Ka vdekur shkrimtari nga Tupalla

NJOFTIM sot më 05.07.2019 ka ndërruar jetë
Ramiz KADRIU nga Tupalla e Medvegjes
i ndjeri mësuesi Ramiz ishte i njohur edhe si shkrimtar e aktivist i dalluar për Medvegjën.Varrimi i të ndjerit bëhet
me datë 6 Korrik,në orën 13:00, në varrezat e Fushë Kosovës.
Ngushëllime për familjen KADRIU nga Tupalla e Medvegjes

Ramiz Kadriu, i lindur më,03.04.1952, në Tupallë-Medvegjë.
Ramizi msimet e shkolles fillore i ndoqi në Tupallë të Medvegjës e Banjë të Siarinës,kurse Normalen dhe Akademinë Pedagogjike i kreu ne Gjilan nga viti1974 punojë në shkollën fillore “Zenel Hajdini » në Tupallë si arsimtar i msimit klasor.
Nga vitii 1986-1989 ishte nënkryetar i Kuvendit të komunës së Medvegjës, për t’u kthyer prapë në Tupallë,me punën e mësusisë. Pastaj në Banjë të Siarinës .
Që nga viti 1999 …merret edhe me shkrime për fëmij e të rritur merret me vjeljen dhe kultivimin e folklorit popullor të Medvegjës.
.
Disa fjalë kush ishte i ndjeri Ramiz KADRIU
Medvegja mbeti edhe pa nje Medvegjas te mire e te madh, pa mesimedhenesin shembellor, pa shkrimtarin, publicistin dhe ish- udheheqesin e madh,

NGUSHELLIME Familjes Kadriu, Medvegjasve ku do qe jane, nxenesve dhe kolegeve te dikurshem, shokeve dhe miqve te shumte dhe te gjithe atyre qe e kane njohur dhe respektuar kete NJERI te paperseritshem.

Une humba edhe kusheririn edhe shokun e mikun e madh- NJERIUN e shtrenjte, njeriun e letrave, qendresave dhe veprave te medha.

RAMIZI shkoi, por kujtimi dhe veprat e TIJ mbesin ne perjetesi.Nxenesit e Tij do t’a kujtojne per mesimedhenes qe punen e kryente me profesionalizem, perkushtim te madh dhe ndere. (Per kete edhe u nderua me Titullin: “Mesuesi me i mire ne Prishtine e Kosove”).

Por, Ramizin do t’a kujtojme edhe per shume vepra tjera madheshtore: si Poet e Shkrimtar, por edhe si Nenkryetar te Komunes qe ishte ne krye te detyres per elektrifikimin e 21. fshatrave te Medvegjes, mes tyre edhe: Svirca, Rama Baja e Baja e Vjeter,Gerbaci, Svirca, Lapashtica, Gjylekreshte, Siarina e Kapiti.

Ramizin nuk do t’a harron as SHKA e Gjilanit, ku ishte nje nder instrumentalistet me te mire vite me rradhe.

U prehshe ne paqe dhe I perjetshem qofte kujtimi per TY, RAMIZ KADRIU.
Ketë e thot bashkëvendasi ynë Ruhan MUSTAFA

Dikur e quanim të gjithë mësuesi Ramiz e me vonë shkrimtar i dalluar që botoj disa libra .
-Vendlindja në mua, 1994
-Vallja e zemrës sime, Prishtinë,1995
-Ora e bjeshkës, Prishtinë, 1995
-Lule bora, Prishtinë,1996
-Këngë dasme nga Jabllanica e Epërme e Medvegjës, Gjilan,1998
-Ku na mbetën trojet tona l,Prishtinë,2000
-Ku na mbetën trojet tona ll,Prishtinë,2000
-Këngë dasme dhe këngë djepi të trevës së Medvegjës, Gjilan,2001
-Toka jonë, Prishtinë,2003
-Shtigjeve të diturisë, Prishtinë,2004
-Aromë e freski,Prishtinë,2005
-Përsëri me nxënësit e klasës 16,Prishtinë,2006
-Në rrugën e fundit, Prishtinë,2007
-O ti zog këngëtar, Prishtinë,2013
-Pleqtë e Medvegjës, Prishtinë, 2013
-Veshje nusërie nga Medvegja, Prishtinë,2014
-Një jetë e tëra në shërbim të yllkave e të fatosave,Prishtinë,2014
-Nënëloket tona nga Medvegja, 2014
-Anamedvegja në fotografi, Prishtinë,2014
-Shtegtim drejt shkollës dhe dijes, Prishtinë,2015

E kujton Stafi i Redaksisë Tupalla & Medvegja

Na ndiqniFacebook

Bëhuni fans REDAKSISË Medvegja
Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë

Share