FIGURË QË NUK HARROHET nga Tupalla

Një figurë e rrall që i Shpetoj TIVARIT por jo edhe torturave të TITOS (Rankoviqit) ishte nga MEDVEGJA

FIGURË QË NUK HARROHET

Në viset dardane të banuara me shqiptar,ka pasur trima pushke,mendimtarë,kryetar dhe njerëz të pendës dhe mendjes së hollë.
Po ashtu në Medvegjen e Kosovës Lindore,kishte dhe ka ende shqiptar që kurrë nuk lëvizen nga idealet e tyre kombëtare.
Në fshatin Tupallë,fshat i njohur në trojet e Medvegjes si njëra ndër fshatrat që dha shumë dijetar , njerëz te arsimit ,dhe trima të pushkës gjatë të gjitha kohërave por edhe sot.
Nga të gjithë është shumë i njohur Hysen (Ramë ) Salihu,apo Baba Sheh.
Ishte lindur në Tupallë në vitin 1914 nga babai Ramë dhe nëna Fatime.
Një familjen e madhe Hasanaj,familje mikpritëse dhe bujare e trevave Medvegjase. Hyseni ishte vëlla i vogël i Alis,Ismajlit dhe Sherif Ramë Salihut i njohur si Baci Shyf , dijetar dhe mezhlistar i asaj kohe. Mirëpo në të kundërtën e vëllait Sherif, Hyseni merret krejt me një lami tjetër të kohës.
Që nga fëmijëria filloi të interesohet me një teknologji të re të asaj kohe. I interesonte çdo gjë që mund të punohet e të perpunohet me një studim të hollësishëm të tij, që puna të dalë e mirë dhe efikase. Që në rini,pa parë kurrë me sy shpifte gjëra të ndryshme të punuara nga druri,punim dore. Për ti lehtësuar vetit punën i punonte me precizitet mjetet e punës; drugdhendësin,dalta te ndryshme,burgia ,çengele dhe të gjitha çka i nevojiten për punë.
Si duket idenë e marrte nga dajallarët e familjes Sahiti në Llapashticë ,ku ishte nip i kësaj familje.
Tërë rininë e kaloi në fshat,me një shkollë dy a po tri vjeçare ,ishte po thuaj i pa shkollë.Por shume i talentuar lexonte dhe shkruante shumë rrjedhshëm.
Kur lufta NÇ e Jugosllavisë të atëhershme, Hysenin e zë diku në frontet e Tivarit dhe ne viset e Shqipërisë .Ne bisedat që ai shpjegonte thoshte: “Kemi luftuar por kurrë se kemi dite për çka po luftojmë “. Me përfundimin e luftës, na thanë tani të gjithë shqiptarët jemi bashkë , dhe me një shtet. Nga Durrësi u kthyem këmbë me një shok për të arrit në fshatin tonë Tupalle,të gëzuar që lufta u krye dhe e fituam shtetin.
Kur arritëm deri në Klinë të Kosovës ,ishim të fshehur me një mal,sepse udhëtonim natën ,ishim të armatosur. Në mëngjes e vrenjtem një shqiptar me plis të bardhë në kokë , i ruante do derra. Në fillim unë mendova që është shërbëtor shkau, me erdhi shumë inati dhe ia ktheva pushkën ta vras. Kur me vërejti shoku im ,më mori pushkën nga supet.! A je tranue a çka je duke bërë “ Ky është shqiptar katolik. Atëherë mu kujtua që thoin ka shqiptar katolik. Unë këtë nuk e dija sepse fshati ku unë kisha lindur e rritë nuk kishte as një serb e lere më katolik.

Me të kthyer në shtëpi , Hyseni prapë merrej me punime druri. Në kohën e luftës kishte pa shumë gjëra interesante, të gjitha ato u mundonte ti punonte vet. Në fillim i punoi rrota kerri (karrocës). Ishte një punim shumë i mirë dhe i suksesshëm për në atë kohë. Çdo ditë zbulonte diçka të re. Furkën për tjerrjen e leshit me sjellje të këmbës, të parën herë në atë kohë. Punonte arka druri me një dekorim të paparaparë dhe shumë tërheqës për syrin.
Për punën e tij shumë precize kuptuan edhe pushtetarët e Komunës ,ku i dhëne urdhër ti punojë vulat e komunës. Edhe ato i punon ku shumë vite shërbejnë këto vula në komunë , e ndoshta edhe sot ekzistojnë diku në arhivë. E punoi biçikletën e parë nga druri, për djalin e tije Ramën,të cilin e donte shumë ,sepse e kishte emëruar në emër të Babës Ramë ,siç thoshte Hyseni.
Hysen Salihu, duke udhëtuar në vende të ndryshme të ish Jugosllavisë dhe me një prirje që kishte nga All-llahu , shkon diku në Kumanovë tek do familjar,atje merr titullin Dervish, hynë ne sektin e tyre.
Me të kthyer në vendlindje,Hyseni fillon të shkruaj dhe të shëroi njerëz që kishin nevojë për shërim. Ishte në atë kohe si një lloj mjeku popullor,por i suksesshëm,ku i besonin populli shumë pa asnjë ngatërresë nga askush për shërimin e tij. Edhe në këtë lami mori një autoritet me emrin Baba Sheh .
Nga të gjitha këto talente që kishte një kishte me së shumti që i flinte në shpirt patriotizmin , dhe fitoren e popullit shqiptar që ja kishin premtuar pas luftës e kurrë nuk e gëzoi.
Në fshat ku jetonte i kishte afër komshi shkiet e Dërvodelit, fshatë që dikur ishte me shqiptar e që Serbia i shpërnguli nga trojet e tyre dhe vendosi shkije. Gjithnjë thonjte kur bisedonte me djalin e axhës Rexhep Salihun,të cilin e donte dhe i besonte shumë.
“O Rexhep! shkau me pas në dorë pushtet na pret brenda natës” ,edhe ky komshiu i jonë Jefta është njeri nga ta. Jefta ishte një komshi i Dërvodelit i cili i kishte uzurpuar tokat e shqiptare e tregonte veten që është shumë i mirë për shqiptar,por në zemër ishte çetnik i përbetuar.
Për idealet e tij që kishte në zemër,një ditë vere të viti 1974 në një lokal ditë hynë i mllefosur dhe në murin e lokalit ku ishte fotoja e Josp Broz Titos i drejtohet me këto fjalë : “ Shoku Tito ti je i dyti,që të pret thika në fyt ,
Rankoviqi ka qenë i pari që ka pi gjak shqiptari”

Për këto fjalë Hysenin e fusin ne burg plot 6 muaj në Leskovcë dhe Nish.
Thoshte: “Më liruan diku në orën 2 të natës”në Medvegjë u futa prapë në të njëjtin lokal me mendim ti shtijë flakën,kishte qenë mbyllë vazhdova në fshat ku mezi pritja të filloi punët që kisha lënë gjysmë.
Në të gjitha festat zgjidhjet lokale e parlamentare dhe e tëra çka organizonte ish Jugosllavia nuk kam mare pjesë. Ishte shtet i poshtër i rrenave dhe i hajduteve. Thoshte daja Hysen. Në pleqëri i erdhi kohe shumë e hidhur. Me të shpërngulur të familjes se tij në Kosovë pikërisht ne Matiqanin e Prishtinës ,detyrohet të shpërngulet edhe ai. Me një bisedë gjithnjë e përsërite thoshte:
“ Kur ja kam hekur kulmin e shtëpisë në Tupallë, mu ka dukë që e kam hekë kapakun e kokës sime “
E kam ditë që me kurrë nuk do te kthehem.

Me të shpërngulur në Matiqan, krijon një rreth të mirë ,ku të gjithë e donin dhe respektonin,ku edhe sot e kësaj dite familja e tij e mbetur kanë respekt të veçantë ne emër te Babës Hysen.
Vdes në Matiqan me 1994 pa e shijuar “Lirinë”që sot gëzon Kosova dhe pa u kthyer në vendlindjen e Tupallës.

Shkruan: Shaban Abazi- Kazakistan
Për hir të respektit të dajës Hysen të ndjerë .Kërkoj ndjesë nga farefisi që nuk e kam ceku para emrit të- të ndjerit Daja Hysen, në shenjë respekti .E kam dashur shumë dhe respektuar sepse e kisha Dajë të mirë.

Na ndiqniFacebook 

Bëhuni fans të  REDAKSISË Medvegja 
Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së , Medvegjë - Pas spastrimit etnik të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë

Share