencore, letrare e arsimore. Të kohës së artë të Profsorit Idriz Ajeti, ishin studentë të dalluar, si janë: dr. Tafil Kelmendi (i ndjerë), Isak Ahmeti, dr. Liman Matoshi, Mazllum Saneja, Hajrullah Hajra, dr. Zejnullah Rrahmani, Sadete Presheva (e ndjerë), dr. Emin Kabashi, Baki Ymeri, Bejtullah Sokoli, Ahmet Qeriqi, Nebih Bunjaku, Kumrije Rugova, Skender Blakaj e disa të tjerë, të cilët, disa prej tyre janë në vende kyçe të jetës publike. Ishte gjeneratë më “prodhimtare” në fushën e dijes së Albanologjisë.
Por, s’duhet ta harrojmë Profesorin Idriz Ajetin, njërin nga figurat e shquara të jetës shencore shqiptare. Profesor Idriz Ajeti është e mbetet një fenomen i rrallë i dijes shqiptare. Njeri i tëri me dije. I papërsëritshëm në jetën shkencore. Një dijetar dhe studjues i thellë i dijeve të Albanologjisë. Profesor me dinjitet të rrallë. Njeri e dijetar me plot kuptimin e fjalës. Ai, në vitet 1970 na ligjëronte dhe na afronte dije me librat e tij që ishin atë kohë shkëndija të para e të forta të shkencës së gjuhësisë e kulturës në sonë në përgjithësi. Por, edhe profesorët tjerë shqiptarë punuan me me vetmohim për ditë të reja që vinin pastaj. Edhe ata na lanë vepra të dijes, por na lanë edhe mbresa të thella si krijues të botës shkencore. Të papërsëritshëm kanë qenë profesorët që sot na mungojnë, si janë: Fehmi Agani, (i ndjerë), Mehdi Bardhi (i ndjerë), Hasan Mekuli (i ndjerë), Enver Gjergjeku (i ndjerë), Engjëll Sedaj (i ndjerë), Anton Çetta (i ndjerë), Latif Berisha (i ndjerë), Isak Shema, Gjyltekin Shehu, Isak Bajçinca, Hilmi Agani, Fadil Sylejmani, Rexhepi Ismajli e disa të tjerë. Ishin këto figura të rralla e të shquara të Katedrës së Albanologjisë, të cilët, edhe në kohë të ndera, ata nuk kursyen asgjë nga vetja që të japin krejt atë dije që e posedonin për ne shkollarët studentë. Por, Profesor Idriz Ajeti, na ishte një emër i veçantë i institucionit të Albanologjisë. Ai ka shkëlqyer në Katedrën e Albanologjisë në Universitetin e Prishtinës.
Por, edhe sot po shkëlqen si Njeri e si dijetar. Pse jo? Edhe ish studenti i tij, tash profesor e dr. Bahtiar Kryeziu, i cili, para pak dite, në Manifestim Kulturor, që u mbajt në Gjilan, ku shënohej 100 vjetori i bërjes së shtetit Shqiptar dhe shënohej 95-vjetori i lindjes së Profesor Idriz Ajetit, pat lexuar kumtesën e tij me titull “Lisi i madh – Akademik Idriz Ajeti”. Ky profesor (B. K.) e quajti Profesor Idrizin “Klasiku i gjuhës sonë”. Dhe shtoi: “…sot, për fat të mirë e kemi mes nesh, në fillimin e verës së sivjetme i mbushi plot 95 vjet e me shëndetin që gëzon, besojmë, thellë besojmë se do t’ia kalojë edhe shekullit. Kështu e deshi fati. Kështu e deshëm edhe ne, nxënësit e tij të dikurshëm e të këtillë e deshën dhe e duan, jemi shumë të sigurt, të gjithë ata që e njohin ose kanë lexuar a dëgjuar për profesorin tonë. Ky Lis i Madh, siç po e quajnë me të drejtë disa, “mbiu” më 26 qershor 1917, në një cep të Kosovës Lindore, në Topallën e Medvegjës, në ato tërthore që me shekuj nuk gëzuan të drejtën e tyre të jenë pjesë e Shqipërisë etnike. Mbiu atje për të lëshuar rrënjë të thella në të gjitha trojet e përtej trojeve shqiptare. Andaj, për mua, e besoj se edhe për ju, takimi i sotëm me akademikun tonë, (Profesor Idriz Ajetin) nuk ka se si të mos ketë domethënien e vet, kur dihet se fjala është për një njeri e intelektual të rrallë, i cili, me gjithë krajatat e vështirësitë që e përcollën: edhe si fëmijë, edhe si nxënës, edhe si student, por edhe gjatë punës së tij, diti dhe mundi t’i përballojë ato. Diti dhe mundi t’i mposhtë sfidat e jetës, për t’u ngjitur drejt majave të dijes e të shkencës, atyre majave të cilave ua mësyjnë shumë e ia dalin pak vetë”. Kur u thanë këto fjalë miradije për Lisin e Madh të kulturës shqiptare, sikur Profesor Ajeti e ndjeu vetën se po e “jetonte” jetën jo 95-vjeçare, por për gjysmë të kësaj kohe! E falenderoi nxënësin e tij.
B. Kryeziun. Ishte moment prekës. Nuk munguan edhe duartrokitjet nga të pranishmit. Pse jo? Profesor Idriz Ajeti, edhe sot është abanologu, pas Eqrem Çabejt, i pari dhe më i shquari në gjuhësinë shqiptare tek ne. Për Profesor Idriz Ajetin folën fjalë miradije dr.Gjovalin Shkurtaj e dr.Emil Lafe, profesorë nga Shqipëria. E, pas kësaj “ngjarje”, Profesorin Idriz Ajetin, doli pa hezitim para masës gjilanase, e tha: “Gjilani po e çmon kulturën në përgjithësi. Sot është ky nderim i madh për mua. Ju falemderit…!”
Kjo dalje e tij u prit me duartrokitje të forta e të gjata nga të gjithë të pranishmit. Akademik Idriz Ajeti e nisi ligjëratën për gjuhën standarde dhe vlerat e saj në praktikë. “Shihni, tha, një popull identifikohet me gjuhën, që është vlera e parë e tij. Gjuha është tipari kryesor i një populli. Nuk ka popull që nuk e ka gjuhën e vet. Edhe ne, si popull i lashtë, e kemi gjuhën tonë shqipe standarde, e cila, siç dihet, themelet e saj janë vuar në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972, tash e 40 vjet më parë. Dhe, rrugëtimi gjer te ditët e sotme të kësaj vlere të madhe të kombit, ishte i vështirë e me sakrifica. Por, ia dolëm faqebardhë. Gjuha standarde është gjuhë e të gjithë shqipfolësve, të cilët e kultivojnë dhe e ruajnë me gjelozi si vlerë të shenjtë. Duhet të kemi kujdes në respektimin e gjuhës sonë. Gjuha shqipe standarde i ka ligjet e veta. Ajo vetëm duhet të respektohet dhe admirohet nga të gjithë. Unë jam përpjekur të japi diçka nga vetja për këtë vlerë të madhe të kombit tonë shqiptar. Në këtë aspekt, kam bashkëpunuar me disa emrat të Albanologjisë, si janë: Eqrem Çabejn, Androklli Kostallarin, Shaban Demirajn, Mohir Domin e të tjerë. Gjuhën duhet ta kultivojmë dhe ta ruajmë si sytë e ballit. Gjuha është vlera e një kombi”. Të gjithë shkollarët e tij i uruan shëndet Profesorit Idriz Ajetit, Lisit tonë të Madh të Albanologjisë!.
Akademik Ajeti: Mos e lëshoni Preshevën. ndryshe ajo nuk do të quhet Kosovë Lindore!
Prishtinë , shtator 2015 « Nga koha e «kralit» edhe sot e kesaj dite synimet e Serbise jane ta zabrzin Kosovën Lindore nga shqiptaret, qe programi i tyre i apsrimeve etnike vec po deshmohet me Medvegjë, ka deklaruar për shtyp akademiku ynë nga Medvegja Idriz Ajeti i cili edhe pse në moshën 98 vjeqare është vital dhe vazhdon t’i kotribuoj në Prishtinë gjuhës shqipe dhe kombit tonë.
.
.
Aakdenik nga Medvegja Idriz Ajeti është një emër i mirënjohur jo vetëm në rrethet e atyre që merren me studime albanologjike, po në mbarë botën shqiptare. Ai është një ndër ata dijetarë që veprimtarinë e tyre shkencore nuk e kanë ndarë kurrë nga detyrat qytetare për atdheun dhe popullin e vet dhe që i bëjnë nder kombit shqiptar kudo në botë. Ai edhe pse 98 vjecar jo vetem fjalën por edhe menjen e ka “top” dhe me kenqesi flet per agjencine te lajmeve, por me dhembshmëri flet për zbrazjen e vendit te tij nga shqiptarët i cili tek bashkombasit e tij jep mesazhin: Mos e lëshoni Medvegjën, Luginën… ndryshe ajo pa shqiptare nuk do të quhet Kosovë Lindore !
I pyetur fillimisht për situatën, sidomos lëvizjen e popullatës shqiptare nga trevat e tyre etinike si dhe rreth të ardhmes së Luginës së Preshevës akademik Ajeti fillimisht ka pohuar se «Lugina e Preshvës pa shqiptarë nuk mund të quhet Kosovë Lindore. Ju a nuk po e shifni se Serbia për 2-3 kisha në Kosovë, madje edhe pas kapitulimit ende vazhdon ta quaj Kosovën Serbi ?! Qëllimet e Serbisë në Luginën e Preshevës dikund po i realizon me sukses e dikund po vazhdon. Për Medvegjën do të thoja se situata atje është e mjerushme, sa i përket perspektivës së shqiptarëve në atë komunë, ku dikur ishte e populluar me shumicë shqiptare, ndërsa sot aty dominojnë serbët dhe janë bërë artifialisht shumicë. Në Medvegjë sot mjerisht mbi 80 për qind shqiptarëve e kanë lëshuar vendlindjen për shkaqe tashmë të njohura, por pjesea dërmuese nga dhuna, represioni e kush tjetër nga mos perspektiva, ku Serbia po ju përgatit terrenin duke ju imponuar largimin nga trevat e tyre.
.
.Rreth historiku dhe debimeve teshiptareve nga Lugina e Preshevës, akadamiku shqiptar Idriz Ajeti ne vazhdim ka shpejguar se «qysh nga koha e luftës 1941-‘45, ashtu edhe në kohën e sundimit të Milosheviqit, shqiptarët e komunës së Medvegjës, nga më pak se dhjetë katunde, zunë, herë më pak e herë më shumë, të lëvizin, të luajnë nga vendi stërgjyshor pos në Kosovë sot edhe në drejtime të ndryshme. Fundja edhe shqiptarët, sikur t’mos jenë të diskriminuar apo sikur t’i kishin kushtet sikur serbët në Medvegjë apo Nish sigurisht nuk do ta braktisnin vendin e tyre… Shqipëria jonë, toka jonë është deri në Nish, ketë e kanë thënë dhe vet intelaktualët, historianët serb se ne jemi autokton, kurse serbët ardhacakë..Prandaj, nuk mund të quhet Kosovë Lindore nëse ne Medevegjë apo ne Lugine nuk mbeten shqiptarë. Ju a nuk po e shifni se Serbia për 2-3 kisha në Kosovë, Kosovën edhe pas kapitulimit ende vazhdon ta quaj Serbi ?! Qëllimet e Serbisë në Luginën e Preshevës dikund po i realizon me sukses e dikund po vazhdon. Për Medvegjën do të thoja se situata atje është e mjerushme, sa i përket perspektivës së shqiptarëve në atë komunë, ku dikur ishte e populluar me shumicë shqiptare, ndërsa sot aty dominojnë serbët dhe janë bërë artifialisht shumicë.
Në Medvegjë sot mjerisht mbi 80 për qind shqiptarëve e kanë lëshuar vendlindjen për shkaqe tashmë të njohura, por pjesea dërmuese nga dhuna, represioni e kush tjetër nga mos perspektiva, ku Serbia po ju përgatit terrenin duke ju imponuar largimin nga trevat e tyre. Këtu kisha pasur dëshirë të përkujtoj se, qysh nga koha e luftës 1941-‘45, ashtu edhe në kohën e sundimit të Milosheviqit, shqiptarët e komunës së Medvegjës, nga më pak se dhjetë katunde, zunë, herë më pak e herë më shumë, të lëvizin, të luajnë nga vendi stërgjyshor pos në Kosovë sot edhe në drejtime të ndryshme. Prandaj, mesazhi im do të ishte që mundësisht popullata, sidomos rinia jonë t’mos levizin nga trojet e tyre etnike. Në këtë drejtim mund të kontribuojnë me shumë edhe partitë politike dhe inteletlekualët në Medvegjë dhe në mbarë Luginen e Preshevës.
Rina mund të lëviz për të kërkuar punë apo studiuar, por asesi t’i kthjenë shpindën përgjithmonë vendlidjen dhe t’mos e harrojë atë, të kthehen aty ku kanë lindur ata dhe të parët e tyre. Ne dhe askund nuk ka të drejtë apo mund ta detyrojë dikë t ‘mos levizin nga vendi kur ai eshte i kërcnuar apo ushtrohet dhunë serike mbi ta, sepse ne bile sot që jemi në Kosovë e dimë mire se Serbia të vetmën armë, për spastirme etnike e përdor mjetet e dhunës, provokimet dhe diskirminimin të cilat do të nxisnin shpërnguljet e imponuara sepse askush sot nuk ka dëshirë ta leshojë vendlidjen pa pasur ndonjë hall të madh.
Fundja edhe shqiptarët, sikur t’mos jenë të diskriminuar apo sikur t’i kishin kushtet sikur serbët në Medvegjë apo Nish sigurisht nuk do ta braktisnin vendin e tyre.
Përmbledhja e shkrimeve të personaliteteve dhe autoret u realizua nga STAFI i Redaksisë Medvegja & Tupalla
KOSOVËS LINDORE
( Trojeve shqiptare)
Ah e mjerë Kosove Lindore,
Pse na mbeti kështu pas dore !
A nuk munde me lëviz,
Apo ruajte derën e shtëpisë ?
S`kam ku t`shkoj unë e mjera.
Jam këtu në troje t`vjetra.
Këtu na la Nënë Shqipëria.
Që nga Pellazgët e Dardania.
Nuk kem frikë nga armiku,
Të marrim rrugën e të ikim.
Do qëndrojmë këtu prore.
Në këto toka t`Kosovës Lindore.
Jem tri motra kem lidhë besë.
Bujanovc,Preshevë dhe Medvegjë.
Nuk lëvizim ne nga trojet.
Kështu e jemi ne malësoret.
Në këtë tokë të Dardanisë,
Shqiptarët janë zot i shtëpisë.
Lufta ne nuk na trembi.
Besnik i mbetëm këtij vendi.
Kemi rrënjë të thellë Dardani.
Këtu lindë vetëm djalë shqiptari.
Motrat shqipe në këto troje.
Lindin me zemër të fortë malësore.
Vëlla e motër kur bëhen bashkë.
S`ka armik që mund ti vras.
Nga Medvegja motra MEDITË.
Ka fillua ti hekë kufijtë.
Motra tjetër në Bujanovc,
Është betua në bukë e n`zot.
Nuk do i lëshoi tokat dardane.
Këtu me lindi nëna shqiptare.
Nga Medita në Preshevë.
Jemi tri motra që kem lidhë Besë.
Nuk ka kush t`na lëvizë.
Nga këto toka të Dardanisë.
Do luftojmë me pushkë e laps .
Që tri motrat të jemi bashkë.
Kem dhe motrën e vjetër QAMË.
Atë vetëm nuk e lëmë.
Kemi motrën nga Malësia.
Atje lart tek Plava e Gucia.
Si shqiponjë ajo vështron.
Motrat tjera nuk i harron.
Kur t`bashkohemi të gjitha bashkë.
Me një gjuhë të bisedojmë.
Shqipërinë e Madhe ta formojmë.
Shkup,Prishtinë dhe Tiranë.
Jem të lindur nga një NËNË.
Letër e hapur për opinionin publik Ftesë për të reflektuar para se të bëhet vonë
Zhvillimet e fundit politike në Kosovën Lindore, shqiptarët i kanë vedosur në situatë shumë të vështirë. Bllokada e Kuvendit Komunal të Preshevës përfundimisht e ka dëshmuar se politikbërja në Kosovën Lindore ka mbetur pa kauzë, pa ideal, pa qëllim politik që i shërben avancimit të të drejtave politike të shqiptarëve në këto anë. Aq më tepër, kjo papërgjegjësi politike e subjekteve politike shqiptare në Kosovën Lindore i ndihmon regjimit të Beogradit për të jetësuar programet dalura nga elaboratet me përbmbajtje fashiste deri te rrezikimi i ekzistencës biologjike të shqiptarëve në tokat e tyre autoktone. Subjektet politike shqiptare në Kosovën Lindore nuk jane duke iu kundërvyer me projekte politike konkrete këtyre ndërrmarjeve të regjimit serb. Përkundrazi, ato me papërgjeshmërinë e tyre të poltikbërjes kanë mbetur pa kauzë nacionale në dobi të idealeve kombëtara. Kështu, veprimi politik, për faj të liderëve politik pa vizon të politikës me orientim kombëtarë, po bëhet bashkëfajtorë në diskriminimin e heshtur. Ky diskriminim, permanent po e asgjëson substancialisht qenien e shqiptarit në Kosovën Lindore.
Situata po bëhet e rëndë, e pa shpresë, e pa perspektivë, për shqiptarët e Kosovës Lindore. Shqiptarët po ballafaqohen me kriza të shumta. Nga këto kriza, ndër më të rëndësishmet është ajo e përfaqësimit politik. Se sa janë të papërfaqësuar politikisht shqiptarët, flet situata e krijuar pas zgjedhjeve të fundit, ku është futur në krizë funksionimi normal i Kuvendit Komunal. Kjo krizë si duket edhe një herë do ta coj elektoratin në zgjedhjet e parakohshme. Ky pushtet politik në ikje nuk është cilësuar me punë madhore për avancimin e të drejtave politike nacionale të shqiptarëve. Mungesa e përfaqësimit meritorë politik, paturpësisht i ka harruar kërkesat për realizimin e të drejtave nacionale. Tani, po nëpërkëmben edhe ato pak kompetenca që i ka Kuvendi Komunal, e që realisht do të duhej të shërbenin për interesat e qytetarëve. Është për t’u gjykuar rëndë tregtimi i kuvendarëve. Vlera e këshilltarit komunal është bërë sikur të jeta mall tregu i kontrabanduar. Moralisht është shumë e ulët kur përfaqësimi politik tmerrësisht vendoset në shërbim të interesave të ngushta klanore, nepotiste, të militantëve partiak për përfitim biznesi apo interesi personal. Është për t’u gjykuar rëndë se si pjesë e ketyre pazareve të ndyta janë bërë edhe disa ish ushtarë të UCPMB – së. Këta individ nga kauza e luftës për clirim e bashkim kombëtarë kanë përfunduar ne duart e hijenave gëlltitëse të pushtetit të korruptuar. Ky pushtet i korruptuar me sukses është duke mbijetuar në skenën politikë të Kosovës Lindore, sepse politika shumë komod merret vesh me krimin e organizuar. Organizata e Veteranëve të UCPMB – së duhet reaguar ndaj këtyre individëve që e shpërdorojnë statusin e veteranit të UCPMB – së për qëllime shumë të ulëta dhe meskine ,njiherit OVL-UÇPMB nukë guzon të jen e njianshme apo në shërbim të pushtetit apo doni partie.
Kësaj situate të krizës poltike në Luginë të Preshevës është duke i ndihmuar edhe sjellja e pamoralshme e disa hoxhallarëve pretendent për të qenë liderë fetarë. Këta vazhdimisht flasin në emër të Bashkësive Islame për ta kapur flamurin e bajraktarizmit. E papranueshme është që para hundëve tona po jetësohen politika në emër të fesë për dobësimin e identitetit nacional të shqiptarit musliman, në shërbim të lidhjeve që e forcojnë identitetin islam boshnjak, duke u lidhur me Bashkësinë Islame të Serbisë. Këto veprime të turpshme rëndë po e dëmtojnë forcimin e lidhjeve me Bashkësinë Islame të Kosovës.
Populli shqiptarë i Kosovës Lindore duhet të ndëshkoj me votë të gjitha këto projekte politike antikombëtare. Është koha që të penzionohen liderët politik që me dekada po e pengojnë dinamikën normale të proceseve politike. Duhet të vetëdijesohet ky popull për të zgjedhur përfaqësues politik me ide të shnosha kombëtare, moralisht të përgjegjshëm, intelektualisht të aftë, bashkëpunues me shoqërinë civile, dhe njerëzit e vullnetit të mirë, sakrifikues për cështje madhore, që synim kanë avancimin e të drejtave politike të shqiptarëve në Kosovën Lindore.
Rruga është e trasuar. Nuk fillon sot. Janë bërë përpjekje shekullore për t’u realizuar këto ideale. Është derdhur gjakë për këto troje. Kanë rënë dëshmorë të kombit në histroinë më të re të kombit shqiptarë nga këto troje. Ekzistojnë dokumente politike: Referendumi i vitit `92 të shekullit të kaluar për autonomi territoriale me të drejt bashkangjitje me Kosovën; lufta e armatosur e UCPMB – së me dëshmorët e saj; platofrma e tre Kuvendeve, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje e Këshilltarëve shqiptarë e bazuar në frymën e dy akteve të lartëcekura, mundi dhe sakrifica shpirtërore e materiale e shumë veprimtarëve të cështjes kombëtare etj. Të gjitha këto na detyrojnë që t’i rikthehemi fuqishëm qëllimit madhorë kombëtarë për të krijuar identitet të ri politik, përfaqësues, me platfroma te reja karshi Beogradit dhe imponuese nga shqiptarët e Kosovës Lindore, për Prishtinën e Tiranën.
Vetëm kjo rrugë i jep kuptim organizmit politik në Kosovën Lindore. Akte patriotike që i kontribojnë realizimit të vullnetit politik të shqiptarëve të Kosovës Lindore. Ky vullnet, pastaj ka për t’u materializuar edhe në dobi të përmirësimit të situatës së veshtirë ekonomike. Vetëm kështu krijojmë kushte për mirqenie më të mirë sociale. Në të kundërtën Kosovën Lindore është duke e pritur fati i atyre viseve shqiptare që i i kujtojmë e i vajtojmë si një histori emocionale se dikur ishim aty.
Për këtë pakujdesi tonën do ta na gjykoj historia, populli dhe Zoti.
Nazmi Hajredini, ish – kryetarë i OVL e UCPMB – së.
Veprimtarë i cështjes kombëtare.
Preshevë 28. 06. 2017
Presheva- ka vite qe rrezikohet nga plehrat, eshte shkruar dhe debatuar disa here per kete problem por asnje hap konkret deri tani , perveq premtime ..premtime gjat fushatave zgjedhore..ndersa sot e gjithe kjo zone eshte ne tym e ne flak , tmerr i vertet.
Tupalla e Medvegjes edhe pse eshte ne nje vend pitoresk dhe malor nxenesit e shkolles po vuajn dhe rrezikohen me vite per mungese te ujit .
Qe ndikon drejtperdrejt ne shendetin e tyre bashkme stafin qe punon ne kete shkolle, ne vijim keni deshmi se jan bere hapa per ta sanuar ujin dhe ta kthej ne gjendjen e dikurshme , por e verteta eshte diqka tjeter – Korrupcion , Korrupcion …
Poroblemi ka filluar qe ne vitin 2013
– U kerkuan mjetet nga keshilli i shkolles
– ato u aprovuan nga Komuna ,nje shume 400 000.- dinar (deri sa kerkesa ishte per 500 000.- qe i bie rreth 4000.-€)
– mjetet u pranuan nga keshilli e njiherit me nenshkrimin e tyre u angazhuan qe ti perfundojn punimet.
U bene disa punime te vogla ne hapjen e kanalit dhe blerjen e tubacioneve, ku nje pjese e tyre perfunduan te vet te angazhuarit ne zgjidhjen e problemit
– Sot shkolla e Fshatit Tupalle – Medvegje vazhdon te ngelet pa uj ndersa mjetet shkuan ne tym ashtu siq po shkon tym edhe mbi presheven nga plehrave qe digjen e ndotin tokën , ujin e ajrin ….
Ndersa epidemia po rrezikon banoret deri sa perfaqesuesit tan politik nuk marrin pergjegejsi morale sepse ligjore as qe pritet , ata nuk rrezikohen deri sa jan servil te nje pushteti qendror qe punon dhe vepron me shekuj vetem e vetem qe te na veshtrisojn jeten dhe ti leshojm shtepit tona ashtu siq i larguan te paret tone ne vendbanimet e dikurshme.
Apeli dhe vemendja shkon tek te gjithe njerzit e vullnetit te mire qe duan te ndihemojn sa do pak ne zgjidhjen e njerit nga problemet e shumeta qe sot kan nxenesat e shkolles fillore ne Tupalle te Medvegjes .
Ne vazhdim keni disa deshmi per mungesen e ujit ne shkollen e Fshatit Tupalle-Medvegje
Problemi eshte ngrit edhe nga mediume te tjera qe nuk i kontrollon pushteti lokal
ketu ka nje fature per justifikimin e parave !! te shpenzuara por jo te gjitha !!
Konfirmimi per media nga komuna per shumen qe eshte paguar ne vitin 2013
Mediat qe kan ndihmuar ne zbulimin e rastit jan DANAS _ Presheva com
Shumica e mësimdhënësve të cilëtu mbajnë mësim nxënësve në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë të Medvegjës, kanë të kryer vetëm shkollën e mesme. Përveç kësaj mësimi bëhet në kushte të rënda johigjienike.
*Nuk kemi kushte as për të kryer nevojën personale, thotë Fadil Mustafa për gazetën Danas, transmeton presheva.com.
Shkolla fillore “Zenel Hajdini”, në komunën e Medvegjës, në fshatin Tupallë, ku jetojnë banorë me kombësi shqiptare, qe 9 vjet nuk kanë fare ujë dhe as tualete. Kushtet ku nxënësit përcjellin mësimet, janë kushte shumë të rënda johigjienike.
Siç na tha për gazetën tonë arsimtari i kësaj shkolle Fadil Mustafa, “Këso lloj kushte nuk ekzistojnë askund në botë”.
-Nga viti 2008 nuk kemi ujë në shkollë. Për 1 maj, pas 9 viteve, është sjell një cisternë, e cila qëndroj aty deri sa u harxhua. Tani jemi përsëri pa ujë – tregon Fadil Mustafa.
Sipas fjalëve të tij, pushteti lokal nuk kujdeset aspak dhe fare nuk e qanë kokën në thirrjet tona të shumta për këtë.
“Nuk kemi kushte të shkojmë në tualet. Ajo që tek ne është vend për të kryer nevojën nuk besoj që ekziston diku në botë. Nëse kemi nevojë ti përdorim tualetet na duhet të shkojmë në shtëpitë tona. Ndërsa ata që nuk i kanë shtëpitë afër, që nuk jetojnë afër shkollës, çfarë të bëjnë », vazhdon Fadil Mustafa për gazetën tonë.
Ai tregon gjithashtu se në shkollë ka rreth 20 mësimdhënës, dhe se vetëm 4 prej tyre janë të kualifikuar.
“Vetëm katër arsimtarë jemi të kualifikuar, të tjerët punojnë me shkollë të mesme, ashtu i mësojnë nxënësit », tregon Mustafa. Bashkëbiseduesi jonë e potencon gjithashtu faktin që shkolla nuk ka drejtor që nga viti 2009 dhe se është ushtruesi i detyrës që kryen këtë funksion.
– Në këtë mënyrë ne jemi të bllokuar. Momentalisht drejtorit i ka kaluar mandati i ushtruesit të detyrës qe dy muaj. Në një kohë edhe unë e kam qenë ushtrues detyre i drejtorit. Gjatë kësaj kohe kam shkuar në Komunë dhe jam ankuar, por nuk ka pasë asnjë efekt – tregon Mustafa.
Në fund, Mustafa na thotë se qeveria lokale punon me urdhërat e Qeverisë së Serbisë dhe nuk ka ndonjë shenjë pozitive që në një të ardhme të afërt kushtet për nxënësit e kësaj shkolle do të përmirësohen.
Kryetar i Komunës së Medvegjës është Nebojsha Arsiqi nga Partia Përparimtare serbe (SNS). Në shkurt të këtij viti shef i i trupit koordinues për jugun e Serbisë Zoran Stankoviq deklaroi që buxheti i tërësishëm për tri Komunat në jug të Serbisë për vitin 2017 do të jetë 261 milion dinarë (2.1 milion euro). “Buxheti është rritur për 5,2 milion dinarë (42 000 €), dhe në këtëbuxhet nuk hynë mjetet tjera shtesë të cilat i jep trupi koordinues për këto tre Komuna siç janë mjete në formë burse (dikund 415 bursa), furnizimet falas për shkolla si dhe subvencione tjera të ndryshme“, tregoi Stankoviq, duke shtuar se 96 përqind i buxhetit të vitit të kaluar është realizuar sipas planit. Kryetari i Komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq në të njëjtën kohë është shprehur se pritet që paratë në vitet e ardhshme të shpërndahen sipas disa kritereve që do të krijohen në një të ardhme të afërt.
Ministria jokompetente
“Ministria e Arsimit, me ligj, nuk është kompetente për mirëmbajtjen dhe investimet në shkollat fillore.Kjo është përgjegjësi e autoriteteve lokale.”
Përktheu nga serbishtja
Kushtrim Jakupi
Votoni Vetëvendosjen për një perspektivë ekonomike,dhe politike më Evropën!
Shkruan Luan –Asllan Dibrani
Te dashur zonja dhe zotërinj ,qytetarë dhe mërgimtarë, çka do që te bëni, kudo qe të jeni dhe nga cilido vend qe vini është e drejtë e juaja e pakontestueshme dhe e pacenueshme të votoni për atë që ju mendoni, qe ia vlen por, 35 është numri juaj që duhet votuar kësaj here . Është shume lehtë vetëm ktheni memorien tuaj të kujtesës nga dita e parë e çlirimit te Kosovës nga kanibalët ,abuzuesit , kriminelet , zhvatësit dhe organizatoret e kapjes se shtetit ,vota e juaj do ta gjej vendin tek LVV! Prognozoni dhe epni një opinion tuajin se çka bënë këta ish pushtetar për shtetin e Kosovës për këto 18 vite?! Mendoni mirë dhe e shihni qe me votën për VV-jen , do ti kontribuoni një ndryshimi radikal për të mirën e popullit tonë.
Kandidat për kryeministër janë që të tre ,por me i miri është Albin Kurti , që meriton votën tuaj për ta qeverisur vendin për 4 vitet e ardhshme!
Do ti kontribuoni zhvillimit ekonomik,kulturës ,artit ,shkencës dhe ngritjes se standardit familjar. Ju jeni ata qe përmes votës së juaj përmes LVV, do ti ktheni nderin kombit shqiptar dhe ta radhitni popullin shqiptar në familjen e madhe te Evropës. Pa marr parasysh se cilës parti I takoni, çfarë besimi dhe religjioni i takoni apo besoni, Kosova, ka nevojë për votën tuaj dhe besimin tuaj do ta shpërblejnë, duke u bërë shërbëtorë te popullit për mirëqenien ,atdhedashurinë , edukimin dhe lirimit të këtij populli nga një lloj burgu famëkeq nga përzgjedhja e gabuar paraprake!!! Ndihmone ta ndërtojmë dhe çlirojmë Kosovën nga një “Kosovë fantazmë e pavarur”
-Ne e kemi përcjell fushatën elektorale ,debate në mediat kosovare, po vërehet një fushatë shume agresive,prej te gjitha grupeve në drejtim te Lëvizjes Vetëvendosje. Te gjithë Subjektet,po i largohen debatit me këtë force politike , nga rreshtimi i fatkeqësive qe i sollën këtij populli me radhë për vite te tëra.
LVV, fushatën e zhvilloj në formë dinjitoze me bindje të fuqishme kundër rivalëve të vet dhe kundërshtarëve të tyre që me forcë u vranë ,përgjakën u burgosen dhe u injoruan me te gjitha mekanizmat e një shteti kriminal të ndihmuar nga subjekte të huaja deri në degradimin e qytetarit dhe humbjes së shpresës për një jetë normale ne një “Kosovë fantazmë të pavarur”
Kryeministri i propozuar Ramush Haradinaj,përkundër imazhit të madh qe pati , si ish i burgosur politik , luftëtar, hero i gjallë, dëshmor për ta ruajtur reputacionin e UÇK-ës,me rastin e koalicionit me PDK-në dhe Nismën, humbi vlerat gjatë fushatës nga e cila përfitoj LVV ne këtë rast. Shumë simpatizant dhe bashkëveprimtar te kësaj force të Ramush _Haradinajt dhe Nismës për shkak te kësaj martese me PDK-në, LVV e bënë partine ma të fuqishme dhe përkundër LDK,AKR dhe një partie Alternativa të dy personave Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit ,qe asnjëherë nuk dhanë dëshmi se janë me ndonjë koncept te ndërtimit te shtetit si prioritare qe ishte qeverisja e Isa Mustafës me shume vite. Vetëvendosja ka synim te ndërrimit te kursit politik të diktuar nga Beogradi nga te dëgjuarit e qeverive paraprake te Kosovës,duke i dhënë prioritet dy miqve ma te mëdhenj SHBA-së dhe Gjermanisë!
Vetëvendosja ishte e prangosur deri me tash nga partitë e lartshënuar ku shihet se kanë synim te ndërrimit te kursit politik të diktuar nga Beogradi nga te dëgjuarit e qeverive paraprake të Kosovës. LVV është duke i dhënë prioritet dy miqve ma te mëdhenj SHBA-së dhe Gjermanisë, duke premtuar po ashtu se do t’i ruaj miqësitë në mënyrë të veçantë me këto dy shtete edhe historikisht qe ndikuan në pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës. Rinia perspektivën e ka me qeverisjen e Vetëvendosjes dhe angazhohet që të kemi 50 për qind ne politike edhe duke e barazuar edhe emancipuar gruan shqiptare.
LVV do ti privilegjoj të rinjtë tanë të mos ikin nga ky shtet, duke mos e parë perspektivën,i garanton një arsim siguri pune dhe një të ardhme të sigurt,me një ekonomi ndryshe .Merrene me mend vetëm me bllokimin e prodhimeve ushqimore nga Serbia sa vendet e punës ,sa fabrikat dhe prodhimet cilësore do të dalin dhe prodhohen në Kosovë nëse shkojmë sipas programe të LVV.
Medalje të veçantë, LVV për ta votuar ka se do të angazhohet që në ulëset e Kuvendit të kemi 50 për qind burra dhe 50 për qind gra d.m.th ky synim përshkallëzon barazinë edhe emancipimin e gruas shqiptare.
Për ta votuar LVV është se “Si prioritet kryesor kanë të sundojë më në fund rendi dhe ligji në këtë shtet. Të gjithë dimë se si qëndron situata deri më tani ne barazi sociale, edhe për grupe e kategori të veçanta edhe deri të individi. Vetëvendosjes me rastin e qeverisjes në Prishtine ndryshoj qytetin, sikurse Edi Rama Tiranën nga kotecet dhe kasollet e Sahih Berishës në qendrën e Tiranës!!!
Përkrahne dhe votone LVV, sepse “Me Qeverinë e Vetëvendosjes Prokuroria nuk do t’ua ndriçojë rrugën hajnave,nuk do ti lejoj të lirë vrasësit, nuk do ta degradojnë para bote qytetarin e vet ,por do të sundoj ligji, shpresa, harmonia dhe siguria. Një krahasim i vogël Prishtina me qeverisjen e Lëvizjes pësoj ndryshime të mëdha në të mirë që e ndaloj ndërtimin e egër pa plane ,pa infrastrukturë dhe perspektive sikurse Tirana qe ishte dikur e shëmtuar nga Salih Berisha,qe në parqet dhe lulishtet e Tiranës lejoj te ndërtohen edhe kasolle të mbuluara me teneqe,llamarine , dërrasa ,qilima najlona etj!?:
Me marrjen e Edi Rames, si kryetar Tirane e ndryshoj dhe i dha një pamje të një qyteti evropian .Qytetar të nderua këtë qe e them keni dëshmi dhe vet jeni spektator se çka u bë me disa lagje të Prishtinës në menaxhimin e Isa Mustafes, qe as drite dielli, as hëne nuk shohin për shembull në lagjen të banesat e arabëve,tmerr, trishtim dhe abuzim me arkitekturën kosovare!?.Këtë e ndërpreu Shpend Ahmeti sikurse Edi Rama në Tiranë n mbetet ti përgëzojmë njerëzit e mëdhenj me vizion e te kohës… Nëse duani sovranitetin e i tokës dhe qiellit te Atdheut tonë bashkoju Lëvizjes !
Nese duani sovranitetin e i tokës dhe qiellit te Atdheut tonë bashkoju Lëvizjes !Ju e mbrojtët dhe e bekuat këtë tokë për mos tu falur e shitur me rastin demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Askush nuk ka të drejte,qe në ju të bëjë presion dhe diktat në adresimin e votës se juaj . Kjo zgjedhje ju takon vetëm ju,ne kohën qe vjen,për katër vite. Ju do të përballeni me te mirat dhe te këqijat,qe do t’ju përcjellin prandaj te jeni vigjilent se ku po e hedhni votën tuaj…
Disa politikaj nga PDK dhe LDK ende janë ne gjumë , e përmendin molotovin,gazin lotsjellës dh e rezistencën e Lëvizjes, por mos të ishte ai molotov dhe këto veprime të LVV, Serbinë e kishe sot midis Prishtinës!
Anarkia sot është në çdo hap, në të gjitha lokalet pihet duhani, veturat janë pa kontrollim teknik, gjykatësit janë të korruptuar, policia e korruptuar, lejet blihen, askush nuk i dinë rregullat e komunikacionit, as policët dhe ata të parët e thyejnë ligjin. Diplomat nga mekaniku deri në doktoraturë, sot blihen me pare prandaj përmes votës se juaj të dashur qytetar mund ti varrosim këto fenomene dhe të meta në shoqërinë kosovare, duke synuar për një Kosovë moderne të zhvilluar dhe me një perspektivë ekonomike,dhe politike me Evropën!
Mërgata shqiptare e injoruar nga qeveritë paraprake,do ta gjejë vendin në qeverisjen e Vetëvendosjes!
Te dashur mërgimtar përkundër presionit që ushtruam, nuk u gjendën mundësitë që mërgata të ketë të drejtë kushtetuese në vendet ku jetojnë për regjistrim as për votim duke e humbur me qindra e mijëra të drejtën e votimit përmes abuzimeve ,por edhe me humbjen e shtetësisë se Kosovës,prandaj këto të meta të qeverive paraprake,do ti rregulloj Lëvizja, duke i dhen prioritet në te gjitha fushat qe edhe mërgata të jetë pjesë e trungut kombëtar me te gjitha atributet ekonomik e kulturore dhe politike qe së fundi kanë zen vende në parlamentet e Evropës.
Përjashtimi,anashkalimi, fyerja që ju bë diasporës kësaj radhe na detyron të mendojmë për një platformë politike, që diasporën në zgjedhjet e ardhshme ta drejtojmë në pjesëmarrjen ne zgjedhjet parlamentare si forcë të organizuar garuese. Për një organizim te tillë posedojmë fuqinë intelektuale, politike, diplomatike dhe gjithëpërfshirëse.
11 qershori është nesër . vota e juaj është e domosdoshme për mirëqenien tuaj dhe për ardhmërinë e vendit.
Ta falënderojmë Zotin e Madh, në radhë të parë, dhe bijat e bijtë më të mirë të Kombit, që punuan dhe që luftuan për çlirimin e vendit, ku në fund rrokën edhe armët, duke u radhitur në radhët e UÇK –së, e që pushka e tyre bëri jehonë në mbarë botën,por përmes votës për Lëvizjen do ti demaskoni komandantet fantazma qe me interesat e tyre u përpoqën ta degradojnë UÇK-në ,deri ne atë masë që ti japin epitet terrorist me ndihmën e Serbisë edhe të shpallet edhe si ushtri e terrorit duke e mbuluar gjenocidin serb në Kosove!.
Te nderuar qytetar ,mërgimtar dhe njerëz me të drejtë vote për ta nderuar dhe falënderuar aleancën e shteteve perëndimore dhe aleatët e Aleancës Veriatlantike – NATO, në krye me SHBA-në,ndihmone Lëvizjen qe me një politikë të sajnë ka si synim ta bëjmë një shtet te përbashkët shqiptar , që me pa të drejtë na copëtuan armiqtë e sekujve, prandaj votoe LVV, për ta përmirësuar atë padrejtësi historike ndaj kombit tonë??? Përmes hedhjes se votës LVV, e godasim Serbinë qe , asnjëherë dhe kurrë nuk do të na lërë të qetë ne tokat tona!
Ta kujtojmë se korrupsioni është në nivel shumë të lartë, ku si pasojë, ekonomia e Kosovës është shkatërruar edhe pse Kosova njihet për një popullatë të moshës së re, vitale, inteligjente dhe shumë e aftë për punë me LVV do të jetë fitimtare.
-Përmes votës se juaj Shëndetësia në Kosovën, tonë të dashur është në gjendje të mjerueshme, arsimi është në nivel shumë të ulët, drejtësia e Kosovës, në varësi të ekzekutivit me shpresat e humbur të qytetarëve, se ndonjëherë do të bëhet mirë,do ti ktheni imazhin dhe perspektiven vendit tuaj.
Jemi një ndër vendet më të izoluara në Evropë me gazetari të kapur, e sulmuar, shantazhuar dhe e manipuluar dhe kontrolluar me një siguri të rrezikuar prandaj vëni re se kujt po i jepni votën!?. Premtimet e punësimit dhe hapja e vendeve të punës nga qeveria paraprake për 250.000 persona, rezultojë me ikjen e popullatës nga Kosova po me këtë shifër!”No COMENT”
-Mos harroni se premtimet e punësimit dhe hapja e vendeve të punës për 250.000 persona, rezultojë me një bilance të ngjashëm ikje e popullatës në mërgim posaçërisht ikja e personave të shkolluar të profesioneve të ndryshme!!!
Të nderuar qytetarë me të drejt vote rikujtone gjendjen e bujqësisë pa perspektivë,qytetarët, pa sigurime shëndetësore,familjet pa shtesa fëmijësh,njerëzit në nevojë dhe invalidët e luftës së fundit,janë në mjerim,të pagjeturit që nga lufta e fundit,industria e lënë pas dore, rreziku nga humbja e territoreve,turizmi jo funksional,hekurudhat e Kosovës jo funksionale,një infrastrukturë e lodhur ,energjia elektrike jo e kënaqshme, me rrjete të shkatërruara dhe me reduktime të energjisë elektrike me ambientet e shkatërruara ekologjike, si pasojë e kësaj përhapen sëmundje të rënda,me lumenj të ndotur,pyje të prera, të djegura, prandaj për ti përmirësuar dhe luftuar këto të meta në shoqërinë tonë drejtoni votat tuaja në kutit e Vetëvendosjes, për ngritjen e ekonomisë dhe në mirëqenien e qytetarit, që i hapin rrugë investimeve, pjesëtarëve të diasporës, apo edhe të tjerëve. Vota e juaj për Lëvizjen do të jet përshpejtimi i heqjen së vizave, qytetarëve të Kosovës,me qellim qe përmes votës se juaj do të fiton vetëm Kosova dhe shqiptarët!”Shpresë për një fillim të ri”.
Me votën tuaj do të fuqizohet edhe Medvegja-Gjilani-Kumanova e Presheva
Të gjitha votuesit ku do që jan me banim me të drejtë vote nga Gjilani dhe Komunat e Anamoravës do të duhej votuar dhe mbështetur në radhë të parë kandidatët nga Komuna dhe Rajonit që i përkasin. Po ashtu, të gjithë qytetarët me të drejtë vote që jan të ardhur nga tri komunat do të duhej votuar dhe mbështetur në radhë të parë kandidatët që garojn nga kjo pjesë.
Zgjedhjet që do të mbahen më 11 qershor në fundë të kësaj jave për legjislaturën e gjashtë jan një mundësi dhe një shans që duke mbështetur kandidatën për deputet do të mbështesim Gjilanin, do ta fuqizojm Anamoravën dhe direkt e indirekt është një përkrahje për Krahinën shqiptare që përfshin komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe zonën Kumanovë Likovë. Duke votuar kandidatën nga Gjilani e Anamorava do ta mbështesim vetën tonë. Ne jemi Rajoni që më së shumti kemi nevoj për investime dhe përfaqësim në pozita kyqe në nivelin qendror,sepse jemi trekëndësh kufitar-strategjik i interesit Ekonomik dhe Kombëtarë, kjo legjislaturë do të duhej, dhënë zgjidhje për të:
· Përfunduar Autostradën që lidh Gjilanin e Anamoravën me Prishtinë, Detin Adriatikë Shqiptarë, por edhe duke rregulluar infrastrukturën rrugore që lidhë Gjilanin me Preshevë, Kamenicë, Bujanoc,Viti, Novobërdë, Medvegjë etj,
· Filluar funksionuari Zona Ekonomike,miratimin e infrastruktës ligjore lidhur me bashkëpunimin në binjakëzim, vllazërim e miqësim dhe bashkëpunimi ndërkufitarë dhe investime në partneritet , në projekte dhe program të BE-së të IPA-s,
· Zgjidhur njëher e përgjithmon problemi i Lumit Mirusha,ujrave të zeza,Lumit Morava etj,
· Funksionalizuar rruga Gjilan-Kumanovë përmesë Zhegrës dhe plotësuar me shërbime spitalin Regjional në Gjilan,
· Universitetin publik ,,Kadri Zeka’’, të hapë drejtime të reja duke përmbushur nevojat jo vetëm të Gjilanit e Anamoravës por edhe Rajonit Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë e zonën Kumanovë e Likovë si dhe ndërtimi i kampusit Universitarë dhe bibliotekës Rajonale. Duke u fuqizuara kandidatën nga ky Rajon do të jemi afër realizimit dhe konkretizimit të projekteve që u cekën më lartë dhe shumë investimeve tjera
Unë jam i pavarur pasi nuk jam anëtarë apo strukturë i asnjë subjekti politik,prandaj mora guximin të shkruaj dhe të bëjë një apel publik që të mbështesim kandidatët e Komunave dhe Rajonit ton.Fuqizimi i Komunës së Gjilanit dhe Rajonit ton është më se i domosdoshëm, por jo i pamundur. Duke votuar më 11 qershor kandidatët nga Gjilani e Anamorava do të kemi investime e projekte në interes të trekëndëshit kufitar të tri Rajoneve. Pasi t’i mbështesim të gjithë ne bashkarisht do të duhej kërkuar llogari për projekte, investime dhe përfaqësime tjera.
Shkruan: Refik HASANI , 06 Qershor 2017
Autori është i diplomuar në Master Shkencor, ka shtruar e trajtuar dhjetra vështrime në debate, tryeza e punime në konferenca për Anamoravën dhe trekëndëshin kufitarë Gjilan-Kumanovë-Preshevë.
Te dielen, me date 04.06.2017, duke filluar ne ora 17:00, ne sallen e kultures ne Fushe Kosove do te mbahet promovimi i kandidateve per deputet nga Levizja VETEVENDOSJE! ne Parlamentin e Kosoves.
Pas perfundimit te ketij takimi do te mbahet edhe nje takim tjeter ne Fushe Kosove qe do te filloje ne ora 19:00, ne lokalet e Imer Abazit. Ky lokal eshte afer « BAO MARKETIT. » I ftojme te gjithe te interesuarit qe te marrin pjese ne keto takime ne menyre qe qytetaret te njoftohen me programin e Levizjes VETEVENDOSJE!
MYSAFIR TE KETIJ TAKIMI DO TE JENE EDHE UDHEHEQES POLITIK NGA MEDVEGJA, BASHKEVENDAS TANE NGA DIASPORA, SI DHE HALIM HYSENI INTELEKTUAL DHE VEPRIMTAR SHUMEVJEÇAR.
shkruan
Ajet Duli
Stafi i REDAKSISË Medvegja fton të gjithe lexuesit e bashkevendasit me te drejte vote qe te dalin ne votime me 11.06.2017, çdo votë në kutin e duhur rrit shpresë per te dal nga kjo suituatë e viteve te fundit.
Çfarë do të ndryshoj për Serbët dhe fqinjët Presidenti i Serbisë z.Vuçiç!?
Mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në Serbi dje është pritur nga shumë qarqe jo vetëm në hapsirat ish-Jugosllave e Ballkan por edhe më gjërë. z.Aleksandar Vuçiç, një ish-Sekretar i Partisë Radikale të Serbisë me von krijoi Partinë Përparimtare të Serbisë duke marrë postin dy herë radhazi Kryministër i Serbisë dhe si parti më e votuar në dy parë zgjedhje është një lider që është dy rritur furishëm në fuqi të votava të marra.
Tani sipas të gjitha gjasave që në ruandin e parë do të jetë President i Serbisë. z.Vuçiç, për një mandatë do të jetë president shumë i votuar dhe do të mbahet mendë që si ish-ministër që ishte gjatë bombardimeve të NATO-së në Serbi.Vetë kalimi nga pozita e Kryemnistrit, futja në garë për presidentë dhe fitorja që në ruandin e parë fletë për një fuqi. Por, këtij rezultati do të hapen shume pytje: Si kush do të zëvendësoj në pozitën e Kryeministrit. Befasi e këtyre zgjedhjeve ishte kandidati i dytë nga z.Sasha Jankoviq, një ish-Avokati i Popullit, dhe debakli për kandidatin për president Radikalin z.Vojisllav Sheshel. Nga këto është pritur shumë më shumë nga diplomati z.Vuk Jeremiq, që është ranguar shumë dobët.
Presidenti Serbisë z.Vuçiç, çfarë do të sjellë për Serbët në Serbi,në krijimin urave të reja të fqinjësisë së mirë, apo do të rifilloj një kthim mbrapa në tentimin që Serbia me politikën e vetë të tentoj të dominoj mbi ish-Republikat Jugosllave tani shtete të pavarura dhe sovrane. Nga Presidenti do të varet shumë edhe pse sipas kushtetutës në fuqi nuk ka ndonjë komptenc të madhe, por si Parti Përparimtare e Serbisë ka fuqi në Parlament të Serbisë. Presidenti z.Vuçiç, çfarë do të sjellë, do të afrohet me Federatën Ruse apo me BE-në.Unë në tri vazhdime kam shkruar që Serbia është në mesë të BE-së edhe Rusisë, sigurisht do të vazhdon kështu se më së miri do të përfiton nga dy palët.Me Presidentin z.Vuçiç, a do të ndryshoj diskursi politik në Serbi në raportet me ne shqiptarët veçmas me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë që ende figuron Kosova.
Ajo që është me rëndësi për opinionin e gjërë jo vetëm shqiptarë a është pikërisht ky Presidentë që do të fillon një kapitull të ri në raportë që të njoh Republikën e Kosovës dhe që përfundimisht do të bëhet ndërperja e luftës jo e shpallur në mesë të dy popujve më të mëdhenjë në këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës që jan Shqiptarët dhe Serbët.Presidenti z.Vuçiç,do të jetë më i fuqishëm deri më tani, mendoj që e ka shkallën më të lartë të fuqisë politike .
A do fillon rrugës së ish-kryeministrit të vrarë të Serbisë dhe ish-liderit të Partisë Demokratike, Zoran Gjingjiq. Në kohën që po jetojm kur ka shumë përplasje në mes të Rusisë dhe SHBA-s, në Serbi keni shumë forca të Rusisë, kur mekanizmat dhe instancat e BE-së kan telashen më të madhe. Në kohënkur Bosnjë Hercegovina ka shumë vështërsi të funksionon, në kohën kur Maqedonisi, është pikë pyteje e msdhe të ekzistimit të këtij shteti,në kohën kur Malit i Zi, pati një grushtë shtetë. Çfarë do të sjellë për Serbët dhe fqinjët, Presidenti Serbisë Vuçiç,të gjitha këto dhe pyetje tjera do të jep përgjigje vëtëm koha nëpër të cilën do të kalohet.
Për zgjedhjet Presidenciale në Serbi, asnjë motiv për shqiptarët në Medvegjë Bujanoc dhe Preshevë
Paralajmërimi se zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen në muajin tjetër më 2 prill,prandaj shqiptarët e krahinës që përfshin komunën e Medvegjës,Bujanoci dhe Preshevës jo që nuk do të duhej t’i përgjigjen kësaj pjesëmarrje pa nuk kan asnjë motiv për këto zgjedhje.
Në një Rajon ku shumica jan të banuar si një kolektivitet dhe Serbia vazhdon t’i diskriminon në të gjitha kuptimet, si mundë të dalin në këto zgjedhje.
Edhe subjektet politike që veprojn në këtë krahinë do të duhej të mos i përgjegjen daljes në këto zgjedhje.Të gjithë presidentët që nga vitet 90-ta asgjë nuk kan ndërmarrë në të mirë të ruajtjes së drejtave të njeriut dhe atij kolektiv për shqiptarët në Medvegjë Bujanoc dhe Preshevë prandaj edhe nuk do të duhejt të ken asnjë motiv për këto zgjedhje. Mbajtja dhe organizimi i zgjedhjeve për president të Serbisë edhe në Kosovë nuk do të duhej lejuar