Interviste per zgjedhjet ne Lugine

1.A duhet te depolizohet KKSH dhe te sherbej si udhrrefyes partive politike qe te bashkohen me njera tjetren ne mbrojtje te te drejtave te shqiptarëve ne serbi pran Këshillit Kombëtar Shqiptar me nje platforme te perbashket.
Baki Rexhepi – Së pari ju falënderoj për intervistën dhe uroj që kjo faqe interneti të ketë për synim informimin objektiv të qytetarëve dhe shmangien nga të ashtuquajturat “fake neës”, të cilat janë në funksion të së keçes së përgjithshme sidomos ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Siç dihet Këshilli Nacional Shqiptarë është një organ përfaqësues i pakicës shqiptare që administrohet nga Republika e Serbisë dhe është formuar në bazë të Ligjit për pakicat nacionale në Serbi, kompetencë ligjore e të cilit janë katër sferat jetike të një bashkësie etnike, arsimi, kultura, informimi dhe përdorimi i shkrimit dhe gjuhës së pakicës kombëtare. Shqiptarët në Serbi janë pakica kombëtare e fundit që themeloi Këshillin Nacional, ndërsa debatohej për më se dhjetë vite me radhë forma se si do të formohej ky institucion. Pas “lodhjes” nga ky debat në fund u arrit ujdia që partitë politike shqiptare të jenë edhe “kumbar” të themelimit të këtij institucioni. Në mandatin e parë, përveç asamblistëve të Kuvendit, nëpër komisione profesionale u përfshinë edhe një numër i konsiderueshmi i profesionistëve që nuk janë anëtarë partish, por kompetencë vendosje kishte Kuvendi dhe anëtarët e tij. Me kohë edhe Qeveria e Serbisë, për shkak të qëndrimeve të KNSH-së , filloi të “zbeh” përkrahjen e obligueshme materiale si masë hakmarrjeje. Ndërkohë që Serbia “zhveshi” një sërë kompetencash të Këshillave Nacionale, si më të rëndësishme konsideroi mundësinë e themelimit të institucioneve përkatëse në kuadër të kompetencave ligjore, bie fjala, shkollave, medieve, teatrove, apo institucioneve të tjera të rëndësishme për ruajtjen dhe kultivimin e e vlerave njerëzore dhe kombëtare. Tani bazuar në faktet e sipërshënuara, është më se e qartë se KNSH, është vend i bashkimit të partive politike, është edhe një formë institucionale për kërkimin e të drejtave të shqiptarëve që administrohen nga Serbia. Por, KNSH i përbërë nga listat zgjedhore të partive politike, do të thotë garë për pushtet, garë për fuqizim të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje, garë për bashkërenditje të kompetencave institucionale qoftë në pushtet lokal, në parlament republikan dhe fuqizim edhe përmes KNSH-së.

2.Ky eshte mandati i trete dhe dy mandatet e para i kan patur Presheva dhe Bujanoci, a mendoni se kete radhe duhet ta kete Medvegja. Arsyjet : nese per ato dy komuna kriter percaktimi eshte numri i polullsise per Medvegjen kriter munde te jete teritori i cili eshte sa ato dyja bashk, kan status te njejt dhe nese respektohet rotacioni ky kriter do te ndikoj ne permisimin e cilesisë se kshilltareve ,duke e ditur apriori komunen bartese,do te krijonte zgjedhje shume me te qeta dhe me kosto minimale, te gjithe e dim se shqiptaret ne Medvegje jan me te diskriminuarit .

Baki Rexhepi – Në kushtet kur sistemi zgjedhorë është përcaktuar tashmë përmes listave zgjedhore, nuk bëhet fjalë për radhë të udhëheqjes së KNSH në bazë të kritereve që i keni radhitur në pyetjen tuaj. Në rrethana të tilla udhëheqësin e përcaktojnë 50% të delegatëve, asamblistëve apo këshilltarëve si të duash quani, plus një votë më shumë. Apo numerikisht nga pesëmbëdhjetë këshilltarë të Kuvendit të KNSH sa janë gjithsej në Kuvend, kryetarin e përcaktojnë votat e shumicës, që i bie grupi apo koalicioni që siguron tetë asamblistë. Pra, kriteri i territoreve nuk ka rëndësi, por peshë ka vota, shumica dhe nga përvoja e di se përfaqësuesit e partive politike që tashmë janë në garën paraelektorale nuk lejojnë që në krye të KNSH-së, të vjen një përfaqësues i një liste që nuk përfaqëson ndonjë subjekt politik e aq më pak ndonjë organizatë joqeveritare e cila në skenën politike është e re dhe po thuaj e panjohur për elektoratin e Luginës së Preshevës.

nga Baki RXHEPI

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë, Medvegja tani në drejtimin e duhur

Share