FEJA ISLAME NË VISET SHQIPTARE PAS VITIT 1999

FEJA ISLAME NË VISET SHQIPTARE PAS LUFTËS SË FUNDIT TË VITIT 1999
Nuk është far zbulimi as imaxhinat se Feja Islame pas Luftës së vitit 1999,ndryshon si dita me natën me vitet paraprake dhe ta marrim si pikë krahasuese që nga viti 1912 me shpalljen e shteti Shqiptar.

Është i pa shpjegueshëm ky fenomen,pasi kemi të bëjm me një Fe që egziston mbi 14 shekuj dhe me shtrirje botnore,prandaj habit ky ndryshim në viset Shqiptare që nuk ka asnjë influencë duke u nisur në një teritor të vogël dhe gjithashtu me një popullsi të pa përfillshme në raport me numrin e përgjithshëm të Muslimanve në botë.

PSE ATËHERE PO NDODH KY NDRYSHIM

Për ti dhanë një përgjegjëje adekuate,nevoitet të punohet në kohë të gjat dhe të analizohen një sër faktorësh dhe nga shum kënde,duke u kyqur specialist profesional të shum sferave,sepse kemi të bëjm me një temë mjaft komplekse dhe me shum të panjuhura,ose më mirë thën me shum sekrete dhe fsheftësira.

Pra unë nuk pretendoj se jam ai që marr rolin e gjithë atyre faktorve dhe do ta zbërthej këtë ENIGMË,por po shprehi opinjonin tim personal,me të vetmin qëllim që të provokoj që edhe të tjerët të kyqen dhe nga këndvështrimet e tyre taplotsojn ose hedhin posht me argumente dhe analiza konstatimet që do ti paraqes.
Shtytje për kët temë mjaft komplekse dhe të ndieshme është realiteti në cilin po jetojmë , në një përçarje dhe një mosdurim ekstrem në mes atyre që identifikohen si Besimtar dhe praktikues të kësaj Feje dhe pjesës tjetër që po ndihen të rrezikuar nga këto rryma që sipas tyne janë ekstreme.

Më duhet të spjegoj se edhe unë kam vijën ndarse si person dhe raportin me Fenë Islame Para vitit 1999 dhe pas këtij viti,ku sikur mos të ishte fjala për vehten time duhet të i shihja dy persona diametralisht të kundërt,të themi në dy ekstreme. Duke u nisur se në komunën e Medvegjes jetonim Shqiptarë të besimit Islam,ku jetonim në një qetsi dhe pa ndonjë bujë rreth Feje. Ishte çështje individuale se dikush si e ndient dhe sa e rrespektonte. Kryesisht ishin gjeneratat e vjetra që disa më tëper praktikonin dhe të premteve vinin në Xhaminë e Kapitit. Ishte edhe Babgjyshi im (Sejdi Hyseni) ai që çdo të premte shkonte për falje në Xhami edhe pse nuk dinte shkrim-lexim u falte edhe në shtëpi sidomos në mbramje. Pra ishte një besimtar si të tjerët,por duhet të tregoj se më heret ne kishim një Truall me sh që kishim ble dhe për disa vite i kishim dha Imamit në shfrytzim. Ishte Hoxha me emnin Sejdi dhëndërr i Behlul Plepollit në Medvegjë,sepse mbiemri nuk më kujtohet. Pra nuk kisha asnjë arsye që unë të jem një anti Islamist edhe pse nuk kam pasur ndonjë afeksion rreth asnjë feje,por Islami ishte për mua më i afërt se sa fetë tjera. Vlen të theksoj se në viten 1993 kemi marr një aksion dhe ndihmue në meremetimin e Xhamisë në Kapit. Gjitha këto po i paraqes për të tregua se deri në mbarim të luftës Feja dhe kombi jetonin në harmoni tek unë dhe jam shum i bindur se në shumicën apsolute si të Bashkvendasve në trojet e Medvegjës ashtu edhe më gjërë Kosovë Maqedoni,Mal tëZI,kurse për Shqipri e dim se ka qenë në Diktaturë dhe religjionet e ndaluara.

Pse dhe çka ndodhi që kjo harmoni në mënyrë drastike ndryshoj me fillimin e jetës së lirë në Kosovën e lirë që ishte ëndërr e shum-shum gjeneratave,ku edhe neve që patëm fatin ta jetojmë ishte e pabesueshme si një ëndërr që e preknim,e jetonim dhe disi nuk e besonim.

Fillimisht nuk na brengoste sjellja e disa Shoqatave që na vërshuan nga vendet Arabe ,kinse për të ndihmuar,ku ata me lloj-lloj metodash arrinin që ti detyronin fvajzat dhe gratë Shqiptare që të mbulohen. I pranonim si diçka jo serioze duke menduar se Arabët kan traditë mbulesat dhe kaq,si diçka kalimtare. Vitet kalonin,e kjo dukuri vinte duke u rritur,duke u zgjëruar dhe kaloj tek meshkujt të cilët filluan me rritjen e mjekrrave,me veshje të përçudshme ,pantolla (trfërtal) të shkurt deri nën gjunjë,numri i grave dhe vajzave në rritje,filluan edhe sjellje që në Popullin Shqiptar ishin të pa para dhe të pandigjuara,ku Femnat nuk përshëndesnin duke dhanë dorën,madje as musafirve e as familjarve pak me të largët.Përveq kësaj filluan edhe sjelljet dhe konfliktet e para mes këtyre Rrymave të reja të Islamit dhe pjesës tjetër të popullatës përfshi edhe besimtarët Islam,ku për ti dallua u emruan Islami Tradicional. Vitet kalonin konfliktet shtoheshin,ku publikisht e shum në heshtje duke ngadhnjy teren për çdo ditë e më tepër kjo rrymë e Islamit derisa ngadhnjej si në Institucionet Fetare (BIK) ashtu edhe në opinjon dhe pushuan konfliktet ,përjashto ndonjë individ apo ndonjë Imam i vetmuar që nuk qonin peshë.

Paralel më këto ndryshime por që askush nuk shihte ndonjë lidhje mes tyre,filloj afrimi i shtetit dhe politikës Turke me Shtetet tona Kosovë ,Shqipri pa harrua edhe Shqiptarët në Maqedoni. Filluan të vërshojnë Shoqata me emra dhe pa emra,hapje shkollash Turke ,Spitale Turke,Qerdhe,Renovime Xhamish të vjetra të kohës Osmane e sa për tu maskua aty këtu edhe ndonjë gëlqerosje e ndonjë shkolle me kusht që të lanë gjurmë të shtetit apo kulturës Osmane-Turke.

Nuk vonoj shum dhe erdhi signali i parë nga « Vllazrit » Turq,ku kërkonin me ULTIMATUM që të ndryshohet Historia Shqiptare,ku shkruan se Ishim të Okupuar nga Perandoria Osmane… Pra kjo ishte e papranueshme për « Vëllazrit » Turq sepse ata na paskan qen « Shpëtimtar » e jo Okupator dhe hiq e hiq Anmiq. Edhe kjo siq e kan zakon Shqiptarët nuk bëni bijë të madhe,edhe pse pati disa reagime spontane dhe individuale,kaloj me kaq. Gjat një vizite të « Sulltanit » të ri Turk Erdogan në Shqipëri,kërkon menjanimin e Fotos së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut…dhe kjo kaloj tek Shqiptarët për dy tri ditë dhe u harrua. Por misionin e Erdoganit tani e muarr BIK-u dhe Imamët e shpërndar në gjithë teritorin Shqiptar,duke propagandue,kundër Historisë,Heronjve,Gjuhës,Flamurit,…deri edhe ndarje të Kombit në baza fetare,ku Shqiptarët e besimeve tjera nuk i konsiderojnë të një trungu-kombi,por në vend të tyre kan vëllazër gjithë muslimanët,po qe edhe Sërbë.

Se çfar Shtetesh kemi,çfar Institucionesh,çfar Politikanësh në Pozita shtetnore kemi,është e tepërt të shkruhet e të humbet kohë sepse janë figurat më të degraduara Kombtare dhe njerzore dhe nuk mbrojtën shtetet e veta përkatse në asnjë segment ,por përkundrazi edhe aty ku askush nuk sulmonte,këta e damtuan,duke vjedh,përqa. Kështu që Shteti Turk e hapi edhe një Front që përveq ati Fetar,kulturor ta merr edhe sferën ekonomike dhe kështu do ti lehtsoj qëllimin final të tij që ne as që e kishim idenë se çka po dëshiron,e ndoshta shum kush as sot nuk e kupton. Shih servilizmi i qeveritarve dhe shtetit Turk i falen ( çmime qesharake) AEROPORTI dhe KEDSI…

CILI ËSHTË QËLLIMI FINAL I ERDOGANIT-TURQISË.

PARAQITA disa pista të veprimit të Shtetit dhe Fesë Islame që në fillim u duken të ndara,por që me kalimin e kohës dhe sa më afër realizimit të PROJEKTIT afrohen dhe tani më nuk ka asnjë dilem se janë një ashtu siq është vet sistemi Politik dhe Fetar në shtetin Turk.

Gjitha çka u cekën dhe shum tjera të pa njohura tregojnë kjart se qëllimi i Turkut është IDENTITETI FETAR I SHQIPTARVE !!!…
Asgjë më pak as më shum !!!

Ti paraqesim vetëm një pjesë të vogël argumentesh që e vërtetojnë kët.

-PARAQITJA PUBLIKE E NGJARJEVE FETARE
– EREMETIMI I XHAMIVE ME STIL OTOMAN
– KËRKESAT QË NË QDO VEND ME RANDËSI KOMBTARE TË VIHET NJË ELEMENT FETAR
– TENDENCAT QË EDHE NËPER KALATË MË TË VJETRA TË NDERTOHEN XHAMI
– TENDENCA QË NË VENDET HISTORIKE TË NDËRTOHEN XHAMI
– TIRANË ,PRISHTINË , SHKUP NDËRTOHET XHAMI E TË NJEJTIT STIL (si në Stamboll) NDËR MË TË MDHAT NË BALLKAN
– HAPJA E NJË NUMRI SHUM TË MADHE TË SHKOLLAVE TURKE,QERDHEVE vetëm për fëmij te besimtarve.
– INVESTIME NË TREVAT SHQIPTARE DHE NË VENDET FQINJE QË TREGON KJART QËLLIMET.

PSE KJO POLITIKË NGA SHTETI TURK ???

Është lehtsisht e lexueshme se interesi i Turqisë që të ket qasje në Evropë pasi nuk ka kurfar gjasash që të inkuadrohet si Shtet as në EU e as në strukturat tjera Evropiane e sidomos jo me Politikën aktuale që ndjek një Diktator Islamik siç është Erdogani,prandaj sfera e interesit turk duhet të imponohet mes teritoreve Shqiptare dhe ta qet Evropën para aktit të kryer.
Rëndësi të madhe kësaj politike i jep Rusija si aleate e përjetshme e Sërbisë dhe Greqia,ku të gjitha s’bashku kan përfitime kolosale.
Për Turqinë fola më lart e tani të shofim se çka përfiton Rusija,Sërbija, Greqija.

Rusija përveq që i bën një shërbim Aleatve të saj Turk-Sërbo-Grek i mundëson që ta ndaj Evropën dhe ti merr Sferëne vet ku ajo ka interes dhe ndikim.
Sërbija dhe Greqija janë përfituesit më të mdhaj të kësaj Strategjije e sidomos në afat të gjat,ku kurr nuk mund të garantohet se nuk do të ket Luftra dhe ndryshime kufijsh.
Sërbija dhe Greqija do luajn rolin e murit « mbrojts » të Evropës nga Islamizimi i saj dhe siq ka ngja në të kulurën në cilindo rast do të shpërblehen me teritor të Islamistve ,kupto të Shqiptarve dhe çka është fundamentale Populli Shqiptar përfundimisht do të shklyhet nga har e civilizimit Evropian ,që ishte elementi vendimtar që sot ne kemi dy Shtete Shqiptare dhe ende teritore të njohura botrisht me Shqiptar si në Maqedoni,Mal të Zi, Sërbi e së fundi po aktualizohet edhe çështja e Qamërisë.

Për fund një porosi edhe pse unë nuk paraqes askend,jam vetëm një Individ,por me një sinçeritet dhe dashuri për Komb,Shtet Atdhe ,Liri dhe për një perspektivë për vend dhe për gjeneratat e ardhme.
E dijm të gjith se sa vuajtjet,sa gjakun,sa luftat i kan ba para ardhsit tanë pa harrue edhe këte të fundit 1999,dhe më në fund me meritë apo jo,me ndihmën e Botës demokratike (SHBA-EU) për her të parë në HISTORI jemi të lirë ,nuk kemi një Shtet të haj dhe anmiqsor mbi neve,duke na shkel,përdhos,duke u argëtue me përuljet që na i bën,. Nuk na lan nderë as moral pa na prek pa na lëndue,nga rrënjët tek e kaluara e pa të sotmën kuptohet as të ardhmen. Nuk ka mundësi asnjë libër që ti përshkruan vuajtjet jo të gjithë Popullit e kombit por vuajtjet,tmerret,vrasjet djegëjet e familjes se vet ti päraqet. Janë aq të shumta qq të tmershme sa që as mendja nuk dëshiron që ti përkujton.
PSE sot kur nuk kan mundësi si në të kaluarën që me Pushtet,me dhunë dhe represalje të bëhemi lodra të Shteteve që kanë veshur lëkurë Qengji për ta mbuluar Zemrën e ujkut dhe të manipuluar ta shkatrrojmë gjithë at mundë at sakrificë,at gjak,…ato poshtrime ato dhunime. Nuk ka Ideologji,besim as religjion më i vlefshëm se KOMBI SHTETI dhe LIRIA. Pa këto as jeta nuk ka kuptim as vlerë sepse nuk jetojm si njerzë por si kafshët që nuk i përkasin askujt. Pse aq me ngilm sot një pjesë e mirë e këtij Populli që po manipulohet po e kërkon ROBËRINË,po përbuzë LIRINË,KOMBËN,në emër të një Ideologjie që Anmiqët po e shfrytzojnë për t’na nda dhe përqa dhe për ti realizua qellimet e veta.

– PSE NUK PO DIM TË JETOJMË TË LIRË
– PSE NUK PO DIJM TA DOJM VEHTEN SE VEHJA JON ËSHTË KOMBI I YN E JO IDEOLOGJIA AS FEJA AS BESIMI
-PSE NUK E NDEROJM TË KALUARËN TON,TË PARËT TANË,MUNDIN,SAKRIFICAT,GJAKUN E TYRE QË ATA DERDHËN PËR KOMB,LIRI DHE PËR NEVE.
– PSE VETËM NE NË GADISHULLIN BALLKANIK,NUK E DOJM VEHTEN,KOMBIN,TË KALUARËN DHE RRËNJËT TONA.
– PSE SËRBËT NUK I NJOHIN KËTO NDARJE.
– PSE GREKËT JETOJNË ME GREKËT E JETËR (edhe pse sipas gjitha zbulimeve nuk kan asgjë të përbashkët
– PSE TURQIT NUK HJEKIN DORË NGA KOMBI APONGA NDONJË PERIODË E TRASHIGIMISË AS PËR FE AS PËR BESIM.
Jemi i vetmi popull (komb) në rruzullin toksor që vet e sulmojmë ata që na ka sulmue anmiku.

Shpresoj se kjo periodë është vetëm një e RRËXUEME në fillim të hecjes dhe ngritja do të jet e fuqishme dhe e pandalshme,sepse përndryshe na prêt katastrofa që do të shkruhet në histori si shembull i një dështimi të një kombi, KU TË TJERËT I QLIRUAN DHE JU KRIJUAN SHTETET E ATA VET I SHKATRRUAN ATO SHTETE DHE E HUMBIN LIRINË.

Shkruan : Sahit Hyseni ( Kapiti )

Bëhuni pjes e Faqes Medvegja REDAKSIA   https://www.facebook.com/medvegja.redaksia

Asllan Dibrani,ibrahim egriu,Shaban Abazi, Maki,Makfire CANOLLI,kosova lindore , Lugina e presheves, zenel Hajdini, florim rushiti,adem Jashari,Brahim Salihu CURRI ,xhim xhema,Ramadan Xhema,Poezi,hijet që teatronin,armiku ,kosova ,medvegja ,presheva ,shqiperia etnike,UçK,Uçpmb,ilirida,adem jashari,skënder beu, nën tereza,Medvegja Redaksia, tupalla.com,sanxhaku i nishit,kultur ,sport,politikë, luftë,paqe,pajtim, korrupcion , gjygje,shkollë,arsim,profesion,shkencë,art,parlament,avokat,presidentja,Pacolli,femi Beha,PD medvegje, PVD Medvegjë. Kosova Lindore, Ligina e presheves,riza Halimit,Sadri Ramabaja,Rrapi i jetës sime, Gallap-Gollaku, Zahide Marije Ukaj-Malësorja medvegjase,Smail Morina-Ballisti ,ortodokset shqipetar Maqedoni,Beogradi,sport boks ,Agim Tahiraj ,Aziz salihu, Samir Salihu,Tupalla.shpernhulja e shqipetarve 1999,poezia e javës,Ali Hajdini,Sanxhaku i Nishit,Filmi , Kosovë, shqiponjë e robëruar,Jusuf Gërvalla, Sofra Medvegjase,Shqiptare,shoqata Medvegja,Din EGRIU Atentat,Ali Lajçi, Kufiri kosovë Mal i Zi,Historia Shqiptare ,Shperngulja sanxhaku i Nishit Toplica, Zahide Marije UKAJ-Malësorja Medvegjase,1 Maji,Bashkim SADIKU, Bashkimin Kombëtar,internet,rrjetet socjale, LSH në Gjermani me 01.05.2015,Promovim librash në Mërgatës Shqiptare, Poezia e javes, Fshati me roje,xhandarmeri,Lufta e pare botrore,Beteja e Çanakalasë 1915-1916,Tupallë, Tupalla,Sfirca, Kapia, Kufiri,Kumanova,pushke e vjeter , 14 vjetorit të luftës çlirimtare në Kosovën Lindore / OVL e UÇPMB-së  , Medvegjë - Pas spastrimit etnik  të shqiptarëve - vazhduan edhe prerjet e maleve me përkrahjen e shtetit ,mbi 1000 hektar, Maqedonisë po i rrëshqasin themelet mbi tokat shqiptare, Terrorizmi sllavo-maqedonas mposhtet vetëm  me konfederatë ose shkëputje, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, Koco Danaj,Kryetar, Lista për Shqipëri natyrale,do  të lulezoj Kumanova, Masakra e Dubravës më e tmerrshmja nga Lufta e Dytë Botërore,Mbahu Loke,operacioni shigjeta, kolonel Ruzhdi SARAMATI, memorial brigada 128 e Uçk-së,Gostrozhup të Hasit, MË MIRË I VRARË E NË GURË LAPIDARI SE SA I VDEKUR PËR SË GJALLI!Ismet Asllani-Prapashtica, Ilir Meta ,Aleksander Vucic,Ballist Morina,Biografia Shaban Abazi, mos blej produkte serbe, Blej shqip  Bac u kry, ATJE I KEMI VARRET E TË PARËVE, FTESË ,Partia Demokratike Dega në Medvegjë, Medvegja tani në drejtimin e duhur, S F I R C A  Historiku - nga erdhëm ku jetuam, 17 Qershor 1999 - Dita e çlirimit e Komunës së Vushtrrisë ,Faton Hamiti , Medvegja Diskriminimi,Beteja e kosoves 1389 ,Perandoria Osmane 1389 , Turqia 1389,Idriz ajeti  feston ditelindjen ,Halim Hyseni, -  GJYKATA SPECIALE PRODUKT I FABRIKIMEVE TË SIGURIMIT SHTETËROR SERB,-  Shqiptarët duhet t'i thonë jo Gjykatës Speciale,,Kisha e Xhamia, PLATFORMA POLITIKE, Per komb e per Atdhe, leshohet pe,Ibrahim EGRIU, Nazmi Hajredini,Maki Makfire CANOLLI Maqedonci, Ajet DULI,Sadri Ramabaja,Adem Shehu ,Shehi, Muhaxherët,Vushtrria, dita e deshmorëve,pshdk , LDK, PDK , AAK, PD,LS,VV, tahir veliu,shqiperi etnike, presheva , ovl uçpmb , Ovl UçK, Tetovë, shkup, lufta 1998 -1999,Nato,çameria ,Qameria, ilirida, Kërçova, Struga, Dibra, Prizreni, Vlora, Saranda,Bujanoci, Peja, Dugagjini, Tropoja, Bajram CURRI,Ulqini, Plave e Guci,Shkoder,Deti , plazhi Deti Adriatik, Deti Jon, Koroacia, maqedonia, Lugina,beteja e Koshares, Drenica, Lufta ne Kosove, Edi rama, Sali Berisha, Ismail Qemajli, Skender beu,ali Ahmeti.hashim thaqi , Albin Kurti.Florim ZEQA

 

Share