FONDI _INFORMATË PËR OPINION

FONDI HUMANITAR PËR MEDVEGJE

INFORMATË PËR OPINION

Shkruan: Sahit HYSENI

Në mbledhjen e mbajtur me datën 13 Tetor 2018 merr vendim :
• Pranon propozimin e Komisionit për blerjen e shtëpisë në Lagjen afër Stadiumit në Medvegjë dhe autorizon Komisionin që të fillon procedurat për blerjen e ksaj Shtëpije.
Pasi kishim rekomandime nga opinjoni,Subjektet e organizuar Shqiptare në Medvegje,se Familja pesë-antarshe e Bilall Jahës jeton në kushte të papërshtatshme banimi,në një shtëpi të huej dhe shum të rrenuar e pa kushte elementare,filluam të mendojmë se si ti përgjigjemi kësaj nevoje.

Gjendja aktuale e nje Familje me femij të vegjël në Medvegjë

Fondi Humanitar për Medvegje ,ishte në fazën fillestare ,ende i pakonsoliduar dhe për një Iniciativë kaq të madhe kishim një hezitim se a do t’ia dalim dhe sa do të gjejm përkrahjen nga Bashkvendasit tan.
Fillimisht shprehëm një gadishmëri vet antarët e Këshillit Menaxhues se jemi të gatshëm që vet ta sigurojmë një shumë të konsiderueshme për këtë Iniciativë edhe pse ideja e Themelimit të këtij Fondi ka qenë shum modeste ,kryesisht ndihma te herë pas hershme për disa Familje me gjendje jo të mirë sociale ,kryesisht në gjera ushqimore dhe në shuma te vogla sa për tu lehtsua këtë gjendje.
Kontaktuam me shum Afarist,Pronarë të Bisneseve Medvegjas,që nuk jan të pakt në regjion dhe më gjër.Nga një numër i konsiderueshëm hasëm në një indiferencë dhe mos interesim total,e nga disa tjer në një përkrahje verbale që ishte vetëm sa për t’na hjek qafe dhe aspak premtuese.

ne foto nismetaret e Fondit [/caption]

Përfat edhe pse ndashta më pak numerikisht por me një zemër të pastër dhe vetdije të lart njerzore e kombtare,muarrëm përkrahje të fuqishme nga bashkvendasit tan e ku duhet të ceket shum i nderuari Rrahman Haradini (Kapit) i cili shprehu gadishmërinë që ta mbulon gjithë pjesën që mbetet e pa plotsuar nga ky aksion dhe ate pa caktuar asnjë limit që mundë të shkonte edhe 10 000 frs( Dhjet mij Frs)
.
.Po citoj: Provojeni ju të grumbulloni aq sa mundeni dhe kur të ndalet, ejani më tregoni sa keni nevojë.
Po ne jem në fillim dhe ende nuk e dijm se sa do të perkrahet kjo nismë,mundë të mbesim me një shumë të vogël dhe për ta realizua mundë t’na duhen një shumë edhe 10 000 frs.
Përgjigjëja: Nuk ju pyta se sa do të grumbulloni,por çka të mbesin mangu, vini tek unë dhe unë i plotsoj. Është një veprim që mbetet në Histori dhe çdo koment është i tepërt.
.
Gjithashtu një ndihmë të madhe e premtoj edhe z. Muharrem Salihu,ku në rast të ndërtimit ,merr për sipër komplet Kulmin e shtëpisë.
.

-Pas këtyre premtimeve të fuqishme,filluam kontaktet,vizitat me bashkvendas,me Subjekte e organizuara në Vendlindje (Medvegje dhe Kosovë),ku edhe aty gjetëm një përkrahje dhe gadishmëri për bashkpunim dhe bashkveprim.Fillimisht kishim takim me Klubin e Vendlindjes “Trojet” ku gjetëm një përkrahje të parezervë dhe inkurajim për këtë Iniciativë.
Kishim një drojë se me Partitë Shqiptare në Medvegje do të kemi telashe në gjetjen e një forme të veprimit të përbashkët ,por që u tregua se ishte komplet një drojë e pavend,sepse hasëm në një gadishmëri dhe dashamirsi për këtë Iniciativë,ku që në takimet e para edhe me veprime konkrete.
.
Zoti Florim Sahiti,përveq gadishmërisë që të formojnë Komision të përbashkët me Partinë tjetër Shqiptare PD&G.Q , dhuron edhe një shumë prej 1 000 Euro (Një mij euro).
.
Nga PD&GQ ,pa asnjë hezitim shprehin gadishmëri për formimin e Komisionit me PVD dhe ti marrin gjitha obligimet që ai Komision mund ti realizon.
-Kjo Iniciativë më shum se sa ndihma ndaj një Familje ,krijoj një klimë mobilizuese e bashkvepruese që përveq lehtsimit në realizimin e saj,tregon dhe hap rrugë për një optimizëm drejt të ardhmes dhe bashkveprimit.
Vetëm me vepra konkrete ,iniciative të sinçerta ,pa prapavija të dëshimta (që janë vet burimi i gjitha përçarjeve mes Partive Shqiptare,)të ardhura nga “ndihmatë” prej jashta, mundë dhe do të arrihet bashkpunimi që është parakushti i suksesit.
Kryesia e Fondit,pas këtyre kontakteve ,biseda dhe Analiza, ky me qëllim pozitivë dhe mobilizues i kyqi Klubin “Trojet” dha Dy grupimet Politike të Shqiptarve në Medvegje, publikisht ftuem edhe Shoqatën Humanitare Medvegja në Zvicër që ti bashkohet këasaj Iniciative ,jo që kemi nevojë për Mjete finansiare por për një Bashkveprim-Mobilizim i përgjithshëm që do të jet i dobishëm për të ardhmen. Mjerisht që nuk gjetëm përkrahje e as bashkpunim,por ne derën e mbajmë të hapur.

Komisioni (PVD-PD) në Medvegje,hulumtojë gjitha mundësitë ,në gjitha drejtimet dhe na informon se është një Shtëpi në shitje dhe e përshtatshme e Qazim Zukës ,në dalje të Medvegjës drejt fshatit Dediq,që edhe e kishim vizitue me datën 30.04. 2018, Bashkshortja e Qazimit dhe Fehmi Beha,Bajram Mustafa,Sahit Hyseni,Selim Emini,ku ishim dakordue se i plotson nevojat dhe të shiqohet mundësia e blerjes .
Pas gjitha procedurave të nevojshme,si mbledhja e mjeteve nga Bashkatdhetarët ,takime të shumta nga neve si Kryesi e Fondit dhe kur autorizojmë Komisionin në Medvegje që të merr veprimet e nevojshme me Pronar për blerjen e Shtëpisë .Gjitha ishin të pregaditura që në muajin Gusht të blehet shtëpija dhe të bahen disa renovime të nevojshme ,kështu që gjat kësaj kohe ta përmbyllim gjith projektin dhe Familja Jaha të vendoset në shtëpi,ndodh befasia.
Bilall Jaha nuk pranon që të shkoj në at shtëpi ,me pretekst : ËSHTË LARG nga Qendra e Qytetit (rreth dy klm).
Gjith projekti bjen ,dhe krijon edhe probleme tek Donatorët dhe Kontribuesit e shumt, gjë që u dasht angazhim shtes për ti tejkalue këto probleme.
Pasi gjindeshim në Vendlindje një pjesë e antarve të Fondit; Osman Sadiku,Selim Emini,Sahit Hyseni ku sbashku me Komisionin ePVD &PD ,hulumtuam mundësi tjera për të zgjidh kët projekt.
Tani opsion mbetej,blerja e truallit,në mënyrë që të kryhen procedurat administrative,si Leja e ndërtimit,kyçja e rrymës,ujit,kanalizimit e tj.Komisioni kishte gjet disa Troje që ishin në shitje. Mirpo tani e plan-urbanistik po pamundsohej realizimi i planit ton pasi aty nuk lejohej çfardo ndërtimi.
Gjërat vetëm sa po vështirsohen dhe si një mundësi mbetej që ti drehjtohemi Kuvendit dhe organeve Komunale për sigurimin e një Trualli për Familjen në fjalë ,kurse ne Fondi marrim për sipër Ndërtimin e shtëpisë.
Komisioni gjegjësisht Femi Beha dhe Kadri Hyseni për dy ditë rresht i kryejn gjitha proceduratë aq të komplikuara dhe byrokratike,ky dorzohet Kërkesa me gjitha procedurat e plotsuara pran Organeve gjegjse komunale,ku ishin edhe nënshkrimi i përfaqsuesve të Fondit për obligimet e ndërtimit të objektit.
Mjerisht gjat qëndrimit ton në vendlindje nuk arritëm që ta realizojmë e as që të sigurojmë ndonjë mundësi për projektin ton,sepse plani urbanistik ishte një pengesë që kadi e banë të pamundur.Ju mbetet Komisionit që ti hulumton gjitha rrugët,sepse neve nga Mërgimi nuk kemi asnjë mundësi që të sigurojmë Truallin dhe proceduratë Komunale,administrative ku mundë ta realizojmë projektin.Na mbete edhe një munësi që të provohettë gjindet ndonjë banesë,por edhe kjo mundë të refuzohett nga banorët e asaj ndertese edhe nga vet Familja Jaha
Komisioni (PVD-PD) ka vazhduar me angazhimet e veta dhe ka gjet edhe një Truall në dalje të Qytetit,rruga për Kapit,ku ndashta ka pas mundësi për ta realizuar ndërtimin e shtëpisë sipas projektit ton.Për qudi edhe këte e refuzon Bilalli dhe nuk don se është larg…
Prandaj e vetmja zgjidhje na mbetet që të blejm këtë Shtëpi që na propozon Komisioni nga Vendlindja edhe pse qëllimi,dëshira dhe mundësit kan qenë tjera.
-Një nderë dhe rrespekt shkon tek gjith Kontribuesit e shumt që shpesh here nuk është shuma ajo që e përcakton,ndershmërinë,njerzinë dhe vetdijen kombtare dhe dashurinë për vendlindje.
.
Ka shum që meritojnë tu përmendit emni për mënyrën burrnore që i janë kyq kësaj Iniciative edhe nga vendet Skandinave.Por nuk kam se si mos ta përmendi zotin Arbër Rushitin (Kapit) për angazhimin e tij dhe besimin që ka krijue në mesin e bashkkombasve në Munih të Gjermanisë i cili grumbulloj shumën prej 9 000 Euro (Nënt mij ).Rrespekt.

Dëshmi: Kerkesa_Informimi drejtuar komunes se Medvegjes nga Fondi Humanitar per Familjen JAHA

Si përfundim… Ne konsiderojmë vetëm një Piknisje ,një hap në rrugën e gjat dhe shum,shum të vështir që kemi përpara vetëm për ta ruajtur gjendjen e tanishme që është zhgënjyese.kurse për çfardo ndryshimi pozitiv duhet rrënjsisht të ndryshohet qasja,angazhimi,gadishmëria deri edhe tek sakrifica.
Në rendë të parë duhet të krijohet vetdija se nuk hiqet dorë nga asnjë pllamb i trojeve tona edhe atëhere kur na mirret me forcë ne nuk guxojm të dorzohemi dhe ta pranojmë se kemi hjek dorë nga ajo.
Duhet që të bashk organizua pjesa e shëndosh dhe profesionale e të krijohet një Strategji shpëtimi,ku të rradhiten Prioritetet.a. Gjithëherefatet,mënyrën dhe rrugët e realizimit. Gjithëhere duke ju përshtat gjendjes reale,mundsive duke u nisur nga hapa të vegjël.
Ne si Fond Humanitar jemi organizuar në rend të parë që ti hapim një rrugë një shteg për ata që nuk gjejn vehten në organizimet tjera egzistuese,ku të tregojmë se sa është e nevojshme veprimet e vogla konkrete që ka të bajnë me Shqiptarët që ende qëndrojnë në Trojet tona. Nuk ka zgjidhje të problemeve në Nju Jork,Berlin,Bruksel,… derisa trojet zbrazen dhe ata pak banor rrezikohen edhe për kafshatën e gojës e “Patriotat” shpëtimtarë hargjojnë shuma marramendse për vizita e foto në vende dhe Personalitete botnore.

Ne foto disa nga antaret e grupit punues te Fondit Huamnitar Medvegja në zvicerr e mbajtur me 13.10.2018

Vetëm një Platformë -Strategji për shpëtim hap një mundësi që të veprohet në drejtim dhe kohë të duhur dhe eviton veprimet sporadike dhe shpesh here në dam të Shqiptarve. Vetëm mobilizimi i pjesës dërmuese nga Medvegjasit jashta Vendlindjes do ndikoj drejt përsdrejti tek rritja e angazhimit dhe përgjegjësisë e përfaqsuesve Shqiptarë në Institucionet Komunale dhe më gjër.
Medvegja është Vendlindje e të gjithve,prandaj angazhimet,obligimet dhe përgjegjësitë duhet të jen të përbashkta dhe nuk ka individ që mundë të arsyetohet për ti ik nga këto dhe nuk kemi asnjë Shqiptarë të tepërt ,përkundrazi edhe sikur të kyqemi 100% jemi pak dhe kemi nevojë për edhe më shum.
Jemi të vetdijshëm se ne si Fond Humanitar,vetëm nuk do ia dalim në sfidatë e shumta,por kemi shpresë se do gjejm përkrahje dhe mobilizim për rrugtimin e përbashkët dhe drejt qëllimit të përbashkët.

Shkruan Sahit HYSENI ,i cili njeherit eshte një nga bashkethemeluesit e fondit dhe aktivist i dalluar me dekada edhe ne shoqata të tjera qe ndihemuan Medvegjen dhe trojet tona gjitheandej.

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë, Medvegja tani në drejtimin e duhur

Share